Tre deputetët e mazhorancës nisën inspektimin e dokumenteve në Shërbimin Informativ të Shtetit në kuadër të kontrollit parlamentar mbi shërbimin sekret. Mësohet se tre deputetët socialistë Piro Lutaj, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia, të cilët bëjnë pjesë në Komisionin e ngritur mbi kontrollin e dokumenteve në SHISH, kanë kërkuar materialet shkresore mbi cështjet tashmë të debatueshme edhe në Komisionin parlamentar të Sigurisë.
Burimet konfirmojnë se mbi bazën e planit të punës që i është dorëzuar kreut të SHISH-it Visho Ajazi Lika disa ditë më parë, 3 ligjvënësit do të inspektojnë dokumentacionin që ka të bëjë me emërimet e kryera në SHISH, informacionet që shërbimi sekret i ka dhënë institucioneve të tjera ligjzbatuese në lidhje me trafikun e drogës, shpërthimet me tritol dhe deri në shkresat që ky informacion i ka nisur Ministrisë së Mbrojtjes përsa i takon trafikut të drogës përmes infrastrukturës ushtarake.
Po kështu një tjetër cështje ka të bëjë me përgjigjet apo kontrollin që SHISH mund të ketë kryer ndaj disa prej drejtuesve të policisë në rrethe apo institucioneve të ndryshme, dhe për të cilën ligjvënësit socialistë kërkojnë rezultatet e kontrolleve apo përgjimeve që mund të kenë ndodhur. Gjithashtu, në planin e punës përfshihet edhe nxjerrja e informacioneve të konsideruara si sekret shtetëror, dhe për të cilën Komisionin i Sigurisë në parlamentar ka kërkuar informacion edhe nga Kreu i SHISH gjatë raportimit që ky i fundit ka kryer në këtë komision pak kohë më parë.
Ngritja e një grupi hetimor për të ushtruar kontroll në Shërbimin Informativ për veprimtarinë e tij u miratua me votat e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë më 23 Prill. Deputetët e opozitës e braktisën mbledhjen dhe nuk pranuan të japin emrat që do të ishin pjesë e grupit hetimor. Në këtë mbledhje, kur u ngrit edhe grupi hetimor, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka tha se ka mekanizma ligjorë për kontrollin ndaj SHISH dhe jo komisione përralla.
Kontrolloni kontrolloni
se Rexin
qenin e ngordhur te Supermbeses keni per te gjet!
http://goo.gl/5Y88rb