Trafiku i drogës/PD: Mazhoranca refuzon të dëgjojë dëshminë e gazetarit

27 Maj 2014, 13:00Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Bedri Hoxha akuzon mazhorancën se po refuzon të dëgjojë dëshminë e gazetarit Telnis Skuqi në komisionin e medias, për trafikun e drogës. 

Në një deklaratë për mediat, deputeti Hoxha u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos bojkotojnë mbledhjen e Komisionit të Medias nesër në orën 10.00 për dëgjesën e gazetarit Skuqi. 

“Mazhoranca socialiste në Komisionin e Edukimit dhe Medias refuzoi dje me votë dëgjesën e gazetarit Telnis Skuqi, të kërkuar me shkrim nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë. Kur nëntë deputetë të opozitës, një e treta e Komisionit, paraqitën kërkesë me shkrim për këtë dëgjesë, çka e bën atë të detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit, kolegët e mazhorancës braktisën mbledhjen me qëllim të pengonin vazhdimin normal të saj përmes kuorumit të munguar.  Kujtojmë se gazetari Telnis Skuqi nga Gjirokastra ishte i pari, i cili në prill të këtij viti, investigoi dhe publikoi të dhëna mbi trafikun e drogës dhe raportoi për përdorimin e avionëve te vegjël nga narkotrafikantët. Pas kësaj ai u kërcënua me jetë, vetë e familjarisht; ne pragun e banesës së tij herët në mëngjes i hodhën një kokë dhie: mesazh i qartë se duhet të mbyllte gojën e të rrinte urtë. Nga informacionet që kemi policia nuk ka vepruar për ta marrë në mbrojtje.  Deputetët e opozitës besojnë se lufta kundër drogës është detyrë e shtetit dhe e gjithë shoqërisë. Gjithashtu themelore në një demokraci plurale është liria e medias. Gazetari Telnis Skuqi e ka bërë punën e tij. Eshtë radha jonë tani; prandaj ftoj deputetët socialistë të mos bojkotojnë mbledhjen e Komisionit nesër në orën 10.00 për dëgjesën e zotit Skuqi”, tha deputeti Hoxha. 

3 komente në “Trafiku i drogës/PD: Mazhoranca refuzon të dëgjojë dëshminë e gazetarit”

  1. drejtesia says:

    Gazetari po te kete informata per trafikun e droges le ti paraqesi ne prokurori o trapa te PeDe-se. Pse duhet te raportojen ne njer komision qe ka per detyra krejtsishte te tjera. J u ka mesuar Saliu juve te PeDe-se qe te beni edhe ligjvensin edhe prokurorin edhe gjykatesin.

    1. pjeshka says:

      Po ca jane keto deshmi e vl, coi ne prokurori o vlla, ca opozite paskeni qene, lat kokrren e namit, keni njeri per te akuzuar, prokurori gjygj i pafajshem jo kshu tralalaala

  2. ladi says:

    Vazhdon te qepet me pe te zi ne pelhure te bardhe kjo histori primitive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje