Belgjika qëndron “avokate” e kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, përtej zgjedhjeve të së dielës. E pyetur për rrezikun e ndikimit të qëndrimit të Francës te shtetet e tjera anëtare, zëvendëskryeministrja socialiste Laurette Onkelinx, partia e së cilës pozicionohet mirë sipas sondazheve për të mbetur në qeverinë e re federale, beson se në Qershor të gjitha vendet anëtare do të arrijnë në konsensus për dhënien e statusit, pavarësisht faktit se disa shtete nuk janë ende të bindura.
“Unë e besoj. Është e vërtetë që nuk është e lehtë. Belgjika është avokatja juaj, është avokate e komunitetit shqiptar dhe këtë e dëshmuam gjatë bisedimeve të fundit. Siç e dimë, Franca dhe Holanda ngritën probleme, por nuk ka pse të mos ngulmohet, edhe kur hasen pengesa. Mendoj vërtet se vendet, që nuk janë bindur ende, do të dorëzohen përballë shumicës, që dëshiron anëtarësimin e Shqipërisë”, tha Laurette Onkelinx, zëvendëskryeministre belge, PS.
Onkelinx dha këtë koment në mbyllje të fushatës elektorale, ndërsa mbështeste kandidatin për deputet të Brukselit, Ahmet Gjanaj, i cili renditet i 24-ti mes socialistëve frankofon dhe sondazhi i fundit, që publikoi “la Capitale”, pretendon se ai mund të sigurojë më shumë vota nga belgët të dielën, se sa kryesuesi i listës partiake.
“E njoh Ahmet Gjanën prej shumë kohësh. Nuk është hera e parë, që punoj me të, dhe e mbështes. Komuniteti shqiptar është i mirëpërfaqësuar në Belgjikë. Janë me dhjetra-mijra burra e gra të integruar më së miri këtu, e ne u detyrohemi, sepse ata janë pjesë e rritjes ekonomike të vendit tonë”, tha Laurette Onkelinx.
“Faktikisht, në vitin 2009 isha 160 vota larg mandatit, duke siguruar 2853 vota dhe; duke marrë parasysh se tani kam pak më shumë përvojë në menaxhimin e fushatës, më shumë kontakte, por edhe komuniteti shqiptar është rritur disi; mendoj se kam të gjitha gjasat, që të marr mandatin e deputetit në Bruksel. Zakonisht, partitë këtu nuk bëjnë mitingje nëpër rrugë, nëpër sheshe, por në ambiente të mbyllura dhe ky është aktiviteti përmbyllës, ku nuk merr dikush fjalën për të ngritur zërin dhe për të motivuar personat. Synimi është, që të kalojmë një moment të bukur e të qetë së bashku, dhe gjithçka është bërë në mënyrë krejtësisht vullnetare, këtu nuk ka harxhime të shumta marramendëse. Të gjithë paguajnë për ato që hanë dhe për ato që pijnë. Ne si kandidatë kemi të drejtë të harxhojmë vetëm nga 3 mijë euro për fushatën tonë”, tha Ahmet Gjanaj, kandidat i PS Bruksel.
Kjo është hera e parë, që në Belgjikë organizohen njëkohësisht zgjedhjet rajonale, federale dhe europiane. Rajoni i Brukselit përmbledh 19 komuna dhe nevojiten mbi 3 mijë vota për t’u zgjedhur deputet. Votat e komunitetit shqiptar rrezikojnë përsëri përçajen, pasi, nga e djathta, Elona Zhana garon për herë të parë me CDH, ndërsa prezantohet sërish me Federatën e Frankofonëve Burim Demiri, i riu nga Kumanova, që siguroi 690 vota në zgjedhjet e 2012./TCH
sa na duan keta belget,sidomos kur shqipfolesi quhet…….Ahmet!!!
O grek pse e kruan bythen kaq shume?
Pirdh se lirohesh. Bota ecen para or lyf. Ai emrin mund ta kishte edhe Mahmut por eshte 2000 here me teper perendimor se sa Karaglout e Karavic-at sllave. Iku koha e propagandes antishqiptare. Ne kemi qene dhe mbetemi gjaku qe furnizon arteriet e cdo mutacioni perandorak perendimor. Pa Shqiptare dhe pa u zgjidhur plotesisht ceshtja jone nuk ka asnje hap perpara dhe per kete jane koshient ata qe e dine mire se na kane prere ne bese shume here tashme duke mbeshtetur disa krijesa artificiale te bazuara ne relika historike.
fatkeqsi per ty dhe ata qe te kane prane eshte se,ti pervecse synet qenke edhe i tredhur…………..
Tourkofagos ne kete rast te jap te drejte sepse Gjana eshte nje islamist i deklaruar.
Grate i mbajne te mbuluara sikur arabet. Me e çuditshmja eshte se ata ne Shqiperi jane legaliste, pra te djathte, ndersa ne Belgjike te majte!
Partia Socialiste belge i perdor thjeshte si numra sa per te marre votat e shqiptareve.
Shkruan tema:Duhen 3000 mije vota per tu bere deputet dhe kandidati per deputet Ahmet Gjanaj ka marre 2853 vota dhe per 160 vota humbi????? 2853 + 160 = 3013 vota??????Emri i tij eshte Amet Gjanaj dhe jo Ahmet.Eshte djali mire por eshte vendosur per te marre votat e disa shqipetareve dhe te marokenve te Molenbeek.Shpresoj qe te fitoi por partia socialiste ne Bruksel ka humbur ne krahasim me zgjedhjet e tjera.
Ka shume rendesi te duam veten tone
Shikoni gafen e fundit te Boratit Piktor. Shkon ne Kazakistan me njeriun e KGB dhe UDB Behgjet Pacollin i ndjekur disa here penalisht per korrupsion dhe ju ofron atyre portin e Shengjinit. Imagjinoni pergjigjen e ITALISE, GREQISE, SPANJES, FRANCES te cilet nuk duan ne asnje menyre qe ruset te kene dalje ne mesdhe dhe jo me nje port qe te menaxhohet nga ruset po ne mesdhe. Europa larg per shqipetaret.
Populli shqipetar eshte popull komunist dhe nuk e meriton Europen. Njerezit ne Europe jane te civilizuar, ndersa Shqipetaret popull qe e kane mendjen vetem tek Borati-Piktoro- Komunist dhe tek Enver Hoxha. Europa nuk eshte as Permet, as Skrapar, as Berat, as Fier. Europa eshte vendi qytetareve paqesor qe i perkushtohen punes, familjes dhe falenderojne sistemin e ekonomise se lire dhe jo komunizmin e Boratit Piktor.
Shqiperia nuk meriton Europen nga momenti qe zgjodhi Boratin si Kryeminister. Ndaloni Shqiperine per ne Europe gabim shume i madh.
Po kush e pyet Belgjiken per statusin tone. Ata qe vendosin jane tre te medhenjte, Anglia, Gjermania dhe Franca.Ne shekullin e fundit, Europen keta e kane drejtuar. Por ne duhet ta mbledhim perfundimisht mendjen, se, sidomos pa nje miratim paraprak nga ana e Turqise, as qe behet fjale qe te na jepet statusi. Turqia eshte nje aleate e madhe e ketyre tre vendeve dhe keta kurre nuk mund ti lejonin vehtes te fyenin kete mike te madhe dhe shume te rendesishme, e cila pret prej shume kohesh nje pergjigje per perfshirjen e saj ne BE. Vetem nje miratim paraprak nga ana e Turqise, hap rrugen tone per ne BE. Behet fjale per shtete me trashegimi perandorake, ku serioziteti ne mardhenie eshte elementi baze.
Europa jo Boratit deshtak. Piktori njeri i deshtuar Enverist.
Ka ik per lesh siti i temes,do nje ore te hepet nga rreklamat.