"Përfaqësitë diplomatike po zbaviten me protestat antidrogë të PD-së"

26 Maj 2014, 11:39Politika TEMA

“Fajësimi i votuesve për humbjen e thellë të zgjedhjeve në 23 qershor është analiza më e keqe që mund t’i bëhet gjithë këtij procesi”.

Kështu komenton ish-deputeti demokrat, Gilman Bakalli analizën e selisë blu, e cila po zhvillohet njëherësh me zgjedhjet e drejtuesve të rinj në degët e PD-së në gjithë vendin dhe strukturave të saj.

Sipas tij, nuk mundet që fillimisht të fajësosh zgjedhësit se janë shitur tek Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe më pas t’u kërkosh atyre të të mbështesin kur do të protestosh kundër trafikut të drogës.

Pasi e ke fyer popullin, duke i thënë se të kanë blerë, nuk mund t’i drejtohesh, duke e ftuar për një protestë antidrogë. Të duket sikur Partia Demokratike po kërkon ta pastrojë moralisht popullin e blerë, duke i dhënë mundësinë të bëjë një betejë morale. Ndërkohë që paralelisht nëpër kanale të ndryshme televizive ka debate të herëpashershme mbi legalizimin e marijuanës”, – pohon ai për Shekullin.

Ish-deputeti shprehet kritik dhe ndaj kauzave dhe protestave opozitare që sipas tij, nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkaktojnë një buzagaz popullor dhe tek përfaqësitë diplomatike.

Protestat si ajo e pardjeshmja nuk kanë kurrfarë ndikimi, përveçse ngjallin një buzagaz popullor dhe tek shumica e përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri, të cilët me siguri zbaviten shumë me një parti si ajo Demokratike, e cila nxit njerëzit paradite në protesta antidrogë, ndërsa në darkë televizionet flasin për legalizimin e drogës”, shprehet ai.

E ndërkohë ndryshe nga baza, sidomos ajo e Shkodrës që ishte më kritikja, Bakalli mbështet kufizimet e vendosura nga kryedemokrati Lulzim Basha për të përjashtuar nga drejtimi i strukturave, ish-drejtues me më shumë se dy mandate, ish-deputetë apo dhe pushtetarë vendorë dhe duke afruar shumë emra të rinj.  Sipas tij kjo “është mënyra më e mirë për ta ajrosur strukturën e mykur partiake të Shkodrës”.

9 komente në ““Përfaqësitë diplomatike po zbaviten me protestat antidrogë të PD-së””

  1. dragic says:

    Po Bashen,si nuk e atakon fare?Ai eshte i pari qe duhet larguar per te shpetuar PD.Kokloqja Basha i Berishajve ka te pakten tre dosje per vrasje,vjedhje e tradheti ndaj atdheut.Bakalli,po e kerkoni karriken nga nje pozicion tjeter bythlepires!

    1. Mira says:

      Gjithashtu diplomatët po zbaviten me ndeshjen (Barkdërrat vs Hashashmbjellësit), po zbaviten me “tavolinat e punës” që shtron Mafia për barkdërrat me shkëmbim nxjerrjen e deklaratave që në Lazarat nuk mbillet Kanabis.

      Unë po zbavitem me ato leshkat e tua prej albanezi!

      1. Ilir Hoti says:

        Jam dakort me ‘Tef-en’Per cilin LESH shqiptaresh e ke fjalen? Ata bjond esmere ??? Po ju ku futeni…te leshi i shqiptareve apo!!!!!???? Kudo qe te futesh (grupim) nuk prishet leshiu.. PO leri fjalite e medha..pale ato ‘anti-shqi[ptare’..10 milion shqiptare nuk fyhen jo per ‘leshin’ por nga asgje qe del nga mendje te turbullta..te deformuara,te rrjellura a antishqiptare…Historia po e tregon

  2. myzeqari says:

    O Bako vazhdon me lepirje bythe ti eeeeeee. Bako nuk behet opozit me Paloqen, Strazimir kokerrjeprin, me Halim mutin, me Noke kokelopen, Sali bythen, Jozefina shurren, Kastriot vryma, dhe me plote kerma qe mbajne ere ne PD. Keta duhet te hapin krahun se bashku me Lul Bythen (me falni Bashen).

    Kur nga PD te zhduken keta atehere duhet te vijne te rinj po jo si Grida Suma qe eshte e kripur si iriqi ne miell ne borxhe.

    Grida mbase eshte e mire por eshte per gojore per ndonje lek jo per politik. Keshtu shikohen gjerat Bako jo si thua ti. Bythet te forta.

    1. arberia says:

      TE LUNTE AJO GOJE O MYZEQAE.ATA PLERA E KANE SHIT ME KOHE SHQIPERINE.KANE VJEDHUR SA KANE DASHUR E KANE FYER INTELIGJENCEN KOMBETARE DUKE GODITUR BURRAT E MEDHEJ TE LUFTES NACIONAL0=/CLIRIMTARE.

  3. fatbardh says:

    Lluli cdo gje e ka bere mire ,edhe ne bashki do tge mbahet mend si ai qe e dhjeu kryeqytetin.

  4. Leone says:

    Bej si them une ,po mos bej si bej une.jam duke pire nje kafe perballe grevisteve me duket si esterada e Kuksit.Sa me pak njerez te perdor politika aq me mire eshte.

  5. Murlani says:

    Bako, nuk eshte faji im se nuk me pelqen asgje e shpifur as nga Ti , as nga PDja qe po e shpif çdo dite e me shum me nenvleresimin qe ju ben shqiptarve .

  6. kokmodhi says:

    Je perfundimisht injorant dhe idiot i lindur o zoti kumbulla Bakalli, nuk te afron Basha ne PDse ja ka lene amanet Doktorri edhe kur te vdese, prandaj shiko mundesine kalo me Mustaf Licin dhe osamen ne shkoder se ate pune e beni me mire ted.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje