Zgjedhje e kreut të ILDKP/ Nishani rikthen ligjin në Kuvend: Cenohen kompetencat e presidentit

16 Maj 2014, 15:45Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar””.

Në arsyetimin e Kreut të Shtetit për kthimin e ligjit në Kuvend, Presidenti thekson se “heqja e kompetencës së Presidentit të Republikës për të propozuar kandidaturat për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së në përputhje me kriteret e mirëpërcaktuara në ligj, është një akuzë institucionale që i bëhet Presidentit të Republikës si organ kushtetues, për njëanshmëri politike duke qenë në kundërshtim me parashikimet kushtetuese dhe funksionin e tij si Kryetar Shteti”.

“Për vetë rëndësinë që ka ILDKPKI, shprehemi dakord se procesi i përzgjedhjes së Inspektorit të Përgjithshëm të jetë sa më transparent dhe i bazuar në kritere ligjore të përcaktuara qartë, por kryerja e të gjithë procedurës, që nga propozimi i kandidaturave deri tek përzgjedhja e Inspektorit të Përgjithshëm nga i njëjti organ do të minimizojë pavarësinë e Institucionit që ai përfaqëson.  Mundësia për përzgjedhjen e një kandidature politike në këtë funksion është shumë e madhe duke ditur se Kuvendi ka një shumicë politike të caktuar që dikton edhe përbërjen e Qeverisë. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së drejton një institucion që merret me deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, legjitimitetin e burimeve të krijimit të saj, detyrimeve financiare për të zgjedhurit, nëpunësit publikë, për familjarët e tyre dhe për personat e lidhur me ta dhe procedura e re e përzgjedhjes shton konfliktin e interesit që do ketë organi propozues/përzgjedhës i kandidaturave”, vijon më tej arsyetimin Kreu i Shtetit.

Sipas tij, procedura e emërimit nëpërmjet dy institucioneve, ku njëri propozon kandidaturat dhe tjetri emëron është një garanci për pavarësinë e ILDKPKI-së.

“Ky qëndrim mbështetet edhe nga Gjykata Kushtetuese e RSH-së me vendimin nr. 2 të datës 19.01.2005, e cila e cilëson procesin e bashkëveprimit institucional midis Presidentit dhe Kuvendit në përzgjedhjen e disa funksionarëve, si pjesë e balancimit midis pushteteve në përputhje me nenin 7 të Kushtetutës. Si përfundim, duhet theksuar se këto qasje që sjell ligji 45/2014 bien ndesh me sistemin qeverisës në Republikën e Shqipërisë, i cili bazohet në parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve si dhe do të cënonte bashkëveprimin institucional, i cili ka mirëfunksionuar që nga miratimi i ligjit në vitin 2003 pa pasur konflikte dhe akuza të ndërsjella”, thekson Kreu i Shtetit në relacionin që shoqëron kthimin e ligjit për shqyrtim në Kuvend.

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 45/2014 “Për disa shtesa  dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar””.

Të nderuar deputetë,

Në seancën plenare të datës 24 prill 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 45/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar””.

Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 29 prill 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme.

Analiza e kompetencave të Presidentit të Republikës konfirmon karakterin e paanshëm që kushtetutë-bërësit kanë dashur t’i japin funksioneve të tij duke dalë qartë roli i rëndësishëm dhe i veçantë i Presidentit si dorëzanës i balancës ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Presidenti i Republikës, përveç kompetencave të parashikuara nga neni 92 i Kushtetutës dhe kompetencave që parashikohet se mund ti jepen me ligje të veçanta (neni 94 i saj), gëzon edhe kompetenca të parashikuara nga nene të tjera të Kushtetutës, ndër të cilat janë: shpallja e ligjeve (neni 84/1), emërimi i anëtarëve të Qeverisë (neni 96, 98), emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë (125/1, 136/1), emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm (neni 149/1) etj. Pra, kompetencat janë të shprehura në nenet e Kushtetutës dhe në ligje të veçanta që nuk bien në kundërshtim me të.

Ndryshe nga sa pretendohet në relacionin e projekt-ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar””, neni 92 i Kushtetutës nuk parashikon në mënyrë shteruese kompetencat e Presidentit të Republikës por parashikon disa kompetenca të cilat nuk janë përfshirë në kapituj të tjerë të Kushtetutës. Vetë teksti i nenit 92 e shpreh qartë këtë duke cituar se: “Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:…”.

Ndërsa neni 94 i Kushtetutës ka të bëjë me parimin e ligjshmërisë duke përcaktuar se Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të pabazuara në ligj apo që janë të papajtueshme me Kushtetutën.

Është e vërtetë që kompetenca që i është dhënë Presidentit të Republikës lidhur me propozimin e dy kandidaturave për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së nuk përfshihet në listën e kompetencave të cituara në nenin 92 të Kushtetutës dhe as në nene të tjera të saj, pasi ky Institucion nuk ishte krijuar në kohën e hartimit të Kushtetutës dhe ajo nuk mund të shprehej për Institucione apo situata juridike që do të krijoheshin në të ardhmen.

Është pikërisht neni 94 i Kushtetutës i cili shpreh qartë frymën e saj dhe qëllimin e kushtetutë-bërësve për t’i mundësuar ligjvënësit një lloj fleksibiliteti në përcaktimin e kompetencave të tjera për Presidentin për çështje që kanë të bëjnë me zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet organeve shtetërore apo institucioneve të krijuara me ligje të veçanta dhe që janë në pajtim me Kushtetutën (rasti i ILDKPKI).

Ligji nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, të ndryshuar, është në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ndryshimi i tij, si i çdo ligji tjetër, duhet të arsyetohet dhe justifikohet. Në rastin konkret përveç mungesës së arsyetimit nuk kemi të bëjmë as me një ndryshim të realitetit ligjor për çështjet në diskutim.

Argumentet e dhënë në relacionin shoqërues të projekt-ligjit, i miratuar nga Kuvendi, lidhur me ndryshimet e bëra në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve nuk qëndrojnë, madje ka përpjekje për të interpretuar dispozitat kushtetuese në kundërshtim me qëllimin e tyre.

Gjithashtu në këtë relacionin thuhet se “…ndryshimi i dispozitës së nenit që parashikon mënyrën e përzgjedhjes së Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI, konfirmohet me interpretimin që përmban vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 212/2002 ku argumentohet se: “Për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëje Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji”.

Referimi në vendimin nr. 212/2002 të Gjykatës Kushtetuese është i gabuar dhe është nxjerrë jashtë kontekstit për të cilin është shprehur Gjykata, e cila i referohet  një institucioni kushtetues dhe konkretisht Kontrollit të Lartë të Shtetit duke argumentuar se “përderisa Kushtetuta ka trajtuar organizimin dhe funksionimin e këtyre institucioneve dhe statusin e drejtuesve të tyre, ajo ka përcaktuar njëkohësisht edhe kufijtë e të drejtave të tyre”.

Përsa i përket argumentit se: “Ndryshimi i procedurës së përzgjedhjes së Inspektorit të Përgjithshëm do të shmangë ndikimin e politikës në përzgjedhjen e drejtuesit të këtij institucioni të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, jemi plotësisht kundër bazuar në argumentet e parashtruar më sipër lidhur me rolin e Presidentit të Republikës si Kryetar Shteti dhe kompetencave të tij të parashikuara në Kushtetutë.

Heqja e kompetencës së Presidentit të Republikës për të propozuar kandidaturat për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së në përputhje me kriteret e mirëpërcaktuara në ligj, është një akuzë institucionale që i bëhet Presidentit të Republikës si organ kushtetues, për njëanshmëri politike duke qenë në kundërshtim me parashikimet kushtetuese dhe funksionin e tij si Kryetar Shteti.

Për vetë rëndësinë që ka ILDKPKI, shprehemi dakord se procesi i përzgjedhjes së Inspektorit të Përgjithshëm të jetë sa më transparent dhe i bazuar në kritere ligjore të përcaktuara qartë, por kryerja e të gjithë procedurës, që nga propozimi i kandidaturave deri tek përzgjedhja e Inspektorit të Përgjithshëm nga i njëjti organ do të minimizojë pavarësinë e Institucionit që ai përfaqëson.

Mundësia për përzgjedhjen e një kandidature politike në këtë funksion është shumë e madhe duke ditur se Kuvendi ka një shumicë politike të caktuar që dikton edhe përbërjen e Qeverisë.

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së drejton një institucion që merret me deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, legjitimitetin e burimeve të krijimit të saj, detyrimeve financiare për të zgjedhurit, nëpunësit publikë, për familjarët e tyre dhe për personat e lidhur me ta dhe procedura e re e përzgjedhjes shton konfliktin e interesit që do ketë organi propozues/përzgjedhës i kandidaturave.

Procedura e emërimit nëpërmjet dy institucioneve, ku njëri propozon kandidaturat dhe tjetri emëron është një garanci për pavarësinë e ILDKPKI-së. Ky qëndrim mbështetet edhe nga Gjykata Kushtetuese e RSH-së me vendimin nr. 2 të datës 19.01.2005, e cila e cilëson procesin e bashkëveprimit institucional midis Presidentit dhe Kuvendit në përzgjedhjen e disa funksionarëve, si pjesë e balancimit midis pushteteve në përputhje me nenin 7 të Kushtetutës.

Të nderuar deputetë,

Si përfundim, duhet theksuar se këto qasje që sjell ligji 45/2014 bien ndesh me sistemin qeverisës në Republikën e Shqipërisë, i cili bazohet në parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve si dhe do të cënonte bashkëveprimin institucional, i cili ka mirëfunksionuar që nga miratimi i ligjit në vitin 2003 pa pasur konflikte dhe akuza të ndërsjella.

Me besimin se do të kem mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e këtij akti, 
Me respekt,

PRESIDENTI i REPUBLIKËS

                                                                        BUJAR NISHANI

 

 

 

31 komente në “Zgjedhje e kreut të ILDKP/ Nishani rikthen ligjin në Kuvend: Cenohen kompetencat e presidentit”

  1. mateo says:

    Presidenti Nishani eshte qartazi nje pengese per reformimin dhe pergjegjes per gjendjen e Sistemit te Drejtesise.

    1. alesia says:

      Presidenti Nishani po tregon haptazi ne anen e kujt eshte po merr peng sistemin e drejtesise.

      1. laura says:

        Veprimet e Nishanit nuk i ngjajne veprimeve te nje presidenti me vlere dhe te pavarur. Shume turp per vendin qe perfaqesonhemi nga nje president teresisht i varur nga intersat partise ne opozite.

        1. bora says:

          Shume qesharake presidenti po behet pengese vete tani per nje ceshtje qe duhet te kishte reaguar me kohe de po e mban peng me pavendosmerin e e tij.

          1. GUARIN says:

            CFARE Presidenti je mor buf ti je vegla e saliut

    2. kosta says:

      Sistemi i drejtesise ne vend nuk do te funksionoje perderisa ne krye te ketij institucioni kemi nje kukull qe komandohet nga te tjeret.

      Asnje reforme nuk mund te kaloje me kete president ne krye.

    3. marsi says:

      Ne vend qe ti jape zgjidhje kesaj ceshtjejej behet dhe vete pengese,,,, ke kemi president.

    4. Safo says:

      Nuk ka ndonje problem, Parlamenti e riaprovon ligjin dhe Bujari le te mos e dekretoje, parlamenti ka me fuqi se nje “kapter” i Berishes sic eshte bere zakon te thuhet per Nishanin.

    5. toni says:

      nje TAPURR i thare+handicapat president servil i saleshit,vazhdo keshtu o PLERE duke bllokuar dava rraketiku..

    6. sit back and relaks says:

      po jaro po, aty prifu. ti as vete si mush dot menjen vetes qe je president pa le me i pavarur

  2. berat vlora says:

    President Bujar Nishani s’eshte gje tjeter vetem nje spiun dhe vegel e salushit.

  3. Aleks says:

    Nishani eshte nje cope mishi me dy sy. Ai eshte nje nga ushtaret me te bindur te Saliut. Cdo vendim qe ai merr kalon me pare per miratim nga zyra e Saliut, me sakte vijne direktivat direkt nga Saliu nuk ka nevoje fare te vrase mendjen.

  4. niku says:

    E kishe zgjedhur te afte profesionalisht dhe jo partiake ate qe kishe, prandaj te ka ngelur hatri. Shih si po dalin tani njeri pas tjetrit hajdutet

  5. marina says:

    Presidenti qe kemi me mire te mos e kishin pervec pengesave per asgje pozitive nuk e ke. Tregon hapur qendrimin dhe perkrahjen qe mban per opoziten.

  6. nike says:

    Eshte fatkeqesi per kete qeveri dhe perkrahesit e neveritshem te saj, qe nuk kuptojne se ndarja e pushteteve eshte rregulli numer 1 i demokracise. Komentuesit “e pa anshem”, s`jane gje tjeter vec se pjellat e sigurimit te shtetit komunist qe kujtojne se partija hale socialiste eshte vete shteti. Pushteti gjyqesor o kafshe komuniste enveriste eshte i pavarur nga qeverija prostitute socialiste. Gjithashtu edhe institucioni i Presidentit te Republikes eshte i pavarur nga qeveria narko-trafikante prostitue socialmute. O qelbesira puniste qe komentoni nuk e kuptoni se cfare halesh jeni!!!???

  7. Denoncim says:

    sa shume qenke lodhur me argumentim more Jari, por harron se sic eshte nuk ben pasi mafja dhe korrupsioni po i mbyt gjykatat, po se mos di gje ti, ti pershesh me kos po ha…

  8. sensi says:

    cna cau k…. ky skupidhi me keto kopetencat
    i vetmi president ne gjithe europen qe komandon gjykatat

  9. Rrofshin socialistet, vdekje demokrateve. Pushteti eshte i yni dhe buron prej nesh. Ne socialistet jemi te pavdekshem. Nuk do ta leshojme me kurre pushtetin. Jarin do ta varim te sheshi skenderbej.

  10. vlora.aj says:

    Ore si sgjeten ndonje ti hedhi pak Helme Miu kti mustaqe Mutit. Pse ore ne dore te ktij ka mbetur Shqiperia. Haram e pac Edi po sbere gje nje ore e me pare.

  11. . says:

    —————————————————————————
    Jo,

    Asnje te drejte ketij “spiuni” te Enverit dhe kriminelit Sali Bisha.
    —————————————————————————

  12. timo says:

    Qeveria po punon shumë ngadal. Braho ka të drejtë. Për këtë prsident, tërësisht partizan të Berishës duhet të fillojë prçedura e shkarkimit. Akoma Berisha,jo vetëm që vazhdon të jetë kryetar i PD-së por edhe kryeministër. Nërkohë duhet të ishte në burg.

  13. mysafir says:

    nike nike kape se na fike kur dolet ju demokratet atdhetar plehra te komunizmit jeni ju me gjithe saliun dhe shpuren e tij vec demokrat nuk jeni

  14. tarrasbulba says:

    O mysafir, mos u bej debil. Pse meresh me ta. Pushtetin e kemi ne tani. Si tha udheheqesi dje, qente le te lehin karvani le te ece perpara. E kopjoi nga mehmet shehu, po s`prish pune. Edhe ai i yni eshte.

  15. 'stili> says:

    President ,! Bukur ne dukje ato argumenta qe ti sjell , Por do te bej nje pyetje , Ku jeton zotrote e njeh realitetin a zhikon c’po behet ???????? Ske kompetenca , po ti marin – apo nuk di seje I pa afte ??? C ‘ fare merita ke ti si krytar shteti apo si kmo. pergj. I forcave te armatosura me se e mat ti punentende ??? Nuk e di ti se A.lmami e degjeneroj ushtrine .? Pse ushtria meret me pergjime .? Pse paguan leket e popullit per reklama ? Pse vidhet pasuria me pseudoprivatizimet? Pse shkelet ligjin pef emerimin ne krye te I.L.K.P.D. te nje grua te pa afte e plot psera te tjera qe ti sdo asti degjosh e jo me tu pergjigjesh . Je tota, isht I pa afte e ne mos I pa pergje gjshem , ti je ushfar I I fyhrer saliut jo I atdheut tend , Turp ,!,,,,,,,,

  16. Te gjithe i bijne ne nji vrime. Sala-edi-lilja, nji m. ndaje per tresh jane.

  17. leo england says:

    Ahaahaaahaaa, kapter “haleja” me besim te patundur per doren qe nuk leviz dot. Ik ore bej shurren, me fal, I sillni oturakun se nuk leviz dot haleja.

  18. spiro cobo says:

    Presidenti nuk ka te paralizuar njerin krah dhe njeren kembe. Te ishte kaq, do ishte me e pakta. Presidenti ka te paralizuar mendjen. Ai nuk calon vetem nga kemba. Ai calon nga truri ( a mendon njeriu me anan e trurit?), si pasoje eshte i kufizuar ne te menduar. Mos prisni me shume prej tij.

  19. kurro says:

    O ed rama, hiqe mor ket ulok se po man peng shqiperin. shiko voten ta kemi dhene se duam reform e drejtesi, jo patericat e sali kriminelit. nese se ben dot, leri vendin nai tjetri se sduam te humbim kohe me maloke me.

  20. Treviso says:

    E lezova shkrimin e zotit President me vemendje te madhe. Nuk i njoh ligjet, por me ato qe shkruan Presidenti, mua me vjen per te qeshur.
    Presidenti mun te kete te drejte nga baza ligjore, por nje president qe nuk eshte i afte te beje detyren, patjeter do te lehtesojne punen.

  21. Agim Mani says:

    Nishani more nishani nuk eshte budalla.Pse do ai qe ti dalin lakrat e Ali babes me 40 hajdutet ?.Ata po nxjerin syte me duart e tyre.

  22. kurro says:

    Edo duam reform ne drejtesi. Hiqe ket mavri se ka zene deren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje