Llalla: Krimi i organizuar arrin deri tek zyrtarët. Grupet kriminle më të sofistikuara se Policia e Shtetit

26 Maj 2014, 10:36Politika TEMA
Llalla: Krimi i organizuar arrin deri tek zyrtarët. Grupet kriminle më

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në luftën ndaj krimit të organizuar në vend. Në një takim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të prokurorive nga disa prej vendeve të rajonit dhe BE-së, si dhe në prani të drejtuesve më të lartë të sistemit të drejtësisë shqiptare, Llalla ka pohuar që krimi organizuar arrin deri tek zyrtarët, ndërsa ka shtuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ndikonte në uljen e kriminalitetit. Në këtë kuadër, kryeprokurori theksoi se një vendim pozitiv për statusin e kandidatit në qershor do të ndikonte në zhvillimin e vendit, e rrjedhimisht në luftën ndaj grupeve kriminale. Llalla u shpreh se sfida e krimit të organizuar përballohet jo vetëm me forcimin e shtetit ligjor, por edhe me rritjen ekonomike.

“Po shtohen grupet kriminale edhe brenda zyrtarëve, por kjo kërkon rritje dhe forcim të shtetit ligjor. Tashmë mendoj se në vendin tonë ka ardhur koha për ngritjen e funksioneve të përbashkëta me vendet e rajonit, të cilat kërkojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. E kuptojmë shqetësiminn lidhur me krimin e organizuar ballkanik. Ajo që po mundohemi të krijojmë është besimi në BE se po luftojmë krimin. Lufta ndaj krimit ndërinstitucional kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ballkani ka nevojë për mbështetje të gjithanshme për luftën e këtij krimi. Kjo sfidë përballohet me rritje ekonomike. Pavarësisht se Shqipëria po punon për këtë rritje nuk mund të krahasohet me atë të vendeve të BE, prandaj kërkohet suport më i madh i vendeve të BE. Marrja e statusit është një hap shumë i madh drejt integrimit. Pas pak javësh Komisioni Europian do të vendosë për këtë, besoj se e meritojmë pasi ky zhvillim do të ndikonte në rritjen ekonomike dhe do të ndikonte edhe në uljen e normës së kriminalitetit, pasi një vend i zhvilluar ekonomik nuk ka përse të kërkojë alternativa kriminale për tu pasuruar. Ky sugjerim është në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Ajo që kërkon Shqipëria është mbështetja më e madhe për ta shndërruar në efikasitet më lartë”, theksoi Llalla.

Në vijim Prokurori i Përgjithshëm u ndal tek grupet kriminale dhe trafikun e drogës, për të cilat tha se janë më të sofistikuara se institucionet e shtetit.

 “Ky takim dëshmon frymën e bashkëpunimit mes vendeve tona, vëçanërisht në drejtësi. Vitet e fundit ka pasur shtim të numrit të ekstradimeve dhe personave të ndaluar. Trafiku i këndës narkotike është në rend të ditës në të gjitha vendet. Shumë vende e konsiderojnë Ballkanin si vend tranzit të drogës, por edhe si prodhues të saj veçanërisht të kanabisit. Vendet e Ballkanit janë të vetëdijshme për këtë fenomen dhe të vendosur për ta luftuar”, tha ai. Sipas Llallës, prokuroria ka shtuar ndjeshëm forcën kundër këtyre grupeve kriminale dhe në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe ato të BE-së është arritur të goditen disa grupe kriminale.  “Shqipëria këto vitet e fundit po përballet me grupe kriminale të sofistikuara më shumë se policia”, u shpreh Llalla.

Duke marrë fjalën në konferencë, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa u shpreh se Shqipëria i ka kapacitetet për të arritur sukses në luftën kundër krimit.

“Kemi fatin të asistohemi nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët edhe na kanë kritikuar për çështje të veçanta. Rol kryesor në këtë proces zënë edhe institucione e pavarura si KLD dhe Prokuroria e Përgjithshme. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të zhvillimit të vendit dhe përvoja e viteve të fundit tregojnë se i kemi kapacitetet e duhura për të arritur te suksesi. Publiku kërkon forcimin e betejës dhe rezultate konkrete nga puna jonë dhe përpjekje intensive për të garantuar të drejtat e njeriut. Pritshmëria e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë është për rritjen e transparencës. Kemi rastin te tregojmë që dimë ta bëjmë punën tonë. Kam bindjen se sfidat e Shqipërisë janë të ngjashme me vendet e rajonit, jo vetëm për shkak të afërsisë, por edhe për shkak të kushteve historike. Struktura të përbashkëta mes Prokurorive do të rriste nivelin e luftës kundër korrupsionit  dhe krimit në të gjithë rajonin. KLD është e gatshme për bashkëpunim me vendet e rajonit, me të cilët ka afërsi gjeografike edhe jo vetëm”, tha Cefa. Në këtë kuadër ai vuri theksin tek kushtet lehtësuese për shkëmbimin proaktiv për gjetjet nga hetimet apo edhe shkëmbimin eksperiencave. “KLD do jetë në krah të Prokuroria e Përgjithshme dhe asnjë lloj imunitetit nuk do të pengojë hetimet ndaj gjyqtarëve te dyshuar për korrupsion”, u shpreh ai.

Pjesëmarrës në takim janë , Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Nasip Naço, ministër i Drejtësisë , Elvis Çefa Zv.Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe Cataldo Motta Prokuror i Antimafias në Leçe të Italisë, Eric Bisschop Zëvendës Prokuror Federal i Belgjikës, Veselin Vučković Prokuror i Përgjithshëm i Malit të Zi, Gerhard Jarosch President i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Goran Sahilovic, Prokuror i Përgjithshëm i Bosnjës & Herzegovinës.

Takimi që do të zhvillohet gjatë dy ditëve, (26-27 Maj 2014), bëhet me mbështetjen financiare të Programit TAIEX të Komisionit Europian.

32 komente në “Llalla: Krimi i organizuar arrin deri tek zyrtarët. Grupet kriminle më të sofistikuara se Policia e Shtetit”

  1. vlora.aj says:

    Ku ke jetuar deri dje, ike faktet po te duash e bol me llafe se na cat drrasat.

    1. ALTINI says:

      Jane per te ardhur keq me prokurore e gjyqtare.Hajdute te veshur me imunitet per te rrjepur hallexhinjte dhe matrapazet.Si mund te shpresojme qe keta te paafte,te zhytur ne krim dhe korrupsion do guxojne te perballen me politikanet shqiptare qe jane maja e ajzbergut.Mafia eshte POLITIKA,KRIMI I ORGANIZUAR eshte POLITIKA gjithashtu.Edhe europianet dhe amerikanet po i perdorin keta pseftopolitikane per te zhvatur atdheun tone,pasi po te donin vertet te luftonin krimin dhe korrupsionin!!!!!!??,dine se ku jane fshehur leket e tyre neper bote.Kur vertet duan ta luftojne krimin fillojne dhe nxjerrin llogarite bankare te politikaneve te korruptuar,sikurse bene ne Greqi.Po lozin ping-pong dhe ne populli jemi topi i pingpongut fatkeqesisht.

      1. adrian says:

        ALTIN per fat te keqe jan shum te paket njerzit qe e mendoj si ti dhe un . ktu esht problemi . po nuk u zgidhen kta probleme kurr sdo rregullohet atdheu jon ….

    2. filan fisteku says:

      ky mu mduket kokrra e katnarit………. rri si i ngref, thot me demek llafe te ronda…..majeni men asigjo sbon….ka per t’hik ne ky si te tjeret

    3. arberia says:

      DO FAKTE PER TE FUTUR SALIUN NE BURG 1/SHKELJA E EMBARGOSME JUGOSLLAVINE.2 VRASJA E TE PAFAJSHEMVE NE SHESH TE TIRANES.3 SHPERTHIMI I GERDECIT,VEPER E FAMILJES,ESHTE AGJENT I SERBISE QE NE KOHEN E ENVERIT.ETJ ETJ ETJ.
      FUTE NE BURG QE TE MBAHESG MEND SI BURRE TRIM E I NDERSHEM,NE MOS JEP DOREHEQJEN E E MERR NGJELA VENDIN TEND DHE E CON NE BURG ATE PLERE.

    4. sit. back. and. relaks says:

      pordhe kryeprokuror. 7 uje 1 uje eshte

    5. Tani Mahmutaj says:

      Z. Llalla,

      Straight to the point.
      Une nuk e kuptoj a jeni aty si OJQ per te konstatuar apo si perfaqesues I organit te akuzes?? A keni nje ndarje per pyetjen qe une drejtoj para se te shpreh disa komente personale?

      A keni pershkrim detyre ju? vec atyre qe u sanksionon kushtetuta qe jeni absolutisht te detyruar qe ti zbatoni!
      Justifikoeni sadopak ju lutem paret e taksapaguesve shqiptare. Se paku filloni te procesoni praktikat e paraardheses suaj, e cila filloi ti jap nje fizionomi te re tjeter, organit te akuzes.

      Ne se jeni aty per te vegjetuar ju mund ta beni ata, por ne se keni pak karizem profesionale dhe integritet personal, veproni. Pamja juaj e jashtme (mimika, ndonjehere treguese e mendimit) dhe qendrimi indifferent qe mbani e kompromentojne funksionin tuaj teper te rendesishem.

      Ju nuk duhet te mendoni se jeni aty si nga me te aftet qe ka korpusi I juristeve te Shqiperise, ne asnje menyre Jo. Ka shume me teper njerez te afte se Ju dhe ju kete e dini. Nuk punohet me moton terhiq e mos e keput, apo sic thot populli jone nje dore ne baklava dhe nje tjeter ne revani.

      Delni mbi politiken dhe beni detyren qe ju takon, pasi do keni mbeshtetje mbar popullore dhe nderkombetare. Udhehiqni me shembull personal, punoni me ndershmeri, paanesi dhe profesionalizem. Performanca e detyre suaj eshte e strukturuar ne kornize ju nuk mund te beni ndryshe.

      Zgjoni me veprimet tuaja juristet gjumash.
      Organizoni ndonje aktivitet(seminar, conference, simpozium whatever you might call it) ku te beheni I zeshem si institucion, promovoni vlera e te beheni I besueshem ne public. Ftoni si pjesemarres homolog tuaj nga vendet e NATO-s e BE, por edhe asetet e jurispodences shqiptare, por edhe nga publiku I thjeshte, ftoni figura te njohura te politikes shqiptare ish president, por edhe krer te partive politike per tju then ketyre te fundit qe “corba” qe keni gatuar eshte e fermentuar dhe nuk mund ti serviret askujt, nderkohe per tu ber me “agresive” ne ato qe doni te promovoni e te fitoni me shume mbeshtetje popullore.

      Mos lejoni politikane te cfardo krahu t,ju manipuloje.

      Komenti im nuk eshte tendencioz per ju si person, pasi nuk kam ndonje njohje personale, por eshte me teper per institucionin qe ju perfaqesoni.

      Rrofte vendi jone I bukur Shqiperia! Rrofte populli jone qe meriton me shume se kaq.

      Suksese vendit tim per te mar statusin e vendit kandidat per ne BE.

      Faleminderit per mirekuptimin!

  2. mali says:

    Lëre atë punë o byrazer.Nuk është për ty.Nuk ke këllqe për këtë punë.
    Nuk ke punë me Evropën fare!
    E kish mirë merhumi që gjithë hajdutët dhe kurvarët i quante armiku i brendshëm dhe u fuste plumbin…
    Ia fut do ti?

  3. alban says:

    Ceshte ky budalla ne krye te luftes kunder krimit.Dashka te futemi ne Europe dhe pastaj luften kunder krimit ta bejne europianet per ne.po ti po sqe i zoti te mbash paster shtepine tende pret te vije komshiu ta pastroje?Diletantet dhe te paaftet vazhdojnete vegjetojne gjate ne keto struktura si prokurori e polici.E pastaj thone qe Lazarati eshte problem nderkombetar,nuk hyhet pa bp.me policite e vendeve te tjera etj.Jo mor jo.Lazarati eshte fenomen e problem puro shqiptar dhe zgjidhja vjen vetem nga brennda shqiperise.Turp per ju e ata qe ju mbajne

  4. en..........no me infinit n says:

    kur ka marre fjalen llalla I prokurorise,i ka shti drithmen gjithe rumelise.po mjaft o llalla,se nuk ke bythe ti te luftosh krimin.dosjet I ke ne zyre kapice,prandaj mjaft me llafe budallalleqe,se eshte ngopur ky popull.por nuk ke faj ti,fajin e kane ata qe te mbajne akoma ty.

  5. perhaps says:

    Kush e paralizoi Sigurimin e Shtetit,z.Prokuror i Pergjithshem?A nuk eshte per ju ky nje nder krimet me te medha qe jane bere ndaj shtetit e kombit shqiptar?A do t’i hetoni ju autoret mafioze e antishqiptare te ketij krimi monstruoz?

    1. Zarar says:

      Ore keni ik per lesh nga trute! Ne cfare shekulli jeton ti mor kafshe?! Sigurimin thote idioti…ik mor orangutang marksist!!

  6. Nika says:

    Po ky deklaroj para do kohe se nuk ka krim te organizuar ne Shqiperi.

  7. Raqi korofillaku says:

    ik o Llalla se je bere dhalle, mos te themi boze fare

  8. Drenicak says:

    Llalla eu qfar zbulimi paske ber!!
    Nuk je ne ate detyr me dhan deklarat por me i sherby drejtsis duke e burgos kriminelin e 97 te Gerdecit dhe te 21 janari Sali kriminelin.

  9. Adrian says:

    Kur mediokrit dhe injorantet marrrin poste kaq te larta, mjere shteti.

  10. shqiperi says:

    Llalla te arrestoj veten e tij ne radhe te pare se ky Paguhet miljona euro per te mbrojtur Te korruptuarit e Partis demokratike te shqiperis !

    Rama te veproj! te shkarkoj llallen !

  11. Kabash Sarajeva says:

    Me duket se pas gati dy vjetesh ne detyre PROKURORIT TE PERGJITHSHEM po i del gjumi. Ishalla nuk e ze prap me gjithe keto qe kane ndodhur ne Shqiperi qe nga 1992. Asnjehere nuk eshte vone per drejtesi. Me mire vone se kure.

  12. muti Sali says:

    Uuuu të hengert një mortjeeee që nuk po të ha .Po pse ore bota do vijnë të pastrojë plehrat tona o idiot me master.Si ore debil i thua BE se po nuk na dhatë lekë ne nuk luftojmë krimin!!!.
    Nuk e sheh se ato ” i zuni frika e po u dridhen leqet e këmbëve nga krimi ynë ” BE thotë ” lahu e ti i thua jo oreeee unë kam qejf të rri zhul ,po deshe ti o BE me më la ,mirë Po nuk deshe unë do rri për qejf zhul” Për inat të sime vjehrre fjeta me mullixhiun.O debil o debil
    Po nuk ke bythe të ndeshkosh kriminelët me në krye saliun,dorëzoje kolltukun e jepja ndonjë tjetri që di e do të punojë e jo të bredhe pas kurvave si zotrote mbas prokurores së durresit.
    Një prokuror i drejtë duhet të jetë i pastër,gjë që tek ty nuk ekziston.

  13. Gora says:

    Kerce vallen e nuses deri sa te mbaroje gajdexhiu, do te thot qe ky I di se cilet politikan jane te inkriminuar po ska cben I ziu, ai merr ato lek e ec ne shtepi.

  14. Fenomeni says:

    Cfare mund ti beje nje prokuror nga Gramshi shqiperise

  15. Une jam, ti je. says:

    Llalla ti je i madh. Ti ben ca shakara qe te ben te gajasesh. Ik ore grric bythen se le nam!

  16. ASTERI says:

    NUK PRITET ASNJEGJE NGA TE DY TE KORRUPTUARIT CEFA DHE LLALLA,FAKTET TREGOJNE SE DOSJET JANE KAPIC DHE ATA NUK U BEHET VONE,MADJE I SHTYNE HETIMETPER TE FITUAR KOHE,DHE SYTE I MBAJNE NGA SALIU,DUKE PRITUR PISLLEKUN E RADHES TE SALIUT PER TE DESTABILIZUAR VENDIN
    PRANDAJ Z META MBLDH PARLAMENTIN NE NJE SEANCE TE JASHTEZAKONESHME,PER TI SHKARKUAR KETA TE DY QE JANE PERGJEGJESIT E VETEM PER KORRUPSIONIN NE DREJTESI,NDRYSHE MOS PRIT QE EDI RAMA TE BEJE SHTET,SE DERI TANI SHTETIN E KA S. BERISHA.

  17. Flamuri says:

    Të nderuar lexues ;
    Skenari i diskriminimit të shtetit Shqiptar për t’a penguar dhanjen e statusit të Shqiperis si: Vend kandidat për të u antarsuar ne BE. po vazhdon.
    Po Ju kujtoj para 1 jave Kryepokurori doli ne konferenc shtypi dhe deklaroi se: Kryepokuroria e shtetit në t’ardhmen do merr VENDIME që do t’a ndryshojn t’ardhmen e vendit !!!!. Ishte deklarat po aq bombastike sikur kjo e sodit.
    Por, LLALLA priti çka po ndodhë me PROTESTEN E LULIT. E meqë protesta deshtoi , sot LLALLA hudhi bomben që të formon një NEGATIV ZYRTAR TË QEVERISË SI FAKT PËR T’A PENGUAR BE, NË DHANJEN E STATUSIT VEND KANDIDAT.
    Ngutsia dhe ashpersia e LLALLËS për t’a NJOLLOS QEVERIN E SHQIPERISË tregon se shtetet e BE dojn t’a pranojn Shqiperin si vend kandidat per BE. pamvarsisht shantazheve te natyrave të shumta ( kam frik se edhe do t’a iskenojn edhe vdekjen e ndonjë grevisti).
    Sa ma afër që do t’jemi ditës së 27 Qershorit , ditë kur do t’merret VENDIMI I BE PËR STATUSIN KANDIDAT TË SHQIPERISË aq ma të vrazhda do t’jen shantazhet, shpifjet dhe tradhtinat ndaj SHTETIT SHQIPTAR.!!!
    Është shumë lehtë t’a kuptojm
    Sikur te gjitha keto akuza te ishin bo pas Vendimarrjes- pas 27 qershorit, atëherë nuk do te me ipte te drejt per keto supozime.
    Keshtu që Formula greko-serbe e vjeter plot 100 vjet e shantazhimit të Shtetit Shqiptar nepermjet trathtarëve politike shqiptare duke filluar nga E.P.Toptani, Haxhi Qamili E. Hoxha e deri te S.Berisha e L.Basha po funkcionon por gjithnji duke u kuptuar nga populli shqiptar!
    Shpresoj se dhe lutem ZOTIT se BERISHA- LLALLA- BASHA NUK DO T’KEN SUKSES !!! AMIN !!

  18. illyrians says:

    o Gjiza, a na tregon pak, cfare “arritjesh” ke bere ne keto vite qe je ne detyren e prokurorit?? Cfare hetimesh, arrestimesh, cfare rezultatesh ke arritur? Deri tani asgje.
    Si e justifikon ti Dhalla-Gjiza-Djathi kete pafuqi, kete sterilitet rezultatesh ne detyren qe ke marre persiper? Dihet se Shqiperia eshte vendi i pare ne Europe per krim, korrupsion, vrasje politike, kontrabande lendesh narkotike, etj etj. Cfare ke ndermarre kunder ketyre fenomeneve ti Dhalla-Gjiza? ( se per rezultat nuk behet fjale, por te pakten angazhimi )..
    Asgje, hic, zero, nuk duket gjekundi ndonje nisme, iniciative, angazhim kunder te tilla fenomeneve. Si e justifikon ti Dhalla-Djathi kete?
    Une e kam nje teze; mendoj qe nuk mund te hecet perpara me barinj te tipit Dhalla, ti Dhalla mund te besh mesuesin ne ndonje fshat aty afer Tiranes, asgje me shume.
    Ty te coi Saliu te ai post, per interesat e tija, qe ti mos te hetoje kurre kunder tij, dhe ajo qe nuk arrij te kuptoj, eshte se perse qeveria e re nuk te heq nga detyra qe ke…!! Per aresye se mos lindin konflikte politike, qe te mos te duket si hakmarrje politike?? Absolutish jo, sepse cdo detyre qeverie shkon dhe vleresohet ne baze te REZULTATEVE.
    Dmth, deri tani ti Dhalla nuk ke bere asgje, nuk ke permbushur detyren tende si kryeprokuror, jane ne mes ceshtje shume te nxehta, si psh, Gerdeci, 21 Janari, shitja e detit tek greket, super-vjedhja ne ndertimin e autorruges (dhe jo autostrades) Durres-Kukes, etj etj etj. Do te mjaftonin vetem keto qe ty Dhalla mos te te zinte gjumi dhe te punoje 18 ore ne dite, dhe jo 8 minuta ne dite.
    Cfare ke bere per keto ceshtje jetike ti Dhalla, ke ndermarre ndonje aksion, ke bere ndonje hap deri tani? Jo, hic..!! Pra, si i bie? Qe nuk je ne gjendje te kryesh detyren tende. ( gjithmone duke bere sikur te besojme qe e ben nga paaftesia, por ti i ke te dyja, edhe paaftesine, edhe ngurrimin ndaj pronarit tend, Sali shpelles ).
    Keshtu qe meqe ti Dhalla-Gjiza nuk je ne gjendje te besh punen tende si kryeprokuror, duhe te largohesh me ceremoni, me saze nga ajo detyre, duhet ti hapesh krahun te tjereve me te zote..

  19. altin says:

    ORE E KUPTON NJE PREKURORE ME KURS 6 MUJOR.
    Nje prekuror qe ne karieren e tij nuk ka investiguar,nuk ka arrestuar dhe nuk ka hetuar sa nje veper penal.NJE NJERIU QE NUK KA PERDORUR NDAJ NJE SHKELESI TE LIGJIT NE AS NJE RASTE HEKURAT,CFARE PRET KAQ ESHTE E GJITHA.

    U vendos ne krye te prokurorise nej oficer i policise gjyqesore qe punoi ne Lushnje dhe ne Fier kaq eshte eksperienca e Prokurorit te Pergjitheshem.
    Nje mik shtepie i Xhozit. Ky do te hetoje krimin ne Shqiperi..

  20. MOLI says:

    KY ASGJE NUK BEN! FLET KOT PER TU DUKUR POR DERI SA KA MBYLLUR GJITHE ATO DOSJE SI GERDEC, KORRUPSION, 21 JANAR ETJ, MOS PRISNI ME ASGJE O NJEREZ. JANE TE TJERE BURRA ATA QE NUK JU DRIDHET SYRI.

  21. akrepi says:

    K/Prokurori qe nuk e di qe eshte K/prokuror.A ka njeri ti kujtoj detyren e tij ketij zotris.

  22. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KY DALLKAUK HARRON QE PAGUHET NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE ,,,, TANI FLET MBRROCKULLA ,,,POPULLI NE VEND TE NGRIHET NE DEMOSTRATA TE SHKARKOHEN URGJENT KETA PLEHRA ,,,,, NGA PRESIDENTI , PROKURORI , GJUKATAT ,,, PRESIN ACOMA NGA KETA HAJDUTE ,,,,,TE LUFTOJNE BANDAT KRIMINALE ,,,, BANDA KRIMINALE E SALI BERISHES I VURI KETA NE KETO POSTE PER MOS TA NDESHKUAR BANDEN E TIJE ,,,,,, KETA VETEM PO I ZGJASIN JETEN KRIMIT DHE KORRUPSIONIT ME HESHTJEN DHE MOSZBATIMIN E FUNKSIONEVE ,,,,,,PER CFARE. QENDROJNE NE KETO POSTE ,,,,,, O POPULL MOS U MERRNI ME ATO QE SHKRUAN KRYEKRIMINELI NE FACEBOOK ,,,,,POR URGJENT COHUNI DHE ZHDUKNI KETA KRIMINELE QE MBAJNE KETO POSTE ,,,,,,, KETA JANE KRIMINELET ME TE RREZIKSHEM ,,,,PAGUHEN NGA TAKSAPAGUESIT. SHQIPETARE MOS TA DENOJNE KRIMIN ,,,’,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  23. . says:

    *********************************************************************************

    Z.Rama,

    Pse pret.

    Ky Prokuror nga Peshkopia, ish-minister i kriminelit
    Sali Bisha kurre nuk do arrestoje shefin e tij.

    **********************************************************************************

  24. Treviso says:

    Keto qe drejtojne institucionet e pamvarura jane kuadro te korruptuar dhe nga populli nuk kane per te gezuar asnjehere respekt. Kur te largohen te gjithe keto drejtues te korruptuar ne drejtesi, atehere te shohim se si do ndryshoje opinjoni ne popull.

  25. Toni says:

    E zbuloi Amerikën ky!! Po mire mo Llalla në Antraktide jeton që sdije gjë deri tani. Të gjithë ata që ju në Shqipëri i quani “Biznezmen “si ky Drejtori Transportit në Sarandë, pasurinë e kanë vendosur me drogë, dhe korrupsion në Shtet. Të gjithë janë për ne burg që nga Sala e deri te Biznesmeni më i vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje