Meta i përgjigjet Berishës për portretet e Enver Hoxhës: Vlerësoj luftën, jo figura të veçanta

26 Maj 2014, 19:43Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i është përgjigjur një postimi në Facebook të ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili reagoi ashpër pasi në festimet për Kongresin e Përmetit u shfaq portreti i Enver Hoxhës.

“Parullat komuniste dhe shfaqja e portreteve të Hoxhës në datën 24 maj në Përmet nuk kanë të bëjnë aspak me ndonjë pozicionim të mundshëm të Kryetarit të Kuvendit dhe nuk kanë gjithashtu asnjë lidhje me aktivitetin e tij në përkujtim të Kongresit të Përmetit.

Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit konfirmon se qëndrimi i zotit Ilir Meta ndaj historisë së Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare nuk ka të bëjë me figura të veçanta.

Qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë është një vlerësim i vendosur dhe pa kompromis i kësaj lufte që e rreshtoi Shqipërinë si fitimtare në rradhët e koalicionit të madh antifashist ndërkombëtar.

Ajo është dëshmi se në vitet errët të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e bënë mençurisht zgjedhjen e tyre: ishte një zgjedhje e zgjidhje në emër të patriotizmit, të nacionalizmit, në emër të lirisë dhe luftës kundër pushtuesit. Si e tillë, lufta dhe dëshmorët e atdheut, martirët që ranë për liri dhe veteranët e luftës, meritojnë lavdi dhe mirënjohje të përhershme.

Fatkeqësisht, çfarë ndodhi më pas në Shqipëri dhe në gjysmën e Evropës, është një çështje tjetër që varej shumë pak nga Shqipëria dhe shqiptarët; ajo tejkalonte kufinjtë e Shqipërisë dhe të vullnetit të shqiptarëve.

Hapja ciklike e debateve të tilla është mjaft e dëmshme, është tërësisht e panevojshme dhe është e padobishme. Ato tentojnë ta rifusin sërish Shqipërinë të ndarë në dy llogore antagoniste,” thuhet në njoftim të Kuvendit.

Një ditë më parë, Berisha shkroi në Fcebook: “Ky eshte nje akt i shemtuar, provokacion i ulet i regjimit punisto-mafioz ndaj atyre qindra mijera shqiptareve qe rane per tu bere te pavdekshem per lirine dhe dinjitetin kombetar dhe njerezor per fjalen e lire, besimin tek Zoti, vokacionin perendimor te kombit shqiptar. Ata qe kremtuan sot diten e themelimit te diktatures hoxhiste, regjimit me barbar qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre, shkelmuan dhe perdhosen sagen e vuajtjeve, torturave, persekutimeve, urise kronike dhe izolimit me te thelle te shqiptareve, qe Enver Hoxha, i quajtur Hitleri shqiptar i Pasluftes, dhe regjimi i tij mizor iu shkaktoi atyre.

Festimet me Enver Hoxhen dhe nderimi i dates se themelimit te regjimit me barbar te koherave ne prag te marrjes se statusit te vendit kandidat, jane nje tallje cinike e klikes punisto-mafioze e vendimit historik te BE per Shqiperine. Ky regjim duket se po legalizon moton “me Enver Hoxhen drejt Europes”. Opozita shqiptare sot me shume se kurre duhet te shpetoje vendin nga aleanca e qelbesirave te regjimit punisto-mafioz!!”

17 komente në “Meta i përgjigjet Berishës për portretet e Enver Hoxhës: Vlerësoj luftën, jo figura të veçanta”

  1. lilo says:

    Shqiperia nuk e ndryshon CV 0se autobiografin – historine pse do sherr njeri apo tjetri- ashtu sic jemi na dun -na njohin dhe na vleresojne me te mira e me te meta , te respektojme me shume njeri tjetrin ate te bejme se kemi cmirezinj aq sa ka nga ata qe rrezatojne miresi ne kete vendin .

  2. santiago says:

    nuk do quhet ENVER HOXHA HITLERI I SHQIPERISE ,E KE GABIM Z. MALOK.HITLERI I SHQIPERISE QUHET SALI RAM SHEQERE MALOK BERISHA

    1. ALpini says:

      Ilir Koklopa eshte me prostituta e politikes shqiptare.
      Ja se pse:
      nje here ne qeverisje me demokratet dhe pa problem hidhet e qeveris me socialistet.
      nje here thote do mbaj ne zyre edhe portretin e Presidentit e njekohesisht dhe te Islail Qemalit.
      tani thote se vleresoj luften ku jane vrare 3600 partizane dhe nuk denoj Komandantin qe ka vrare 3 fishin gjate qeverisjes se tij.
      Ilir Koklopa eshte ai qe pranoj fjalen qe i tha Nanua dhe e pranoj pa bere gek/mek-Ti koklope e Çepanit je mik i gangsterrit L H qe vjen ke shtepia jote dhe kur je apo nuk je ti-…..

  3. vlore says:

    ilir llozhura, me keta do shkojme ne Europe????

  4. Zgjedhjet e fundit ne Europë dhe rigjallërimi i enverizmit

    Zgjedhjet ne Europë përfunduan dhe është bërë e qartë, se në mbarë kontinentin plak, ekstremistët e majtë apo të djathtë kanë ritje të ndjeshme.
    Ndërkohë edhe në Shqipëri me fillimin, ndonëse jozyrtar, e festimeve për 70 vjetorin e çlirimit të vendit, kemi rigjallërim të dukshëm të grupeve dhe idealeve enveriste. Besoj se në ditët dhe javët e ardhshme këto forca do të jenë më tepër prezent në skenën e përditëshme shqiptare.
    Kuptohet fare qartë se, rritja e prezencës së enverizmit është fillim i grupimit të forcave ekstremiste në Shqipëri. Ndonëse gjatë këtyre 20 viteve të funsit ka patur parti komuniste ato kanë qënë fare pa peshë në elektoratin shqiptar. Tani duket se enverizmi po fiton teren pasi në pjesëmarrjet e fundit enveriste vihet re prezenca e të gjitha moshave, që nga pleqtë deri tek të miturit.
    Është e natyrshme, që ashtu si në Evropë, edhe në Shqipëri të kemi prezencë të forvcave ekstremiste. Në vendin tonë, tani për tani, po shohim vetëm ekstremizmin e majtë, pasi një ekstremizëm i djathtë nuk ekziston. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, por edhe më parë, forcat e djathta nuk arritën të krijonin grupime të qëndrushme politike. Eedhe ata individë që premtonin se mund të ishin stumbullari i krijimit të një të djathte të fortë, u skartuan gjatë viteve të “pushtetit popullor” apo humbën përgjithësisht pa gjurmë në mërgimin e stërgajtur të atyre viteve. Pas shpalljes së pluralizmit, për shkak se partitë e djathta, të paktën në emër, u uzurpuan nga ish-komunistët, gjendja e së djathtës u përkeqësua aq sa; as ish pronarët nuk kanë përfaqësim politik në organet legjislative dhe qeverisese.

    SHKAQET E RIGJALLËRIMIT
    Në Europë dihet se shka për rigjallërimin e forvave ekstremiste të majta apo të djathta është bërë:
    1.Kriza ekonomike
    2.Kriza sociale, e cila lidhet kryesiht me lëvizjen e pakontrolluar të emigrantëve dhe dominimi i korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverimit
    Në Shqipëri shkaku kryesor për rigjallërimin e enverizmit është mungesa e politikave sociale dhe dështimi në vendosjen e rednit dhe qetësisë publike nga të gjitha qeveritë. Enveristët e sotëm në propagandimin e tyre nostalgjik, kanë fituar popullaritet duke rikthyer në kujtesë: rendin, punësimin masiv, arsimin masiv dhe korrekt, si edhe një shëndetësi funksionale dhe të pakorruptuar. Kaq do të mjaftonte që njerëzit të shohin me mosbesim qeverisjet e deritanishme dhe të kthejnë kokën nga e kaluara.

    SI PO MENAXHOHET KJO LËVIZJE
    Në kushtet kur enveristët nuk po gjejnë dot një lider apo lidership të fortë dhe organizativ, duket se është zoti Ilir Meta që po përfiton nga ky vakum lidershipi. Prova e parë e Metës ishin zgjedhjet e funsit lokale për bashkinë e Tiranës, kur ai arriti t’ua mbushte mendjen enveristëve të votonin kandidaturën e djathtë të zotit Basha, ndaj edhe ky i fundit edhe për këtë shka arriti të fitonte bashkinë më të madhe në vend. Nisur nga kjo përvojë zoti Meta duket se ka në plan ta shtrijë ndikinin e ti deri në përfshirjen e enveristëve në LSI. Hapin e parë e hodhi para disa muajsh,kur nëpërmjet zotit Luan Rama i bëri thirrje qeverisë të krijojë një komision për festimin e 70 vjetorit të çlirimit. Më pas ai nuk ka lënë asnjë datë nostalgjke pa festuar dhe marrë pjesë, Padyshim qëllimi i tij, si lider pragmatist dhe njeri me të kaluar enveriste, është të përfshijë në rrugën për fuqizimin e partisë së tij edhe lëvizjen enveriste e cila sa vjen dhe po zgjeron përmasat.
    A do të qëndrojnë enveristët nën ombrellën metiste apo do të krijojnë një grupim të fortë politik me s veti, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.

    Erget Cenoll

  5. merobaze says:

    HERONJTE IMAGJINARE TE ENVER HOXHES ISHIN XHELATET QE MBUSHEN LUMENJ ME GJAK SHQYPTARI NE VENDIN TONE EDHE GJATE LUFTES EDHE PAS SAJ.

    Ka ardhur koha qe Shqypnia te nderoje HERONJTE e vertete te historise sone kombetare dhe jo xhelatet gjakatare komuniste te Enver Hoxhes qe me urdher nga Moska dhe Beogradi mbushen lumenj me gjak njeriu ne trojet shqyptare dhe vrane po me urdher nga bolsheviket ruse ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit.

    Ka ardhur koha qe politika shqyptare te heqe perfundimisht dore nga indoktrinimi enverist dhe te nderoje dhe te beje homazhe per HERONJTE e heshtur te inteligjences shqyptare qe xhelatet e Enverit i vrane dhe i masakruan pa meshire dhe me pabesi komunisti, pra ishin keta intelektuale qe dhane jeten per Shqypnine Demokratike properendimore si Loni Adhami, Abaz Kupi, Muzafer Pipa, Zoi Fundo, Sabiha Kasimati, deputetet e likuiduar ne 1946-n dhe intelektualet e pushkatuar me pas, lista eshte shume e gjate dhe i takon politikes sone kombetare ta beje transparente dhe t’i shpalle keta HERONJ te heshtur si MARTIRE te vertete te Demokracise sone, jo si cubi pa shkolle dru me pre Azem Hajdari, por intelektuale me diplloma perendimore ne xhep dhe me biznese reale ne Shqypni qe do ta benin vendin tone si nje Zvicer prane Adriatikut.

  6. merobaze says:

    ASNJE NE VENDET ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE NUK FESTON ME 29 NENTORIN E ZI DHE LANC-IN KRIMINAL TE ENVER HOXHES QE VRAU DHE MASAKROI USHTARET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT ME URDHER NGA MOSKA DHE BEOGRADI.

    Le te shkoje Ilir Meta, Mbreti i Ryshfetit ne vendin tone ne vendet perreth qe te shikoje se ASKUSH nuk kujtohet me per festat komuniste qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendet e tyre. Ne Poloni, Ne Ceki, ne Gjermanine Lindore akoma me shume, por edhe ne Rumani, Bullgari, bile ne ish republikat satelite sovjetike keto data te ZEZA te historise se vendeve te tyre jane hedhur me kohe ne koshin e plehrave dhe politika nuk guxon qe t’i permende ne kalendarin e festave nacionale. Nuk e shikon Ilir Meta Floriri se cfare po ndodh ne Ukrainen e Putinit? Ne Shqypni Kryetari Ryshfetci i Kuvendit del me fotografine e Enver Hoxhes ne dore per te bere homazhe ne Permet per 24 majin qe konsolidoi perfundimisht diktaturen staliniste te proletariatit ne vendin tone, kurse ministri i tij Nasip Naco ne Berat shkon dhe ben homazhe me fotografine e Enverit ne 5 maj si nje REZIL llahtar albanez ne syte e Botes. Kush beson ne sinqeritetin e Ililr Metes apo te LSI-se se tij kusare qe videoja e Dritan Priftit ja zbathi breket me ze dhe figure?Prandaj ketu lind pyetja llogjike:

    KE KERKON TE MASHTROJE ILIR META ME FINTE ENVERISTE?

  7. Treviso says:

    Krimineli Berisha ka henger buke ne familen e Enver Hoxhes dhe ka goje te flase. Ky kriminel duhet te jete i vetmi person qe nuk duhet te flasi per portretin e Enver Hoxhes. Kete kriminel duhet ta varesh prej llape.
    Ne asnje histori te botes nuk do gjejshe te shkruhet kunder Enver Hoxhes.
    Pse? Udhehoqi luften nacional-çlirimtare. Per ato qe beri pas çlirimit,jane probleme te brenshme te nje shteti. Per kete mjafton te lexoni se çfar ka shkruajtur histori Italiane dhe ish presidenti i nderuar Campi ne ditarin e tije, si ish partizan ne zonen e jugut te shqiprise. Jo vetem kaq, por dhe presidenti i sotem, zotti Napolitano si ish partizan qe ka luftuar krah perkrah me partizanet shqiptare. Mjafton te klikoni dhe i gjeni te shkruara me emra brigadash, me emra komandadesh dhe qytetet ku kan luftuar. Krimineli Berisha kerkon ta hedhi poshte kete lufte legjendare.

    1. merobaze says:

      Po nga polle enverist ne Trevizo te Italise more i paudhe? Degjo o Trevizo Debili njerez qe jane me inteligjente se ty: Sapo te klikosh ne internet emerin e diktatorit gjakatar Enver Hoxha do te dalin me qindra bllogje dhe site me fjalen e pare:

      ANTIKRISHTI-DRAKULLA ALBANEZ QE KA VRARE DHE KA PIRE GJAK NJERIU ME SHUME SE KUSHDO TJETER PER FRYME TE POPULLATES.

      Pas Enver Hoxhes radhiten VAMPIRE legjendare si Stalini, Hitleri, Mao Ce Duni, Pol Poti, Pinoceti etj.

      Luften LANC enver Hoxha e udhehoqi nga shtepia e kunatit te vet Bahri Omari, qe ishte Minister i jashtem i qeverise kuislinge te italianeve dhe te gjermaneve dhe njekohesisht ishte ballist dhe antizogist i perbetuar. Prandaj perrallat me partizane dhe gjermane te Enver Pederastit tregoja kalamajve te tu para gjumit te nates, por mos u be qesharak ne TEMA me brockullat enveriste qe i leshon pa dogane.

  8. GJanica says:

    Zoti Meta,mendimi juaj eshte mendimi juaj dhe nuk u nderhyn njeri,po dhe nje sqarim mund ta bejme ,duke dhen mendimin ton. Une jam ne moshe madhore, ne moshen e mosqoftit SALI. Kemi jetuar te gjithe periudhen e sistemit socialist,duke punuar ne frontin e arsimit e te kultures. Jam i bindur,edhe pse nuk kam patur privilegje,pasi ter kohen e punes kam qene larg shtepise,po kjo nuk me ben qe te mohoj ate periudhe qe solli zhvillimin e ketij vendi,te quajtur SHQIPERI. Figura e Enver Hoxhes duhet vleresuar ,pasi ne radhe te pare e vlereson puna e madhe qe beri ,duke filluar me LUFTEN NACINAL CLIRIMTARE, DHE ZHVILLIMIN E TE GJITHA DEGEVE TE EKONOMISE,ARSIMIT ,SHENDETESISE ,KULTURES E SPORTEVE. FAKTET JANE FAKTE . Sot e luftojne ata bije te atyre qe dje ishin bashkpunetor te nazi-fashizmit,e sot vetem sa lla[in ,po populli nuk i ka vleresuar se ua di historine. Fare thjesht; si ka mundesi te vleresohet Zogu,bemat e te cilit dihen ,e jo Enver Hoxha qe po keshtu dihen. Te gjithe sot flasin se zhvilloi luften e klasave,po e zhvilloi,po sot eshte me keq .Pse kini frike te thoni te verteten? Pse duhet besuar nje SALI ,QE E NJEH GJITHE BOTA SE C’ESHTE E C’KABERE KETIJ VENDI? Pse nuk zhvillohet nje referendum,megjithese referendum eshte historia e tij. Ka vrare? Po Zogu nuk ka vrar? pSE NUK I THONE TE MIRAT E SHUMTA TE TIJ,PO KANE NGELUR NE DY FJALE . DIKTATOR, VRAU SHOKET E TIJ, PO ATO GJYQE QE JANE ZHVILLUAR E KANE PRANUAR SABOTIMET QE JANE BERE ME DASHJE ? A kishte te drejte kur thoshte per naften? A doli parahikimi i tij ?

  9. Bekimi says:

    Enver Hoxha kurrë nuk mund të përdhoset dot nga fundërrina si bukëshkalët si Sali Berisha.
    Edhe sikur ta kishin çuar më përpara zhvillimin e vendit, vepra e Enverit nuk mund të eklipsohet.
    Ne akoma ndriçohemi me hidrocentralet e kohës së tij.
    Pjesa dërrmuese e shkollave janë po të kohës së tij. Mjaft prej tyre janë shkatërruar për të mos u rindërtuar kurrë.
    Kriminelët e kohës së tij nuk livadhisnin dot dhe e kishin vendin pas hekurave.
    Ata që deshën t’i zënë karrigen duke bërë plane kriminale për të përmbysur rendin, gjetën atë që meritonin. Dënime të ashpra= sa cë burg e ca në botën tjetër.
    Kjo duhet të ndodhë sot me qelbësira të tipit Sali.

  10. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Me luften nac-clir ne Shqiperi u bashkuan 85 % e Shqiptarve ,kurse me anen e pushtuesit u rreshtuan 15 %.
    ILIR META ,nuk duhet qe te flas me ekuivoke sepse nuk ka me shanc qe te kaloje me “DJATHTAS” edhe ne se do sepse ky mandat do ta djege ate perfundimisht .
    ILIR META tek i cili po mban shpresa 2B ,NUK IKEN DOT nga koalicioni jo se nuk mundet ,por LIKJA e di qe nuk e pjerdh asnje ne ARENEN NDERKOMBETARE .
    Ne Shqieri te gjitha qeverrite kane qene KUKULLA mbas 1991 ,por LIKJA nuk eshte kukulla Barby ,por nje kukull qe do kurdisje ne cdo nje ore .
    Sidoqofte ,Shqiperia ngeli kaq sa eshte sot dhe nuk u be resto politike per te paguar reparacionet e luftes sepse ishte sa zgjuarsia e komunisteve qe i bene balle pushtuesit ,por edhe e popullit qe zgjodhi rrugen e duhur .
    Pastaj kush u keqtrajtua ne kohen e diktatures,nuk ishte faji i regjimit ,por i atyre qe shkelen vijen e kuqe .
    Po pse ne te tjeret dhe prinderit tane qe vuajten por nuk e shkelen vijen do te thoni ju disa laro se nuk ishin trima dhe te zgjuar ?
    Jo ishin te zgjuar se nuk kishin ndermend qe te nxirrnin baker ne Qafe-bari apo LAK-ROSHI ,MUNELLE apo te nxirrnin Krom ne Bulqize apo Burrel apo Spac .
    Sado qe te perpiqeni ju larot e djeshem dhe te sotem nuk keni kurre per te fituar sepse cfare e Hengri UJKU nuk e ZEN me gjarpri .

  11. petrit zela says:

    Shum vone je kujtuar Z Berisha,per te qare hallet e popullit,dhe krimet qe ka bere diktatura ndaj tij..Nuk e dij,ne se ke qene nostalgjik si sot,kur ishe ushtari,me I devotshem komunist I Enver Hoxhes..Dhe sot,si gjithmon i papergjegjshem,dhe me hipokrizine qe eshte karakterisike e natyres tende po mundohesh te derdhesh disa pika
    lot krokodili..Rastin ta dha diktatura kriminale me Ramizin ne krye,dhe
    te hodhen ne lojen e demokracis. Perse nuk konsolidove demokracin e
    vertete,drejtesija duhej te ishte e pamvarur nga politika,por kurre nuk I relizove,sepse ishe nje komunist fatalist.Sakrifikove vendin,
    per te mbrojtur idealin e mafijes komuniste…

  12. shpetim says:

    Ajo shtrese e popullsise e cila ruan respekt per deshmoret e atdheut te rene ne lufte,frymen patriotike te LANC, si edhe figurat historike te cilet udhehoqen popullin ne ate periudhe, eshte shtrese fisnike dhe idealiste. (Ketu nuk fus takemin e PKSH-se qe dha votat per Bashen Kryetar Bashkie).

    Keshtu qe kjo shtrese e cila nuk ben pazare me keto ndjesi te saj, nuk e shet voten e saj ne parti te dyshimta dhe te pamoralshme.

  13. Sazan Lonatezi says:

    Historia e njerzimit, deri me sot nuk njeh imvazor ne krah te te cilit te mos jene rreshtuar, tradhetare te vendeve, bile keto i kane lyer duart meteper me gjake sa vete okupatori.
    Enver Hoxha nuk ka nevoje ta mbroje askush.
    Ai ka hyre ne historine boterore si nje gjigand i nje vendi te vogel perkrah burrave te medhenj te globit.
    Do te na vije turp nje dite qe nuk do te jete e larget ku bota do flase e beje ndryshe. Edhe per kete ne do te paguajme prap haraq .
    Thashte Zoti qe armiku me i madh e shqipetqreve te mos jene vete SHQIPETARET.

  14. aron says:

    kUR TRADHETOI meta te nmajten nje tiranas theu televizorine tij!
    Po tani nuk e pyes dot se ndihet teper i zhgenyer me çfare priste.
    PS i zhgenjeu e te vetet po qeveris me pd-lsi,nje fije PS.gAZETAT SHKRUAJNE E NE ME TEPER MERZITEMI.DREJTESI ,KJO FJALE E MADHE ,por kur sheh se mbi koken e Edit ne Parlament eshte koka e metes,kuptohet qe ska per tu bere asgje,madje te gjithe e lusin meten,ku per çudi te shqiptareve duhej te ishte denuar se u kap me video.
    Drejtesi,mund te kete perpjekje por jo drejtesi.

  15. mjeku kundra droges says:

    Si ne te gjith europen e cilivizuar edhe ne Shqiptaret duhet te mesohemi te jetojme me lirine e fjales dhe mendimit te lire te kundershtarit.Vetem SALIU ka frike nga fotografia e ish komndantit te tij ndoshta ka frike se mos cohet komandanti dhe i kerkon llogari se perse Saliu nuk shkon ti raportoi mbi gjendin e brendeshme te partise meme .saliu ka frike se mos ngjallet ENVERI se po u cua gjagji salia e dine mire se pret nje shperblim per misionin qe ka kryer kur ka qene i ri,se ne ate kohe po mos te kryeje detyrat e shtepise te ngelte ne klase ,dhe po te ngelje ne klase ishte larguar nga Tirana ,dhe largim nga Tirana per Saliun ishte njesoj si nje vete-vrasje per doktorin e kardiologjise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje