Bushati në Sllovaki, merr mbështetje për statusin kandidat

16 Maj 2014, 14:15Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë mbështetjen nga Sllovakia për statusin kandidat, vendim që pritet të jepet në muajin qershor.

Ministri Bushati u prit në një takim nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák. Takimi mes tyre ishte në kuadër të konferencës ndërkombëtare për çështjet e sigurisë GLOBSEC 2014, që mbahet aktualisht në Bratislavë.

Një nga temat e takimit ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë në prag të vendimit për marrjen e statusit të vendit kandidat, në muajin qershor 2014. Lajčák shprehu mbështetjen e Sllovakisë në ketë drejtim duke ofruar njëkohësisht dhe ekspertizën sllovake në fushën e integrimit evropian. Ministri Lajčák theksoi se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat dhe se ritmi i reformave duhet të vijojë për t’i paraprirë fazave të tjera të procesit.

Bushati dhe Lajčák u ndalën tek fushat e bashkëpunimit rajonal duke ndarë mendimin se, megjithëse Ballkani Perëndimor ka shënuar progres të dukshëm gjatë viteve të fundit, ende mbeten sfida që kanë të bëjnë me aspektet e shtet-ndërtimit demokratik dhe sundimit të së drejtës në ekonomi.

“Eksperienca e vendeve të Vishegradit, dhe përkatësisht e Sllovakisë, mbeten frymëzuese dhe orientuese për aspiratat evropiane te Shqipërisë”, u shpreh ministri Bushati.

Të dy Ministrat u ndalën gjithashtu tek aspektet konkrete të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, duke veçuar këtu rritjen e kapaciteteve të administratës publike, politikat fiskale dhe përthithjen e investimeve të huaja, sikundër përfundimin e një sërë marrëveshjeve që do të përbënin shtratin e duhur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

12 komente në “Bushati në Sllovaki, merr mbështetje për statusin kandidat”

  1. doda says:

    Z.Bushati po ben nje pune te jashtzakonshme!
    Me ne fund nje diplomaci e dinjitoze dhe eficente!

    1. lora says:

      Bushati minister njesh i papare po ben nje pune te shkelqyer per garantimin ne mbeshtetjes per ne Europe.

    2. ina says:

      Fantastike puna e Ministrit te Jashtem, bravo

      1. valentina says:

        Nje super bravo per ministrin Bushati

    3. heljos says:

      Me punen e ministrit Bushati me e lehte arritshme mbeshteja e e vendeve europiane per te fituar statusin kandidat.

    4. pamela says:

      Perpjekje e madhe e ministrit Bushati per te garatuar mbeshtetjne e nevojshme per ne Bashkimin Europian.

  2. Flavia says:

    Bushati nje minister i shkelqyer !

  3. Sokrati says:

    Veshtire qe ja var kush Bushatit

  4. Denoncim says:

    boll me keto, po i jepni rendesi ceshtjeve te dores se dyte me shume se duhet. Duhet urgjentisht:
    1) strategjia komberate per Bujqesine, turizmin dhe zhvillimin urban dhe rural se jemi ende ne kaos…
    2) reforma ne gjyqesor se kriminelet e matrapazet kane zaptuar cdo gje;
    3) sistemi arsimor se nuk shkohet ne Europe me blerje notash e shitje diplomash;
    4) shendetesi ku sistemi eshte 190% me para;
    5) policia ku ende jemi larg nga cdo kriter;
    6) pensionet kur po paguajme qindra mijera lek per 40 vjet e nuk e dime se do marrim gje kur e nese do dalim ne pension…

    tung

    1. aeronautika says:

      Mos e shaj sistemin e shkelqyer qe na la udheheqesi shpirteror i se djathtes ,nuk duhet te harrojme se sala e la shqiperine vendin e dyte pas gjermanise ,dhe vendin e pare ne bote si mikrosuperfuqienergjitike.

  5. 17nentori says:

    i lumte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje