Kodheli në Komandën e Aleancës/ Nënshkruhet Marrëveshja Plotësuese e Protokollit të Parisit

26 Maj 2014, 13:13Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po zhvillon një vizitë në Komandën e Aleancës për Operacionet (ACO) në Mons të Belgjikës, ku u prit në një takim zyrtar nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Philip Breedlove.

Kodheli e ka njohur ushtarakun e lartë të NATO-s me zhvillimet e fundit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqiperisë. Ajo theksoi fort mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për angazhimin e ardhshëm në Afganistan.

Gjenerali Breedlove falënderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për pjesëmarrjen dhe kontributin e forcave paqeruajtëse shqiptare në Afganistan dhe në Kosovë. Gjithashtu, dy personalitetet biseduan lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europë, gjenerali Philip Breedlove firmosën marrëveshjen shtesë të protokollit të Parisit. Me këtë rast, ministrja Mimi Kodheli deklaroi se “duke nënshkruar Marrëveshjen Plotësuese të Protokollit të Parisit, Shqipëria ndërmerr një tjetër hap përpara integrimit të plotë në NATO, një proces që nisi në vitin 1992 dhe që përfshiu mjaft përpjekje politike, ushtarake dhe juridike”.

“Mund ta shikojmë me krenari këtë rrugëtim të ndërmarrë së bashku me miqtë dhe aleatët, duke parë atë çka kemi arritur deri më tani. Ne u përballëm me shumë sfida, por ia dolëm me sukses, sepse patëm një vullnet të fortë, angazhim të qëndrueshëm dhe një mbështetje të plotë nga ana e popullit dhe politikës shqiptare, si edhe një përkrahje të sinqertë nga të gjithë aleatët, të cilëve dua t’i them: faleminderit!”, është shprehur ministrja Kodheli.

Protokolli shtesë i Parisit parashikon që Republika e Shqipërisë merr të gjitha masat, përfshirë edhe miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të nevojshëm për krijimin e lehtësirave të nevojshme për aktivitetin normal të Shtabit Aleat. Shtabi Aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Nëse Këshilli i Atlantikut të Veriut do të marrë vendim në të ardhmen për ngritjen e një shtabi, vendi ku do të ndërtohet, do të përzgjidhet nëpërmjet bisedimeve të mëtejshme mes palëve.

1 komente në “Kodheli në Komandën e Aleancës/ Nënshkruhet Marrëveshja Plotësuese e Protokollit të Parisit”

  1. myzeqari says:

    Mimi rri ti Mimi andej se ketu ne repartet e ushtris sone ka vajtur muti tek sqetullat thoshte Llazi dikur. Ushtria jone sot nuk ka nje uniforme ta vesh oficeri qe te mos tallet njeri rruges, nuk ka nje lug corbe te haj po ha oficeri sikur eshte i babzitur tek Gjilani perballe shkolles bashkuar. Oficerat qe flene tek hoteli i Shkolles bashkuar i marin batanijet, carcafet me vete nga shtepia sikur po vene ne spital, te shohesh kepucet e oficerave bien ere 100 meter large,pa shtepi me qera grate pa pune. O zot o zot kurse ti Mimi shiko per ndonje leter bythe per Edin andej nga Evropa. Ata plehrat qe ka marre Mimi ne stafin e saj jane njerezit me te poshter me pisat dhe me te ndyret duke filluar nga Arjan Zajmi, Nesheti muti, kaka etj.
    MERR LETER BYTHE MIMI ANDEJ SE I KA MBARUAR EDIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje