Nena dhe vajza e vrare
Policia e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me krimin e dyfishtë i cili ndodhi dy ditë më parë në fshatin Fushë Kuqe.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur shumë dëshmi dhe prova, por ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e vërtetë të ngjarjes.
Pista kryesore e hetimit të policisë është ajo e depresionit që mund të ketë patur 40-vjeçarja, raporton Ora News. Kjo, duke ju refëruar edhe dëshmive të dhëna nga të afërm dhe fqinjet e familjes Keqi.
Në dëshmitë e dhëna para grupit hetimor ata kanë bërë të ditur se kohët e fundit 40-vjeçarja ishte shumë e mërzitur dhe fliste shumë pak.
Në këtë gjendje ajo kishte kaluar që prej largimit të djalit të saj, i cili është 22-vjeç dhe ka emigruar në Shtetët e Bashkuara të Amerikës.
Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se në momentin para se të kryente krimin ka debatuar me vajzën. Pasi e ka vrarë ka qëlluar dhe në drejtim të vetes.
Mister mbetet për grupin hetimor arsyet e debatit mes nënës dhe të bijës, pasi ndonëse fillimisht u deklarua se kjo e fundit e kishte penguar që të shkonte në eskursion me klasën, kjo është hedhur poshtë.
Në dëshminë e dhënë nga mësuesja e saj është deklaruar se nuk ka qenë në plan ndonjë eskursion.
Nga ana tjetër policia ka dyshime të forta se debati mund të ketë nisur nga letrat e çokollatave që janë gjetur në kasollen afër shtëpisë.
Duke ju refëruar gjendjes së saj të rënduar psikologjike, grupi hetimor ka dyshime se nëna mund të ketë menduar se vajza e saj mund të ketë qenë më ndonjë përson në kasolle por një fakt i tillë nuk është faktur nga uniformat blu.
Prej dy ditesh forca të shumta policia së bashku me grupin hetimor ndodhen në zonen ku ndodhi ngjarja, duke tentuar të mbledhë prova dhe dëshmi të reja në lidhje me krimin e rëndë. Nga ana tjetër është bërë e ditur se grupi hetimor pritet që të marrë në pyetje edhe shoqet e shkolles së Desarës, për të mësuar më tepër rreth ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë rreth orës 13:00 të ditës së sotme është zhvilluar ceremonia mortore e dy viktimave.
Shok, miq të afërm dhe moshatërë të 15-vjeçares, të shokuar nga ngjarja dhe më lot në sy kanë përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat.
Gjatë ceremonisë mortore nuk ka patur asnjë deklaratë nga kryefamiljari Mark Keqi, pasi vazhdon të jetë në gjëndje shoku.
Ai është mbajtur nën monitorimin e bluzave të bardha për shkak se shpesh herë ka shfaqur probleme me shëndetin.
Sikur të mos mjaftonte ngjarja e ndodhur, mërzinë e tije e ka shtuar edhe mungesa e djalit në ceremoninë mortore, për shkak se kishte vetëm 7 muaj që kishte shkuar në SHBA dhe nuk kishte dokumenta.
Mimoza dhe Sara Keqi do të prehen afër njëra- tjetrës në Fushë Kuqe të Kurbinit, ndërsa ngjarje ndoshur ka tronditur mbarë opinionin publik në vendin tonë.
se shpejti ne shqiperi duhet te krijohen fshatrat S.O.S per mbrojtien e femijeve nga prinderit/perbindesh te cilet ne nje apo tjeter menyre jane bere varrmihesit e vogelueshme,pavaresisht se ata i sollen ne jete.
rrahjet dhe persekutimet e femijeve shqiptare nga prinderit e vet,duhet te denoncohen ne polici dhe te behet denimi i tyre.
marrja e minoreneve,nen moshen 18vjc nga prinderit[kur ai perben rrezik per jeten e femijes] eshte nje detyre e shtetit dhe shoqerise civile.
Saliu, shoke, ai qen… Kapitalizmi vellezer. Shoku Mero, ju jepni nje ndihme te madhe per shoqerine. Ju lumte!
Jopo e vrava burrin me lopate se sme ndizej makina pffffff pa lidhje
Fatkeqesi te mos abuzohet me ngjarjen,
askush nuk ishte atje.
E trishte e dhimshme.
Gazetar e kupton ate qe shkruan
thua nena ishte merzitur nga qe djali ishte ne SHBA
dhe me apo padashje ben nje gje te ulet.
E ben me te tmershme dhimbjen e ketij djali.
Mjaft me spekullime tju vije turp. turp.turp…..
une kam nje komshie qe cunit te vet i kercenohet se do te te pres copa copa do te te fus ne thes dhe do te hedh ke plenat dha ai eshte tre vjec mendo sa trumatike do te jete jeta e tij
nuk ka asnje dyshim se koishia jote eshte nje….sorre arabe!?
Shokuse ngjarja. Alternativat e pa zgjidhshme ekonomiko shoqerore shpien ne kete katastrof shoqerin tone. Politika jone duhet ti vere gishtin kokes dhe jo te superkalojne ne majmeri.
duhet te hetoj plicija me shum nuk me besohet qe nena te ket vrar gocen e vet ca do qe te ket ber goca, duhet hetim dhe neqoftse e vrau nena kush e shtyu te bej nje veprim te till, se kjo qe thoni i ka shkuar djali ne emigrim ne amerik nuk eshte per tu merzitur po eshte qe te jesh i lumtur qe femija ka emigruar ne vendin e mundesive, dua te them qe nuk ka emigruar ne avganistan. ne shqiperi ca nuk ndoth kur isha heren e fundit ne shqiperi me thot nje shok e shikon ate personin i dha gruas ilac miu me zor dhe tha helmoj veten, dhe kete e dinin shum njerez dhe policija e kishte degjuar po nuk kishte kush ta vertetonte qe ai ja dha me zor helmin. dhe mbas nje muaje u martua me tjeter. dhe ketu me ngjan sikur ka dicka te dyshimt
Ku eshte zoti kryeminister,i cili kur ishte ne opozite i shfrytezonte per qellime politike keto lloj tragjedish.Ti vije turp sepse trumpedonte me te madhe rritjen e mireqenies,e punen parandaluese te policise ndaj tragjedive familiare.
NEN E BIJ u prehshi ne paqe rasti juaj ka ther zemren e cdo Shqiptari Allahu i forcoft familjaret e jua rujt at djal ne Amerik,neve nenave tjera Allahu na udhezoft mos perserisim ket dhembje…
U prefshin ne paqe , njera me è mire se tjetra. Policia duhet medoemos ti shkoj deri ne fund hetimit. Edhe sikur te jete e vertete cdo gje Nga keto qe lexojme, ky rast duhet zbardhur per tu bere mesim per familjet e tjera shqiptare….
O mamate ne gop ju gazetareve qe bastarduat gjuhen shqipe. O nenat ne gop ju gazetareve qe bastarduat gjuhen shqipe. Tung.
Per sa koh qe shendetsia do jete e shkokluar e korruptuar e shkateruar si kurre ndonjehere ne kete cerk shekulliashtu si vete shoqeria qe po shperbehet,njerzit qe kane nevoje te jne nen nje disipline t rrepte spitalore te problemeve mendore,do te shohim masakra te tilla.E kjo eshte fatkeqesia koletktive qe na ka pllakosur,per shkak te menaxhimit te mbrapshtet te vendit sepse qe prej 22 vitesh fatet e kombit meren me radhe ne dore te degeve te te njejtit “Trung”.E VESHTIRE SHUM ZGJIDHJA…!