Vizita në Holandë/ Rama-Rutte: Europës i duhet Ballkani dhe anasjelltas (VIDEO)

26 Maj 2014, 13:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Holandë. Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri bën të ditur për takimin me ministrin e Jashtëm hollandez, Frans Timmmermans.

“Me ministrin e Jashtëm holandez Timmermans, që na përgëzoi ngrohtësisht për qeverisjen bindëse të këtyre muajve”, shkruan Rama në Twitter.

KNë vijim të takimeve, Rama u prit nga Kryeministri hollandez, Mark Rutte.

Në një postim në Twitter, Kryeministri shkruan se me homologun holandez bisedoi për ‘progresin real të Shqipërisë’.

“Me kryeministrin Mark Rutte për progresin real të Shqipërisë e pse Europës i duhet Ballkani ashtu siç i duhet Europa Ballkanit”, shkruan Rama në Twitter.

Pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Holandë, Rama ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka vlerësuar takimet me krerët më të lartë të shtetit holandez dhe është shprehur krenar për punën e bërë nga Qeveria shqiptare këto muaj, duke thënë se vendi ynë ka në qershor akoma më shume arsye për ta marrë statusin.

“Takime intensive, bashkëbisedim i hapur, dëshirë nga ana e miqve dhe partnerëve holandezë për të na dëgjuar deri në fund. E mbi të gjitha, sinqerisht, krenari për punën e bërë në gjithë këta muaj, e cila jo vetëm shihet dhe jo vetëm vlerësohet, por përbën një bazë shumë solide për të folur hapur dhe për të kërkuar atë që na takon. Atë që na takon, që duhet ta kishim marrë që në dhjetor, ka më shumë arsye për ta marrë në qershor dhe që shpresojmë se me fundin e zgjedhjeve europiane do të jetë më e lehtë për të mos e lënë pre të debateve dhe paragjykimeve të brendshme të disa vendeve anëtare, siç ndodhi në dhjetorin e kaluar dhe siç është fare e qartë, sot e gjithë ditën, për të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe për të gjithë ata që njohin sadopak si funksionon Europa e sotme”, është shprehur Rama.

Ai ka shtuar se “ne kemi bindjen që Progres-Raporti do të jetë baza e gjykimit të gjithë vendeve anëtare. Duam të besojmë deri në fund se asnjë nga vendet anëtare nuk do t’i bishtnojë pikërisht atij angazhimi të marrë bashkërisht në dhjetor, se do të duhet një Raport tjetër për të treguar se progresi i madh i vënë re në muajt e parë të qeverisjes është konsoliduar dhe kjo do të mjaftonte që vendet anëtare të shprehen. Të shohim, sepse Europa është gjithmonë e më pak e parashikueshme, dhe gjithmonë e më shumë e lidhur në rrugën e të ardhmes së vetë me problemet e të sotmes”.

Sipas zyrës për shtyp të Kryeministrisë, gjatë vizitës që po zhvillon në Holandë, me ftesë të Kryeministrit Mark Rutte, Kryeministri Rama takimin e parë e zhvilloi me Ministrin e Jashtëm, Frans Timmermans, i cili shprehu vlerësimet për punën dhe qeverisjen bindëse të këtyre muajve.

Më pas Kryeministri Rama zhvilloi një takim të veçantë me homologun Mark Rutte. Kryeministri Rama e njohu homologun e tij me zhvillimet në Shqipëri, reformat dhe nismat e qeverisë sidomos kundër korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Rama mori nga Kryeministri Rutte përgëzime për progresin real që Shqipëria ka shënuar këto muaj dhe mbështetjen për vazhdimin në rrugën e reformave. Kryeministri Rama, duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë e të rajonit tonë drejt Bashkimit Europian, theksoi se Europa i duhet Ballkanit, sikundër Europës i duhet Ballkani.

Holanda është një nga pesë vendet e BE-së, e cila në muajin dhjetor refuzoi t’i japë aprovimin e saj Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Me afrimin e 27 qershorit, dita kur Këshilli i Ministrave të BE-së pritet të vendosë për këtë çështje, qeveria shqiptare ka nisur një fushatë lobimi në disa vende europiane. Krahas kryeministrit Rama, që po viziton sot Holandën, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Danimarkë, ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, pas pak ditësh do të vizitojë Anglinë.

19 komente në “Vizita në Holandë/ Rama-Rutte: Europës i duhet Ballkani dhe anasjelltas (VIDEO)”

  1. Bekimi says:

    Vetëm përpara!
    (Dhe sa më shpejt Berishiç e Bashiç pas hekurave)

    1. larisa says:

      Mbeshtesim kryeministrin Rama ne cdo iniciative qe ai nderrmerr,

    2. klarisa says:

      Bravooo Ramaaa

    3. klaudia says:

      Shume vlersime per kryeministrin dhe punen fantastike qe ai po benn ne lidhje me integimin e vendit ne Bashkimin Europian.

    4. soni says:

      Vlersime per Kryeministrin Ramaaa

    5. samuela says:

      Rama bravo vazhdo keshtu populli te mbeshtet.

    6. alk says:

      Bravooo Kryeministrittt

    7. danja says:

      Me kryeministrin Rama vendi ka bere progres aq sa me Berishen ne Krye nuk mundi. Kryeministri Rama po ben nje pune fantastike.

    8. dalina says:

      Integrimi ne BE proriteti i qeverise Rama.

  2. Vizionari says:

    Nuk i besohet lehte ketyre te Bashkimit Europian , e dredhin !

  3. oggi says:

    Lobim intensiv i te gjithe antareve te qeverise per marrjen e statusit. Pergezime. Ky duhet te jete lajmi qe duhet te mbizoteroje ne median e shkruar dhe ate elektronike dhe jo skenat e mashtrimit dhe urrejtjes te ngritura aty-ketu nga opozita per te terhequr vemendjen nga nje ngjarje shume e rendesishme sic eshte ajo e marrjes se vendimit per statusin kandidat.

    1. mushkonja dhe ngjala says:

      po ju qone droge se e holandes Shum bajate-policet e rames e kane mbledh taze.

  4. besniku says:

    kohe te veshtira per shqiptaret per shkak te gjeopolitikes ne europe!

  5. Arianit says:

    Ti je punëmarrsi i Saliut ja çje ti

  6. saimir tahiri says:

    Bravo Rama!

  7. tourkofagos says:

    Sa na duan keta hollandezet,sidomos Albanistanin dhe Bosnian…..!!???
    madje thuhet se per hir te kesaj dashurie,do te emerohen dy rrugica me emerat” abania street” dhe” bosnia street”……..!!
    Ndersa nje nga sheshet me te medhaja ne Amsterdam do te marre emerin ”TAXIM SQUARE”kjo si respet per turqit………..!
    Kjo si fillim,se me vone thone se do te pasohet me ndertimin e dhjetra xhamive,madje do te kete dhe ”synet live”…………..!
    Eh cpo na degjojne veshet,beni ore shqiperine per shqiptaret,shtet me te gjitha sherbimet dhe i dobishem per popullin shqiptar e lerini pordhet me rigone………….

  8. toni says:

    Eshte perpjekje e mire dhe llogjike e rradhes per ate qe ben qeveria dhe Rama. Por kam frike se edhe kete rradhe do te kete nje pengese tjeter per nje aprovim unanim te te gjithe anetareve.
    Nga ana strategjike ndoshta ka nje shprese te vogel, dhe do te ishte inkurajuese per qeverine socialiste . Ne zgjedhjet e Parlamentit Evropian, me shume se 25% e te gjithe deputeteve se mare se bashku do te jene deputete te partive exremiste te djathta gje qe ka bere nje lekundje prej termeti ( sipas BBC), dhe kjo nuk eshte pak. Per marjen e statusit, parlamenti i ardhshem i ri me kete lloje perberje nuk do te jete fare ne favor te vendeve te tilla sic eshte Shqiperia.
    Pra, ndoshta duke qene ne nje situate te tille te vetedijshme se si mund te veshtiresohen me keq shanset per rastin e Shqiperise ne te ardhmen, ndoshta ne kete kendveshtrim ,kete jave mund te ndodh ajo gje e mire qe eshte kaq e veshtire per ne te ndodh.

  9. Shpati says:

    Politikanet kane shume vite qe e kane ate.

  10. Lira says:

    Rama na perfaqeson ne menyre te shkelqyer. Eshte pikerisht kjo qe I duhet vendit. Njerezit e civilizuar takohen dhe bisedojne pavaresisht rezultatit. Jam krenare per kryeministrin e vendit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje