Një anije me 48 ton cigare, që mendohej se ishte kontrabandë, është bllokuar në Portin e Durrësit.
Anija Era 1 kishte flamur të Tanzanisë dhe ekuipazhin nga Ukraina.
Mendohet se po udhëtonte nga Qipro në drejtim të Malit të Zi.
Anija kishte kërkuar ankorim në portin e Vlorës më 14 maj, për shkak të motit të keq.
Ajo kishte qëndruar në gjirin e Vlorës dhe më 16 maj ishte larguar pa leje.
Kjo ka bërë që autoritetet e kontrabandës të viheshin në dyshim.
Anija ka në bord rreth 48 ton cigare, ndërsa kishte deklaruar ngarkesë zero tek autoritetet në Vlorë.
Një anije e Rojes tonë Bregdetare e ka shoqëruar anijen “Era 1”, 46 metra e gjatë dhe e gjerë 8 metra, drejt Portit të Durrësit, ku kapitenit dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit gjatë natës duke u gdhirë e shtunë u janë marrë deklarimet përkatëse, ndërsa njëkohësisht ka nisur të kryhet edhe kontrolli fizik i ngarkesës, në përfundim të të cilit u konstatua se sasia prej 47 tonë cigare po udhëtonin pa dokumentacionin përkatës.
Menjëherë më pas, drejtoresha e Doganave Shqiptare, Elisa Spiropali, e ka cilësuar këtë aksion si një sukses duke u shprehur se tani ka një luftë të pakompromistë më veprimet e paligjshme dhe se dogana nuk mund të blihet më me para.
“Dogana është përdorur shpesh për të shitur interesat e Shqipërisë me shumë pak para, por në këtë rast, edhe me kaq shumë, me 47 ton cigare, që përkthehen në një vlerë rreth 10 milion dollarë në tërësi, nuk u ble dogana shqiptare. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me cdo mjet dhe formë në mënyrë të pakompromistë me trafikantë, kontrabandistë dhe me njerëz të lidhur shpesh me fije pushteti. Jemi të vendosur të presim cdo fije korrupsioni dhe të luftojmë cdo trafik e kontrabandë”, deklaroi Drejtorja e Doganave, Elisa Spiropali.
Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, që tha se tani nuk blihet më me para.
“Kush ka veshë dëgjon, kush ka sy shikon, kush ka tru kupton: Kur kapen 48 ton cigare kontrabandë, dmth që dogana nuk blihet dot me para si vjet!”, tha Rama.
Ndërkaq, avokati i kontaktuar nga përfaqësuesit ligjorë të kompanisë së transportit në pronësi të së cilës është anija “Era 1” ka reaguar ndaj situatës, por pa dhënë shpjegime pse kapiteni nuk ka pasur dokumentacion të rregullt për mallin.
“Jam informuar nga përfaqësuesit ligjorë të kompanisë që bën transportin e ngarkesës dhe më kanë thënë që e gjithë sasia e mallit është me dokumentacion të rregullt dhe po kontaktojmë me agjentin në Malin e Zi, sepse destinacioni ishte Mali i Zi, që të na sjellë dokumentacionin origjinal në lidhje me ngarkesë. Si rregull duhet t’i ketë kapiteni dhe unë po pres dokumentacionin origjinal”, tha avokati Idlir Tivari.
Ndonëse anija vinte nga Greqia, nga gjithë kontrolli i ushtruar rezultoi se malli ishte ngarkuar në Qipron Veriore, ndërsa destinacioni i deklaruar i mallit është Mali i Zi. Të dy këto shtete janë të njohura për evazion fiskal.
Vazhdoni!
Une nuk jam duhanpires dhe per rrjedhoje s’jam ekspert, por kam nje pyetje: pihet akoma cigare”President” ne Shqiperi? Kisha pershtypjen se kish shume kohe qe nuk ekzistonte, miqte e mi kam pare te pine malboro, philip morris, kent, karelia po PRESIDENT s’kam pare
Bravo Dogana per punen qe beni.
Kur kujton qe ne dogana ishin ca kokepalare, qe do mbushnin buxhetin e shtetit, te vjen per te vjelle nga keto monstra qe e kthyen kafsherine, paditurine ne Virtyt.
Ai Kosovari atje eshte komplet injorant, prandaj eshte Kryetar Dogane.
Ky Tropojani ketu vjen ere 100 metra larg, prandaj eshte Drejtor Policie ne Jug. Se cfare kerkonte Tropojani ne Vlore, Fier, Gjirokaster?
Jo ore ca thua , ta kane bere per inate doganieret ishte jotja dhe e Sajmirit. Sale ne protesta dhe per cigaret.
Kjo anija ishte nisur qekur, nuk e dinte qe Azem Hajdarin, mbretin e Kontrabandes cigareve, e kishte vrare Berisha ne nje prite te kurdisur me Tropojane.
Kush ka veshë dëgjon: Kemi dëgjuar që hashashi shqiptar preferohet në të gjithë Europën, dëgjojmë nga eurodeputetët që Shqipëria është një narkoshtet.
Kush ka sy shikon: Shikojmë me sytë tanë që tonelata hashashi kapen në Greqi, Itali, Gjermani (rasti i djeshëm). Shikojmë me sytë tanë që pini kafe dhe luani futboll me Baronët e drogës!
Kush ka tru kupton: Kuptojmë që nuk ju a “mban” të hyni në Lazarat, po kuptojmë që dhe ju jini si Sali Berisha, po kuptojmë që “rilindja” ishte vetëm një premtim zgjedhor. Po kuptojmë dita ditës që Shqipëria nuk ka për t’u “bërë”. Po kuptojmë që ka erdhur koha të hedhim në koshin e plehrave politikanë si ju!
Kur te dale nje me i mire se Rama athere do bejme si thua ti o Mira. Per sa kohe qe alternativa e tanishme eshte Sali Berisha dhe djali i tij Lulzim Basha, harroji keto komentet e tua keshtu qe mos na bej ai nje tip asnjeanes dhe inteligjent. Tek komenti jot duket qe po shan Salen dhe jo Lulin, me siguri do jesh nga keto simatizantet e reja te Lulit. Harroje se voton populli Lulin, nje njeri pa shtylle kurizore. E ka bere bashkin e Tiranes porno, degjenerim total. Nje rregullim nuk ka bere per kryeqytetin.
Ju, vazhdoni lehjet,ai vazhdon punen.Moj Mira,po sy,qe tonelatat e ashashit ,te xha saliut po kapen ketu brenda,i sheh,apo je qorruar,apo te kane qorruar?! gjithesesi moj mira,te prift e mira….
Zonja Mira ju i keni kuptuar gjërat para se të vijë qeveria e re sepse ju i kuptoni gjërat me sa duket në të njëjtën mënyrë si udhëheqësi juaj shpirtëror Bacë Sali Berisha. Vazhdoni ti shikoni, dëgjoni dhe kuptoni në këtë mënyrë se jeni tamam në rrugën që meritoni. Keni për të shkuar për lesh siç thotë dhe profetia e juaj Jozefinë. Veç profecia e saj për deputetët kundërshtarë nuk i doli sepse shkoi ajo bashkë me të sajët. Në të vërtetë thënia e plotë popullore është: “shkoi për lesh dhe doli i qethur” por Jozi dhe takëmi juaj nuk i dini ca gjëra. Pra ju jo vetëm që nuk morët lesh por dolët krejt tullacë. Tashti duhet të prisni tju mbijnë flokët që të mund të niseni përsëri për lesh. Veç ka një problem të vogël, në pleqëri leshi mbin me vështirsi ose edhe nuk mbin fare. Pra i thoni atij plakut tuaj apo udhëheqësit shpirtëror shën Sali Berisha të ulet të shkruajë skenare me avetura se kam përshtypjen se aty mund të ketë sukses dhe tja lërë të tjerëve politikën. Atyre që dinë ta bëjnë.
Nuk behet luft me komplet nje fshat. Askush nuk ka qef te kete viktima ne njerz. Dhe ne nje konflikt te tille gjithmone pesojn te pafajshmit si psh femijet
ajo anije skalidhje me avjonat edroges sae me doganat tona nuk ishte distinacjoni isaja pene portet shqiptare thjesht tranzit ne dete kudhe kakerkuar qetsimin edetit dhe largimin esaj drejt shteteve tjera dhe nuke kalidhje perndonje shov politike apo ndoje puntemir nga policia marinaret thjeshte kane deklaruar zero ngarkes seperndryshe ishte grabitur nga doganjeret e edyin rames eshof se edvinit poishkon leng pergoje se si ipaska shpetuar paeditur prej tre ditesh sepaska pasur ngarkes hhhhh
Po Po por a te degjon Gjergji Krali me Nar KOKEN eshte pyetja???
PO SE ISHTE PER NE MAL TE ZI O RROT KARI PRANDAJ E KAPI DOGANA PSE SKAP CIGARET QE NISEN PERDITE ME PESHKAREXHA NGA DURRESI DOGANA JONE E KARIT
urime qeveris per punen eber kunder kontrabandes.
bravo
E pate shizofreni dhe droga numer nji tha e kapem-po si e kape kur anija erdhi vete nga kushtet e motit.habi se si vrasesit shkojne ne tv dhe pasi kabne vrare me tritol dhe dorzohen rama i kap,pastaj edhe mushkonjenen e kapi rame rrota pasi ju prish rrota e aeroplanit.tash anijen ja pruri era dhe ky thot e kapa.ne shtetin e rilindjes po nuk u dorzua,rrezua APO e bien dalget e detit rilindja kap lesh.jo me kote shkuane ne gjermani 5.5 tone droge,ne greqi 18 ton e itali po kaqe.sheqer po eksporton rilindja.po nuk pati avari dhe dorzime vritesh.pse nuk po i kap ata qe iken nga divjaka.eshte vellau i tahirit,rames,koqos APO babat e tyre qwe u kapen me ilaqe.
O palle. Anija iku nga Vlora pa leje dhe u ndoq e u kap.
Ke vendosur te mos besh asnje permirsim ti mor kackavall?
Dhe te mendosh se ti edhe voton , cmenduri.
I I lini mburrjet si fëmijët. Na jepni pronat ose lekët e atzre që na i morët me dhunë mbollshevike dhe jua dhuruat të tjerëve. Futjuni kontrollit shkencor tokave të dukatiti, Orikumit se kam bindjen se do dhjetra vjet që të mbarojnë gjzqet e vjedhjes
Shpresojme….se mos e beni si tek ai filmi ” Nje gje qe nuk blihet me para…blihet me shume para”….
Bravo ja dhe nje superaksion apo supermashtrim Pse do te me pyesni Po ja lexojeni shkrimin me vemendje -largohet pa leje me dt 16 – pra nqs do te ishte larguar me leje a do te kapej valle kjo kontrabande dhe a kontrollohet valle cdo anije qofte dhe kjo tranzit se cfarka sjell e cfar ka ngarkuar Po mir more zoterinj pushtetare rastesija do te na i zbulloje neve avionet ,anijet,etj qe behen trafik e kundrabante zoti na ruajte nga juve
Pse nuk ben edhe nje pyetje tjeter: Po mir si ka mundesi qe per 8 vjet nuk u kap “rastesisht” asnje anije,asnje avion,asnje furgon asnje vrases me pagese etj. ???????
Harrove edhe tritolin! Si ka mundesi qe keto gjera ndodhin sa here qe PD-ja eshte ne opozite?
A thua te jete rastesi?
O plehra qe s’keni turp! Imagjino qe ka qene tranzit e qe alarmin e largimit e kane dhene italianet! Avokati thote qe dokumentet jane ne mal te zi! Shtet me idiot e me feminor se ky s’ka patur ndonjehere ky vend. Do zoti o edvin nuk ka ndonje linje qe vjen nga greqia si avioni e qe kalon kendej per te financuar punet ne ukraine (sic ka qene dhe ekuipazhi i anijes) per hesap te amerikaneve, se per menaxhimin qe po ben (rasti me i mire ky nqse s’jane linjat e tua) do te ti veshin breket ne koke ata!!
C’ne nuk ka dale opozita qe te protestoje per kete kontrabande? Apo se nuk ishte me avion por me anije. Hahahahahahahahaaaaaaaaa.
Super aksion thote Spiropali,sukses i doganiereve te pa korruptuar thote Rama DHE UN SUPERBUDALLAI POPULL RRI PARA EKRANIT E DEGJOJ KESISOJ PALLAVRASH QE ME SERVIRIN KETO PALO NJEREZ KJO PALO PROPOGANDE RILINDASEJE.Po mir ,le ti marrim gjerat me rradhe qe dhe nje socialist i terbuar te arrije te kuptoje se pervecse bllofit asgje tjeter nuk eshte.E para-nqs do te ishte kohe e mire kjo anije do te kerkonte leje per tu ankoruar ne portin e Vlores apo do te vazhdonte rrugen per ne distinacionin e duhur E dyta -nuk e di proceduren por llogjika m akerkon qe duhet pyetur per ngarkesen qe mban E treta -anija largohet pa leje dhe ketu nisin dyshimet -po nese ajo do te ikte me leje a do te dyshohej ,se ajo me leje hyri ne port dhe me leje duhej te largohej E katerta -ku eshte aksioni i doganes ne kete rast ,ku qendron superaksioni ne koken e spiropalit e te ndonje tjetri E pesta a e shihni tregun e cigareve ku cdo dite shiten me mijra paketa pa pulle fiskale pra kundrabante E gjashA HARROVA JU KAPNI ATA QE JU DORZOHEN VETE DHE KETE E QUANI SUKSES BRAVO DOGANA E shtata dhe e fundit-MOR TE DASHUR SOCIALISTE JU SOLLEM NE PUSHTET JO PER TE NA MBUSHUR MENDJEN SE ME JU FILLON PER SHQIPERINE VITI ZERO ,SE ME JU CDO GJE NGA E PARA SE BREZAT PARA JUSH NUK KAN PUNUAR FARE SE JETA NE TOKEN TONE FILLON PAS 23 QERSHORIT ETJ ETJ MJAFT ME ME SHFAQE POR PERVISHUNI PUNES SA SESHTE VONE SE PO RATE SKA PERENDI E KUALICION HAJDUTESH TJU NGRE ME
Po ti ke votuar per PD-ne o Ali ose nuk ke votuar fare si emigrant qe je, keshtu qe nuk ke sjell njeri ne pushtet
O Ali dhe gjithe alite e tjere. Kam nje pyetje qe me lind nga menyra se si i shikoni gjerat …. Jeni te mare apo jeni nga Vicidoli ? Ketu ne kete reast domethenia nuk eshte ne menyren teknike se sesi hyri e doly anija , me leje apo pa leje … merita e doganes dmth a atyre doganiereve qe e kontrollua qendron ne faktin se nuk U BLENE te mbyllnin syte dhe te theshin si dikur policet rrugorre Do te japesh pese per Salen apo nje per Lalen …. ketu qendron merita e doganes dhe ndryshimi nga e djeshmja ..Behet fjale per nje vlere 10 milion dollare mendo sa mund tu jene afruar kontrolloreve per te heshtur….
sala ne protesta
Na ,tani duhet te kishte bere dorheqjen qeveria ! Akoma eshte qeveria….po pooppppooo ,dorheqje,dorheqje…
Nuk duhet te kapet asnji lloj mjeti transportues ,qofte me droge,qofte me hashash,qofte edhe me cigare….
Duhet te dorehiqen…ata bejne ligje …dhe i zbatojne…ata duan shtet…dhe po e ndertojne….nuk e kemi keshtu…
qeverija nuk duhet te punoje keshtuuuuu…te kapi dhe cigare tani….i thone kaq shume tone…
Shqiperine .opozita e do …burdello …pa shtet……:-)
Keta i kane kapur mallin konkurrences per te sheshuar rrugen e trafiqeve te tyre. Ku i dihet edhe cigaret e kapura mund ti riciklojne.
Nqs e kane ndaluar ne shkelje te ligjit, shteti shqiptar do te paguaje nje gjobe te majme!!!!!
Nqs eshte kondrabande, kjo eshte e rende. Kush mund te ishte pas kesaj anijeje?! Ndoshta ata qe arrestuan amerikanet ne veren e 2005.
Nqs eshte aksion i antikondrabandes, Drejtoresha e doganave duhet ti thote Bravo Cuna, drejtorit te antikondrabandes!!!!!
Kush eshte drejtori i antikondrabandes???!!!
Perse nuk nxjerrin emrin e drejtuesit te aksionit te antikondrabandes???!!!
E di njeri kush e ka drejtuar kete aksion apo edhe ky do te pesoje FATIN. E cunit te Mejdanit!!!
Mira nuk shkon dakort me qeverin e re! Zoti Rama don te bej Shqiperin si Zvicera ku edhe prustuzioni paguan taksat!
mos eshte made in malltezi -berisha ose basha -grida
eshte komplet pa kuptim. anija nuk po shkarkonte mallin ne Shqiperi pra nuk ishte destinuar per ketu por per ne Mal te Zi. anija u ankorua ne port per shkak te kohes se keqe,,, dhe si perfundim cigaret ishin “President” qe ne vendin tone nuk preferohet kjo marke. Spiropali te dale te thote sa % e ka realizuar planin keto muaj se ka harruar te dale ne shtyp dhe jo te mburret me deklarata komplet boshe
Cfare eshte pa kuptim se nuk po kuptojme. DMTH kur nje aeroplan bosh te cilit ju inskenua parkimin e nje fuoristrade ne hashash 5-KM larg, dhe avioni nuk ishte destinuar per ne Shqiperi dhe eshte per ne Itali, del plaku Mere Sali Berisha dhe na thote qeveria e droges. Kur nje anije kontrabande, qofte ajo edhe me droge apo cigare, futet ne Shqiperi tranzit, kjo qenka ne rregull sipas teje.
Po perse beheni kaq qesharak xhanem!