Policia e Shtetit bëhet gati për të hyrë në Lazarat. Një plan sekret është hartuar për mënyrën se si do zbarkohet në fshatin ku mbillet drogë dhe do pritet momenti për të vepruar. Kjo raportohet nga gazeta Dita.
Autoritetet vendore janë paralajmëruar për ndërhyrje në rrugë ligjore, madje edhe janë paralajmëruar se nëse banorët do tentonin të kultivonin, nuk do të kursehej goditja. Për këtë shkak drejtues të lartë të Policisë pothuajse çdo javë gjatë dy muajve të fundit kanë vizituar fshatin, për të inspektuar nga afër lëvizjet e banorëve dhe autoriteteve. Pranohet se një pjesë e banorëve e kanë shpërfillur këshillën e policisë për të mos mbjellë më hashash dhe fshehurazi kanë kultivuar në vazo dhe sera në bodrume dhe tarraca bimë narkotike dhe po përgatiten për fazën e mbjelljes.
Oficerë të lartë të Policisë së Shtetit këmbëngulin se nuk bëhet fjalë për plantacione, por ka kultivime të konsiderueshme në kubikë sere dhe që kanë arritur një gjatësi optimale deri në 20 centimetra dhe që duhen mbjellë në sipërfaqe toke. Muaji maj dhe ditët e para të qershorit janë kufiri për të mbjellë në tokë bimën narkotike, ose në të kundërt mund të kultivohet në vazo lulesh, por nuk merr gjatësi dhe peshë të madhe.
“Kemi informacione se familje të caktuara kanë kultivuar në sera të vogla apo vazo bimët narkotike. Në parcela ende nuk kanë nisur të mbjellin. Nuk ka plantacione dhe nuk mohohet se po tentohet kultivimi edhe në këtë sezon, megjithëse shumë herë më pak se vitet e kaluara. Po bëjmë gati një plan operacional dhe pas monitorimit me avionë do të veprojmë në çdo zonë, përfshi edhe Lazaratin”, tha një oficer i lartë i Policisë së Shtetit për gazetën.
Disa media kanë kapur me pamje vazot e mbjella me hashash për kultivim në mënyrë të fshehtë. Madje vetë banorët u kanë thënë se po bëhen gati për mbjelljen nëpër parcela, pavarësisht paralajmërimeve. Deri tani askush në fshat nuk ka mbjellë në parcela, por nuk përjashtohet kultivimi në zonën e pyllëzuar përreth. Monitorimi që nis të hënën me avion do përcaktojë hartën e gjelbërt të hashashit në Lazarat dhe më tej.
Edhe dje një ekip oficerësh kanë vizituar fshatin Lazarat për inspektim dhe komunikim me autoritetet, për t’i paralajmëruar për herë të fundit se nuk do të ketë më tolerime. Detajet e operacionit që pritet të nisë para dhënies së Statusit nuk bëhen publike. Mësohet se ndërhyrja në zonat ku kultivohet është parashikuar brenda muajit maj, deri në mesin e muajit qershor, që përkon edhe me kohën e limituar të mbjelljes së bimës.
Le te futet,
te digjet nje here e mire strofulla e Bishes me gjithe kelyshet e saj.
Dihet boterisht qe droga e lazaratit financon veprimtarite e nendheshme te PD!
http://goo.gl/QtbnvU
Lazarati eshte gracka qe po ngre Sali Berisha kunder Qeverise.
Do vriten njerez , apo police, dhe Berisha do njesoje Qeverine si vrasese.
Mos e ngacmoni Lazaratin edhe 4-5 muaj, demin Lazarati ka 24 vjet qe ben. Nuk ndryshon gje per 1 vit.
Kujdes se po i jepni shkas Berishes te ngreje popullin ne protesta.
Shume i sakte ky konstatim, Berish Krimineli do e perdori shume keq kete nderhyrje me force ne Lazarat.
Do thoni ju se policia nuk do te qelloje askend, por…… a keni besim se populli i Lazaratit nuk do te qelloje me qellim qe te smprapse forcat e policise?
Do sdo, do te kete te papritura.
Zoti Rama! Bej durim dhe ki shume kujdes,,,,,, Berisha nje sebep don.
Asnje dileme kunder TRAFIKUT TE DROGES ne Lazarat e kudo ne Shqiperi!!!
Lazarati nuk eshte MEDILINI I KOLUMBISE,prandaj se pari NEUTRALIZONI KAPOT E TIJ,PASTAJ SHTROJENI KETE FSHAT ,QE TE MOS KUJTOHET KURRE TE PERMENDE FJALEN DROGE!!!
Lerini denglat e Berishes!!!
Ai kriminel do te testoje shtetin e sotem per ta trembur e per ta diskredituar!!
LUFTE KRIMIT PA DISKUTIM!!!
Mire more miq .Po cfare sekreti ka ky plan qe botohet ne gazeta. Lereni shtetin edhe ju gazetare te beje punen qe itakon. Tja nderroje faqen asaj Shqiperie qe eshte bere Colombi
Policia duhet te tregojne forcen e vet por kujdes, sa me pak viktima…, para shume vitesh Renea eshte qelluar
Do te ishte sekret,po te mos e kishit nxjerre ne gazete o Mero.
PARALAJMERIMET E POLICISE ME KUJTOJNE ATO PARALAJMERIMET E FAMESHME KINEZE,MENDOJ SE PARALAJMERIMI PER NJE VEPER TE DENUSHME ESHTE NXJERJ E LIGJIT,DHE MBAS KESAJ KA VETEM VEPRIME TE PA TOLERUSHME PER TE ZBATUAR LIGJIN.
KJO ESHTE Z. RAMA,NUK DUHET TE MARESH LEJE NGA OPOZITA PER TE ZBATUAR LIGJIN NDAJ KUJTEDO SHKELESI.
shteti e ka kapacitetin e nderhyrjes ne lazarat.nese u kujtohet saliu deklaroi se eshte kunder nderhyrjes ne llazarat .kjo tregon qarte se llazarati ka mbeshtejen e saliut dhe te pd kaq e kaq vite.po te doje shteti llazarati sekziston me.shteti duhet me patjeter te hyje ne llazarat dhe te mbaroj historia.shteti mundet ta beje zap llazaratin kuptohet po te doje…..
Nderhyrja ne Lazarat eshte e afert dhe vendimtare per ti dhene nje goditje te forte kesaj veprimtarie kriminale qe eshte toleruar prej kaq vitesh dhe qe ka patur nje mbulim politik si bastion i deklaruar i PD-se. Per vete demin qe i shkakton prodhimit bujqesor dhe shendetit te ature qe e konsumojne perfitimi eshte vetem i atyre qe e kultivojne dhe atyre qe e shesin e qe ne fakt jane nje numer shume i kufizuar njerezish qe jane kriminalizuar duke u mare me nje veprimtari te tille te denueshme. Eshte momenti qe shteti te nderhyje me force kender kesaj veprimtarie njehere emire dhe Lazarati duhet te behet shembull per gjithe vendin tani dhe ne te ardhmen. as fitimi i disa familjeve dhe krimineleve,as punesimi i 100 apo 1000 veteve perkunder demit afatgjete qe i shkaktohet bujqesise, ambientit shoqeror dhe prespektives se vendit. Demi qe na shkaktohet ne plan afatgjate per vete problemet qe shkakton perdorimi i kesaj droge eshte tejet me i madh sesa fitimi qe realizojne disa qindra familje dhe kriminelet qe ju ofrojne fitme te majme si atyre dhe vecanesrisht vetes se tyre. Shqiperia nuk ka nevoje per “mirqenie” te ngritur mbi shkaterrim shoqeror, shendetesor,bujqesor dhe te se ardhmes evropiane te vendit.
Renean,e qelloi Azem Hajdari qe nga sheshi qendror i Lazaratit dhe nga rruga nacionale.
NE SULEMMMMMMMMM,JO DROGES JO PASURIM PA DJERSE
hahahaha,kam qeshe me lot,plan sekret per te hyr ne lazarat,thote policia??
Fakti qe te gjithe e morem vesh seshte me sekret! Fakti qe del ne gazete ku qendron sekreti?
dita, ora, vendi,koha, menyra, mjetet, forma, strategjia, lloji i nderhyrjes, numri i forcave etj keto jane sekret o zoteri. se qe ka nje plan sekret apo jo sekret per te nderhyre ne lazarat kete e dine cdo dite lazaratsit.
vendi i NATO_S qe s hyne dote ne lazarat vaj halli per nje operacion ushtarak per nje operacion kunder terrorizmit
po nje shtet i NATOS duhet ti kete me minuta nderhyrjet
eshte me te vertet per te ardhur keq
Hyrja ne lazoland nuk do te zgjidhe gje. Do arrestojne ca dhe vitin tjeter duhet ta fillojne nga e para se keta njerez me kete gje meren e nuk die gje tjeter. Duhet tu presin rruget e shitjes dhe te kapin kokat qe ua mbledhin te korrat. Keshtu duhet te zgjase per ca vjet derisa fenomeni te zvogelohet ne nje mase te pranueshme, per ta zhdukur nuk mund te zhduket. Spo e zhdukin dot shtete se hollanda e belgjika e jo shqipot qe po notojne ne korrupsion.
Sekret shume i forte. Mbetet te merret vesh edhe ora e nderhyrjes sekrete dhe objeketet kryesore ku do te nderhyet. Per keto do te informohen vetem mediat! Askush tjeter!
Berisha kete do, nje konflikt me shume, mund te thuas qe eshte mjeshter dhe ka futur gjithe median ne kete vorbull, dhe qeveria ne vend te meret ne zhvillimin e vendit, harxhojme kohe si ti hyne nje konflikti, e i iken axhendes se saj. Kuptohet ka rruge te zgjuara qe fenomenin e ul ne minimum, dhe qeveria nuk humb qetesine dhe focusimin ne pune. Plus media qe pi kafe ne Tirane nuk e ka idene e implikimeve ekonomike e sociale etj ne zonen e Gjirokastres.Po qeveri do zgjedhi rrugen e zgjuar e jo konfliktin ekstrem me fshatin ne fjale do uli dhe ndikimin e Berishes aty.
bashkoj o shoke me ne ne cete ..
malit te larte……..
kush e ka inat lazaratin ,sillni nje here motrat ,grate ,nenat se ju garantoj qe ska nevoje per luften qe kaq shume e deshironi ..
Nuk e di se cfare hapa ka ndermarre deri tani policia ne lidhje me problemin e droges ne Lazarat.
Mendoj se nje takim (mbledhje) me gjithe fshatin Lazarat ku te shtrohet me mirekuptim zbatimi i Ligjit kunder droges,do te ishte nje veprim shume efektiv i policise.
Vec kesaj,personat me precedente mund te thirren dhe te keshillohen e paralajmerohen per pasojat ne rast kunderveprimi…
Sali Berisha thote “te mos nderhyhet ne Lazarat”,se ashtu i intereson…
Mendimi im eshte qe ne Lazarat duhet nderhyre pa vonese te metejeshme,por sigurisht me plan te detajuar masash…
E kam shkruar edhe me pare, se nepermjet te fotografimit nga lartesite behet njohja, identifikimi i fidaneve te Canabisit, kujt Personi i perkasin( sepse eshte nje ndarrje trojesh qe eshte e njohur), te kapet ky person, t’i tregohet fotografia e bere nga lartesia, pas ketij veprimi te ndalohet duke i komunikuar arrestimin si kultivues droge. Kjo te behet sic duhet, dhe per te gjithe pronaret e parcelave te mbjella me droge. Nuk ka pse behet SHOU.
Shume gabim! Hashashi eshte i legalizuar pothuajse ne te gjithe Europen. Behet shume gabim qe nderhyet.