Aleat kryesor i së majtës në dy dekadat e fundit, Skënder Gjinushi thotë se PS po vijon ta lexojë keq peshën e partisë së tij në spektrin e majtë. Ai thotë se qeveria duhet të hyjë urgjent në Lazarat dhe se performanca e kryeministrit kërkon reflektim
Nga Skender Minxhozi*
Zoti Gjinushi, si e komentoni punën e deritanishme të qeverisë? Opozita thotë që asgjë s’shkon mirë, vetë qeveria pretendon se vendi ka dalë tashmë nga kriza. Komenti juaj?
Në parametrat e përgjithshëm qeveria po merret me ato çka janë parësore në situatën në të cilën gjendej vendi në shtator 2013. Primare ishte stabiliteti makro-ekonomik i vendit, hartimi një buxheti realist bazuar mbi njohjen e efekteve të krizës e borxheve të cilat fshiheshin e mohoheshin nga qeveria ikëse, ndalja e rënies e fillimi i ngritjes së rritjes ekonomike. Do të mjaftonin dy fakte që rritja parashikohet tek 2% këtë vit nga 0, 3 një vit më parë dhe rikualifikimi pozitiv i “Standard & Poor” që në përgjigje të pyetjes suaj të pohohej se opozitës nuk iu vërtetua skenari grek siç shpresonte. Më tej vlerësoj se rimarrja e disa prioriteteve të lëna zvarrë, deri qëllimisht, a në harresë si kontrolli mbi territorin, kthimi i turizmit në përparësi reale, realizimi ligjor e në kohë i legalizimeve, zgjidhja përfundimtare e çështjes së kompesimit të pronave, vendosja e bazave dhe kontratave ligjore në shfrytëzimin e pasurive strategjike të vendit si nafta, energjia elektrike e kromi si dhe nisja apo deklarimi i nevojës për reforma të thella në polici, drejtësi, arsim dhe shëndetësi tregojnë se qeveria i njeh dhe po përpiqet t’i realizojë detyrimet e saj kryesore.
Por sigurisht që në këto drejtime parësore, punët nuk kanë ecur njëlloj dhe është ende heret të vlerësosh shkallën e suksesit apo nëse reformat përkatëse janë apo jo në drejtimin e duhur. Këto në fund të fundit janë a do të ishin prioritetet e çdo qeverie në një vend normal dhe nga ecuria e tyre do të varej dhe performanca e qeverisë. Mirëpo tek ne u trashëgua një shtet i kapur, një realitet që klasifikohej si më i korruptuari në Europë në të gjitha raportet vjetore, një vend që vlerësohej si furnizuesi kryesor i hashashit për BE-në, me tregues në rritje të vazhdueshme, një polici dhe administratë e gjyqësore të perceptuar e përjetuar nga opinioni si tejet të korruptuara. Ishte pikërisht ky korrupsion e kjo kapje e shtetit që bëri të dështojë katër vjet radhazi marrja e statusit të vendit kandidat, që bëri që sektorët strategjikë të ekonomisë nga shtylla të ktheheshin në gropa a piramida ekonomike, që bëri që fondet publike të keqpërdoreshin e rruga e kombit të dalë dy herë e gjysmë më e shtrenjtë në vlerë dhe jashtë çdo standarti në cilësi, është ky korrupsion që pengoi kompesimin e ish-pronarëve dhe ish të përndjekurve, që bëri të dështojë legalizimi për tetë vjet me rradhë. Shkaku i dështimit në arsim e shëndetësi është kryesisht po prej korrupsionit të tejskajshëm.
E tepërt të themi se shteti i së drejtës ligjore, rendi e siguria publike janë të papajtueshëm me krimin e korrupsionin. Pikërisht kjo trashëgimi nxjerrë si sfidë kryesore luftën ndaj korrupsionit e cila do vullnet politik, aleanca e krahë të shëndoshë në këtë luftë, institucione të çliruara, administratë e polici sa më të pastruar, ligje në funksion të saj e jo që keqpërdoren si mburojë. Çuditërisht ne ende kërkojmë të luftojmë korrupsionin me administratë të kompromentuar, të shkulim kartelet e drogës me segmente policore që kanë bashkëjetuar me to; të vendosim drejtësi me struktura të korruptuara. Kompromiset e viteve të fundit për reformën parlamentare, duke ligjëruar heqjen e votës së fshehtë, dhe atë administrative si dhe zgjedhja e një presidenti jo-konsensual vetëm e përkeqësuan situatën. P. sh. ligji ri për administratën publike nuk po shihet si bazë për ngritjen e një administrate pothuajse të re sipas standarteve të BE por si një mburojë për administratën e PD, e cilësuar nga gjithë raportet e BE-së si jashtë standarteve të kërkuara. Kujtojmë se katër vjet me rradhë reforma për administratën ishte pjesë e 12 rekomandimeve të BE-së, rekomandim që mbeti i paplotësuar deri në fund. Dhe fakti që shumica sot ka kaluar në mbrojtje në vend që të jetë në sulm në luftën ndaj korrupsionit e ç’rrënjosjen e të korruptuarëve e të paaftëve është shqetësues dhe ngre pikëpyetje për ecurinë e mëtejeshme.
Si ju duket profili publik dhe performanca e kryeministrit Rama? Sa përputhet ky profil, me modelin e një kryeministri normal, që keni ju në mend?
Performanca e kryeministrit në tërësi përputhet me atë të qeverisë që ai drejton pra nga ç’ka thamë më lart për qeverisjen mund të nxirret lehtë dhe cili është vleresimi ynë për punën e kryeministrit. Sigurisht një kryeministër duhet të ketë një vulllnet e dëshirë pozitive për zhvillimin e vendit, vizion, programe e reforma të qarta e të kohës, vendosmërinë për t’i realizuar e çuar përpara e sidomos forcën për të përballuar pengesat, vështirësitë, të papriturat e deri intrigat a prapaskenat. Për këtë duhet që të kesh edhe një kabinet, staf, kolegë, përkrahës, aleatë me të njëjtat cilësi, që të mbështesin e të ndihmojnë me punën, cilësitë, përvojën e imazhin e tyre, që të dëshirojnë suksesin e jo që mezi presin dështimin. Problemet që trashëgonte e majta brenda vetes, mënyra si u rikonfiguruan aleancat në çastet e fundit, qëndrimet ndaj aleatëve e marrëveshjeve të mëparshme, kriteret e deritanishme në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve apo stafit mbështetës nuk garantojnë forcën e vendosmërinë e duhur në realizimin e reformave kryesore e luftën ndaj korrupsionit, ç’ka kërkon një reflektim.
PSD ka qenë dhe mbetet një ndër segmentet luftarake të së majtës shqiptare. Pse ndodhet ende jashtë formulës qeverisëse? Sa peshon efekti eventual “sabotues” i LSI, në këtë raport të distancuar që keni aktualisht me PS?
Suksesi i një shumice qeverisëse varet shumë nga fakti sesa ajo di të vlerësojë siç duhet rolin e vendin e çdo aleati, afatgjatë a konjuktural, madje dhe rolin e çdo individi a perkrahësi si kategori. Veçanërisht kjo është e rëndësishme për aleancat e majta të cilave s’ju ka munguar kurrë përkrahja popullore por kanë hyrë në krizë nga çarjet e brendshme, politika agresive e diversive e PD, si në 98, dhe toleranca ndaj korrupsionit. PSD ka treguar se ka qenë më e qëndrueshmja ndaj këtyre tre fenomeneve e çuditërisht përsëri s’është preferuar për të qenë pjesë reale e qeverisjes aktuale. Gabimi më i madh që mund të bësh në politikë është mos të dish të dallosh a vlerësosh të mirën para të keqes. Meqënëse ju jeni një njeri i medias e i mirë-informuar po ju them një kuriozitet, në ’98 kur bëhej takimi famshëm i qeverisë me opozitën për grevën e urisë së studentëve dhe krizën e Kosovës, gjysma e bisedimeve u përqendrua tek meraku i PD pse PS i kishte dhënë shumë pushtet PSD-së? Sigurisht nuk po ta them këtë se mendoj se kjo këshillë e mikut është ende në fuqi! Por për të treguar se më shumë e e ka vlerësuar PD peshën e PSD tek e majta se sa disa të majtë.
Lamë pas një javë ku debati për drogën eklipsoi thuajse gjithçka. Cili që sipas jush, motivi i gjithë kësaj zhurme? Sa gjasa ka që kjo histori të vazhdojë dhe të marrë përmasa?
Loja e drogës nuk është gjë tjetër veçse taktika 20 vjeçare e Saliut për të qenë gjithnjë në sulm, për të mbrojtur të kaluarën e përgjegjësitë e tij duke sulmuar të tjerët, për të përbaltur gjithkënd sepse vetëm keshtu ngjan edhe ai i pastër. Këtë bëri menjëherë pas humbjes së ’97. Këtë po përpiqet të bëjë dhe tani. S’mund të marrë flamurin anti-drogë partia që udhëhoqi për tetë vjet trafiqet në rritje galopante të drogës, partia që e ktheu Shqipërinë në furnizuesin numër një të marihuanës, ata që e kthyen Lazaratin në bastion të drogës e të PD-së, të mirënjohur ndërkombëtarisht. S’ka budallenj në botë, në Shqipëri po, që të besojë se një parti e tillë u kthye menjëherë në anti-drogë dhe se kartelët e saj menjëherë, për gjashtë muaj, ia morën nën kontroll pushtetin. Në rast se lufta ndaj drogës do të ishte qëllimi i kësaj opozite, atëherë ajo s’do të shqetësohej sa herë kapet drogë por do pranonte dështimin e implikimin e saj për mbjelljet rekord vitet e fundit e për daljet rekord. Moralin e qëllimin e protestave të saj i tha shumë bukur Saliu në perifrazim të Dashos. Dashua i kishte thënë se po protestonte sepse Edi po tregëtonte drogën e Lazaratit! Pra slogani tyre është “Mos shisni drogën tone!”
Edhe mënyra si nisi kjo zhurmë tregon se qëllimi nuk është lufta ndaj drogës por baltosja e tjetrit dhe mbrojtja e trafikut. Si mundet një ish-ministër të pyesë publikisht një ministër “A keni informacion se baza të ushtrisë janë të implikuara në trafik droge” e ta trajtojë informacionin si akuze? Kur e di shumë mirë se informacionet nuk janë prova për implikim dhe se bërja publike e tyre i shërben vetëm trafikantëve për t’u fshehur? Në rast se këta deshën ta kapin qeverinë me presh në dorë, pse e paralajmëruan? Po për Divjakën pse nuk pritën që të dhënat t’i kthejnë në prova kur SHISH është në krahë të tyre e kur avionët uleshin përnatë? Do të thoni se avioni që ngeci në rërë është prova. Vetëm tek në një ngjarje që ndodh sot quhet prove e mjaftueshme për çka ka ndodhur më parë? Për më tepër është thelbësor dallimi midis provave se ka trafik me provat, se ka trafik qeveritar e ushtarak? Që ka trafik, s’ka nevojë për prova por implikimi duhet provuar. Implikimi pa prova ndaj policisë e qeverisë nuk është çështje etike a morali por kompromenton qëllimin e akuzuesit. Kush do të luftohet trafiku, denoncon trafikantët e korridoret e trafikut. Kush do ta mbrojë trafikun, shpif ndaj policisë e ushtrisë për t’i demotivuar e dobësuar.
A duhet të hyjë qeveria në Lazarat dhe më gjerësisht, a duhet të veprojë ajo me ashpërsi ndaj kultivuesve të drogës në pjesën të vendit?
Patjetër. Tre tregues ka performanca e një qeverie në luftën ndaj drogës: sasia e prodhimit, sasia e tranzitimit dhe sasia e drogës së kapur. Kur rriten dy të parat quhet dështim e dyshohet për implikim deri në sferat e larta siç ndodhi këto tetë vjet, ndërsa rritja e kapjeve quhet sukses. Opozita aktuale nuk priti të shohë sesi do jetë rezultati në prodhim e tranzitim këtë vit të parë të qeverise aktuale sepse e di që në çdo rast do të jetë më mirë se gjendja që la ajo, dhe çuditërisht quan skandal faktin se po kapet shumë drogë. Sfida kryesore e kësaj qeverie është pikërisht ulja e ndjeshme e kultivimit dhe zhdukja e zonave të legjitimuara nga PD siç është Lazarati. Shkalla më e lartë e implikimit është legjitimimi i prodhimit, mbjellja e korrja me përkrahjen e qeverisë. Pozicioni i Saliut ndaj trafikut të drogës sot është si ai i një pronari rrjetesh shtëpish publike që bërtet kundër trafikut të femrave për prostitucion.
Sa shanse kemi për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor?
Mbi 97%. Statusi është penguar qëllimisht nga qeveria e mëparshme. Ajo qeveri e la për herë të parë gjatë 20 vjetëve Shqipërine pas Serbisë e Malit të Zi në procesin e integrimit europian. Ajo qeveri e nisi dhe e mbylli me 12 rekomandime të paplotësuara. Në vitin e fundit në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE pohohej se ishin plotësuar katër, ku dy ishin reforma zgjedhore dhe ligjet me tre të pestat, të cilat kushtëzoheshin nga zgjedhjet si do bëheshin përkatsisht votimi dy projekt-ligjeve të tjera, pra edhe këto dy rekomandime s’qenë plotësuar plotësisht. Në thelb, të 12 përmblidheshin tek standarti i zgjedhjeve, shteti i sëdrejtës e lufta ndaj korrupsionit, detyra që pushteti i PD s’mund t’i realizonte kurrë. Në dhjetor u prit që të krijohej bindja se shumica aktuale ndryshon nga e mëparshmja, kjo bindje është krijuar tashmë. Prova e mëtejeshme për këtë shumicë do të jetë me negociatat.
PD duket se po e vuan më shumë sesa parashihej, dualizmin Basha-Berisha. Si e shihni këtë raport mes dy liderëve, në rrafshin politik dhe atë individual?
Sa here ndryshohen liderët në demokraci, i riu jashtë çdo egoizmi a kompleksi kërkon të afishojë se çfare do ndryshojë në parti a qeverisje me ardhjen e tij. Edhe kur vjen pas një drejtuesi të suksesshëm, i riu përpiqet më shumë të theksojë diferencat sesa ngjashmëritë sepse në demokraci gjithnjë për së pari vlerësohet ndryshimi, ndërsa kur postet zëvendësohen në diktaturë atëhere i riu përpiqet të theksojë vetëm besnikërinë ndaj udhëheqësit të lavdishëm, ngjashmërine e tij ndaj rrugës së nisur, vendosmërinë për të çuar përpara sukseset e babait shpirtëror ndonëse opinioni i gjerë i ka vlerësuar si dështime. Po të shohësh tërë mënyrën e sjelljes së lidershipit të ri në PD kupton se kemi të bëjmë me një zëvendësim të llojit të dytë dhe ky është problemi kryesor i opozitës. Këtu lind pyetja, lidershipi i ri ka për mision të ndryshojë PD, të pastrojë PD nga trafiqet e korrupsioni tetë vjeçar, ta kthejë atë në një forcë që rifiton besimin nëpërmjet ndryshimeve për të qenë një alternativë qeverisëse në të ardhmen apo do vazhdojë taktikën e Berishës që dështimet e veta disa vjeçare kërkon për disa muaj t’i kthejë si bëma të qeverisë se re. Berisha pas humbjes së ’97 menjëherë për manipulimin e zgjedhjeve të ’96 akuzoi të majtën si shkaktare me bojkotin e saj. Për piramidat qeveritare akuzoi sigurimin e shtetit, për masakrën e tij urbanistike në Tiranë 1992-2000, akuzoi Edi Ramën në 2002. Për bëmat e SHIK-ut të Gazidedes akuzoi Fatos Klosin. Po sot Luli për krizën ekonomike e borxhin publik të trashëguar prej tyre, akuzon qeverinë aktuale, për drogën e rrjetet e tyre tetë vjeçare akuzon qeverinë disa mujore, për manipulimin e zgjedhjeve në Tiranë e 2009, kundërvë Korçën me Ristanin. Spastrimeve radikale në administratë vite me radhë iu kundërvë zëvendësimet e domosdoshme, madje ende të pamjaftueshme. Po të ishte për këtë lloj opozite që kërkon nëpërmjet shpifjeve e baltosjes se të tjerëve me baltën e saj të largojë qeveritë kundërshtare, atëhere më i përshtatshëm për këtë është Saliu e s’ka pse bëhej ndryshimi. Madje dhe në taktikën konkrete po veprohet një lloj si në ’98 edhe tani kërkohet largimi vetëm i kryeministrit në favor të ndonjë të majti që i pëlqen të djathtës apo falet tek e djathta.
IK o Keno se na hape barkun. Te kishim harruar dhe ishim qetesuar, kur na dole prape…shko ke SALA
Mendoj te quhet partia DEMOSOCIALE qe sot e tutje Gjinush se ku i dihet mer me shume vota kete radhe.
Nje cope ordineri me petkun e intelektulit. Ti je me LLUM se Saliu
Rilindasit po qeverisin me partine SHPK te familjes Meta sic e quante Rama, normal qe intelektualet do shahen. Ju po i hani me buke sharjet monstruoze qe i bete LSIse, kshuqe skeni fytyre me sha te tjere deri sa te ikni ne boten tjeter.
Po ti shofesh komentet sa here flet ndonji aleat i Rames nga ata qe kane qene ne protesta 8 vjet me rradhe kunder Saliut, si psh Koci, Ngjela, Milo, Gjinushi, menjiher shkrujn ca freshista qe shajne me te madhe edhe kur ata sthone asgje kundra Rames. Kur flet Likja i zgjidhur, freshistat heshtin. Si duket ngaqe Likja eshte profesor i shquar ne fushen e videove me ze dhe figure. Ku ka me skandal se kaq.
Si gjithmon i sakte profesori,me qetesi dhe argumenta shtron ato qe gjith populli i di por disa lider nuk duan ti pranojne, saliu ka pjerdh,por edi nuk duhet te abuzoj nga ky fakt dhe te bej gabime me elektoratin e majte,ai qe e solli ne pushtet
Sa ishim qetesuar me Ilirin dhe Monen, mos na e prish terezine mor aman.
Ta themi nji gje troc. Ne Shqiperi nuk po qeveris sot e majta. Smund te quhet i majte nji milarder si Ilir Meta dhe gruaja e tij qe s’dihet si i kane bere pasurite. As nuk eshte i majte miliarderi Lefter Koka qe prape nuk dihet si i ka bere pasurite. As nuk jane te majte plot ministra te tjere te LSI. As disa nga ministrat e PS nuk jane te majte sepse as nuk ishin marre me politike por u vune me katapultim nga Rama. Te majtet e PS jane pa pune te gjithe rrine shohin Ilir Beqen minister (as Beqes vete nuk i besohet).
Sot po qeveris Edi Rama qe eshte me mire sesa Sali Berisha pa dyshim. Por Rama e ka shkatrruar popullin e majte keto 8 vjete, dhe tani po e shkatrron perfundimisht duke fuqizuar miliarderin e paskrupullt Ilir Meta.
Jo me kote Ilir Meta po i mbush takimet e tija plot me Enveriste tani, sepse duke e pare qe Rama i ka flakur te majtet rrugeve, po perpiqet ti marri me pragmatizmin e tij si pazarxhi ambulant. Si perfundim, Partia Socialiste do humbasi vota, kurse Ilir Meta do shtoje edhe me shume vota, dhe te majtet do ngalen rrugeve sic ngelen keto 8 vjete.
Jam dakort me ty 8 MAJI,PO sh mire ua ben ai katundari i Skraparit,por akoma nuk keni pare asgje ju komunistet hahahahahaha…
Nuk kam se ç’ti shtoj komentit tuaj. Me keni lexuar mendimet. PS duhet te ndroje emrin. Socialistet e vertete, ata idealistet, mezi e mbushin barkun me buke.
Mos shisni drogen tone Edi Rama. Drogen tone e shesim vetem neve.
Nuk e ke keq gjinush, berisha kerkon meten per kryeminister
“Rame Ike ” eshte nje avaz i vjeter ne goje te “re” ku Djallit Berishi i shkoj kali ne ure me thirjen “Nano Ik ” e pra ky Berishe i menderosur haron se nuk pihet uje dy here ne nje burim , por cuditerisht mendon se ky popull eshte leshko , dhe ne vend qe te kryqezohet ky kriminel e jape hesap, bertet Krishti ne Kryq ?! Fatkeqesi Kombetare ? deri kure me ?
Ju Skender Gjinushu jeni nje nga guret e Katovices dhe te narkise se prones ne periudhen e pas 1991. nese ke burreri per kete jep intervista dhe kundershtoje nese ke ndergjegje kombetare. Nese kryeministri Edi Rama do jete i zoti tu tregoje vendin ty dhe klanit tend I LUMTE I LUMTE , por rezikon te ja dredhin te tijet.
Analizat e Gjinushit jane gjithmon te sakta,llogjika e tij matematike eshte e pagabushme.
Defekti i tij eshte se nuk ka ditur qe kete fryme ta percjell tek njerezit.
Ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit, Meta ne media leshoje tullumbacet e testimit te tipit Naco, per te pare sa mbeshtetje kishte synimi i tij per Kryeminister i aleances se majte.
Pergjigja e Gjinushit ishte; me mire te qendroje Berisha se sa Meta.Kjo eshte arsyeja e vertete qe Gjinushi nuk perfitoje nga trofeja e fitores,dhe madje e pa vehten te ftohur dhe ne mardhenjet me Ramen te cilin per hir te se vertetes sikurse shume te tjere e kishte perkrahur gjate 8 viteve ne opozite.Filozofia e Rames eshte kalova lumin te dhjefsha kalin. Mirpo gjate rruges ka shume lumenj.Keshtu qe ne lumin e dyte edhe lagesh, edhe ftohesh, dhe mund te te zere barku.
Gjinushi si shumekush, ende nuk e kishte kuptuar plotesisht sa e forte ishte marreveshja e ngjalave.
Bravo 8 Maji je teper i sakt nuk kam lexuar mendim kaq te sakte deri tani keto jan te gjitha te verteta une nuk jam i majt dhe nuk kam ngelur pa pun se nuk jotoj ne Shqiperi jetoj qe prej 14 vjetesh ne Franc po per njerzit me vjen keq se kam shume shok dhe miq socjalist dhe eshte e vertet qe kan ngelur pa pun une isha ne 2013 kur u ben votimet dhe i pash me syt e mi se si u hodhen thaset me lek nga Ilir Meta dhe Lefterat pre te bler votat kete qe them une e din te gjithe po nuk thon gje se kan mar parat mbas votimeve pyeta nje shok te djathte qe ishte me pozit te PD pse humbi kaq shum PD ai me tha qe keta e shiten vet dhe kjo me duket se eshte e vertet po se si do vej puna ne Shqiperi Zoti e di i ndimoft Zoti Shqipetaret nga ket Politikan bastart qe bejn pazaret e tyre dhe nuk kan menduar dhe as mendojne per popullin e tyre po dhe populli te ket kujdes mos te genjejet me 50 mije lek per vot po ta mbledhin mendjen mir kur te japin voten se Zoti thot bej ti per vete 80 perqind te ndimoj une 20 perqind
Gjinush , je shpirt i keq , njeri i hidhur , e ke gjakun helm, por je i sgjuar dhe puro i majte. Keto i di fare mire Rama. Ty po te te japesh doren, ti te mer krahun. Kishe ne fillim nje parti me nje kryesi dinjitoze si zoterinjte Teodor Laco ,Paskal Milo , Lisen Bashkurti , Arjan Starova , Myslim Islami e shume te tjere qe nuk me kujtohen , por ti u krijove nje ambjent mbytes me qellim perjetesimin e ideve dhe te pushtetit tend personal dukei detyruar te largoheshin. Emrat e tyre ishin te mirepritur ,vecanerisht nga opinioni intelektual shqiptar,por ti e zhgenjeve kete opinion dhe je katandisur nje qerre parti qe po kerkon ndihme nga Berisha i mbaruar qe ta ditka ” peshen” . Ne se te afron Rama , ti do te besh cmos ti maresh partine e ta besh akoma me lemsh se sa ishte ne 2005. Tani je pensionist,shih punen tende e lerja partine te rinjve,ose shkrije me PS-ne.
Hahahah more Bekim. Iku Laco dhe Arjan Starova nga ambienti mbytes thua ti, dhe ku vajten??? Tek Sali Berisha qe ska ambient mbytes dhe nuk lufton per pushtet personal. Hahahaha, ka kaluar 1 prilli ooooo Bekim. Po ti ke kaq shume urrjetje sa genjen edhe per shkrimin e profesorit me lart. Ay ska shkruar asgjekundi per ndihme Saliut. Mos e ngaterro profesorin me te rinjte Ilir Meta, Lefter Koka, Naco, Panariti qe vrane me Saliun ne 21 janar.
Shkuam ne perkrahje te greves “hap kutite ose largohu”per tre jave dhe Edi diten e fundit na thashsht shkoni ne shtepi.Nuk do kete hapje kutish se del meta me vota mangut.Tani thote shsht ps se na merzitet ai qe na beri te provojme helm,gaz lotsjelles.Dhe drejtoret e sotem te Edit thone SHSHSHSHTTTTT,PASKE QENE TI NE GREVE E PO KERKON TI SHERBESH VENDIT TEND ME DREJTESI! Ne na duhen hajdute te na mbajne krahun,ndonje zarf,prit radhen per pune(megjithse me dipllome jo ne U.privat).Do qeverisin keta qe bene 21 Janarin se ata dine jo me drejtesi.Duhet thene e verteta pa frike e jo me dredha per nje post.Gjak i ri ,parti e re.
skender gjinushi jo vetem qe eshte njene ne ngjarjen e gerdecit, njeri me kulture te gjere por eshte politikani me i zgjuar dhe me trimi pasi ai ja ka zbuluar me mire se kush tjeter pergjegjesini qe ka saliu ne shkaterimin e gjithe ekonomise shqiptare,ngjarjen e gerdecit,vrasjen e azem hajdarit,vrassjet e 21 janarit,shitjen e detit ,vjedhjet ne ruget,trafikun e naftes,te droges dhe te gjitha keto ja ka perplasur ne parlament pa ju trembur syri.ai ka kontribuar me shume se cdo deputet tjeter ne shqiperi dhe nuk ka pranuar kure te behet servil por te metat ja ka thene kujdo ne sy dhe te argumentuara.pra ati nuk i vine as ne maje te kembes ata qe ka qene apo jane gjoja kryetar partije deputete apo ministra si te sales dhe keta sot.