Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve për çështjen e avionit të Divjakës. Pas arrestimit në kushtet e flagrancës të Xhorxho Riformatos dhe Saimir Bajramit, i arrestuari i tretë është Aurel Pupe, 24 vjeç nga Lushnja, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit me burg për akuzën e trafikut të drogës të mbetur në tentativë.
Prokuroria e Përgjithshme konfirmon në rrugë jo zyrtare se për të dyshuarin Aurel Pupe, banues në lagjen “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ka prova që e inkriminojnë drejtpërdrejt së paku gjatë procesit të paketimit të ngarkesës së drogës.
Madje shoqërimi e më pas ndalimi i tij është bërë në bazë të një përgjigjeje të kthyer nga Laboratori i Kriminalistikës, ku sipas akt- ekspertimit të policisë shkencore, në pakot e mbështjella me natriban, 3 nga 11 gjurmët papilare të evidentuara në vendngjarje, i përkasin 24-vjecarit nga Lushnja.
Por ndërsa arrestimi i të riut nga Lushnja gjatë këtyre pesë ditëve është mbajtur sekret si nga policia ashtu edhe nga prokuroria, e njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë masës së sigurisë të shpallur nga gjykata. Pupe mësohet të ketë deklaruar se ka marrë pjesë në paketimin e drogës, tha një burim i Top Channel, por nuk ka hedhur dritë mbi njohjet e tij me dy të akuzuarit e tjerë.
Ajo që dihet jozyrtarisht është se tashmë në kërkim për shkak të gjurmëve papilare janë edhe disa shtetas të tjerë nga qyteti i Lushnjes, identiteti i të cilëve nuk mund të bëhet i ditur derisa Policia e Shtetit të finalizojë arrestimin e tyre tashmë që rezultojnë që nga data 20 maj si të kërkuar.
Këto arrestime hedhin dyshime mbi deklarimet e të arrestuarit Saimir Bajrami, i cili kishte pohuar se drogën e kishte blerë në Krujë. Ndërkohe piloti italian Xhorxho Rifomato e ka lënë avokatin kryesisht që i siguroi shteti shqiptar, duke gjetur një mbrojtës të zgjedhur vetë. Avokati Ramazan Topuzi iu drejtua Apelit me kërkesën për lirimin e tij, sepse sic u shpreh fakti nuk provohet se ekziston dhe se piloti italian nuk e njeh Saimir Bajramin.
“Për ne nuk qendron fakti penal. Nuk ka fakti penal. Ai është një aksident ajror dhe ne do të hedhim poshtë akuzën e prokurorëve si të pabazuar në prova. Nuk është klandestin, ka ndodhur, ka parë Rivierën dhe është rrëzuar në Divjakë”, thotë Ramazan Topuzi, avokat i Xhorxho Riformatos.
I kontaktuar në telefon nga Top Channel, edhe avokati i Bajramit pohoi se ka ankimuar masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit të mbështetur në shpjegimin se arrestimi i klientit të tij nuk është kryer në kushtet e flagrancës, por edhe sepse në dëshmi ka kontradikta./TCH
Mire po ecen puna por ata lepujte e medhenje po ferkojne barkun. Cfitojme!!! .Po bien brenda qorrat qe skane peshe ne kete mersele.
vetem nje koment ketu…ha ha ha
komplet amator, po pse nuk vini dorashka kur prekni m… me dor. dihet qe mund te kapet, po su kap ne shqiperi mund te kapet nga nje kile ne itali, dhe sa her qe kapet mall gjeja e par qe behet meren shenjat e gishtave te pakot e kapura.
po mor po, ka pare thjesht rivieren, nese shkon tek Salia apo zeni ta gjejne shpejt nje avokat qe te nxjerre te palagur, sepse kane praktike ne keto 8 vitet e fundit!
Si nuk ju vjen turp more rilindja…. Akoma kujtoni se jeni ne fushate…. Kur do e filloni punen?