Pas vizitës zyrtare dy ditore që po zhvillon në Kazakistan me ftesë të Presidentit Nursultan Nazarbayev , Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejt Holandës. Kryeministri pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë lidhur me cështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në qershor.
Gjatë vizitës në Holandë, Kryeministri Rama do të mbajë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale një ligjëratë të fokusuar në kontributin e Ballkanit në të ardhmen e BE-së
Vizitën në Holandë Rama e paralajmëroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist të hënën e 19 majit ku deklaroi se kishte marrë një ftesë nga Kryeministri holandez duke shprehur besimin se ekzistojnë arsye të forta se “kurrë nuk kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik të munguar për Shqipërinë, disa vite me radhë”.
“Si afrim të ndjeshëm ndaj objektivit të statusit të vendit kandidat lexojmë edhe ftesën e kryeministrit holandez për një vizitë të afërt zyrtare tonën në Holandë, një kontakt i drejtpërdrejtë i nivelit më të lartë, që deri para pak muajsh dukej i pamundur. Jam i bindur se të tjera kontakte të munguara prej kohësh do të bëhen realitet në muajt në vijim. Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme ministrin tonë të Jashtëm, që në pak kohë i ka dhënë një cilësi të re dhe një impakt konkret në marrëdhëniet me të tjerët, rolit të shefit të diplomacisë shqiptare”,është shprehur Rama.
E ndërsa mbeten edhe pak javë nga vendimi për statusin e vendit kandidat, Kryeministri deklaroi se kontaktet me partnerët ndërkombëtarë janë shpresëdhënës për fatin europian të Shqipërisë.
“ Po e nxjerrim hap pas hapi Shqipërinë matanë hendekut të hapur nga keqqeverisja e derivjetshme mes Evropës dhe vendit tonë. Po punojmë dhe po arrijmë të gjithë bashkë, si një skuadër e madhe, objektiva dhe rezultate të prekshme në rrugën drejt rilindjes së vendit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Pas komunikimeve të ditëve të fundit që kemi pasur me miqtë dhe partnerët tanë, qoftë unë dhe qoftë kryetari i Kuvendit, si dhe grupi i ministrave të angazhuar për shkak të detyrës drejtpërdrejtë në këtë proces, kemi arsye të forta të besojmë se kurrë nuk kemi qenë më pranë këtij objektivi strategjik të munguar për Shqipërinë, disa vite me radhë”, është shprehur Rama.
holandezi; file Rama,si shume po ferkohesh me keta turkoshaket,njehere me Erdoganin me vone me Hersulltanin….!!
do te mbledhesh mendjen apo te te japim dhe kete here te …..gjatin!
Ne fillim vizita ne Gjermani, tani vizita ne Holande. Rama po arrin mbeshtetjen e shteteve me te fuqishme ne Europe.
Cdo dite qe kalon shtohen vendet qe jane pro statusit te vendit kandidat.
Te gjithe ato vende qe dolen kundra ne dhjetor sot po ndryshojne mendim sepse qeveria po ben nje pune te lavderueshme dhe shume te mire.
hahahah sic duket Edushka iu dha juve te gjatin o minorikar
Bravo Rama. Ate qe ke bere ti ne kaq pak muaj qeverisje nuk e kane arritur per 8 vjet Saliu.
Ke arritur qe ti kthesh mendjen Holandes qe ishte nje nga kritiket me te forte.
Kjo qeveri me te vertete qe po punon shume per te arritur marrjen e statusit edhe pse ngjarjet e fundit mund te kene ndikuar per keq.
Por kjo vizite ne Holande me ftese te kryeministrit te Holandes eshte me te vertete nje shenje e mire per realizimin e ketij objektivi.
Kam besim se kjo qeveri do tia arrije qe te marre statusin ne qershor.
Qeveri puntore, kryeminister i pergjegjshem keto jane ato virtyte qe e kane bere Holanden te beje kete ftese per qeverine e Edi Rames. Rezultatet e fundit ndaj trafikut te droges dhe krimit te organizuar jane ato qeveria ka si primare qe te jene pozitive.
Pune dhe vetem pune, kjo eshte ajo qe po ben kjo qeveri sepse duhet me te vertete shume pune per te marre statusin.
Nga qershori deri me tani qeveria ka bere nje super pune duke ndermarre nje sere reformash qe kane dhene efekt ne ekonomine e vendit.
Marreveshja me FMN dhe BB jane dy arritje shume te mira te qeverise.
Ne p…. Hollandezi bashke me ty or lamash
Kjo eshte nje vizite shume e rendesishme dhe eshte fryt i punes qe ka bere kjo qeveri per te marre statusin. Reformat e ndermarra kane bere te mundur qe Holanda te ndryshoje mendim per dhenien e statusit.
Bravo Rama dhe gjithe qeverise se tij sepse kjo vizite eshte nje kofirmim qe shqiperia eshte ne rruge te mbare per te marre statusin.
Me ne fund dhe vendi me skeptik dhe me kritiku eshte kthyer ne favor te Shqiperise per dhenien e statusit. Rama ka bere nje super pune per keto 8 muaj.
Statusi eshte shume afer dhe pothuajse i sigurte.
KRYEMINISTRI duhet te futet ne burg, ai shkon ne hollande,nuk mund te fitoi statutin kjo qeveri se te gjitha ambasadat raportojne perdite,ky deshtim I statusit I intereson rames dhe metes sepse ata duan te pasurohen me leke droge pa punuar,kurse per popullin e thjeshte nuk I bie ne mend ka apo nuk ka pune,keta duhen permbysur me protesta nje ore e me pare, ndryshe ia shtojme agonine varferise dhe korrupsionit -trafikut galopant.
ik ore kaqol…. nje m.t te madh keni per te ngrene ti bashk me demokomunistat qe shkaterruan e shiten vendin per 8 vjet rradhazi..si ske llokigje ta kuptosh se cesht e mira nga e keqja o tru thate
Uroj qe Shqiperia te nise perfundimisht rrugen e anetaresimit te plote ne BE, sepse populli shqiptar meriton qe te jete pjese e saj.
Per fat te keq politika shqiptare e te dy kraheve eshte nen nivelin e popullit qe ajo perfaqeson. Ketu eshte problemi!
Megjithate pas miratimit te ektij statusi, nis dhe rruga e vertete e integrimit, sepse ajo qe eshte kryer deri me sot, ka qene thjeshte nje parapergatitje.
Ne qershor me ndihmen e Zotit Shqiperia merr statusin KANDIDAT
sekreti eshte se rama po punon sinqerisht me partneret dhe nuk po u mban asgje te fshehur.
pune e paster, dhe pa mashtrime e pune te pista nen rrogoz.
eshte pikerisht kjo cilesi e tij ne te berit e puneve dhe politikes ne pergjithesi ndaj shqipetareve dhe te huajve qe vleresohet prej kohesh para se te behej kryeminister.
per nje takem te njohur tashme ne shqiperi, fjala “poitike e sinqerte” apo “pune e paster” eshte pa kuptim.
thjesht mendoni:
kush do e pertypte tradhetine apo goditjen pas shpine? asnje individ aq e teper asnje shtet