Po mbushen 11 muaj nga dita që shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Dhe si do të votonin sot ata shqiptarë që morrën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova sondazhin BAROMETËR+ (prezantuar në emisionin DEBAT+ në Vizion Plus) me 1200 pjesëmarrës urbanë të votimeve të 23 qershorit, nga të gjitha qytetet dhe grupmoshat, duke përfaqësuar mënyrën sesi votoi elektorati urban para 11 muajsh (58% e të anketuarve votues të koalicionit të majtë, 40% të koalicionit të djathtë dhe 2% të FRD-së).
Dhe ja si janë përgjigjur të anketuarit: 54% e votuesve urbanë të 23 qershorit do të votonin sot për koalicionin e majtë (nga 58% në qershor), 36% do të votonin për koalicionin e djathtë (nga 40% në qershor), ndërsa 10% nuk do të votonin për asnjërin prej tyre (1.5% për FRD-në, 5% s’do të votonin fare dhe 3.5% të pavendosur). Po të ekstrapolohen këto përqindje në nivel kombëtar, rezulton që secili koalicion ka humbur përkrahjen e rreth 65 mijë votuesve të vet të 23 qershorit.
Ndërkohë, votatat për 3 partitë kryesore sot do të ishin si vijon: 38% për PS-në (nga 43% në qershor), 30% për PD-në (nga 31% në qershor) dhe 13.5% për LSI-në (nga 10% në qershor).
Ç’opinion ka aktualisht elektorati aktiv urban për tre politikanët kryesorë? Për Ramën kanë opinion pozitiv 56% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 36% (1/8 shumë negativ); për Metën kanë opinion pozitiv 53% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/6 shumë negativ); dhe për Bashën kanë opinion pozitiv 41% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/5 shumë negativ).
U bënë 8 muaj që ministrat e përzgjedhur nga kryeministri Rama kanë filluar punën. Por ç’mendon elektorati urban për punën e tyre në sektorët kryesorë? Ja si janë përgjigjur 1200 votuesit aktivë urbanë të anketuar në BAROMETËR+: 47% mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e ekonomisë, ndërsa 36% mendojnë se ka punuar keq. Në fushën e rendit, 49% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 39% keq; në fushën e arsimit, 44% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 31% keq; në fushën e shëndetsisë, 48% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 35% keq; dhe në fushën e energjitikës, 55% mendojnë se ka punuar mirë, ndërsa 29% keq.
Rezultatet e detajuara vazhdojnë më poshtë:
1-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Koalicionet)
2-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Partitë kryesore)
3-Opinioni për tre politikanët kryesorë
4-Si ka punuar qeveria aktuale në këto fusha?
Sondazh i gabuar- 80% majtas 10% djathtas 10% LSI.
Pse ky zagaloshnja nuk ben sondazhe per ceshtje aktuale me pyetje konkrete si
– Cfare mendojne njerezit per trafikun e droges?
– Cfare mendojne njerezit per korrupsionin?
– Cfare Mendojne njerezit per punesimin?
Per mendimin tim ka vetem nje arsye; do terbohej sundimtari i plotfuqishem Rama nga rezultatet e pyetjeve te mesiperme.
Sondazh Zaluci mooo , per kete pune e paguan Pablo Eskobari Rama
Ky Zotnia nuk merrka vesh nga sondazhet, absolutisht qe jo. Qenka nje zero me xhufke ne statistike. Le te veje ne shkolle te Llukan Puka njehere, mbase meson dicka.
Vitin qe vjen do duket rezultati i qeverise ne zgjedhjet lokale..Aty do duket edhe vlerat e Bashes me Berishen.Por mesa kuptoj une,,vitin qe vjen e djathta do shkaterrohet plotesisht,duke i dhene fundin politikaneve te djathte.Vete votuesit e djathte do votojne qe te largohet i gjithe ai llum qe kane 23 vjet ne pushtet,me keq se diktatori Enver.
Bej o zoteri nje sondazh per punesimin!
Bej nje sondazh per çmimet!
Bej nje sondazh per diplomat me leke!
Bej nje sondazh sa antidepresive shiten neper farmaci!
Bej nje sondazh, sa shqipetare kane biblioteka neper shtepi!
Bej nje sondazh sa shqipetare duan te ikin nga ky vend!
O popull mos i besoni ketij sondazhi,te ketij funderine….
Zaloshnja eshte i paguari i Sali kriminelit….
mendoj se ps eshte me keq se kaq ! une jam super i majte vet ! iprekur nga regjimi i saliut dhe sot jam ne dyshim se po shoh lloj lloj funderrinash te pd qe jane akoma ne pushtet! baza e ps se tiranes eshte skandal fare! duhet te rikuperojme sa jemi ne kohe se do na kthehet ne invers ne zgjedhjet lokale!
EHHH MOS E OFENDONI ZALOSHNJEN, SE ESHTE NJESHI PER SONDAZHE TE SAKTA. HAHAHAHHAHAHA
TANI QE ESHTE BERE EDHE ME EMISIONIN E TIJ DEBAT+, AS ZOTI NUK E NDALON DOT ME ZALOSHNJEN.
ZALOSHNJA I BENE TE GJITHA PROFESIONET NE JET, STATICIENT, ANALIST, DOKTOR, GAZETARE, INXHINIER, MEKANIK, GJYQTART, TE GJITHA…
ZALOSHNJA ESHTE NJE LEGJENDE URBANE.
Nga sondazhi del qe PS po humbet terren, PD kryesisht konstant ndersa LSI ne rritje. I shfrytezoi militantat rama dhe pasi fitoi zgjedhjet i hodhi ne rruge sic kishte bere berisha. Rregullo elektoratin socialist o edi rama se ka 8 vjet qe i ka shkrire berisha e kane dhene shpirtin per ty, kush je ti qe i hedh ne rruge
POR FATEKEQESISHT PO FUQIZOHET E PA FYTYRA <>>
zaloshnja si gjithmon si zalli i lumit qe si kane dale kure sondazhet dhe anon nga lsi per te mare kockat dhe ti lepije si betakshi ose badakçi qe eshte.
pra krejt votojne PPSH!
PS ESHTE SHUME ME KEQ DHE KJO SHIFET NE ELEKTORAT QE KA PAKENAQESI
opozita shqiptare nuk ka moral ne elektorat sepse e la elektoratin e saj rrugve. PS ka elektorat stabel dhe ketu me e fituar LSI sepse njerzit u lodhen , Saliu edhe kur isha une adoleshente dhe tani qe jam 40 vjec thote “antikomunizmi”.por kurre ligje, pune dhe standart jetese.kjo vetem per ti mbajtur njerzit nen tutel dhe te trembur, qytetari nuk ka te drejte por vetem shfrytezohet. kushe me thote mua vetem nje raste qe nje politikan, gjyqtar a prokuror eshte futur brenda kur dihet pasuria e tyre e padrejte.
Tete vjet rresht e mbajti PD-ja pushtetin- asnje premtim nuk mbajti..
Perkundrazi,i thelloi me shum problemet social ekonomike,duke I ngjyrosur me ngjyrat e theksuara te tragjedive..Dhe ju zoterinj komentues sot kerkoni qe qeverija aktuale per tete muaj,te mbylli gropat e krimeve,qe qeverija e meparshme I krijoi per ..tete-viet..
… Mos e harroni te kaluaren e tmerrshme-qe te gjykoni me sakte te sotmen…
Epo Zaloshnja eshte nga Skrapari. Dhe do mbroj tributin e vet, LSI-n. A nuk po shkojne hajdutet e PD-s drent LSI-s?
Mrret vesh se lesh sondazhi paska bere kjo fytyre e qelbet.