Nishani e refuzoi, Qeveria e emëron Ndrecën në Vatikan

25 Maj 2014, 14:15Politika TEMA

Ardian Ndreca do të jetë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Vatikan, pavarësisht “rezistencës” që po bën kreu i shtetit duke mos dhënë pëlqimin e tij për kandidaturën e qeverisë. Lajmi bëhet i ditur sot nga gazeta “Panorama” e cila shkruan se Ditmir Bushati e ka emëruar Ardian Ndrecën të ngarkuar me punë në ambasadën tonë në Vatikan. Emërimi i publicistit të njohur në këtë detyrë, vjen dy muaj pasi Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi propozimin e kryeministrit Rama si ambasador në shtetin e vogël, fqinj me Italinë.

Lajmin për emërimin e konfirmon edhe vetë Ndreca, i cili i kontaktuar nga gazeta thotë se ka marrë firmën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për detyrën, e re, por nuk ka nisur punë zyrtarisht për shkak se nuk është pranuar si i ngarkuar me punë nga Vatikani. Procedura e pranimit është formale në vendet pritëse dhe bëhet pasi ambasadori ose i ngarkuari me punë paraqet letrat kredenciale.

Nuk është marrë ende agrementi nga Vatikani. Nuk mund të quhet e perfeksionuar praktika. Firma është vetëm e ministrit në këtë rast. E di që ministri e ka firmosur, por emërimi nuk është i perfeksionuar. Unë nuk mund ta bëj publike këtë”, tha Ndreca.

http://respublica.al/artikuj/2014/05/25/panorama-nishani-e-refuzoi-qeveria-e-emeron-ndrecen-ne-vatikan

21 komente në “Nishani e refuzoi, Qeveria e emëron Ndrecën në Vatikan”

  1. Gjergji says:

    Shtet rrum-pallë.

    1. nga larg says:

      Shtetit ti rrush pallen O Rum ti me gjith ate dodrdolec president …se shteti po mos te kete buburreca neper kemb si Bujar loqia do te kishte ec akoma dhe me perpara nga tani ..

      1. liri says:

        nga larg! Nje big Like per komentin tuaj…………

    2. DevolliuJ says:

      Bravo Ditmir Bushatit; nuk mund te pritet qe emerimet t’i beje Sali Krimineli nepermjet ulokut te Presidences.

  2. tourkofagos says:

    perse duhet te pyetet nje korrak se cili do te shkoi ne Vaticano…!??

    1. askushi says:

      Nishani eshte nga Iraku.
      Edhe fakte te tjera: Shif kush vjen tek ne, pasi mbarojne pune ne Irak (ambasador amerikan),
      shif ku shkojme ne me luftu ne Irak dhe Siri.
      Shif qe asnjeri nuk flet per keto gjera.

    2. Obergruppenfuhrer says:

      Rrofte Korraku! Rrofte Erdogani! Lavdi Turkiye!
      Te lutem turkoFAGGOT anasta Ik e vrit veten tani!

  3. LORA says:

    Gezoj qe Ardian Ndreca eshte ,tash e tutje,perfaqesuesi i Shtetit te Shqiptareve ne Vatikan.I uroj pune te mbara.

    1. Poshte burrgjezet says:

      Po shok. Bijte e bijat e ketij vendi do te na zbardhin faqen. Perpata morr vella, suksese te rreja.

  4. Bato Mokra says:

    Me vjen jashtezakonisht mire per zgjidhjen qe i ka dhene z. Ditmir Bushati kesaj situate absurde te shkaktuar nga kapter Nishani. Eshte nder qe Shqiperia e vogel te kete te ngarkuar me pune (per shkak te barres se turpit) ne Vatikan njerez si z. Ardian Ndreca! Nuk i perkas atij besimi (si origjine)ku do perfaqesoje vendin tone, po kam ndjekur si qytetar rritjen e ketij intelektuali te spikatur dhe se bashku me z.z.Willy Kamsi e, mbase dhe Pjeter Pepa jane perfaqesuesit tane me te denje atje. Ne te njejten kohe shoh si vogëlohet, gogëlohet “aksidenti presidencial”, peshqesh i SRB-it (nje nga te tillet), Bujar Mehmeti. Ky emerim me duket gjithashtu, nje ogur i mire per te rikthyer a futur ne sherbimin tone diplomatik sa me pare personalitete te kultures, sherbim qe SRB-i me te vetet e kastroj, duke çuar koriste te klanit, a te familjes se nje kengetar-dashnor i Topallit.Ne rast se eshte e faktuar qe, bie fjala, njerez te letrave, si Visar Zhiti etj, NUK JANE TE IMPLIKUAR NE ASNJE MENYRE NE VEPRIMTARITE OKULTE TE SALI RAME BERISHES, Rilindja i ben nder vetes, qe t’i riktheje ne sherbimin diplomatik. I uroj mbaresi bashkepatriotit tim nga Shkodra, z. Ardian Ndreca dhe, me vjen mire “qe doli fjala” ime ne mbeshtetjen e vazhdueshme e modeste qe i kam dhene kandidatures se tij.

  5. Christ says:

    Urime Ardian Ndreca!
    E meriton !…

  6. Lili says:

    Ci ke keto budallalleqe qe flet. Cfare do te thuash me emerim i perfeksionuar. Me mire more zoteri fol thjeshte se nuk behesh qesharak. Edhe nje keshille tjeter: meso nje here procedurat per postimet e diplomateve pastaj bej reference.
    Te dy fjalite qe ke thene i ke gabim
    :

  7. garda says:

    dojete merzit Jozi me dhandrin. Pune te mbare Z Ndreca, lobo te shpetojme nga nishanllite talebane te presidences

  8. altin says:

    Po le te bejme emerimet sic thote nje “nga larg” partizance me grushtin lart jasht rregullave ligjore sic thoshte shoku enver te lumte nga larg nga nga larg nga bangladeshi !

  9. katarakti says:

    Per Ndrecen nuk kam pershtypje te mire se gjithmone ka refuzuar me kryeneçesi te shkruaje ne shqipen zyrtare, duke kembengulur te perdore dialektizmin e tij. Pra nje njeri qe nuk respekton rregullat e shtetit nuk me duket se mund te perfaqesoje shtetin.

  10. leo says:

    Gjithashtu Bushati ka emeruar dhe Ermir Gjinishin te Ngarukar me Pune ne Arabi……urime

  11. Blue Jasmine says:

    Po shifet ndryshimi midis dy qeverive. E vjetra do kish cuar si perfaqesues ne Vatikan ndonje Muhamet, Ahmet, Sulejman…

  12. -Urime!
    ..shpresojme ne te gjitha forumet nderkombetare,.
    te kete nje ze model,per te respektuar vendin dhe jo partite .

  13. cimja says:

    Te nderuar lexues cfare ka bere memend kjo qeveri deri me tani, qe Ditmir Bushati nje teknicien i rendomte qe ne jeten e tij profesionale nuk ka patur mundesi te menaxhoje e pakten dy persona eshte sot ne krye te nje institucioni i cili per fatin e keq eshte kthyer ne folete e pushteteve…. Rasti NDRECA nuk ka asgje te jashtezakonshme per t’u perfolur. Problemi i madh i pushteteve ka qene dhe eshte fakti qe individe te propozuar apo emeruar Ambasadrore nuk jane ne gjendje te kryejne profesionin e tyre, shumica e tyre vijne nga hici…dhe jo vetem s bejne gje por mendojne si te mundin te vjedhin dhe grabisin, sepse ata vijne nepermjet tarafeve apo shumave marramendese te paguara si atyre qe iken dhe ketij Bushati & cie… Cfare ka bere ky minister deri tani vetem emerime sponsor fushatash, te aferm politikanesh apo njerez te mendiave…te njejtet emra neper ambasada qe jane kthyer ne azile pleqsh apo ne rastin me te mire poste vakante per kurim shendetsor… Shikoni c’behet ne ambasadat e Romes, Londres, Parisit, Brukselit… turp turp turp… Kjo eshte reforma e thelle e Ditmir Bushatit qe me paturpesi shet vendet e punes nga 10 mije e siper. Ne kete forme do te beje kjo pjelle e felliqur lobing per te futur shqiperine ne BE… Kjo gje s’mban tjeter emer vetem deshtim dhe trishtim. Fenomeni Bushati nuk eshte i vetem, qe nga daje Edi dhe xhaxha Likja e duke vazhduar me cdo qelize te shtetit njihet vetem kjo menyre funksionimi e trasheguar nga bace Saliu. Vend i peshtire, me njerez te peshtire….

  14. liri says:

    cimja! Merr nje big dhe rruaja pak Bushatit, se xhaxha Edit do ti pelqente jot moter per ndonje sherbim me specifik….madje.madje do te thoja, qe mos i harxho energjite, se te duhen edhe 25-vite komente per kohen qe Edi do jwete ne krye te SHTETIT QYTETAR SHQIPTAR………………

  15. cimja says:

    liro 25 vjetet e Dje Edit ne pushtet do ta shofim mire deri ne fund…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje