Teksa flitet për hashash në Shqipëri është e vështirë të mos përmendet dhe fshati Lazarat, aty ku për më shumë se dy dekada kultivimi i kësaj bime mbetet biznesi fitimprurës për banorët e zonës si dhe grupet kriminale të narkotrafikut.
Kjo ka një shpjegim, pasi aty hashashi është bima e cila kultivohet nga fara e deri në procesin final të boçeve, të cilat arrijnë në treg me vlerën 300 euro për kilogram. Një grup i xhirimit të “A1 Report” ka mundur të futet në brendësi të fshatit, duke ju ofruar pamje ekskluzive të cilat flasin qartë se Lazarati dhe banorët e tij vazhdojnë të pa shqetësuar nga askush kultivimin e drogës, ndërsa nga kreu i kësaj komunë Dasho Aliko nuk ka asnjë denoncim.
Në oborret e banesave të lazaratësve, pamjet tregojnë se janë me qindra e mijëra vazo me ngjyrë të kuqërremtë që janë të mbjella plot me fidanë, e “në pak ditë këto fidanë do të dalin për mbjellje”, në parcela deklarojnë jashtë kamerave banorët e zonës.
Në pamje nuk mungojnë as bidonët me pleh apo depozitat e ujit që nevojiten për kultivimin e fidanëve.
Pamja është thuajse e njëjtë në të gjitha shtëpitë e fshatit ku me mure të larta për të shmangur vështrimet nga lëvizjet nëpër fshat, secili nga ato banorë ka krijuar oazin e tij, duke kultivuar i paprekur fidanët.
Ndërsa në pamjet e fokusuara, shihet që fidanët janë të vendosur në qese plastmasi me ngjyrë të zezë dhe janë pozicionuar mbi tarracë ku dhe dielli bie më shumë.
Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se të hënën nis procesi i monitorimit me avionë nga ajri të territorit për identifikimin e zonave të mbjella me hashash, ndërsa pamjet e “A1 Report” tregojnë se procesi në Lazarat vazhdon.
Grupi Xhirimit nga Tv “A1 Report” mundi të sjellë këto pamje ekskluzive të cilat krijojnë një panoramim të situatës aty ku nuk mungojnë, vazat e plehut, depozitat e ujit, punëtorët, dhe gjithçka që nevojitet për të rritur drogën, zv.drejtori i policisë Sokol Bizhga pak kohë më parë deklaronte se “hyra në fshat, piva një kafe me banorë të zonës dhe nuk pashë të kishte drogë!”.
Për grupin e xhirimit të “A1 Report” banorët e zonës dhe punëtorët që prej pak ditësh kanë nisur sezonin e dytë të punës në Lazarat deklarojnë, se niveli i mbjelljes ka rënë paksa por ata punojnë të pashqetësuar nga askush përfshi këtu dhe policinë pasi sipas tyre në fshat nuk ka polici.
ne Lazarat do te nderhyhet shume shpejt..kane per te marre pergjigjen e ligjit!
Se shpejt forca e ligjit do te vendoset ne cdo fushe dhe mal te ketij vendi por ka nevoje per kohen e saj dhe strategjite e saja!
shqiperine e shkeli turku,shperine e mori lumi………..
me korrake nuk behet ai vend………..
Po te keqen mana edhe ty me korak te kam kap!
po rrofshe moj mama e tourkofakut, se kam kohe qe te kerkoje.
Ate tet bire( Tourkofagos-in) mos e ke zene gje me shurren e mengjezit?
Eehh ! Kjo lloj bime , eshte e mbrekullueshme !
Eshte tamam si hardhia !
Edhe hardhia prodhon rrushe…rrushin e bejme edhe vere edhe raki !
Pse e urrejne kaq shume !?
Shqiptaret ,meqenese behet mire kjo bime ne Shqiperi….le ta legalizojne !
Nuk kemi as trafikante,shpetojme dhe nga mender Saliu….
lazarati eshte baza a funizimit te krimeve !! dhe ai kryetari komunes se lazarit eshte nje nga kriminelet qe kan mbushur shqiperine!! po pa merak se tashme policija ka filluar te funksionoj dhe cdo gje do vihet ne normalitet !!
lazaratin e ka nisur historin e tij qe ne kohene saliut !! ai e la te behej kshu si eshte dhe tashi dele e thote lazarati eshte vend i paster!! turp ti vij !!
Presim operacionin blic të Didit! Operacioni i “shpëtimit” do të marrë kodin “Rilindja”.
Saliu e ka mbushur kete vend me …te dhjera nga te kater anet !-Po te gjithe (mender)mutrat qe na ka lene peshqesh,do te pastrohen me radhe .Mutrat me te veshtire per t’u pastruar jane keta katundaro-pordhanjoset PROVINCIALE si kjo “mira”,qe s’po na shqiten nga kepuca.
Pyesni SOKOL BIZHGEN SE AS AI ME ALTIN QATON SKANE PARE GJE. HAJDUTET E SAIKEQ TAHIRIT
Kot lodheni se s’ja mban suma Rames te merret me Lazaratin.
Mos prisni qe ç’ka mbjell Saliu per te rihypur ne pushtet ,me buton ti prishi Saimiri !Duroni e do shikoni ore majmuner qe evolucioni ju ka hequr vetem bishtin!Miqte pas LHL na kerkojne qe kanabisin mos ta zhdukim “se eshte dhurate e demokracise” por ta kultivojme e te gjejme tregje!Ju komunistet me siguri doni qe qeveria te zhduke vjedhjet,vrasjet,pervetesimet e pronave,te fusi ne burg miliarderet e krijuar tashme pikerisht me kesisoj punesh.Doni te na ktheni perseri ne ate qe lam pas.Po a nu eshte nje fitore e madhe drejto rruges demakratike ,te prostituoshe,te vrasesh,te vjedhesh e te tregtosh hashash!Apo jo MmmmmmIiiiiiiirrrrrrrrraaaaaaa.
E njihni numrin e Fibonaccit? E kam zbatuar ne nje programim te bere vite dhe vite me pare. Nuk e njihja me pare dhe ideja vinte nga kryqezimi i nje cifti lepujsh.
Fillon me 1, 1, (pra cifti i lepijve) pastaj vazhdon me numrin 2, pastaj me 3, me tej me 5, me tej me 8 ….e keshtu me radhe. Pra po te mbledhesh dy numrat e fundit do te marresh si rezultat numrin pasardhes. Ne vazhdim ke nje shumim, nje popullim te paimagjinueshem te kesaj gjallese. Eshte me te vertete tmerr!!!
E beje kete parashtese per te sqaruar dicka qe ndodh rendom ne Shqiperi, aq me teper ne Min. e Brendshme.
Natyrisht qe te gjitha qeverite kane kontribuar ne trafikun e droges. Specialistet e pare i ka nxjerre dikur po kjo Ministri kur udhehiqej nga nje Kadri dhe nga nje Hekuran me Marlborot e famshme qe tymosej nga zyrtaret e larte te asaj kohe ne ate Ministri.
Fundja-fundit futnin valute te huaj, aq te manget per regjimin e asaj kohe. Lidhjet dhe rruget ishin top-sekret.
Po tani? Ajo manover vazhdon por tashme me droge Lazarati. Specialistet jane. E pra mjafton te marresh nje „lepur“ ne drejtim te policise. Ne rastin tone po marrim z.Ilir Mustafaraj, ish-zv.minister ne kohen e Isait (ndjese paste), sot keshilltar i zotit Tahiri.
Mjafton ky, pastaj fillon ciftezimi i lepujve, ose formimi i rrjetit. Ky merr nje tjeter, fjala vjen nje A.B. A.B merr dy te tjere ne pune, B.C dhe C.D., C.D merr E. F. dhe keta te gjithe marrin po keshtu disa te njohur te tyre ne pune dhe ja ku u formua perseri rrjeti i miqve dhe shokeve te dikurshem, gjithsesi „specialiste“ ne kete fushe nga eksperiencat e meparshme kur ishin Aliat dhe Nanot ne pushtet.
Tahiri dhe Rama ose bejne nje sy qorr ose nuk dine nga bie Stambolli ne kete muhabet. Fakt eshte qe ata cuditen nga dite ne dite qe droga mbillet, korret dhe trafikohet dite me diell ne tere boten. Dhe Bizhga shkon dhe pi kafe ne qender te Lazaratit duke mos pare droge me sy.
Cinike por realitet.
Keta shefa qe ka vene Tahiri jane te rrahur me vaj dhe uthull. Jane bijte e atyre qe te merrni gjak ne vetull ne ate kohe, shkurt jane „shtet ne shtet“.
Ministrine e Berijas nuk ka Zot qe e ve ne shina. Ata te hedhin ne ere kur te duan.
Edhe Hoxhes ja kishin hapur varrin, por Hoxha u tregua me i shpejte se edhe ai kishte krijuar nje „shtet te vetin“, por prape se prape kishin mbetur sporet qe mund te shperthenin ne momentin me te mire te mundshem dhe te infektonin nje sistem te tere.
Nuk k thene kot Ilir Meta: Ju lutem zoterinj deputete, mos nxirrni sekrete shteterore!!!!
Per te qeshur ne kohe murtaje i thone kesaj.
Ilir Meta po merr format e Hekuran Isait me sa shoh, si ne gjatesi ashtu dhe ne shejtanllekun idiotesk peqinas.
Programimi i vargut te Fibonaccit u jepet ne shkolle fillestareve qe sapo kane mesuar instruksionet e para te programimit. Kjo pasi algoritmi eshte relativisht i thjeshte(rekursion). Eshte si te thuash te besh nxehmje ne programim.
Megjithate nuk e mora vesh se c’te perbashket ka vargu i Fibonaccit me meselene e Lazaratit. Dmth ata qe jane rifutur ne ministrine e brendshme jane viruse qe infektojne te tjeret, mikrobe qe shumohen qamet, apo si?
Mendoj se te hysh ne Lazarat nuk eshte e veshtire. Vete Lazarati eshte fshat ne shpat mali qe e kontrollon si te duash. Problemi me siguri eshte diku gjetke. Behet fjale per nje industri qe sjell te ardhura me miliarda Euro ne vit. Interesat e shume klaneve te fuqishme me lidhje me politiken shqiptare e me tej jane pengese serioze. Te stoposh nje lume te tille te ardhurash do te thote te luash me koken. Kjo vlen per kedo qe tenton t’a beje, qofte ky minister apo kryeminister. Ketu shtohen edhe veshtiresite ne kontrollimin e territoreve djerre. Vete shtete te fuqishme si SHBA u detyruan te legalizojne ne menyre te kontrolluar drogera te tilla, pasi lufta pa kompromis kunder saj nuk dha rezultat.
Prandaj edhe policia nuk mund te hyje per rrenjet e kanabisit qe shihen ne pamje, ashtu qesim. Kjo, sepse ne vend qe te vere vetulla mund te nxjerre syte. Kerkohet si te thuash, nje zgjidhje integrale e ne kohen e duhur. Lazarati eshte perkedhelur prej 20 vitesh. Nderkohe qe Rames i kerkojne per 10 muaj te beje namit.
Vete Rama ka dhene sinjalin se nderhyrja do te jete e shpejte. Le te shohim se c’do te qullose. Kohe per kritike ka plot.
Tung,
Blendi
piktori tha qe vendos policia kur hyet ne lazarat..coc di ai se nuk flet kot..dhe doktori proteston se ska mar dozen..po kur te vine te korrat do i fusin te dy na i cigare e do qetesohen se na can…dhe sigurishte edhe ne do vihemi ne gjume..efekt kolateral..ose si i thone me mire..elektoral
Shteti duhet me pa tjeter te vendos rendin e prishur ne fshatin e Lazaratit,eshte nje turp i madh per shtetin ku mbillet bima narkotike nga mbare fshati pa u trazuar nga policia,ai fshat a ka inspektor krimesh,ai fshat a ka pspecialist rendi,a disponohen informacione se kush eshte organizator i asaj qe po ndodh atje,sepse kesaj i thone qe ne zonat e thella malore as qe do beehet fjale te hysh me nese ne lazarat do te vazhdojne pa u trazuar ,Pse shteti ka frige te hyje ne lazarat,ne nje vend qe behet krim shteti duhet te jete i pranishem nese jo atehere ti nuk je me shtet.Po te kisha gje ne dore une kryetarin e komunes do te arrestoja te parin e pastaj te gjithe krimbat e tjere te vegjel pas tij,sepse kemi degjuar se shteti qe ishte ka arrestuar kryepleq ku i eshte gjetur nje parcele ne male te thella per mos kallzim krimi kurse ne mes te komunes dhe kryetari vazhdon te marre shperblimet e droges.
Kesaj i thone q. moj mace q. se te ka ardhe dita .Ketu ja kane dhi dhe Kolumbise .
Kjo pune me qellim trafikun per te injektuar valute te huaj e te papaster ne vendin tone eshte instaluar qe ne vitet 70!
Dy nga personat qe spikatnin ne kete trafik shtetetor ishin L.N. dhe M.B.
E gjitha behej nga qe kushtetuta e babait shpiteror te Salehut, e ndalonte tregtine me jasht. Ne kushtet e paaftesise per te ngritur prodhimin vendas, perfshirja ne rrjetet e trafikut nderkombetar (po ato rrjete veprojm edhe sot), ishte zgjidhja me e mire per injorantet qe e drejtuan vendin tone nje gjysem shekulli!
Sot zgjidhja e veteme eshte krijimi I kuadrit ligjor qe e inkuadron kete aktivitet prodhues 40 vjeçar! Nxjerrja nga tregu I zi dhe administrimi nga shteti I kesaj bime natyrale e perdorur ne shekuj per qellime sherimi, eshte menyra me e mençur dhe e vetmja demokratike e me perfitim ekonomik te qarte per te kthyer problemin e trasheguar e artificial ne avantazh total!
2mld euro taks a ne vitin e pare te legalizimit ne Colorado dhe California, US…
Ne nuk paguajme taksa qe policet te shkojne e te vriten me qytetare civil, te cilet kane 40 vjet qe mbajne vendin me para valute jashte sistemit fiskal si ne kohen e Enver plehut e Saleh Talebit!
hahahahha,gjdo pellembe e tokes eshte e punuar,kan filluar ne menyre racionale te shfrytezohet gjdo hapesire.
nje propozim:le ti largojne edhe kulmet,le te mbjellen edhe keto hapesira.
MJERIM!!!?
Po fidanet e rinj a u mbollen kure ishte Berisha e Pasha ne pushtet