Gjatë vizitës në Holandë, Kryeministri Edi Rama mbajti një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, mbi Europën, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Në ligjëratën me fokus “Ballkani Perëndimor dhe BE: Rruga e Shqipërisë drejt Europës si destinacioni brenda nesh”, Kryeministri Rama shpalosi filozofinë me të cilën qeveria shqiptare e sheh integrimin europian, si ndërtim i Europës e vlerave të saj në vend.
“Europa për ne është ajo çka do ta quaja demokracia e përditshme në vendin tonë dhe vetëdija se veprimet tona në çdo moment si vendimmarrës ndikon jetën dhe mundësitë e njerëzve sot dhe brezave të ardhshëm, që janë gjeneratat e reja europiane. Vendosmëria jonë për anëtarësim në BE dhe për integrimin e Ballkanit në BE ka të bëjë me dëshirën për të kontribuuar në suksesin e një projekti ndërkombëtar brilant, që është Europa e Bashkuar, e cila kontribuon në mirëqenien e miliona njerëzve dhe për sigurimin e një bote më të drejtë. Ky projekt është brilant si rrjedhojë e vlerave mbi të cilat bazohet, ndjeshmërive socio-kulturore dhe politike, që përçon dhe strukturës demokratike institucionale që synon të ndërtojë”, tha Rama.
Më tej, shefi i qeverisë, theksoi se “Europa e Bashkuara vazhdon të jetë një projekt inovator, sepse ajo sfidon nacionalizmat e vjetëruar dhe nxit erën e re të inovacionit dhe kreativitetit. Kjo mënyrë e të kuptuarit të BE-së, kërkon dy lloje veprimi. Të parin, unë do ta quaja kandidimi aktiv dhe të dytin, vendosmëri për shtetin e së drejtës në secilin prej vendeve tona. Të dyja këto janë mënyra bashkëpunimi dhe reformimi, të udhëhequra nga vetëdija se ardhmja e Europës po ndërtohet në vendet anëtare aq sa në vendet kandidate për anëtarësim dhe në vendet potencialisht kandidate, që do të thotë Ballkani Perëndimor.”
Duke folur për Bashkimin Europian si destinacioni i Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria është aktivisht e angazhuar në promovimin e projekteve dhe nismave konkrete të bashkëpunimit mes vendeve të tij, si element kyç për suksesin e integrimit europian.
“Të vetëdijshëm që bashkëpunimi rajonal është një faktor kyç në suksesin e integrimit qeveria shqiptare mbetet shumë e angazhuar në projekte rajonale në fushat e infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë, turizmit, kulturës dhe tregut të punës, për të cilin ne jemi duke ndërmarrë hapa të shpejtë liberalizimi. Shumë premtues është gjithashtu gazsjellësi TAP. Projekt për të cilin Holanda ka treguar interes, e bazuar në eksperiencën që ky vend ka me gazin natyror. Qeveria jonë është entuziaste për këtë interes dhe gjithë mundësitë që do t’i sjellë ky projekt vendit dhe rajonit”, deklaroi Rama.
Kryeministri vlerësoi se ky është një projekt do të hapë rrugën bashkëpunimeve të reja dhe inovative, ndërmjet Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë. Qartazi, edhe pa filluar zbatimi në terren, TAP ka promovuar integrimin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerësisht, në Europën Juglindore, duke integruar të gjithë rajonin në rrjetet globale të zhvillimit, është shprehur ndër të tjera Kryeministri Rama.
Për Kryeministrin, bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Benelux-it ofron për Ballkanin, modelin e suksesit në ndërtimin e bashkëveprimit e të integrimit.
“Mendoj se bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Benelux-it mund të jetë një shembull shumë i mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Studime të ndryshme tregojnë se vendet e Benelux-it nuk ishin domosdoshmërish të përputhshme për bashkëpunim, por suksesi i ndërveprimit të tyre rrjedh nga vendosmëria në bashkëpunim.”
Me vetëdijen se integrimi europian është një instrument i jashtëzakonshëm transformimi, Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare po punon për ndryshim e imazhit të vendit, një proces i përditshëm dhe afatgjatë.
“Qeveria jonë e re po punon mbi imazhin e vendit dhe ne mbetemi të hapur ndaj çdo sugjerimi. Megjithatë, kjo nuk është diçka që ka lidhje vetëm me imazhin, por çka është më thelbësore kjo ka lidhje me transformimin. Procesi i integrimit është një instrument i jashtëzakonshëm transformimi. Mendoj se marka e vendit tonë, por gjithashtu e të gjithë rajonit është thelbësore për aftësinë e tij në tërheqjen e turizmit dhe investitorëve, por para së gjithash dhe veçanërisht, është e rëndësishme të ndryshojmë qëndrimin e të tjerëve ndaj nesh”, tha Kryeministri.
Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë me një zgjidhje afatshkurtër, por me përpjekjen për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë dhe të rajonit. Ne shpresojmë të marrim statusit të vendit kandidat në qershor dhe ne shpresojmë të shkurtojmë periudhën drejt anëtarësimit.
Por, Rama shprehu besimin se Shqipëria ka nevojë për Evropën, aq sa Evropa ka nevojë për Shqipërinë. Dhe Ballkani ka nevojë për Evropën, aq sa Evropa ka nevojë për Ballkanin.”
Në Hagë, Kryeministri Rama zhvilloi gjithashtu takime me kryetaren e Parlamentit dhe Presidenten e Senatit holandez, znj. Anouchka van Miltenburg dhe znj. Ankie Broekers-Knol, me të cilat pati një bashkëbisedim shumë frytdhënës për Shqipërinë.
Ne Hage Edi Rama mund te hidhet deri ne biblioteken e Gjykates Nderkombetare per Krime kunder Njerezimit qe te lexoje ne ORIGJINAL dokumentin qe zbardh vendimin e kesaj Gjykate Famoze dhe te Nderuar nga e gjithe Bota, i cili shpalli LANC-in e Enver Hoxhes si nje organizate terroriste dhe e sanaksionoi Shqypnine me moskthimin e Floririt te Bankes Kombetare te Ahmet Zogut qe gjermanet e kishin fshehur ne malet e Bavarise. Arsyeja eshte e qarte per te gjithe dhe ka mbetur bile e paapeluar nga shteti bolshevik shqyptare:
VRASJA DHE MASAKRIMI I USHTAREVE ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT ME MINA JUGOSLLAVE NGA ANA E REGJIMIT SERVILO-SADIST TE ENVER HOXHES.
Le te shkoje te lexoje dokumentin per Shqypnine kryeministri Edi Rama ne Gjykaten e Hages, qe te bindet dhe te heqe dore nga festimet debile te 29 nentorit te ZI dhe LANC-it kriminal te Enver Hoxhes si nje REZIL albanez ne syte e Botes Demokratike.
Ndryshe te tjerat jane tra-la-la sa per te mbushur radhet dhe per te kaluar kohen kafexhinjte.
Vazhdoni zoti kryeminister me axhenden tuaj dhe beni gjithcka te mundur per te marre statusin, e kuptojme qe qente e PD po mundohen ta bllokojn me cdo menyre e cdo rruge te mundshme po e di qe mund tja dalesh. urime dhe suksese.
Po na kenaqni o edo me punen qe po beni, kshu duhet te jete nje qeveri, kur ka nevoje per dicka ky popull te gjithe investohen ne ate gje normalisht pa lene pas dhe punet e tjera, po per momentin marrja e statusit eshte shume e nevojshme per shqiperine kshuqe vazhdoni keshtu.
Po ka lezet keshtu bravo qeverise njemije here per punen qe po ben, hiqini ato plerat nga puna qe e kane shkaterruar shtetin shqipetar keto 8 vjet dhe e kane zhytur ne korrupsion.
Nuk shkohet ne Evropen Demokratike dhe Antikomuniste me fotografine e Enverit ne dore. As duke e mbajtur ANTIKRISHTIN shqyptar si HERO te popullit dhe te punes socialiste me vendim te Kuvendit Popullor. As duke mbajtur Piramiden e tij famekeqe ne qender te Tiranes. As duke mbajtur gazeten korozeze te Enverit Zeri i Popullit si organi i shtypit te Edi Rames. As duke mos kerkuar falje per krimet monstruoze te komunizmit dhe te xhelateve te Enver Hoxhes nga Partia e Edi Rames si trashegimtare e Partise se Punes. As me Partine e Ryshfetit dhe te Korrupsionit LSI te Ilir Mete Floririt qe kerkon te ktheje Kohen e Qepes dhe te ringjalle Enver Hoxhen qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori.
Prandaj Edi Rama duhet t’i therrase trunit te Artistit, sepse ne BE nuk mund te shkohet me Enver Hoxhen dhe ky kusht nuk ka lidhje fare me PD-ne dhe Sali enveristin.
Bravo kryeminister per punen qe po ben, je i vetmi qe mund ta cosh shqiperine perpara. Komplimenta.
Halle-halle kjo dynja… Ca lusin që të hyjnë në BE, ca të tjerë duan të dalin… Kam frikë, që po mori statusin e kandidatit Shqipëria, do të shtohen ata që duan të largohen nga BE-ja…(???!!!) (Humor bëj, por gjithmonë duke u nisur nga një bazë e vërtetë…)
Çfar kerkon nga Europa o kriminel, qe po kerkon te ringjallesh te paret e tu diktatorin e shqiperis Enver Hoxhen .. Ti dhe ministrat e tu perulen para fotografis se tij sikur eshte akoma gjall.. Po te ndodhte ne gjermani qe kryetari i parlamentit ose ministrat ose deputet te Bundestagut gjerman te peruleshin para Fotos se Hitlerit mendon se nuk do ishin shkarkuar, ose gjith populli gjerman do ngrihej ne kemb??? Ose ne Itali te peruleshin para musolinit do shkarkoj krejt qeveria.. Dhe pa pik turpi kerkon mbeshtetjen nga BE.. Shumica dermuese ne Europ udhehiqet nga ekstrimistet e djathte, qe do marresh nje shuplak si ne dhjetor, pastaj do thuash fajin e ka opozita , si ne rastin e divjakes qe the Jan mushkoja dhe shpifjet e opozites.. Ta tha dje kryeprokurori i barit se sa drog po kalon ne Itali dhe vendet fqinje.. Prit se skeni par asgje akoma