A duhet shkarkuar Presidenti?

21 Maj 2014, 20:48Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi*

Bujar Nishani është një president i njëanshëm. Ai u zgjodh në krye të shtetit, teksa ishte ministër i brendshëm, e jo një figurë konsenusi, ashtu siç ka qenë kurdoherë e këshillueshme të ndodhë për një vend ende shumë të polarizuar si Shqipëria

 

Pozita duket se nuk po i duron dot tundimit verbal, për të hedhur në publik një tezë, e cila deri tani është konsideruar si një tabu nga pikëpamja politike institucionale e shifrore. Kreu i komisionit të sigurisë Braho, por edhe deputetë socialistë, kanë filtruar idenë e inicimit të procedurave për largimin e Bujr Nishanit nga posti i kreut të shtetit.

Për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dalluar nëse kemi të bëjmë me një “balonë prove” të lëshuar nga maxhoranca, për të testuar pulsin e palëve, apo për një tentativë konkrete për të larguar Nishanin nga presidenca. Gjasat janë që të jetë varianti i parë dhe jo i dyti. E kjo për më shumë se një arsye. Më së pari, ajo që e mbron sot Nishanin nga sulmet eventuale të Ramës dhe Metës, është e njëjta mburojë kushtetuese që mbrojti edhe Moisiun e Topin nga Berisha. Neni 90 i Kushtetutës sanksionon se duhen dy të tretat e deputetëve, për të rrëzuar kreun e shtetit, për shkelje flagrante të Kushtetutës apo kur kryen një krim. Shumica e sotme ka “vetëm” 85 vota, nga 140 që është totali i mandateve të Kuvendit të Shqipërisë. Prej muajsh përflitet për një afrim të votave çame drejt të majtës, por sërish kjo nuk do ta shtynte “baticën” deri në këmbët e kreut të shtetit.

Së dyti, një silurim hipotetik i Nishanit do të krijonte një lëkundje të fortë sizmike në kokën e shtetit. Ky do të ishte një operacion, përballë të cilit u tërhoq edhe Berisha, megjithë tundimin e fortë që kishte. Natyrisht që ish-kryeministri ishte shumë i dobët numerikisht në Kuvend, por forca e maxhorancës së sotme nuk e bën më të lehtë operacionin në fjalë, i cili nuk është thjesht numerik apo mekanik, por ka komplikacione të konsiderueshme politike e institucionale.

Bujar Nishani është një president i njëanshëm. Ai u zgjodh në krye të shtetit, teksa ishte ministër i brendshëm, e jo një figurë konsenusi, ashtu siç ka qenë kurdoherë e këshillueshme të ndodhë për një vend ende shumë të polarizuar si Shqipëria. Sjellja e tij pas 23 qershorit, është ajo e një presidenti që e konsideron veten të rrethuar nga armiq. Me këtë logjikë ka ngritur ai edhe stafin me të cilin punon, me këtë logjikë ka ndërtuar edhe marrëdhëniet me palët politike.

E thënë kjo, Nishani është një figurë institucionale me të cilin shumica duket e shtrënguar të bashkëjetojë gjatë. Shqipëria nuk e ka luksin të durojë një përplasje politike, në emër të largimit të kryetarit të shtetit para fundit të mandatit. Kur për një avion, me plot kuptimin e fjalës “mushkonjë”, tensioni politik i ngrit në kupë të qiellit, mund të imagjinohet çfarë tendosjeje do të shkaktonte largimi i presidentit./JAVA

14 komente në “A duhet shkarkuar Presidenti?”

  1. feniks says:

    O Minxhoz!
    Nuk behet Shqiperia me njerez FRIKACAKE SI TY!!!

    1. N Shabani says:

      Nuk e keni idene se cfare clirimi do te kishte Shqiperia n.q.s do te hiqej qerrja e prishur qe ka zene rrugen e integrimit te Shqiperise duke mbrojtur nje sistem te qelbur drejtesie dhe duke mbajtur te gjithe gjykatesit e korruptuar dhe mafiozet rreth tij. Kur them qerrja e prishur nuk e kam fjalen per nga ana fizike por e kam nga trute e kokes qe eshte bere vegel e Sali Berishes, eshte nje kukull qe u vu atje vetem per te tallur Sali Berisha menderen me popullin shqiptar.

      1. black_lion says:

        Nuk ekziston dhe as nuk mendohet si mundesi largimi i Presidentit, i kreut te SHISH apo Kryeprokurorit. Kjo do te sillte pasoja kolosale, si ne aspektin politik ashtu edhe ne ate institucional.
        Une jam nje nga ata qe ka menduar qe keto tre figura duhet te largoheshin sa me shpejt nga postet qe mbajne, ne menyre qe vendi te ecte perpara. Por me kalimin e kohes kam kuptuar qe do te kishte qene nje hap i nxituar per maxhorancen aktuale.
        Arsyeja eshte e thjeshte: Duke qene ne “oponence” me keto 3 institucione, kryeministri pengon abuzimin e “te veteve”!
        Eshte pikerisht gabimi qe beri qeveria e para 23 qershorit, qe coi ne degjenerimin e te gjitha aspekteve te jetes ne vendin tone.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      feniks, nuk eshte te Minxhozi, por tek Floriri..Nje frikacak e merr ndonjehere injisjativen te bej te kunderten..Nje i pamoral, ngelet i tille..

    3. Nuri says:

      friken kerkoja atyre qe kane ne dore ta heqin, jo minxhozit. edhe likja tha qe braho ja futi kot kur the do e heqim.

    4. Basha i Gjetajve says:

      Minxhozi eshte edhe frikacak, por edhe qurravec !

  2. shpetim says:

    doreheqja e tij do te ishte zgjidhja me e mire

    1. matteo says:

      Ai nuk eshte president i te gjithe shqiptareve, si pretendon; eshte nepunes i partise demokratike dhe ketu ngec puna. Ai , ose duhet te sillet si president, ose te shkoje te mama parti qe e do aq fort.

  3. Cibuku says:

    Realiteti eshte se ky dordolec president ka bllokuar te gjitha reformat qe jane kushte te forta per ngritjen e shtetit ligjor. Nuk di cfare tjeter duhet konsideruar si shkelje kushtetute. Po e leme menjane menyren banditeske te vendosjes ne kete post, krijimi i shtetit paralel me bandite e militante konsiderohet perputhje me kushtetuten? Kthimi i Presidences ne celule te PD eshte veprim kushtetues? Populli votoi qe te zhduken njehere e mire keto qelbesira qe e kane zene vendin per fyti. Ngjajshmeria qe tenton autori te beje me Topin eshte e pavend sepse ne te tjera kushte edhe Topiu vendos ne te njejten menyre si Nishani, pavarsisht se me pas i mblodhi freret. Pra ai duhet te largohet sa me pare qe te ece vendi.Ndryshe

  4. Treviso says:

    Kukullen e shtetit e largon vetem forca e popullit me protesta paqesore.
    Kriminaliteti ne s Shiperi e ka prejardhjen nga Presidenti.Nje analize te vogel ti beni punes se presidentit nga marrja e detyres e deri me sot.

  5. Toni says:

    Duhet marre reziku, me kete logjike do mbesim ku jemi…, Rama shume I pafuqishem, turp

  6. MARKO says:

    Presidenti eshte bere ti pshurresh nevesh, e jo ta shkarkosh se i ben nder.

  7. mjeku kundra droges says:

    -Jam i mendimit qe kuvendi qe ka mazhorancen e 84 vendeve ne parlament nepermjet nje ligji per nje refenderum mbar kombetar per zgjidhien e figures aq shume te perfolur te kreut te shtetit -Kreu i shtetit ka harruar qe te dorzoi teseren e partise meme dhe keshtu eshte betuar per ti sherbyer komandantit Salihit ,harron qe ne ate poltrone ku u ka ulur ai paguhet nga taksat xhepave te popullit te shum vuajtur Shqiptar . Asnje te mos mendoj se ka sot budallenj presidenti duhet te dale edhe jashte kalase me rere qe ja ndertoi babai i tij Saliu te prese edhe mustaqet se ndoshta e lejojne te shohe me mire realitetin se jeton populli i tij qe shumica bejne llogari edhe per buken e gojes te me falin lexusit shumte se ndoshta u zgjata pak si shume.

  8. Zani Burimi says:

    Z. Minxhozi i ka rrenjet ne Mat dhe, si i thone llafit, ai e mat fjalen , pastaj pret.
    Mire e ka Minxhozi, ndonese ccdo gje ndodh ne kohe dhe ne hapesire: Po sikur te zhbehet ai neni i Kushtetutes te ndryshohet keshtu:
    Neni X: Presidenti zgjidhet nga populli sipas Ligjit Y.
    – Si i thua kesaj, o Minxhoz?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje