Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Twitter prezantimin e projektit për reformën territorial.
“Hap i ri drejt një reformimi radikal të vendit. 5 variante mbi themelet e një pune absolutisht te shkëlqyer me standarde te larta bashkëkohore”, shkruan Rama në rrjetin social. Komentin Kreu i Qeverisë e bëri në një kohë kur ministri për Çështjet Vendore Bled Çuçi po prezantonte para komisionit parlamentar për Reformën Territoriale variantet e propozuara nga Qeveria, të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni, ndërsa subjektet politike, përfaqësuesit vendorë apo grupet e interesit do të japin propozimet e tyre.
Varianti i parë i prezantuar përcakton ndarjen e hartës në 30 njësi qeverisje vendore. Ndërsa varianti i dytë ndahet në 39 njësi qeverisje vendore. Sa i takon variantit të tretë, harta ndahet në 47 njësi, i katërti ndahet në 75 dhe varianti i fundit ndahet në 63 njësi.
Gjatë prezantimit të gjithë etapës së projektit, ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi deklaroi para ambasadorëve, grupeve të interesit, se puna e Komisionit parlamentar të Reformës Territoriale u bojkotua nga opozita për tre muaj me radhë. Sipas tij, në tetor të vitit të kaluar nisën dhe konsultimet e para për fillimin e kësaj reforme, për ndarjen e re administrative të vendit.
Ministri Çuçi theksoi nevojën e plotësimit të disa kritereve të cilat janë tregues të rëndësishëm për realizimin e kësaj reforme.
“Në 7 shkurt u zhvillua dhe mbledhja e posaçme e Komisionit parlamentar për reformën territoriale, e më pas vazhdoi të merreshim me analizat dhe kriteret e kësaj ndarje. Kemi informuar dhe ambasadorët për reformën, në një takim në datën 7 mars. Komisioni aprovoi kriteret teknike. Kjo ishte rruga e përshkruar, në të cilën morën pjesë rreth 4 mijë persona në këto takime. Kemi marrë konsultime dhe me shoqërinë civile”, tha Çuçi.
Në vijim ai bëri me dije se për hartimin e këtij projekti janë ngritur 20 grupe pune.
“Në 6 janar 2014 ekspertët pasi arritën të përcaktonin një set kriteresh për të bërë hartën administrative, u mblodhëm dhe paraqitëm draftin e parë me donatorët”, u shpreh Çuçi.
Në bazë të projektit “Star”, ministri theksoi se u përcaktuan dhe koordinatorët rajonal, të cilët do të ndiqnin pjesën teknike, në çdo qark.
“Në gjithë territorin e Shqipërisë kemi evidentuar dhe zona funksionale, duke përcaktuar kufijtë ekzistues të viteve të kaluara. Duke marrë në analizë qark pas qarku, nis analiza se kush mund të përbëjë zonën funksionale dhe të plotësojë kriteret e miratuara. Ndërveprimi institucional, po të shohim me vëmendje rrethin, nëse janë krijuar pole të tjera apo jo”, theksoi Çuçi.
Gjatë prezantimit të të gjithë projektit, ai bëri të ditura dhe disa nga kriteret mbi të cilat do të bëhet ndarja e re territoriale në vend.
“Kriteret që u miratuan nga komisioni lidhen me zonat funksionale, pra që të krijohen njësi që të jenë zona funksionale, ku të ketë hapësirë dhe ndërveprime sociale-ekonomike-kulturore. Zona funksionale do jetë e përqendruar në një zonë urbane, dhe me një numër të madh popullsie, dhe të ofrojë shërbime publike. Një tjetër kriter ka të bëjë me distancën nga territori, nga qendra në periferi. Ka një traditë historike, pra kjo zonë të ketë lidhje tradicionale mes të tjerave. i vetmi moment, që nga kriteret e përgjithshme të bëhet përjashtim ato komuna me kriter etnik”, tha ministri Çuçi.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Bashkim Fino ftoi opozitën dhe të gjitha partitë e tjera politike të jep pjesë e konsultimeve për zgjedhjen e projektit më të mirë për ndarjen e re administrative.
“Kemi qenë shumë transparentë, dhe asgjë nuk ka qenë me prapavijë politike. Por po i japim të gjithëve mundësi, dhe opozita të vendos dhe të bëhet pjesë e këtij procesi për ti dhënë opinion për këto pesë variante, ndaj ftoi opozitën që të jap vendimin e saj, që të jap një vendim për variantin më të saktë”, tha Fino.
“Gjatë javës që vjen pritet të jepet vendimi, në mes të javës që vjen, për të vendosur një nga variantet, për hartën administrative territoriale. Më pas do të nisim një fushatë në gjithë vendin, e më pas të nis zbatimi i projektit. Partitë politike, parlamentare he jo parlamentare, grupin e interesit, të japin opinionin e tyre në lidhje me këto variante të propozuara sot”, theksoi ai.
Bravo me ne fund Nje qeveri qe vendos dore ne kete ven
Ne kishi nevoj per kete qeveri me ne fund erdhi dikush per te bere per kete vend ..
Reforme kunder burokracise,se e kalojne me shume kohen kafeneve se ne sherbim te njerezve!
ec perpara,mos degjo opoziten,se ata e cuan kete vend ne humnere,detyra juaj,ta nxirrni prej aty.
E super detyrueshme dhe me rajonet i gjithe vendi ecen para dhe me shperndarjen e parave ne menyre jo te shthurur do vitalizohen kam besim edhe vendet me pak te zhvilluara ne Shqiperi.
ta dham voten ty me ber dicka per kte popull ,,,mos degjo se cfar thon apo sa protesta bejn ato…..qent le te lehin…karvani perpara…..po hapi syt dhe per vende malore jo veq per qytet
po,prandaj,te kemi dhene voten,per te bere,reforma,per te bere drejtesi,dhe per,te rritur nivelin,arsimor,ne kete vend,te kemi votuar,pasi kam bindjen,qe keto gjera,ti i ben,me mire,se kushdo tjeter,URIME.
o te isha ne vendin tend nuk do meresha fare me ata legena te pd se jan ber vertet legena.ka 23 vjet qe degjojm vetem te njejtat gjera te njejtat histori.ne duam dicka te re kete presim nga ti.leri institucionet perkatese te meren me akuzat qe te bejn…
Faleminderit kryeminister se fal teje sal brisha do te cmendet, per fatin e keq te shqipris opozita eshte llumbi nuk e di frymen e kompromisit per te mire te kombit, por gjithsesi te ti si nje Man qe je do ta besh ate vend te lulzoj.jemi me fat qe doli njenjeri i paster si ty dhe ti do ta udhehrqesh ate vend sa ti te ndiesh shofesh te arsyshme te largohesh,mjaft me keto sozira komunistash dhe me ata gomer qe u shkojn nga pas ,dhe per nje gje ve bast cmimin Nobel do ta maresh nje dite,zoti te rujt ty familjen tende dhe gjitha ata qe e duan ate toke.
Edi i gjithe populli te mbeshtet me rrugen qe ke nisur me punen qe po ben me ndryshimet qe po shohim ne cdo sektor.Vetem ne nje pike nuk biem dakort. Kur do cosh te korruptuarit me Saline ne krye ne banken e drejtesise. Ju po e lejoni ate te vazhdoje fushatat e shtrigave pa i hyre gjemb ne kembe. Nese nuk ke njerez ne drejtesi qe ta bejen kete pune largoi dhe zevendesoii me ata qe e bejne mire ate pune. Kjo nuk shkon fare eshte shume intimiduese . Saliu dhe bandanda e tij jane mesuar te bullin kedo qe i del perpara dhe e pengon ne veprimtarine e tij.Prandaj behuni si Erion Velija qe ja perplasi ne fytyre ne parlament te gjitha Berishes. Mos e lejo te te sulmoje por hidhju ne gryke me fjale dhe me poshtersite qe ai dhe kushdo e pason i ka bere ketij populli e vendi.Po nuk bere kete gjithcka ben tani do te veje dem sepse do i japesh mundesi kermes Sali te beje ate qe nuk e beni ju Ku i ke deputet e tu??? E ke pare Saliun si i ka cakejte per rreth. Atyre duhet tua kthesh me te njejten monedhe dhe mos tete vije turp fare se ashtu e meritojne.Me te paedukatin dhe rrugacin duhet te sillesh me te njeten monedhe nuk marrin vesh ndryshe ata.Djem si brace, Velija ,Balla e ke shume te tjere duhet ti vesh Saliut perpara me faktet se cfare ai ka bere ,ato flasin vete me shume se gjithcka ,por ama ato duhen thene ne sy me ze te larte pa u trembur.Prandaj te dhame voten te luftosh korrupsionin dhe njerezit qe e bejne ate.Pune te mbare ne na ke me vete kete ta dish po me shume luftarak karshi vemjes se popullit qe duhet zhdukur e duhet te marri ate qe meriton.
Z edi rama suksese ty dhe partis jote je imadh Z edi rama le te leje sali legeni dhe ai luli se ti do jesh me imir urime dhe suksese ne pune qe ke nis
Kam besim se legalizimet do te perfundojne shume shpejt. vullneti i kesaj qeverie per ta mbyllur sa me pare kete plage te shoqerise dhe te shtetit.
Bravo qeverise
vallaj o Rama dje ne parlament me ke bind qe ti je burre i ketij vendi, ti e do kete milet. hallall vota dhe vazhdo punen si ke nisur!
kthejeni ne SHQIPERI EUROPIANE SEPSE NDRYSHE SKA TE ARDHME!!!! KJO ESHTE LEVIZJA E DUHUR!!! Do kursehen me miliona te ardhura!
Bravo Edi Rama!
Dje ne parlamet i ke treguar gjithe shqiptareve se vertete e burre shteti.
Shqiperia me ne fund vertete po rilind.E pata thene dje ne nje koment timin,se dita e protestes se PD ,eshte dita e renjes totale e saj.Dhe vertete keshtu ndodhi.Dje PD u be varrmihesja e vetvehtes per te mos u ngritur me per shume e shume vite.Salu dheLuli pane me syte e tyre sa poshte ka rene PD ,sa alergji ka shkaktuar ajo ne shqiperi dhe tek sipatizantet e saj.Ky moment ishte fundi I PD dhe I liderve te saj.Ngushullime PD.