“Valltarë shqiptarë mendojnë t’i aktivizojnë në drejtime të tjera energjitë e tyre, në mënyrë që fëmijtë të mos kuptojnë gjë nga hidhërimet dhe zhgenjimet e jetës. Të mos kuptojnë asgjë para se të vijë koha”- Nikos Engonopoulos, nga përmbledhja poetike “Mos i fol shoferit”, 1938
Po i përcjell lexuesit një përvojë që krijova javët e fundit, (që po udhëtoj në gjithë Greqinë si kandidat në listën e SYRIZA-s në zgjedhjet për Parlamentin Europian) në lidhje me një fenome të rëndësishm social në Greqi. E kam fjalën për kthimin në atdhe të një mase të konsiderueshme emigrantësh shqiptarë.
I vetmi grup emigrantësh që kriza e ka goditur më rëndë nga sa vetë grekët, janë shqiptarët. Sigurisht, shqiptarët janë të mësuar me vështirësitë – gjithmonë në krahasim me grekët. Rezistojnë më shumë, si gjithë emigrantët, sepse janë më të nikoqirepsur, por nga ana tjetër po vuajnë shumëfish.
Kjo shpjegohet për dy arsye: E para dhe më specifike ka të bëjë me atë që një masë e konsiderueshme emigrantësh shqiptarë – krahasimisht më e madhe se sa në grupet e tjera të emigrantëve-, tradicionalisht u punësua në sektorin e ndërtimit, që sot po jep shpirt.
Arsyeja e dytë është e përgjithshme dhe paraqet interes më të madh: nga gjithë grupet e emigrantëve, shqiptarët paraqitën që në fillim performancë më pozitive integrimi në shoqërinë greke, sa në nivel klasor, aq edhe kulturor – gjuhësor. Dhe kjo është që tani po u kushton më shumë.
Rezultati është që, grupi që si i tillë realizoi hapat më impresionues të ngjitjes në hierarkinë e skemës sociale greke, është dhe më i ekspozuari ndaj papunësisë dhe krizës. Tashmë, sa brezi i parë i emigrantëve të mirëfilltë, aq edhe brezi i dytë, i fëmijve që u lindën këtu, filluan të ta ngrenë lart shkallën e synimeve, sigurisht, shumë më lart nga sa kur erdhën së pari në Greqi. Kriza, që në thelb e masakron shtresën e mesme në përgjithësi, po bën të njëjtën gjë edhe me një pjesë të madhe të emigrantëve shqiptarë: me ata që me njerën apo tjetrën mënyrë u ngjitën më lart se të tjerët. Ky ishte edhe akti më kritik në pikëpamje cilësore, që i shpuri në një ecuri marramendëse integrimi në shoqërinë greke, por në të njëjtën kohë edhe ajo çka e shpuri këtë grup të popullatës në ekspozimin më të madh (krahasimisht) ndaj izolimit dhe rikthimit te varfëria, që kujtonte se e kishte lënë mbrapa krahëve.
Këto kushte të reja të jetesës e përmbysën në mënyrë drastike programin e jetës të një numri të konsiderueshëm familjesh shqiptare që kanë emigruar në Greqi. Nga të dhënatë e ministrisë së brendshme rezulton se papunësia e shqiptarëve në Greqi arrin tashmë në 40%, fakt që e bën jashtëzakonisht të vështirë qëndrimin e tyre në Greqi, qoftë në qendrat urbane, qoftë në ato rurale. Fqinjësia gjeografike dhe mundësia e një qëndrimi tranzicional në njerin apo tjetrin shtet, me punësim sezonal, kanë çuar në krijimin e një rryme të madhe riatdhesimi të shqiptarëve. Njera pas tjetrës, familje shqiptare po lënë Greqinë, dhe kthehen në fshatrat e tyre ku po jetojnë tashmë. Distanca është thuajse e barabartë me fshatrat grekë, ku përherë e më shumë po kthehen edhe banorë të Athinës.
Ndërkaq, riatdhesimi i familjeve shqiptare ka, përveç rrjedhoja ekonomike, edhe rrjedhoja shumë të rëndësishme demografike dhe sociale për Greqinë. Siç dihet, një pjesë e konsiderueshme e emigracionit shqiptar, me qëndrimin, qoftë në zona të braktisura rurale greke, qoftë në zona urbane që po degradonin, kontribuoi në mënyrë të rëndësishme në ripërtëritjen njerëzore të këtyre zonave, në funksionimin e shkollave, kafeneve, dyqaneve, e kështu me radhë.
Këto tashmë ndodhen në rënie. Një pjesë nga më e integruara e emigrantëve shqiptarë në Greqi po ikën. Dhe po paguan shumë shtrenjtë çmimin e integrimit në Greqi dhe të afërsisë me atdheun. Prindër shqiptarë po ikin, duke u ndjerë emigrantë për së dyti, kësaj here në atdheun e tyre, ndërsa fëmijtë që u rritën këtu po e përjetojnë ikjen si një tmerr absolut. Për këta fëmijë, Shqipëri nuk do të thotë dhe shumë gjëra.
Grekët po i kundrojnë apatikë shqiptarët që po ikin, ashtu siç po me apati i kundronin edhe kur ata po vinin, në fillim të viteve 1990-të. Kështu është jeta. E padiagnostikuar… Pas disa vitesh, aty ku sheh se i huaji “u kap” në një mjedis fillimisht armiqësor fillon të mësohesh me të, ai rigjendet pa busull në një mjedis me të cilin, me gjithë vështirësitë e shumta, u ambientua. Dhe vendasi sheh në ikjen e të huajit të ardhmen e zymtë të shtegtimit të vetë vendasit.
Proletarët, po, “nuk kanë atdhe”, mirëpo fitojnë një atdhe. Dhe e humbasin gjithashtu.
* Dimitris Christopoulos është pedagog në Universitetin Panteion, anëtar i bordit të Unionit grek për të drejtat e njeriut, nënpresident i Federation Internationale Des Droits de L’ Homme dhe kandidat për eurodeputet me Koalicionin e të majtës Radikale (SYRIZA). /Përgatiti Tribuna /
Dhe vendasi sheh ne ikjen e te huajit te ardhmen e zymte te shtegetimit te vete vendasit… Me pelqeu kjo.. Turgofagos mbahe shenim se kjo eshte shkruajtur per karakterin tend..Shqiperia ta shofi si nje shanc te arte qe nje popullsi e trajnuar po kthehet mbrapa dhe Kosoven per ekonomi me te shendoshe..
O s’ke ca i thu turgofagut, ti, se i di mire, ai, po grricet. Gjithe shqiptaret e bastardum si ai, jane bere nje me nazistet.
e hidhur,por e verteta keshtu eshte. Personalisht jam emigrant ne Greqi..ndihem me fat qe jetoj ne 1 ishull qe veshtire se e kap Kriza.Por Njekohesisht i prekur nga ky realitet i hidhur qe e njoh shume mire. uroj me gjithe zemer te gjithe ata qe jane kthyer te gjejne serish veten e tyre ne Vendin e tyre.
ka ardhur koha x kthim , me mjetet e tyre finare me tokat qe kane shqiptaret do te dine te ndertojne te ardhmen ne shqiperi ..
PO ESHT EVERTET POR KANJE DALLIM SHUM TE MALL GREKET AKOMA NUK EKAN NDIER KRIZEN FLAS PER POPULLIN GREK PERKUNDRAZI POJETOIN LLE MAMIR
Me shqipen si paske punet mire ti polis, rri me mire aty.
Shqipe eshte por jo shqipe standarte. Qe kur kam qene student ngaterohesha shpesh nga keto shprehje te shokeve te mi nga veriu
Keta qe kthehen sjellin me vete kulturen evropiane dhe gjuhen e bukur Helene, keshtu qe Shqiperia dhe Shqiptaret prape dalin te fituar sic kane dale deri tani!
Puna e emigranteve keshtu asht e keshtu ka me kene gjithnji, ashtu si ujet e detit:batice-zbatice.
tani ne si shtet duhet ti fusim neper shkolla ,shendetsi keta qytetar shqiptar te lindur ne greqi,kane nje kosto,,,kete kosto per muajt e pare per mendimin tim duhet tja kerkojme greqise ose eu.keta jane qytetar europian neve i kemi bashkombas po greqia nuk mund te lirohet keshtu nga pergjejsia,…shpenzon lek per pensionet e pleqve te dropullit(e drejte) duhet te shpenzoje dhe per keta..
“Po kthehen Dallandyshet”, Zoti ja prifte Mbare Atyre dhe Femijve te tyre. Shumica e tyre eshte Pjesa me e Respektuar e ketij tranzicioni te dhimbshem dhe te stergjatur te Shqiperise. Uroj qe sa me shpejt Shqiperia te pranohet ne BE, qe politika jone te mos ushqeje vetem damaret e vet dhe populli i thjeshte te jete me i lire.
Kush te doje ta kuptoje dhe kush jo !
Nji, eshte e verteta e madhe !:; shqiptaret iken nga syte kembet qe ne oret e para te grahmave te diktatures
por nji pjese filloj te ndjehej mire ne Shqiperi me pas !
Por e verteta e madhe eshte …..ashtu sic iken ne 99 ten ,kosovaret prej cetnikeve serbe nga Kosova,
ashtu iken po , edhe shqiptaret e Shqiperise ne 97 ten, prej po, cetnikeve serbe te PDe se !
Neqoftese ,nuk zhduken qe te gjithe ata pd ista ,qe krijuan cunamin e largimit te trurit te Shqiperise prej vendit
ashtu dhe te shqiptareve,nuk kthehet dot asnji shqiptare ,qe te ndjehet i lire.
Prania e ketyre hienave jashte hekurave te burgut, do te ishte fatale per te gjithe shqiptaret.
Ka jashtemase shume shqiptare me para,dhe te lodhur ne dhe,te huaj, qe duan te kthehen,por vetem Kucedra dhe Gogoli shqiptareve ,i mban larg vendit te tyre.
Kjo eshte dhe nji nga qellimet e udbasheve te PDse,largimi sa me larg i shqiptarit.
Kurse ky prof.i Sirizes,si dhe te gjithe sirizasit grek,jane njerezit qe nuk kane pasur kurre urrejtje per shqiptaret !