VIDEO/ Rusia dhe Ukraina i kthehen diplomacisë, por në Donetsk luftohet ashpër

26 Maj 2014, 19:21Politika TEMA

Trupat ukrainase kanë nisur sulmet ajrore për të rimarrë kontrollin e aeroportit të Donetsk, që mbahet nga rebelët pro- rusë.

Sipas BBC, në këtë zonë po bëhen luftime të ashpra.

Përplasjet vijnë pikërisht në kohën kur personi që do marrë postin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se ai ka ndërmend që të nisë bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund krizës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Moska është e hapur për dialog, por shtoi se aksionet ushtarake kundër separatistëve duhet të përfundojnë.

Poroshenko tha se ai shpreson që të takohet me liderët rusë në fillim të muajit që vjen, pas një udhëtimi në Poloni ku do takohet me presidentin e SHBA dhe liderët e BE.

Megjithatë, ai paralajmëroi se do mbajë një qëndrim të ashpër ndaj separatistëve.

“Qëllimi i tyre është që ta kthejnë rajonin e Donbass-it në Somali. Nuk do e lejoj askënd që të bëjë diçka të tillë me shtetin tonë dhe shpresoj që Rusia të mbështesë qasjen time,” tha Poroshenko.

3 komente në “VIDEO/ Rusia dhe Ukraina i kthehen diplomacisë, por në Donetsk luftohet ashpër”

  1. Sh. says:

    Mendoj se takimi me emergjent duhet te ishte bere me Rusine me kohe,
    Takimet ne BE shkaktuan kete katrahure . Vetem me Putinin do te zgjidhet
    kjo ceshtje .

  2. spetsnaz says:

    Derguan kukullat e Kievit me mijera trupa me tanke dhe helikoptere, por prape nuk fituan nje beteje deri me sot – vetem kane masakruar civile me mortaja. Kujtuan se do perzihej Rusia dhe do perligjnin farsen e ‘revolucionit’ dhe sanksioneve

    Megjithate,

    You can cry for uncle-sam as much as you want now ?

  3. ♠ preshevali ♠ says:

    Copë e thërmi u bëfshin,
    dy palët janë sllavë,
    dhe dy palët janë dushmanët tanë më të mdhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje