Qeveria pritet të miratojë aktet ligjore në lidhje me zbatimin e ligjit për mjetet lundruese me tonazh nën 20 NT në prag të sezonit turistik. Pas miratimit të ndryshimeve ligjore dhe hyrjes në fuqi të tyre në lidhje me rregullat që duhet të përdorin mjetet lundruese , si dhe ato sportive, Qeveria duhet të përcaktojë mënyrën sesi mjetet lundruese të pajisen me GPS, pajisjet e shpëtimit, me sinjalet ndriçuese për lundrimin natën, me pajisjen me radio ndërlidhjeje, të sintonizuar në frekuencat e ndihmës detare. Shkelja e detyrimeve të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative, dënohet me gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe me heqje të dëshmisë së aftësisë për drejtim të mjetit lundrues. .Në rast se kundërvajtja administrative, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, përsëritet, mjeti lundrues sekuestrohet.Konfiskimi i mjeteve bëhet sipas rregullave dhe afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.
Gjobat dhe masat e tjera administrative
Ndryshimet ligjore parashikojnë që mjetet lundruese të cilat do të shkelin rregullat apo nuk garantojnë sigurinë e pushuesve në plazhe publike dhe jopublike do të gjibiten nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë, masë kjo që do të shoqërohet dhe me heqje të dëshmisë së aftësisë për drejtimin e mjedit lundrues. Në rast se shkeljet përsëriten, atëherë shkohet deri në sekuestrimin e mjetit. Kjo përcaktohet në ndryshimet ligjore në ligjin “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT”. Shkelja e kushteve për ushtrimin e aktivitetit të rregullt e të sigurt me mjetet lundruese e për mënyrën e përdorimit të tyre për qëllime argëtimi e sportive, sipas nenit 4/a të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 200 000 lekë, si dhe me sekuestrim të mjetit lundrues.
Në prag të nisjes së sezonit turistik, ndryshimet e miratuara nga Kuvendi kanë hyrë në fuqi dhe pritet që në mbledhjet e afërta të Këshillit të Ministrave të përcaktohen kushtet për ushtrimin e aktivitetit të rregullt e të sigurt me mjetet lundruese, mënyra e përdorimit të tyre për qëllime argëtimi e sportive dhe rregullat për sigurinë e pushuesve në plazhet publike dhe jopublike, në bregdet apo në ujërat e brendshme në thellësi të territorit. Sipas ligjit, mjetet lundruese duhet të jenë të pajisura me GPS, një masë sigurie kjo për lokalizimin e mjetit në raste të aksidenteve ujore apo humbjes në det.
“Mjetet lundruese duhet të respektojnë rregullat e regjimit të lundrimit në det, liqene, lumenj, rezervuarë dhe përrenj, duke përfshirë dhe normat që lidhen me pajisjet e shpëtimit, me sinjalet ndriçuese për lundrimin natën, me pajisjen me radio ndërlidhjeje, të sintonizuar në frekuencat e ndihmës detare, si dhe me sistemin për lokalizim gjeografik, GPS.””, përcaktohet në ndryshimet ligjore të miratuara. Në kuptim të këtij ligji, mjet lundrues konsiderohen mjetet lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT, duke përfshirë edhe ato që përdoren për qëllime argëtimi e sportive, të klasifikuara si të tilla nga Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare ose nga institucionet korresponduese të shteteve të tjera.”. Ky ligj zbatohet për mjetet lundruese, objekt i këtij ligji, që mund të përdoren në det, liqene, lumenj, rezervuarë dhe përrenj”.
Ankimi administrativ
Ndaj masave administrative me gjobë, të marra në bazë të këtij ligji, kundërvajtësi mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve te drejtori rajonal për kufirin dhe migracionin, i cili vendos brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së ankimit. Ndaj masës administrative të sekuestrimit, të marrë në bazë të këtij ligji, kundërvajtësi mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vendos brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së ankimit. Ndaj vendimeve të marra, kundërvajtësi mund të bëjë ankim në gjykatën kompetente, në përputhje me rregullat dhe afatet e parashikuara sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative”. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 2 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 4 të këtij ligji.
Me mjetet lundruese mund te zgjidhet dicka situata , por me ate qe eshte me e prekshme per ne pushuesit e thjeshte eshte problemi i “tokes se zanun” gje qe parashikon plazhet ne vendet ma te mira krejtesisht te bllokuara me cadra dhe ndenjese kundrejt pagesave te ndryshme sipas oreksit te ruajtesit , duke lene ate shijen e keqe tek pushuesit me mundesi financiare te pakta qe per vende te lira te shkoje ose tek ferrat ose neper gure te ngreje cadrat e vete. Kesaj situate shteti , komunat qe mbulojne zonat turistike duhet urgjent ti japi fund , duke mos perseritur gjendjen e situates e me te fortit , e te korruptuarit, e dhenjes se lejeve kundrejt rrushfetit e te tjera , plazhet qe duke filluar nga Velipoja , Shengjini , Durresi, Semani, e te tjera duhet te kene zona te lira per pushuesit vendet me te mira , te pastruara sic ka filluar edhe aksioni , per batakcijte si ne shtet e ne komuna kete sezon duhet tu priten krahet per te mirepritur sa me shume pushues .
Bukur ,ligje, projekt ligje ,e mbushur plot e perplot legjislacioni.Por sa zbatohet? jo zoterinj ka te drejte Alfredi i kujt është bregdeti i Bareve dhe restoranteve, apo hoteleve pa leje .ËSHTE i qytetareve është publike, të gjobiten ne radhe te pare vendoret të cilet nuk respektojnë ligjin. Për INTERESA PERFITIMI japin pa kriter hapesira rere te mbushura me sazhllone te diktuara me Çmime të kripura thuajse Ky popull eshte i pasur.Shikoni çbehet ne bregdetin e zones se “MALI ROBIT” prane Komunes Golem, fshatra (“turistike”)KANE RRETHUAR DERI NE BREGDET ME MURE DHE NUK LEJOJNE te behet plazh se e konsiderojne prone te tyre.Lereni bregdetin te lire,diellin,rërën, ajrin, ujin,ështe i te gjitheve.
Alfredi, ka plotesisht te drejte.