Ja cila është e vërteta e vonuar e pezullimit nga detyra e ish- Rektorit Vejsel Rizvanolli
Universiteti i Sporteve prej vitesh ndodhet në një situatë të pazakontë. Shkak i kësaj situate është rektori i Universitetit Vejsel Rizvanolli i cili ka qënë tre here në drejtimin e këtij Institucion që nga viti 1991. Për shumë vite drejtimi i këtij Institucioni ka qenë arbitrar dhe me kosto për Universitetin. Ditët e fundit rektori Rizvanolli është pezulluar nga detyra me motivacionin “Për shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi të konstatuara gjatë ushtrimit të detyres”. Këto shkelje nuk është hera e parë që evidentohen nga grupet e auditit të Ministrisë së Arsimit. Edhe më parë janë konstatuar shkelje të rënda dhe lënie detyrash të cilat nuk u zbatuan asnjëherë. Kjo për shkak se ish Rektori Vejsel Rizvanolli gëzonte përkrahjen dhe mbështetjen e plotë të politikës dhe instancave shtetërore.
Në një artikull të “Gazetës Shqiptare” ish Rektori ankohet se me pa të drejtë është akuzuar për shkelje financiare duke devijuar me tendencë thelbin e problemit dhe të pezullimit të tij. Ndër vite rektori është akuzuar se e mban këtë post padrejtësisht duke shkelur dhe anashkaluar në shumë raste legjislacionin në fuqi të funksionimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Historia nuk është e re. Ajo daton herët por po mundohem të përqëndrohem në shkeljet dhe abuzimet me ligjin gjatë viteve të fundit.
Në Universitetin e Sporteve që nga viti 91’ janë shkarkuar sistematikisht nga detyra të rëndësishme sipas dëshirës së Rektorit Rizvanolli drejtues të cilët kanë qenë të zgjedhur sipas ligjeve në fuqi. Në vitin 2006 ish ministri Genc Pollo nxorri një urdhër me 4 pika ku pezulloi rektorin Sejfulla Shtepani, shkarkoi zv. Rektorin Bardhyl Misja, emëroi zv/rektor Vejsel Rizvanollin dhe shpalli e zgjedhjet e parakohshme. Sipas ligjit të arsimit të lartë këto zgjedhje duhej të zhvilloheshin brenda 40 ditëve por në të vërtetë këto zgjedhje nuk u zhvilluan asnjëherë. Përgjigja e Rizvanollit për këtë anomali dhe shkelje të rëndë proceduriale ka qenë shprehimisht “me ka thënë ministri gojarisht që mos u merr me këtë problem”. Ndërkohë me iniciativën e tij dhe me mbështetjen politike që gëzonte shkarkoi pa asnjë motivim shefat e departamenteve të cilët ishin të zgjedhur konform ligjit. Gjatë këtyre viteve rektori Rizvanolli nuk njihte senatin dhe nuk e mblodhi atë asnjëherë. Të gjitha vendimet gjatë kësaj periudhe kohore shtator 2006-janar 2008 u morën nga ai vetë. Gjatë kësaj periudhe në kundërshtim me VKM për kalimin e instituteve shkencore pranë universiteteve e shkriu Qëndrën Kërkimore Shkencore të Sportit për ta riaktivizuar atë vetëm pas 2 vjetësh, sigurisht me njerëz të rinj të përzgjedhur nga vetë Rizvanolli.
Në vitin 2008 më në fund zhvillohen zgjedhjet e rradhës dhe me zgjedhje të lira rezultoi se Rizvanolli kishte 1 votë më pak se kandidati rival Prof. As. Dr. Agron Cuka. Komisioni i zgjedhjeve i ngritur nga z. Rizvanolli, hoqi pa të drejtë 2 vota të mijat duke shpallur atë fitues në pozicionin e rektorit. Pas ankimimeve në MASH për këtë cështje, ministria nuk ndërmori asnjë akt verifikimi për këtë ankimim dhe nuk dha asnjë përgjigje zyrtare. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe me Universitetin e Vlorës, por në këtë rast u krye një akt verifikimi dhe rezultatet e zgjedhjeve u shpallën pas disa javëve. Ndërsa në Universitetin e Sporteve rezultati u shpall në mënyrë të rrufeshme brenda tri ditëve duke anashkaluar ankimimet për ndjekjen e procedurave ligjore.
Fatkeqesisht që nga moment i marrjes së detyrës z. Rizvanolli filloi hakmarrjen kundër atyre personave që nuk kishin votuar për të. U penguan pedagogë të mbronin disertacionet, të tjerë u ulen në detyrë, u bënë ndarje lëndesh e ngarkesash sipas preferencave etj. U morën masa për paralajmërim për përjashtime nga puna per pedagogët të cilët kishin shfaqur kundershti me mënyrën e drejtimit të Universitetit. U shkarkua dekani Mehmet Spahiu Rizvanolli dhe në vend të tij u emerua zv. Rektori Arben Kacurri i cili mbulonte të dyja detyrat, edhe të dekanit edhe të zv. Rektorit, ani pse nuk kishte titull Profesori. U shkarkua zv.dekani edhe dy përgjegjës departamentesh që ishin të zgjedhur Fatmir Dibra dhe Robert Cina.
Në vitin 2010 Rektori Rizvanolli nuk ndalet për të siguruar plotfuqishmërinë e tij. Duke qenë se nuk kishte mazhorancën e duhur ai kërkon edhe njëherë mbështetjen e politikës. I shkruan kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha dhe ministrit të arsimit të asaj kohe se “kriptokomunistët dhe anti berishianët po dëmtojnë Universitetin e Sporteve, ministrinë dhe madje edhe qeverinë. Në këtë letër Rizvanolli kërkon që me anë të një VKM t’i hapej rrugë rritjes së numrit të senatit me dy anëtarë me qëllim sigurimin e plotë të mazhorancës në këtë hallkë të rëndësishme të funksionimit të një Universiteti.
Por shkeljet e rënda proceduriale të ish Rektorit Rizvanolli nuk përfundojnë këtu. Kjo është dhe pika më e rëndësishme ku dhe është përqëndruar me sa duket urdhëri për pezullimin me të drejtë të tij nga detyra. Në zgjedhjet e vitit 2012 sipas ligjeve në fuq z. Rizvanolli nuk lejohej të kandidonte për shkak të moshës pasi nuk arrinte të përfundonte mandatin 4 vjecar. Jashtë kompetencave që i jepte ligji edhe njëherë tjetër politika ndërhyn për të ndihmuar rektorin Rizvanolli për të vazhduar mbretërimin e tij në Universitetin e Sporteve. Me ndërhyrjen e ministrit të Arsimit ndërpritet procesi i rregullt zgjedhor. Por në ngutje e sipër apo për neglizhencë MASH-i harroi të emërojë drejtuesit e rinj pasi me shpalljen e zgjedhjeve drejtuesve u kishte mbaruar mandati dhe për rrjedhim dhe legjimiteti për të qëndruar në krye të institucionit. Pa një mandat të mirëfilltë Vejsel Rizvanolli ka vazhduar të qëndrojë në detyrë nga janari 2012 deri në maj të vitit 2013. Pikërisht në maj të vitit 2013 mbahen dhe zgjedhjet e fundit të cilat edhe njëherë tjetër zhvillohen në kushte presioni të vazhdueshëm nga ana e Rektorit, e të shoqëruara me shkelje të rënda proceduriale. Sipas ligjeve në fuqi për funknsionimin e institucioneve të arsimit të lartë, vendimet për ngritjen e komisioneve zgjedhore duhen marrë me shumicë të thjeshtë. Pra nga 9 anëtarë që ka Senati duhet të jenë prezent në marrjen e vendimeve 5 anëtarë. Por në të vërtetë këto vendime janë marrë vetëm nga 4 anëtarë duke shkelur rëndë procedurat e funksionimit ligjor të senatit. Por shkeljet nuk kanë të sosur. Në kundërshtim flagrant me ligjin, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve kandidon për zgjedhjet në Senat duke i dhënë vetes një vend në këtë organ të rëndësishëm, pra praktikisht duke u vetëzgjedhur. Ligji e përcakton qartë se kryetari i komisionit të zgjedhjeve nuk mund të kandidojë për anëtar të Senatit.
Për të gjitha këto shkelje dhe anomali të krijuara për të mbajtur në detyrë Rizvanollin, një grup pedagogësh i është drejtuar me anë të një letre kryeministrit të asaj kohe, z. Sali Berisha. Kjo letër nuk mori përgjigje kurrë.
Pikërisht këto janë shkeljet e rënda ligjore që kanë cuar sot ministrinë e Arsimit dhe titullaren e saj drejt vendimit për pezullim të rektorit Rizvanolli. Gjatë intervistës në “Gazetën Shqiptare” ish rektori me qëllim anashkalon këto shkelje të rënda duke mos përmendur asnjë pikë të kontrollit të auditit. Në asnjë rrjesht nuk kundërshtohet me fakte dhe prova të bazuara në ligj. Përkundrazi kundërshtohet procesi auditues me argumenta të paqëna dhe abuzues. Gjithsesi vetë Rizvanolli e pohon se në të vërtetë akuza e vetme është : “Shkelje të rënda të ligjit dhe të akteve nënligjore” dhe jo akuza për dëm ekonomik. Si rrjedhim ish Rektori nuk ka pse të vetquhet hajdut përsa kohë nga Ministria nuk është konsideruar i tillë. Gjithsesi nëse e ka merak ketë gjë ish Rektori duhet të bëjë mirë të kujtojë dhe të zbatojë detyrat që pat lënë kontrolli auditues i kaluar, detyra të cilat për hir të së vërtetës nuk u zbatuan kurrë. Nëse është e nevojshme po i kujtoj ish rektorit Rizvanolli se kontrolli i auditit i realizuar tre vjet më parë pat konstatuar shpërdorime në shuma të mëdha lekësh. Vetëm për një pjesëmarrje në Universiadën e Pekinit ku shkuan 6 sportisë dhe 11 drejtues të Universitetit të Sporteve janë shpenzuar 4.8 milionë lekë të reja. Apo sic ishte rasti për të parë ndeshje futbolli në Bosnje nga stafi akademik. Për këtëo shpërdorime kontrolli auditit la detyrë që disa nga këto shuma parash të kthehen. Por sot e kësaj dite këto detyra nuk janë zbatuar.
Sigurisht nuk janë kthyer këto lekë e janë kryer shkelje të rënda ligjore e nënligjore se ish Rektori Rizvanolli ishte i mbështetur politikisht. Në rastin e qëndrimit të tij në krye të Universitetit të Sportit ka ndërhyre politika, e jo sot që po kërkohet të zbatohet ligji në cdo nen të tij. I duhet t’i them ish Rektorit Rizvanolli se politika ka ndërhyrë atëhere kur vetë ai si drejtues i Universitetit të Sporteve hapi dyert e këtij Institucioni për mbledhje të PD-së dhe shfrytëzoi Universiadën për fushatë elektorale në zgjedhjet lokale, kur dihet mirë se me ligj janë të ndaluara aktivitetet politike në Universitet.
Sidoqotë duke qënë se kam 32 vjet punë në këtë Universitet dhe i njoh mundësitë e trupës pedagogjike, shpreh besimin se me të kaluar kjo situatë do të përqëndrojmë më shumë vëmëndjen nga mësimi e puna shkencore, për t’u renditur edhe ne krahas Universiteteve të tjera.
DENONCONI KETA KUSARE TE SALI MURTAJES !
– Pergezime Agron Cuka
Te kujtoj me respekt te vecante si nje nga studentet me te mire shqiptare ne Pekin.
Pergezime per kurajon dhe faktet dermuese qe perdor kunder nje klyshi politik te Sali Berishes dhe bandes se tij te gangstereve si Rizvanolli.
Denonconi jo vetem ne shtyp por edhe ne prokurori kete fare te keqe te Sali Murtajes, antishqiptarit me te madh ne historine kombetare shqiptare qe dogji e rrenoi, qe kalbi e shkaterroi mbi kater here shtetin shqiptar dhe cdo hallke te tij ne keto vite te zeza te sundimit te tij despotik.
As Ahmet Zogu , as Esat Pashe Toptani, as Cubrilovici e as Pashiqi, as Rankovici e as Milloshevici nuk i kane e nuk do ti kishin bere me keq Shqiperise dhe shqiptareve se ky spiun e agjent i felliqte jo vetem i UDB-es serbe me emrin Sali Berisha alias Sali Murtaja!
Kur te hapen arshivat e fshehta te UDB-es dhe Beogradit do ti vije era jo vetem krejt Shqiprise, por edhe mbare Ballkanit prej tradhetise se ketij antishqiptari, sic po i vjen tash e mbi njezet vjet prapesive dhe korrupsionit, kusarise dhe vrastarise se tij prej tirani 24 karat komunist.
Kusaret e vrastaret para drejtesise. Ligj dhe drejtesi nese duam vertete Shqiperi- atdheun tone te shtrenjte.
Kusaret e vrastaret para drejtesise. Ligj dhe drejtesi nese duam vertete Shqiperi- atdheun tone te shtrenjte.
Ndjehem krenar per kurajon dhe guximin tend shembullor Agron Cuka…
Me shume vonese trimeroheni ju asistente, docente, profesore…!!???
Asnjë presje nuk i heq komentit të zotit Cuka, por ka harruar dhe fenomene të tjera , të krijuara nga ish-Rektori z.Rizvanolli , marrjen në punë të pedagogëve, konkurset farsë për vende pune,”konkurset” e Doktorataurës, në të cilat ka përdorur disa standarte etj.Shpresoj që ligji të zbatohet , pasi është i barabartë për të gjithë.
Po bene ministrja e arsimit reforma, hahaa, Sic beri konkursin per DAR dhe ZA ku ne Vlore drejtorja eshte me diplom fals, kurse ne Tirane Mimoza Kuqi kryemediokRja qe nuk ka nivel as per drejtuese shkolle. Drejtor i IZHA Gert Janaqi, psikolog qe nuk asnjelidhje me arsimin parauniversitare dhe pretendon ky bashke ,me Lindita Nikollen per reforma. Kurse kryeinsektor ISHA ish drejtori iushqimit, Kjo eshte Lindita Nikolla dh gjithe stafi i saj me mjaftista, taraf dhe teser partie. Kurse derjtoreshe drejtorie per politikat ne meinistri shoqa e ngushte e shoqes Lindita Nikolla Zamira Gjini. Dhe votojn e shqiptaret per ndryshim.
Statusi do ishte marre qe ne dhjetor po mos te kishte bere kjo ministRE mediokre ate konkurs banaL DJE PA PIKE MERITOKRACIE. C mund te presesh nga ministrja me master UFo dhe gjithe emerimet pa pike meritokracie. Kjo eshte minstrija me e paafte qe duhet te ike sa me pare si dhe te pergjgjet per ate qe po ju bene femijeve taane me paaftesine e saj. jA BERI MIRE Arjan bekteshi qe hoqi se as nivel per drejtoreshe shkolle nuk ka e jo me per ministre.