Sistem hekurudhor për të lidhur portet shqiptare me rrjetin hekurudhor europian dhe aziatik

25 Maj 2014, 09:24Politika TEMA

“Me Behgjet Pacollin në veprën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga kompania e tij në Kazakistan, Teatri i Operas & Baletit”.

Është ky postimi në rrjetin social Facebook që Kryeministri Edi Rama e shoqëron edhe me foton përkatëse në lidhje me vizitën e zhvilluar në Kazakistan me ftesë të Presidentit kazak. Në ditën e parë të vizitës, Kreu i Qeverisë, i shoqëruar edhe nga zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe në prani të zv. Kryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli u takua me homologun e tij Karim Massimov si dhe presidentin Nursultan Nazarbayev.

“Një nga projektet e mëdha të diskutuara, edhe nga Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Peleshi dhe zv.Kryeministri i Kosovës, Pacolli ishte mundësia e zhvillimit dhe investimit në një sistem hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor evropian dhe aziatik”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat.

Zv. Kryeministri Pacolli ka dhënë garanci për realizimin e një projekti të rëndësishëm kombëtar. Realizimi i një projekti hekurudhor është cilësuar një element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas propozimit hekurudha, që lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të Mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon gjithashtu nga Ballkani Jugperëndimor, dhe nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të realizojë një rritje të shkëmbimit ekonomik mes vendeve shqiptare drejt Bashkimit Evropian.

Jashtë temës së diskutimit nuk kanë mbetur as investimet në fushën e turizmit, energjisë por dhe të infrastrukturës e transportit. Pjesë e rëndësishmë e bisedimeve ka qenë dhe mbi investimet në fushën e naftës dhe të gazit.

 

24 komente në “Sistem hekurudhor për të lidhur portet shqiptare me rrjetin hekurudhor europian dhe aziatik”

  1. sulo gerdeci says:

    Bravo Rama !Duhet shfrytezuar koha e humbur ,qe ish qeveria e konsumoj
    Per luksin e tyre ,Shqiperia drejt zhvillimit Europian .

    1. E heeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      E moret vesh bre shqipe se kush e don vertet Kosoven?

      http://goo.gl/z2JYo8

    2. spetsnaz says:

      pirdh pirdh – nje m*t keni per te bere si gjithmone

    3. Rik Balsha Sr. says:

      RAMUSHIT E BEHXHETIT I PELQEN SHENGJINI

      Disa here Ramush Haradinaj, ai i Rraportit te Dick Marty-t, eshte jargezuar me deshiren e tij per te gllaberuar Shengjinin. Te njejten gje beri tani edhe Behxhet Paçolli, i pelqen edhe atij Shengjini. Dhe shkon edhe me larg, gjen investues nga Kazakistani i larget per ndertimin e nje hekurudhe, qe te realizoje endrren e tij e te Ramushit, per te zbritur nga Prishtina ne Shengjin me tren.

      Pa patur te dhena te mjaftueshme mbi menyren e financimit te ketij projekti, desha te saktesoj disa nga aspektet shokuese te kesaj aventure, loje e se ciles, per trutharellek apo per vetedijeshmeri, po behet edhe çuni shtategjate i Kristaqit, kryeministri yne entuziast.

      Nga nje veshtrim ne faqen zyrtare te Hekurudhave Shteterore Kazake, mesohet se gjatesia e linjave te tyre eshte mbi 14.000 km. Mbi 98% e tyre, edhe sot eshte e trajnuar (terhequr) me lokomotore Diesel, teknologji e viteve te para te pas luftes se dyte boterore. Edhe sistemet e komandimit (gjithnje nga faqja zyrtare), te açesoreve, te linjave ajrore te furnizimit, te stacioneve, te krijojne pershtypjen reale te nje sistemi tashme arkaik.

      Qe Kazakistani mund te ndertoje nje hekurudhe super moderne per te lidhur brekushet e Ramushit e te Behxhetit me Shengjinin, “lascia il tempo che trova” shprehen italianet – te le te dyshosh.

      E para, gjithnje nga faqja zyrtare, edhe per “kasetat e devijimit” – mekanizmi i nderrimit te binareve, kalimi nga nje binar ne tjetrin, prodhohen ne “joint-venture” me shoqerine franceze Alstom.

      E dyta, qe eshte ajo me shqetesuesja, eshte sistemi i tyre me “skartament” (distanca e brendeshme mes dy shinave) 1520 mm, qe eshte i ndryshem nga sistemi europian 1435 mm.

      Nazarbajevi, duke dashur te rindertoje “rrugen e mendafshit” (qe nuk ka kaluar asnjehere mes Shqiperise) siç shprehet ai, me nje sistem te pa perdorshem nga hekurudhat europiane, kerkon te zbarkoje nepermjet EDI Rames ne Europe vetem me mjetet e tij, pa patur mundesi te ndersjellte, duke izoluar vendin tone nga krejt Europa ku synojme te behemi pjestare !

      Duke qene se ne Kazakistan sistemi hekurudhor eshte me arkaiku, nuk mund te perceptoj mundesine e ndertimit ne Shqiperi te nje hekurudhe bashke kohore, qofte e nivelit te pare ERTMS ( sistemi europian dhe amerikan i nivelit tekonoligjik te hekurudhave qe arrin deri ne 4 – hekurudha te telekomanduara).

      Fluturo Edi Rama me presh pas …, bashke me Haxhinaston, Ahmetajn e Gjiknurin deri sa shqiptaret t’jua lejojne.

  2. Dielli mbi KORAB says:

    Zoti Bexhet Pacolli eshte nje nga bisnesmenet me te shkelqyer shqiptar.

  3. analist says:

    Udha e mendafshit…
    Pordhe me rigon!!!!!

  4. tourkofagos says:

    pervec thaseve ose kutive te kepuceve mbushur me dollars[si byrazeret e Zike doganit] qe do te vijne nga Kazaku apo arabet ne pergjithesi,nuk do te kursehen as jihadistet mjekerrosh apo sorrat arabe te mbarsura ne Arabi te cilat do te pjellin dobicin kamikaz ne Albanistan………….!
    eh mor gyzela,fluturoni pe presh ne bbbbbbb,nuk e kuptoni se pa OK-in e gjermanise,frances apo Evropes ne pergjithesi nuk shkoni me larg der ne xhami te ngrini sumen perpjete e jo te ndertoni hekurudha moderrne……………!!!

    1. 'stili> says:

      Je ndyresire e vertete e antishqiptar I betuar .Sic edhe duket je apologjet inje teorie te deshtuar asajte ” megali idese” onira glika elinoskatuli , na pas sto dhjalo ,,,,,!!!!!

    2. shqiptar says:

      Mqs e mban veten grek pse kendon shqip mor qyq komento gazetat greke. Rrusho te konvertuarit askush si do vec mish per top e per kamikaz

  5. mashinisti says:

    po pse nuk po na thuni ne ju se paskan vendos shqiptart me aziatet me bo nji “hekurudh neper Adriatik”!
    e hatashme!
    vecse “Teta Ollga” e sinemase do kerkoj demshperblim per “vjedhje idesh”…
    pasketaj,Sala do mbete i izolu dhe do dal me humbje sepse gjith ai investim per “leksionet e notit ne Himar” i shkoi dem.
    tash treni do caj dallget e detit si skafet e droges.
    do mbushet Italija me hashash
    do tymoset krejt qielli europerndimor,prej durrsi ne Majami
    sa lumturi do ket ne Perndim!
    njerz te qeshtun,buzagaz,paksa u merren kembet,makina qe fluturojn …
    muzik totale..
    lum kush te rronje
    qe te harbonje
    zotni me zonje
    story “mushkonje”………..

  6. Toni says:

    Ka 23 vjet qe ne krye kemi pasur monstra qe kane memduar vetem per veten e tyre, te shikojme rezultatet e Rames, duhet tejkaluar niveli I llafeve…

  7. Aldo says:

    Liza ne boten e cudirave eshte ky kryeministri jone!! Ne skemi linje hekurudhore per te shkuar deri ne Vore ky thote do lidhim Shqiperine me Ameriken me tren!!! Futi ndonje selfie se je ne rregull ti o daje!!!

  8. natalia says:

    Po cfare bravo Rama,eshte pacolli qe me aftesite e tije ka dhene prova qe ka komprementuar burra te medhenj shtetesh si zv presidentin amerikan Algor,presidentin rus Jelcin e me rradhe,por ne duhet te na pelqeje cdo gje qe eshte ne interes te shqiperise dhe te shqiptareve dhe te shkeputemi pergjithmone nga mentalitetet injorante qe cdo gje qe ben kundershtari politik te perpiqemi ti gjejme ndonje cent.Kur Nato bombardiere me te drejte serbine Dini ne Itali e kundershtonte jo se nuk ishte e drejte,por se mbronte investimet e tije ne Serbi,Sot kur evropa i ka vene sanksione Rusise sig cancellati gjerman shreder e kundershton sepse ka bizneset e tije atje,Franca gjithashtu thyen sanksionet para ineresave te San.Keshtu duhet te pershtatemi edhe ne ,jo te vazhdojme me teorine “bar do hame ,parimet nuk i tradhetojme”‘Me vjen keqardhje per disa komentues qe pa pasur njohuri vazhdojne te shohin Kinen dhe Rusine si è keqja me è madhe e vendit tone.Bilanci tregtar i kines me USA ka disa vite qe eshte positiv.Oligarket ruse qe kknkurojne ne ekonomite e disa vendeve ,etj.

  9. Tirana says:

    E kam theksuar dhe vazhdoj ta theksoj sa here qe politikanet tane flasin per çeshtjen e hekurudhave,ajo qeveri që, me të vërtetë e realizon një investim kaq të domosdoshëm(e të mos ngelet thjesht një propagandë e rradhës),do të hyjë në histori,duke ditur që jemi i vetmi vend në botë pa një sistem real ndërkombëtar hekurudhor, ku përfitimet nga të gjitha drejtimet(si në transportin e mallrave ashtu edhe atë të njerëzve) do të ishin në një kohë rekord. Uroj që ta realizojnë sepse nuk do te kishte të humbur,do të fitonin të gjithë përfshirë biznesin, qeverin ashtu dhe vetë populli e thjeshtë.

  10. Kosovar says:

    Inestoret me te medheje sote ne Evrope dhe Bote jane vendet ne zhvillim te pasura me Hafte dhe Gaze si Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe. Russia, Kazakistani, Azarbajxhani,Kina,Turqia , etj dhe shqiptaret duhet te bejne qmose qe te perfitojn nga keto vende me likujditet marramendes.

    Evropa ka ngordhe ka mbete ne vete numro duke u mjaftuar me ate qe ka arrite gjate shekullit te kaluar ndersa tashe e dy dekada nvarete kryesishte nga investimet prej ketyre vendeve qe ceka me larte.

    Evropa gjithashtu nuk ka likuiditet eshte zhyture ne borxhe dhe kriza te nje pas njeshme financiare po ashtu edhe Amerika.

    Nje faktore shum i rendesishem qe ka quare ne stagnim te evropes eshte edhe ngritja e nivelit arsimore ne keto vendet e pasura qe ceka me larte pasi evropa nuk po arrin edhe me tutje te absorboje gjithe pasurin dhe likuditetin e ketyre vendeve pasi keto vende tashme kane arrite te kijojne kuadro te mjaftushme dhe tashe po investojne vete direkte pa pase nevoje qe ter likuiditetin e tyre ta depozitojn ne bankat dhe qendrat financiare te evropes dhe me pase evropianet te menagjojn me parate e tyre

  11. iliria shqiptare says:

    Shume me dobi marreveshjet me Kazakistanin.

  12. arra gungse says:

    O Turkofagos, E di si esht puna! ti po e ben si ajo Pula,,,, qe buken e ha ktu edhe vezen e ben te komshiu. Po ik o burr i dheut andej nga e ke faren ti ik,, apo ste duan as ata te fares tate ty. Ty esht per me te debu me shkop Arixhiu, Qen misri,,, futjani mer i plum büthes se po na bo si shum kakerdhija Qeni

  13. Ironike says:

    Shume kalamanlliqe keto selfiet.

  14. garda says:

    Like per turkofagos

  15. demokrat says:

    Rama& Pacolli do te benin mire te shembnin shemtine ruse ne sheshin kryesor te hapesires shqiptare, Pallatin e Kultures dhe te ndertonin nje kompleks ku te mblidheshin bashke Opera, Biblioteka Kombetare, Instituti me emrin e Mithat Frasherit, Teatri.Shqiptaret kane nevoje per dicka perfaqesuese signifikative te kultures se tyre, jo germadha te shemtuara ne stil dhe permbajtje.

  16. Murlani says:

    Edi Rama dhe Behxhet Pacolli dy kolloz te medhenj te kombit . mbas ketyre veprave te medha , beni dhe stadiumin e shkodres per tifozerine me te madhe te futbollit .

  17. NJE MILION QELBESIRA says:

    Nga nje geneshter ne tjeter ,nga nje fjale boshe ne tjeter,nga nje perralle ne tjeter keshtu do i bej RAMA 4 vite qeverisje

  18. Lulzim says:

    Urime Rama – lind besimi e shpresa . Nga ana tjeter del opoazita e terbuar e kercenon ……. cfar ti thuash – si nuk e mbyllin bucen …..

  19. Meleku says:

    Pacolli nuk duhej te ishte perzier me politiken ne Kosove!

    Sepse me sa eshte pare e degjuar deri tash, nuk ka treguar asnje vlere politikani, por thjesht flet dhe vepron ashtu sic bejne persona me karakter te njejte ne boten orientale.

    Por ka dhe aresye te tjera, te cilat nuk jane objekt i kesaj teme!

    Edhe levizjet e tij neper ishuj apo shteteza qe nuk i shenojne as hartat gjeografike, behen thjesht per lavdi personale, jane joinstitucionale (ka qene dhe nje teme perpara per keto njohje allapacolliane) dhe si te tilla ata nuk mbartin asgje pozitive per imazhin e politikes shqiptare ne bote, por krijojne idene e nje bashkesie, ku kush e kush lufton te marre flamurin dhe te vetequhet flamurtar, krijon idene e nje bashkesie ku vlere nuk eshte levizja moderne politike po cubi dhe lavdia personale.

    Eshte politikan i vonuar dhe jashte formatit modern, sa partia qe drejton ai ngjan me shume me nje shtojce te bizneseve te tij se sa me nje formacion te vertete politik dhe dobiprures per Kosoven.

    Kalimi nga biznesi ne filantropi e me pas ne politike, eshte nje veti e biznesmeneve oriental te tipit Refik Hariri, qe kane shfrytezuar ne nje kohe te caktuar naivitetin e qytetareve, por me pas kane shkaktuar zhgenjim.

    Anetaresimi ne nje parti apo levizje politike duhet bere se me te vertete beson ne te dhe jo sepse dikush qe ka para te krijon mundesine te ulesh ne nje karrike, te kesh nje laptop, te veshesh minfund apo te fluturosh me avion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje