Imami thotë që nuk kishin informacion, dokumenti përvëlues për Gjadrin dhe deklarata e Llallës: Kemi prova!

27 Maj 2014, 09:53Politika TEMA

Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se në kohën kur ata ishin në pushtet, nuk kishin asnjë informacion për trafikun e drogës nga Gjadri.

Por në ditën kur Imami e bënte këtë deklaratë për një të përditshme, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaront se ka nisur hetimi për këtë çështje.

Sipas tij, ka prova që në aeroportin e Gjadrit është bërë trafik droge.

Si është e vërteta?

Askush nuk mund të thotë se çfarë ka në dorë prokuroria, por deri më tani është bërë publik një dokument që flet për trafik droge nga Gjadri në vitin 2012.

Sipas këtij dokumenti që daton vjeshtën e dy viteve të shkuara, konkretisht tetorin e vitit 2012, një informacion i klasifikuar u bë ndoshta këmbana e alarmit dhe paralajmërim për çfarë do të ndodhte më pas. Një punonjës i Forcave të Armatosura, i drejtohej Ministrisë së Mbrojtjes që: “…në disa episode të veçanta në aeroportin e Gjadrit ishin ulur avionë sportive, të cilët shoqëroheshin nga grupe njerëzish dhe që më pas merrnin një ngarkesë masive të ndara në çanta”.

“Qese të mbështjella me natriband”, shkruhet në këtë dokument duke mos lënë shteg për dyshime të tjera.

Informacioni bënte fjalë që punonjësi i FA-së e kishte komunikuar një gjë të tillë me eprorin e tij direkt në Gjadër, por që nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar të tij.

“…kur ju afrova në datën… avionit, i pyeta ata që ndodheshin pranë tij se cilët ishin dhe çfarë bënin dhe ata më thanë fillimisht se ishin punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, që kishin ardhur për stërvitje në Gjadër”.

Mbas këtij komunikimi ata i kishin kërkuar ushtarakut që të largohej.

Në një rast tjetër, në komunikim me eprorin e tij ai i kishte thënë që të mos merrej me atë punë.

Një detaj, drejtori i SHISH që konsiderohej i afërt me opozitën, Bahri Shaqiri ishte shkarkuar nga detyra vetëm pak muaj më parë, në gusht të vitit 2012. Koincidencë?

15 komente në “Imami thotë që nuk kishin informacion, dokumenti përvëlues për Gjadrin dhe deklarata e Llallës: Kemi prova!”

  1. idealist says:

    Ç’kutërbim…!!! Po hapet “gropa e ujërave të zeza” të Salë shpellarit dhe lukunisë së tij…! Prandaj çirren kaq shumë këta…

    1. sali gerdalla says:

      po tani emoret vesh ju se cfare kane ebre ata e cfare do bejne edhe cfare do bejen te gjithe oposites do je vene

  2. Idriz Gjembi says:

    Duhet nje kundersulm dhe arrestim i ish qeveritareve mafioze me ne krye Sali Bishen.

  3. Italia says:

    Po mire, duke pare qe ky dokument ka 2 vjet, sa kohe i duhen Llalles per te hetuar? Apo trafiku vazhdonte i qete ndersa Llalla hetonte. O pika e Prokurorise tone.

  4. Zarar says:

    Ne fakt imami donte te inkriminonte veten… Lerini keto se nuk shpeton mrika o shoke partizane!

  5. Ilir says:

    Nuk e mendoj kurre qe ky Llalla te shperfaq te verteta qe do te conin ne “mejhane” Sali Berishen dhe te Tijte. Ne rast se pushtetaret e sotem do te kerkojne me kembengulje zbardhjen e “Te Panjohures”, Ky-Llalla do te luaj me fort per ta fshehur.
    Eshte hipokrizi te flasesh per vendosjen e Drejtesise ne Shqiperi duke pase PENGESA si: Meta, Nishani, Llalla dhe Vishoajazi.
    Sic duket, do te vazhdojme te jemi te ndeshkuar prej politikaneve te dale prej xhepit te shokut-zotit Ramiz Alia.

  6. vetetima says:

    Ky ish minister eshte teper i shqetesuar per ate qe po ndodh, ketij i dhimset FA dhe vendi por harron se ushtaraket i la ne mjerim, te pashprese dhe i shnderroj ato thjesht ne vegla per te perfituar vete dhe zagari i tij Gjunkshi.Ministrajae Mbrojtjes duhet te reagoj me argumenta te cilat me keqardhje them se i mungojne dhe keshillohet nga persona qe i kane sherbyer ish-ve dhe synimi i tyre eshte ta fusin ne labirinthe.Ministrja duhet te kerkoj nga paraardhesit por dhe nga lidershipi aktual qe u ka sherbyer deri dje ish ministrit dhe ish Shefit te shtabit pse kane lene gjadrin pa monitorim,cilat kane qene arsyet, pse nuk kane funksionuar radaret e FD,FA kur shpenzimet per vendosjen sipas projektit kane qene te medha, kush mban pergjegjesi per mos kontrollin e hapsires ajrore poshte larteis 3000m,kush doli mbi mendimin e specialisteve per mbajtjen e disa avioneve per policim ajror, kontroll te hapsires ajrore nga avion renegad.Kush hoqi nga perdorimi te avioneve AN2 te cilet mund te perdoreshin per disifektim te pyjeve, lagunave etj.Po qe se do te stepemi ky vend do te shkoj keq e me keq

  7. drenusha says:

    Imami e shume tet tjere,kush do ti hetoje kush do ti gjykoje e kush do ta pastroje kete vend nga krimi e korrupsioni i te te dy kraheve te politikes.Duhet nje strukture ndekombetare me e forta ne bote!

  8. Siguria says:

    Kaq naiv Imami sa tja fuse vetes duke e hapur kete loje?!Apo hedhin ndonje tymese per te larguar vemendjen nga Divjaka me shoqe.

  9. drejtesia says:

    Jam dakort me Ilirin.Sa te jete ne pushtet Ilir Meta B.Nishani, A.Llalla dhe Visho Ajazi asnje nuk do te denohet nga kupola e opozites.

  10. moko says:

    Thenia e mençur,per te mençurit; MUNDOHU TE ARGETOSH TE TJERET PER GJERA QE TY NUK TE INTERESOJNE ASPAK: Je i zgjuar zoti prokuror,per secilen jane hedh ne treg nje mall,qe te helmoje miletin.Mos ki frike se Edvini dhe Saliu jane mare vesh qe nuk duhet te denosh asnje maskara.

  11. vemendje says:

    Pse te nderuar ngrini pikpyetje te kota per largimin apo shkarkimin e Bahri Shaqirit.Bari Shaqiri si te ishte si te mos ishte ne pune nje cope druje ishte.Njeri pa nivel e profesionalizem.Shikoni ke kishte dhe mbajti rreth vetes,vetem ata qe i paguanin haracin

  12. Berati-Gjermani says:

    Gjithe politikanet hajdute jane per ne burg nuk e di cfar presin ne Shqiperi .Apo nuk munden te bejne drejtesi? Ne Gjermani prokurori kur ka vetem nje sinjal per votim dy here mbledh prova dhe te con pa vonese ne gjykate ku te presin me padurim. Ndersa ne Shqiperi behet kerdia saliu vret e pret shpif a akuzon thote e ben cte doi sikur eshte ne ciflikun e tije …..Deri kur?????

  13. suedezi malme says:

    Ne fakt do doja shume nje dore te fuqishme me prokurore gjermane,ti hetojne forcat tona ushtarake gjate vitit 2005-2013.
    Te jeni te sigurte,qe e cojne Salin & CO direkt brenda.Qe FA kane qene te implikuara ne trafike droge edhe armesh kjo eshte me e sigurte.
    Qe Fatmir Mediu bashke me Zenin ngriten gerdecin,kjo dihet boterisht.Qe Arben Imami bashke me Zenin filluan me avione,kjo dihet akoma me shume.
    Te ndihmuar nga Argita & Co edhe me firmen e Saliut ne shtet edhe mbeshtetjen e kukulles Nishani ne presidence,del sheshit qe FA ishin bere pjese e familjes Berisha & Co.
    Te vesh ne kontroll ushtrine,duke vene nje president handikap,nje minister servil edhe idiot,edhe Zeni me Argiten te bejne te gjitha pazaret e tjera me siguri firme nga babai i tyre,edhe qorri qe ska sy e shikon,edhe shurdhi qe ska vesh e degjon.
    Sali Berisha ka qene gjithmone i etur per ta patur ne dore ushtrine.Mos Harroni qe ishte po ai Sali qe ne 1997 ngriti avionet per te bombarduar Vloren.Mos harroni qe Saliu ishte ai qe nuk njofi baxhanakun e tij te vrare ne Gerdec.Ishte Saliu ai qe me SHISH hoqi qafe Kosta Trebicken diten me diell ne fushe te drejte.E shume gjema te tjera te te madhit Sali.Prandaj duhet reforme e gjere edhe me bythe qe ti vesh pas hekurave te gjithe ata kelysha te eger.

  14. Emigranti 1 says:

    Ka arsdhur koha qe populli te spostohet nga politika klenteliste per interesa te castitdhe te mbahet qendrim ndaj kujtdo qofte qe shkel intresat e popullit te thjeshte.Persa I perket strukturave drejtuese te PD ,ato kane skaduar dhe jane ne rreshqitje fundore.Zullumet e tyre tani jene te faktuara dhe eshte e nevojshme te shkullen nga rrenjet.Opozita duhet te beje reformism rrenjesor te drejtimit duke larguar totalisht ishetdhe te riformoje nje structure te re me ide me te qarta per formim shteti…Edhe e majta duhet te pastrohet nga shembulli negative I se mejtes ,qe po con ne hakmarrje ne disa raste.Mjaft njeres te spostuar politikisht ne strukturat e uleta duhet te rishikohen,se po arrihet ne flijime njerzore qe e trondit vet menyren e qeverisjes dhe besimin e popullit.Te hiqet dote nga shperblimet e pamerituara ptrofesionale te militantizmit,pasi po demton rende te majten.Nuk ka si shpjegohet qe ne vend te doktorit ne spitale te vesh drejtor mesuesin.Kjo eshte banalitet moral ne radhe te pare pastaj shume e rende profesinale.Si ka mundesi qe nje bojaxhi I rendomte te shkoje doganier,kushdoqofte.Kjo eshte balte sheterore dhe qeverisje.Solla dy shembuj te thjeshte por populli di shume…Qeverisja e nje populli duhet te jete qeverisje gjthperfshirese dhe shume e mire menaxhuar,jo qellim ne vet vehte per te mbajtur me kembe pushtetin.Lufta personale qe behet ndaj individit ne rastin me te pastder ,ndaj krtyeministrit eshte nje banalitet dhe nje roll I pamerituar I individit.Kryeministri bie kur bie qeveria e jo I jane leshuar te tere Edi Rames.Mesoni o njeres si drejtohet dhe nga kush drejtohet nje shtet serioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje