“Integrimi i Shqipërisë në BE, mbetet një prioritet madhor që gëzon një mbështetje të gjerë nga shqiptarët dhe nga i gjithë spektri politik”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në takiminme homologun danez Martin Lidegaard, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Danimarkë, e cila përkon edhe me 44 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.
Në takim mes dy ministrave u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe u nënvizua domosdoshmëria për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se reformat e kryera dhe progresi i arritur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përbejnë një dëshmi të qartë të vullnetit dhe angazhimit të plotë të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor.
Duke vlerësuar mbështetjen e Danimarkës për integrimin e Shqipërisë në BE, Bushati tha se mbetet shpresëplotë se mbështetja daneze do të jetë e plotë dhe pozitive për vendimin që do të merret muajin e ardhshëm.
Ministri Lidegaard vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu, ai vlerësoi edhe rolin konstruktiv dhe të moderuar të Shqipërisë në rajon.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi në fushën ekonomike duhet të forcohet edhe më tej në fusha të tilla si: energjia, agrobiznesi, turizmi, tregtia, etj.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit, perspektiven evropiane dhe euro-atlantike si dhe për zhvillimet në Ukrainë pas zgjedhjeve të 25 majit. Ministri Lidegaard vlerësoi qëndrimet dhe reagimet e Shqipërisë për situatën në Ukrainë.
Gjithashtu palët i kushtuan rëndësi të veçantë zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian.
Bravo ministri Bushati po ben nje pune fatastike per integrimin e vendit ne bashkesin Europiane
Angazhim fantastike ky i ministrit Basha
Hahah moj Sabina Basha ka kaq kohe qe e ka lene punen si minister i jashtem. Me ler te te informoj qe Basha sot eshte kryetari i opozite dhe me sakte loloja i Saliut sepse dhe SALIU nuk eshte me kryeminister.
Edhe sikur te ishte basha minister nuk do te arrinte kurre kaq suksese sa ka arritur Bushati.
Me gjithe keto angazhime qe ka marre kjo qeveri me siguri qe statusi eshte i sigurte sepse nuk ka asnje vend pa e marre vesh perparimin e madhe qe ka bere qeveria jone.
Eshte per ministrin Bushati nuk e kishte njeri per Bashen.
Hahah moj Sabina Basha ka kaq kohe qe e ka lene punen si minister i jashtem. Me ler te te informoj qe Basha sot eshte kryetari i opozite dhe me sakte loloja i Saliut sepse dhe SALIU nuk eshte me kryeminister.
Edhe sikur te ishte basha minister nuk do te arrinte kurre kaq suksese sa ka arritur Bushati.
Bravo
Bravo Bushati dhe gjithe qeverise sepse po bejne nje super lobim per marrjen e statusit.
E gjithe ministria e tij meriton mbeshtetje maksimale per punen delikate qe po ben.
Bravo Ministrit Bushati per angazhim maksimal qe keni marre si qeveri per garantimin e mbeshtetjes e vendeve si Danimarka te cilat kane nje skepticizem ne lidhje me progresin pozitiv ne vend.
Intersi paresor i shtetit Shqipatar dhe kete po e permbush sic duhet kryeministri dhe ministri i jashtem i vendit, bravo per punen shume te mire qe po beni.
Minister njesh Bushatii
Po mir…po danezi ca tha???
Dalina mos u bej koqe gomari se do na i japin ata ne jo se po ben ndonje pune ky bozhibozuku Bushat. Perse e meritojme ne statusin:
1. Korrupsioni ja ben vu,
2.Papunesia ne kup te qiellit,
3. Nje fshat eshte shtet brenda shtetit ku droga po ben namin,
4. Ne te tera institucionet shteti nuk vepron dhe pushtetaret i kane karriget si te babait jo si te shtetit,
5. Ligjet nuk zbatohen,
6. Pronaret e ligjshem jane pa prona,
7. Jeta eshte e pa sigurt te vrete tjetri ne mes te dites dhe nuk e denon njeri,
8. drejtoret e emeruar te paret qe punesuan ishin dashnoret e tyre, kurse i afti eshte rrugeve.
Atehere perse duhet te themi qe na takon statusi???????????
Rrini urte dhe mos na rruani koqet i thone kesaj pune. Bythet te forta.
Apo la bushatin qe te fliste….prralla me mbret