Të zgjedhurit vendor të partisë Demokratike kundërshtojnë dy variantet përfundimtare të reformës territoriale, të cilat do të diskutohen dhe prej të cilave do të vendoset edhe variant përfundimtar për ndarjen e re administrative të vendit. Ndonëse publikisht selia qendrore e PD-së ka shmangur përfshirjen në debat apo komentet në lidhje me reformën territoriale, duke mos dashur të tërheqë vëmendjen nga çështja e trafikut të drogës, që e ka kthyer në një kauz kundër Qeverisë, burime nga PD theksojnë se të zgjedhurit vendor të kësaj force politike nuk do të jenë prezent në diskutimet që do të kryhen për rreth dy muaj nga Komisioni i Reformës Territoriale. Burime nga PD theksojnë se ndarja e re territoriale nuk do të njihet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në njësitë të cilat shkrihen ose nuk do të ekzistojnë më kryetarët e komunave dhe bashkive që i përkasin opozitës të reagojnë duke përfshirë edhe protestat dhe çdo formë tjetër demokratike për të kundërshtuar variantet e propozuara. Ndërkohë për demokratët, varianti që përmban 47 njësi vendore synon të përfshijë në debat përfaqësuesit vendorë të opozitës.
“Partia Demokratike nuk u bë pjesë e procesit për shkak se mazhoranca nuk garantoi konsensualitet deri në momentin e votimit të reformës. Zhvillimet treguan se opozita kërkohej në këtë proces thjesht që ai të konsiderohej gjithëpërfshirës, ndërkohë që ndarja e re ka prapavijë elektorale dhe synon fitimin e mandateve në tavolinë”, theksojnë burime nga PD.
Ndërkohë pritet që në ditët e ardhshme Komisioni ti drejtohet zyrtarisht me kërkesë drejtuesve të njësive vendore për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me variantet e propozuara. Në këtë mënyrë, Kryetarit të PD-së Lulzim Basha do ti duhet të japë mendimin e tij si Kryebashkiak i Tiranës përsa i takon ndarjes territoriale për kryeqytetin, por burimet nga partia më e madhe opozitare konfirmojnë se qëndrimi do të jetë refuzues duke mos njohur draftet.
Kundërshtitë nga përfaqësuesit vendorë të opozitës në lidhje variantet e propozuara për ndarjen e re territoriale kanë përfshirë edhe rrjetet sociale.
Kështu Kryetari i Bashkisë së Leskovikut Fatmir Guda në një postim në Facebook shkruan ““rilindja” fshin Leskovikun nga harta e Shqipërisë! Me një të rënë të lapsit, ashtu si baballarët e tyre në vitin 1956, neokomunistët shqiptarë në projektin e tyre për ndarrjen territoriale-administrative midis të tjerash kanë gatitur edhe planin ogurzi për shfarosjen nga harta të Leskovikut, njërës prej trevave historikisht më të njohura pikë e rëndësishme kulturore e tregëtare! Ky ishte “peshqeshi” që “rilindasit” patën për Leskovikun e Jani Vretos, Muço Qullit, Zylyftar Podës, At Stath Melanit, Afize dhe Asllan Leskovikut ! Leskoviqarë në të gjithë këtë dynja: “ZGJOHUNI, VEPRONI, BASHKOHUNI ta pengojmë me cdo mënyrë dhe çdo kusht këtë të keqe që s’do na e falin fëmijët tanë”!”
Variantet
Komisioni i Kuvendit për Reformën Administrative dhe Territoriale në Shqipëri përcaktoi ndarjen e re me dy variante përkatësisht 39 dhe 47 njesi të qeverisjes vendore. Në ndarjen me 39 njësi vendore, krahina e Bregdetit, përkatësisht Himara nuk është caktuar si e vetme.
Në variantin me 47 njësi, Himara është përcaktuar si njësi më vete, sikundër edhe Kamza, ndërkohë që bashki aktuale si Vora, Fushë Kruja, Leskoviku, Rrogozhina, Gramshi nuk do të ekzistojnë më si njësi më vete vendore. Ndërkohë që njësi të tjera si Shijaku, Devolli, Pusteci etj janë në varësi si njësi më vete vendore të variantit përfundimtar që do të përcaktohet mes 39 dhe 47 njësive. Gjithashtu Tirana në bazë të ndarjes së re territoriale nuk do të ketë 11 njësitë bashkiake Sipas varianteve të propozuara, Tirana do të ketë numrin më të lartë të njësive vendore (komunave), ndërkohë që njësitë e populluara me shumicë kombësie jo shqiptare nuk do të preken.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste, tha se mbledhja e fundit do të zhvillohet më 22 korrik kur do të paraqitet projektligji për ndarjen e re të territorit. Kuvendi do të ketë 10 ditë kohë për të diskutuar dhe miratuar ndarjen e re të vendit. Opozita nuk u përfshi në të gjithë procesin e kësaj reforme, ndërkohë që Komisioni ka zhvilluar një seri seancash dëgjimore me organizatat apo grupet e interesit. Një lloj shqetësimi ka pasur për ndarjen e njesive me pak banorë joshqiptarë, përkatësisht grekë dhe maqedonas, që u shoqërua me pyetjen e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ndaj ministrit Çuçi se përse ishte vënë kriter i veçantë kriteri i komunave të tyre (pakicave).Vendimi, sipas ministrit, u mor pasi këto komuna kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë pakicat që ai i quajti “etnike” dhe se ky ishte një kriter që u vendos që në fillim para nisjes nga puna të komisionit.
Deputeti Braho këmbënguli se me këto kritere janë favorizuar njësi vendore të minoritetit grek në Shqipëri. “Pse u bë ndarje e veçantë për komunat e minoritetit. Ata janë me kombësi greke e shtetas shqiptarë. Përse duhet të veçohen?”, pyeti Braho. “Nuk na ndihmon që ne të krijojmë mekanizma të atillë që të krijojmë mundësitë që të drejtat që burojnë nga konventat endërkombëtare për minoritet të mbrohen sa më të mirë – tha ministri Çuçi. – U mor parasysh se bërthama me të cilat krijohen këto komuna janë komuna që kanë shumicë absolute me popullsi që përfaqësojnë minoritete etnike”.
leskovikun e braktisen vete leskoviqaret te cilet jane larguar ku te mundin dhe i kane lene shtepite e tyre ne meshire te zotit aty nje apartament shitet per tu falur me 2 miljon leke te vjetradhe as qe behet fjale per ndertime te reja
Pse bejne greve dhe proteste ato…Le te bejne nje variant te vehtin dhe ta paraqisin, apo si gjithmone sa te jete Baca vetem rremuje si ne 1997…Populli ja tregoi vendin me 23 Qershor …tani I takon me shume Ilir Metes ne radhe te pare ti tregoje vendin, por edhe Edi Rames…por me shume Ilirit…
Voskopoja ka qene nje nga qytetet me te njohura te mesjetes dhe me pare biles dhe para bvet korces.Sipas ketij leskoviqari pede-ist duhet te krijohet dhe ”rrethi i Voskopojes” ose ”rrethi i Bylisit”.Ajde mendje ajde.
dUKATI SI KRAHINË DUHET TË NGELET kOMUNË. hISTORIKISHT KA QËNË nAHIJA E dUKATIT, NË tuRQI, KOMUNIA E dUKATIT NË REGJIMIN E MBRETIT, lOKALITETI I I dUKATIT NË KOHËN E SOCJALIZMIT SOT E PUSHTUAN PINJOLLËT E sËRBËVR, pËR KËTË TJETËRSIM TË dUKATIT, TOPONIMEVE DHE PASURISË SË dUKATIT NUK ËSHTË FAI I sALI bERISHËS, POR STRADEGJIA E KOMUNISTËVE JUGOSLLAVO sHQIPËTARË ,TË CILËT DUKE SHPARTALLUAR dUKATIN SHFRZTËZOJNË kARABURIN DHE BREGDETIN E dUKATIT. dUKAT tRAGJAS rADHIM, MOS PRANONI PUSHTIM NGA vLORA SEPSE DO NGELEMI SKLLEVËR TË BANDITËVE TË SHPELLAVE. tË NGELEMI KOMUNI DHE TË LUFTOJML TË BASHKUAR ME PARRULLËN”pASARDHËS TË SËRBËVE DHE mEGALI IDESË larg duart nga Dukati”
Leskoviku me dhimbje eshte zhdukur nga harta, por e zhduken leskoviqaret qe iken dhe lane Leskovikun thate.
– Kundershtime ose jo Reforma duhet bere ! Po jete me vota :votoj 39 njesi! tung
himara eshte e vlores ashtu dhe si saranda i kap qarku VLORE historikisht dhe askush ska te drejte ta ndaje himaren VLORA
kjo eshte loje e paster e qarqeve greke dhe antishqiptare qe duan te dobsojne pozitat e qyteteve kryesore ne shqiperi dhe shqiptarve sikur gjoja himara ka pakica greke qe ne fakt nuk eshte e vertet dhe himara eshte krahine e vlores dhe varet nga vlora historikisht.dalja e saj me vete dhe sjellja e grkeve aty do bej qe ndikimi i shqiptarve te jet shume i dobet mbi himaren dhe loja e grekve po vazhdon me sherbetoret e tyre shqiptar qe ju sherbejne per pak para qe neser hiamren ta quajne greqi dhe jkrahine te VOLRES MEQE VLORA KA EMER TE MADH NE HISTORINE SHQIPTARE SI SIMBOLI FLAMURT SHQIPTAR DHE I BASHKIMIT TE SHQIPTARVE SI QYTET KRYESOR PRANDAJ BEHET KJO SHUTJE E HIMARES NGA VLORA.
don tjetri te jete me pa hir k. bashkie me 2000 banore.
lere jani vreton rahat dhe prano realitetin. vazhdoni reklamoni nje bote ireale per ca paga parazitesh.
shume mire qe e bllokojne,mira ishte nukishte nevoja per reforme te re apo po behet me porosi te greqise per qellimet e saj te mbrapshta
JA DHATE HIMAREN GREQISE O MASKARENJ TE NDYRE????!!!!
Nuk jane dakort te zgjedhurit vendor te Partise Demokratike se nuk i vjene radha me njerzve si Dasho DRoga Lzaratit apo injorantit dhe trafikantit te cdo gjeje Genti apo Geco sic e theresin ne Suke te Permetit
Konsensus nuk do te thote qe gjithcka te behet si i do qefi pakices,por mereveshtje per variantin me te mire, Berisha duhet ta kuptoje qe votat i ka mare ai qe ka pergjegjesine per reformen. Nese reforma do te behet me ate lloj konsensusi qe ligjin ta beje Berisha ne opozite , kjo nuk eshte reforme konsensuale, por reforme e minorances qe nuk eshte bere askerkund. Edhe reforma pa fryme konsensuale nga mazhoranca,nuk eshte normale,prandaj kjo e fundit e ka dhene konsensusin per opoziten,por Sala e do ate konsensus jo per tu mare vesh me mazhorancen,por per tu kthyer vete ne ligjvenes me 50 vota ne parlament. Duket qarte se Sala nuk do reforme,jo se nuk e kupton qe reforma teritoriale eshte domosdoshmeri e kohes,por sepse me pretekstin e konsensusit don te STOPOJE marjen e vendit kandidat te Shqiperise ne BE. Kete e kupton dhe bufi,prandaj qeveria te beje sqarimet e duhura ne shtetet antare te BE dhe ta beje reformen teritoriale me votat qe i ka dhene populli. Po nuk e beri,te liroje vendin se ka burra te tjere qe kryejne kete detyre,por me sa duket eshte i vendosur ta kryeje.Sala ta mare vesh njehere e mire qe koha e tij perendoi kur luante me Shqiperine arushas.
Fatmir Guda qan hallin e vet, jo te Leskovikut. Jepi Fatmir vidh dhe kete vit, sepse mot do maresh kostren te koresh jonxhe. Pa Leskoviku do te jete ne harte sic ka qene edhe ne kohe te komunizmit dhe ne kohe te Zogut dhe ate te Turqise.
Tek Leskoviku po te rreh ty.
O laskovikas! Sa banore ka fshati Laskovik sot? Jane nja 500 banore ne 5-6 fshatra rreth qytezes? Srepse qytete si ai juaji, jane qytete fallco e jo reale. Ti kryetar i bashkise, i pari duhet te ishe qe te thoshe se Leskoviku jo bashki, po as komune nuk duhet te jete. Po duket te ka udheruar Sala, ose je dallaverexhi qe don te marres njs rroge qyl, pa bere asnje pune.