Zyrtarizohet grupi i miqësisë Shqipëri-Gjermani/ Rama kujton udhëtimin e parë jashtë vendit

27 Maj 2014, 19:33Politika TEMA

Zyrtarizohet krijimi i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani, i cili do të drejtohet në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti socialist Taulant Balla. Kreu i Kuvendit Ilir Meta e cilësoi si një hallkë mjaft të rëndësishme mes dy vendeve për shtimin e bashkëpunimit dhe forcimin e tij në të gjitha fushat.

“Në gusht bëhen 30 vjet nga koha kur politikani i Bavarisë Shtraus vizitoi Shqipërinë dhe sot, kur flitet midis shqiptarëve për marrëdhëniet me Gjermaninë, kujtohet Shtraus dhe thuhet: “Ah, si nuk u lidhëm atëherë kur erdhi Shtraus!” Kjo, sepse vërtetë ajo ka qenë një mundësi e shkëlqyër për Shqipërinë për të hyrë në rrugën e progresit. Megjithatë, sot ne jemi të lidhur ngushtë me Gjermaninë, si anëtarë të NATOS-, por dhe në procesin e intergimit në BE. E megjithatë, mbeten ende disa potencialë të pashfrytëzuar dhe besoj se ky grup, i cili inaugurohet sot në Kuvendin tonë, do japë kontributin e tij edhe në ato fusha”, theksoi Meta.

Ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë Helmut Hoffmann ka lënë mënjanë fjalimet zyrtare ndërsa nuk ka kursyer batutat në drejtim të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë një veçori, edhe kur nuk janë të përgatitur, janë në gjendje të mbajnë fjalime gjithpërfshirëse. Sot kemi dhe një mot të shkëlqyer; falenderoj Kryetarin e Kuvendit që gjeti këtë ditë me mot të shkëlqyer se në fakt isha i shqetësuar për kushtet e motit”, u shpreh diplomati gjerman, teksa i cilësoi si të  shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar udhëtimin e parë drejt Gjermanisë 30 vjet më parë,  me ekipin e tij të basketbollit të drejtuar nga trajneri Borova, udhëtim që përkonte me ardhjen për herë të parë në Shqipëri të politikanit gjerman Shtraus. Rama nuk ka kursyer batutat në drejtim të Metës në lidhje me fjalën e tij, por edhe ndaj përkthyeses, e cila i drejtonte deputetit Taulant Balla fjalët që Rama i drejtonte Metës.

“Meqënëse nuk isha i përgatitur për këtë takim, po nxitem nga ajo ç’ka tregoi Meta, ardhjen e Shtrausit në vendin tonë, pasi pak pas ardhjes së tij në Shqipëri, kam shkuar për herë të parë jashtë shtetit me ekipin e basketbollit të drejtuar nga Borova, në Gjermani. Para se të niseshim në aeroport, na paralajmëruan se tani do përballeni me botën kapitaliste.  E kam fjalën për dritat, na tha traineri, sepse si na mëson Partia, pas atyre dritave fshihet një mjerim shumë i madh. Nejse, shkuam në Gjermani, u përballëm atje me dritat dhe ai ndjehej shumë keq, sepse edhe ai kërkonte mjerimin prapa dritave po nuk po e gjente. Kur po ktheheshim, rreth orës tre të natës, pamë rrugës një fabrikë me pak drita, sepse ishte mezi i natës dhe aty na thanë: Ja pra realiteti, na e kanë fshehur, fabrika s’ka drita!”, u shpreh Rama. Në vijim ai përgëzoi deputetin Balla për krijimin e grupit Shqipëri – Gjermani dhe të gjithë pjesëtarët e këtij grupi për zgjedhjen që kanë bërë. “Jam i bindur se ai do të jetë një instrument për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona në shumë sektorë, veçanërisht në ekonomi. Dua të falenderoj edhe ambasadorin gjerman për mbështetjen që u ka dhënë të dyja palëve për Shqipërinë në rrugën e integrimit”, tha Rama.

13 komente në “Zyrtarizohet grupi i miqësisë Shqipëri-Gjermani/ Rama kujton udhëtimin e parë jashtë vendit”

  1. tiku says:

    Sot jemi ne nje vend me demokratik, ne nje vend qe po arrin te krijoj MARREDHENIE ME GJERMANINE! 3 here ju lut ay me e taku dhe se takoj! ky eshte ndryshimi, besimi qe ka krijuar tek kjo qeveri!

    1. maksi says:

      demokracija po tregohet shume bukur dhe shume transparente cdo gje qe po shikoj !! me behet qefi qe kemi nje kryeminister si ti !!

      1. Klodi says:

        BRAVO kryeministri.

        TABELAT ne sfond dhe FJALET shume te bukura i ka.

        Po te bente dhe ndonje PUNE edhe me i mire do ishte.

    2. keno says:

      ja ta shofin ato qe gjer dje ishin ne pushtet dhe na e nxine jeten me mashtrime!! ja kush eshte ne krye te detyres dhe po ben vepra te medha!! bravo edi rama je me i miri !!

    3. cani says:

      Me vjen mire qe po ecet ne rruge te drejte me ne fund. Fale Rames po ecet drejt BE-se me ritme te shpejta

      1. sara says:

        bravo Rama.. si gjithmine konstrktiv per te miren e shqiptareve.. kjo eshte shume domethenese

    4. Erlind says:

      Ky eshte nje hap gjigand ne integrimin e vendit ne BE, Gjermania eshte superfuqi jo vetem ne Europe por dhe ne Bote!

      Bravo Rama me punen qe po ben, sot ndihemi krenar per vendin tone.

  2. dn says:

    Me’ nazistet’ gjerman ngarrendin me u lidh ,po jo me shqiptaret jo- komuniste,ato nazifashiste’ sipas tyre,kjo qeveri e sidomos ky kryeparlamentar e ka te veshtire me i pranuar….

  3. Ngjela says:

    Çfar kerkon nga Europa o kriminel, qe po kerkon te ringjallesh te paret e tu diktatorin e shqiperis Enver Hoxhen .. Ti dhe ministrat e tu perulen para fotografis se tij sikur eshte akoma gjall.. Po te ndodhte ne gjermani qe kryetari i parlamentit ose ministrat ose deputet te Bundestagut gjerman te peruleshin para Fotos se Hitlerit mendon se nuk do ishin shkarkuar, ose gjith populli gjerman do ngrihej ne kemb??? Ose ne Itali te peruleshin para musolinit do shkarkoj krejt qeveria.. Dhe pa pik turpi kerkon mbeshtetjen nga BE.. Shumica dermuese ne Europ udhehiqet nga ekstrimistet e djathte, qe do marresh nje shuplak si ne dhjetor, pastaj do thuash fajin e ka opozita , si ne rastin e divjakes qe the Jan mushkoja dhe shpifjet e opozites.. Ta tha dje kryeprokurori i barit se sa drog po kalon ne Itali dhe vendet fqinje.. Prit se skeni par asgje akoma
    0 Përgjigju

  4. Ngjela says:

    Çfar kerkon nga Europa o kriminel, qe po kerkon te ringjallesh te paret e tu diktatorin e shqiperis Enver Hoxhen .. Ti dhe ministrat e tu perulen para fotografis se tij sikur eshte akoma gjall.. Po te ndodhte ne gjermani qe kryetari i parlamentit ose ministrat ose deputet te Bundestagut gjerman te peruleshin para Fotos se Hitlerit mendon se nuk do ishin shkarkuar, ose gjith populli gjerman do ngrihej ne kemb??? Ose ne Itali te peruleshin para musolinit do shkarkoj krejt qeveria.. Dhe pa pik turpi kerkon mbeshtetjen nga BE.. Shumica dermuese ne Europ udhehiqet nga ekstrimistet e djathte, qe do marresh nje shuplak si ne dhjetor, pastaj do thuash fajin e ka opozita , si ne rastin e divjakes qe the Jan mushkoja dhe shpifjet e opozites.. Ta tha dje kryeprokurori i barit se sa drog po kalon ne Itali dhe vendet fqinje.. Prit se skeni par asgje akoma

  5. Mallakastrioti says:

    @@ Pergezime Taulant Balla…vetem se ka nje Diference shume te madhe midis Politikaneve Shqipetare dhe Atyre Gjerman.
    1-Politikanet dhe Qeveritaet Gjermane e shikojne Pushtetin dhe akoma te qenet ne Opozite si Obligim kundrejt Votuesve-Taksapagues, kurese Pseudo-Politikanet Shqipetare qenjen si ne Pozite ashtu edhe OIpozite si Menyre pe tu Pasuruar VET..dhe Kopeja Popull le te haje Bare.
    2-Gjermanet kane nje Kryetare Parlamenti qe Respektohet nga te Gjithe, Shqipetaret kane Ilir Meten Alias Floriri, vjedhes i Thesarit te Shtetit
    Pervetesues i miljonave nga Tenderat, dhe Kryetar-Parlamenti qe kthen Seancat ne Banalitet.
    3-Kryetar i Opozites Lulezim Basha,Vjedhes i Miljonave ne Rrugen e Kombit, dhe Direkt Ekzekutor i 4-ter Vasjeve ..shkurt z.Taulant Balla po ti krahasojme keta me Gjermanet..si do te Reagojne vet Gjermanet???
    A do te Ulen ne Bisedime Respektivisht Kreui Bundestagut Gjerman me Ilir Meten???
    @@@Megjithe ate “Jede versuch hat auch die Guten Seiten”(Cdo perpjekje ka edhe anene e saj te mire)..keshtu shprehen ne Gjermani..dhe le te Shpresojne edhe Shqipetaret nga kjo Inisjative, megjithese e vonuar eshte Nder me te mirat..Larg nga Arabia dhe Turqia….lol

  6. shoku kopi says:

    takim miqesor dhe shume ei bukur mesa arrita te lexoj !! me pelqen qe kryeministri jon ka relata te mira me shtetet e tjera per me teper me gjermannine!!

  7. TOMAS says:

    po balla cne ???nuk eshte me rumunet ky??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje