Revolta europiane

26 Maj 2014, 18:15Politika TEMA

Nga Gavin Hewitt, BBC

 

Revolta po ziente prej kohësh. Zërat në rritje të pakënaqësisë. Protestat kundër masave shtrënguese. Rritja e qëndrueshme e partive euroskeptike.

Megjithatë, edhe me këto, sërish nuk mund ta fshehësh tronditjen kur sheh se një parti anti- BE kryeson zgjedhjet në Francë. Vetëm pak kohë më parë, Fronti Kombëtar ishte pozicionuar në periferinë ekstreme të politikës franceze.

Kryeministri francez, Manuel Valls nuk tentoi që të shpjegojë rezultatin. Ai tha se ky është më shumë se një alarm, është një tronditje, një tërmet.

Kjo bëhet akoma më befasuese kur e mendon se Franca, së bashku me Gjermaninë, është një nga arkitektet kryesore të projektit europian. Tani Fronti Kombëtar i Marine Le Pen pretendon se ky është hapi i parë në një betejë të gjatë drejt lirisë, larg BE-së.

Por çfarë ka ndodhur? Vota, natyrisht, është pjesë e protestës. Qeveria socialiste është duke u përbuzur gjerësisht dhe papunësia mbetet në nivele të larta. Ekonomia franceze është në stanjacion.

Marine Le Pen, me zgjuarsi, ka luajtur me këto elementë.

Ajo e ka kuptuar frikën nga emigracioni, kur thuajse 26 milionë njerëz janë pa punë në BE.

Duhet theksuar gjithashtu se abstenimet kanë ndihmuar në rritjen e përmasave të fitores së FN.

Frikëra të tilla ndikuan edhe në vende si Danimarka dhe Austria, ku e djathta ekstreme rezultoi e fortë.

Natyrisht ishte kriza ekonomike europiane që dominoi rezultatet në Greqi.

Zgjedhjet u fituan nga partia radikale e majtë, Syriza. Fushata e saj u ndërtua rreth kundërshtive ndaj planeve të kursimeve dhe shpëtimit, duke argumentuar se kanë shkaktuar një katastrofë sociale.

Lideri i saj, Alexis Tsipras tha se ‘lidershipi europian na ka kthyer në derrat e guinesë të krizës’.

Duke marrë në konsideratë se ekonomia greke është zvogëluar me 26 përqind gjatë pesë viteve, Syriza duhej të kishte dalë më mirë dhe fitorja duket se nuk do kërcënojë koalicionin qeverisës.

Interesante është situata në Itali, ku Matteo Renzi, kryeministër i qendrës së majtë, fitoi me një rezultat befasues prej 40 përqind.

Lëvizja anti- establishment Pesë Yjet, e komedianit Beppe Grillo, u radhit në vend të dytë. Votuesit duket se janë të uritur për reforma.

Edhe në Gjermani, që vazhdon të jetë e angazhuar ndaj BE-së, një parti e re euroskeptike, AfD, mori mbi 6 përqind- por partia nuk është kundër BE, por kundër euros.

Pjesëmarrja mbeti në atë nivel, me pak mbi 43 përqind.

Pavarësisht fondeve të shpenzuara për të reklamuar zgjedhjet, dhe pavarësisht promovimit të idesë se vota do shërbejë për të zgjedhur presidentin e Komisionit Europian, fushata nuk i angazhoi votuesit europianë.

Por çfarë ka ndodhur?

Presidenti francez thotë se leksionet janë për t’u mësuar. Të tjerë thonë se 70 përqind e ligjvënësve do jenë pro BE dhe do të vazhdojnë të dominojnë axhendën.

Tregjet i pëlqyen rezultatet e Italisë dhe faktin se këto parti të reja anti- establishment nuk janë në gjendje që të kërcënojnë jetën parlamentare.

Europa është e shqetësuar, e paduruar për rritje ekonomike dhe vende të reja pune. Situata është e hidhur, por jo domosdoshmërisht kundër idesë së vetë Europës.

Kështu që vijat e betejës janë vizatuar tashmë. Nga nga ata që insistojnë se mësimi nga zgjedhjet është se Europa duhet të reformojë veten- që do të thotë të bëjë më pak dhe të kthejë më shumë kompetenca tek shtetet anëtare. Të tjerë thonë se bashkimi më i ngushtë është fati i pashmangshëm dhe përgjigja është tek integrimi më i thellë.

Por ministri i Jashtëm gjerman, Frank- Walter Steinmeier, tha sot se fitorja e Frontit Kombëtar është një sinjal i rëndë.

“Nuk ka dyshim se shumë populistë, eurospektikë, madje edhe parti nacionaliste po hyjnë në Parlamentin Europian”.

9 komente në “Revolta europiane”

  1. s says:

    Te presim, cfare do te na servirin pas ketyre zgjedhjeve.

    1. Free Europa says:

      Thjeshte do te bejne nje Europe me te lire, duke e rikthyer ne konceptin e vet themelor, ate te lirise, nje Europe e tipit federal dhe jo diktatorial sic eshte kthyer Europa nen drejtimin socialist te viteve te fundit.
      Revolta e Frances dhe shume vendeve te tjera nuk eshte vetem politike, perkundrejt politikave komunistizuese dhe burrokrateve socialiste te Brukselit, por eshte edhe sociale. Ne France qeveria ka disa vite qe ka futur ne shkolle nje program me ante te cilit u meson femijeve se gjinia eshte nje konstrukt social, pra nuk ekziston seksi mashkull dhe ai femer. E kot te them se eshte nje budallallek pervers. I kundershtuar fort nga te gjitha palet e moderuara te politikes, madje edhe nga kahu liberal… duke u shprehur kunder komisareve te begjel politike te feminizmit qe kane kapur ministrine e Arsimit.

      Pandaj Franca nuk proteston vetem politikisht, por edhe ne terma shoqerore, kunder perversitetit, amoralitetit qe po futet ne emer te emancipimit edhe ne Shqiperi…

  2. tourkofagos says:

    po vijne dite te keqia per gyzelet……….

    1. artan pelja says:

      Po elada qe e ka ne sume, ti ci thua kesaj re paliopoutana ?

    2. Korabi says:

      Po vijne dite te keqia per Greqerit me duket, se po u shperbe BE-ja ngordhet per buke pastaj.

  3. shefi says:

    BE nuk funksionon zoterinj. femija ka lindur i vdekur qe ne bark dhe eshte dicka e kote qe kerkoni ta mbani me zor ne kembe. krizat papunesia shtrenjtimi jeteses korupsioni qe po kalb nga renjet kete bashkim jane nje fakt qe popujt e europes po e kalojne ne kuriz dhe e dine shume mire qe duhet te kthehen gjithsekush ne shtepine e vet me qeverine e vet lekun dhe vlerat e veta.

  4. Treviso says:

    Shqiptaret e Italise ja plotesuan deshiren Edi Rames, por dhe ai duhet t’ja shperbleje me pune. Shperblimi me i mire eshte mbajtia e premtimeve.

  5. Ajet Delaj says:

    May 26, 2014

    KRAHU POLITIK DHE EKSTREMET NE EUROPEN E BASHKUAR

    Njeriu normal apo formacionet politike natyrshem qe jane te interesuara per zhvillimet rajonale e europiajane pasi ne kushtet e globalizmit ndikimet jane te ndersjedhta me pjese te ndryshme te botes e jo me kur je pjese e kontinentit fizikisht e aspiron te behesh pjese edhe administrativisht.
    Mirpo te komentosh nga pozitat e politikanit shqiptar si favor apo indicje per forcen apo grupimin tat politik eshte me shume se tallje me inteligjencen e shumices se shqiptareve e sidomos atyre qe tashme kane vite ne perendim.
    Shqiperia megjithse ka 24 vite qe ka hyre ne rrugen e pluralizmit politik e demokracise por fatekeqesisht akoma shoqeria shqiptare ka mbetur ne fazen empirike te parapluralizmit ndermjet komunisteve konservatore e atyre liberal.
    Fatekeqesisht duhet thene e pranuar se opozita e djathte eshte fare e zbehte dhe shume e fragmetizuar dhe e pa organizuar dhe si pasoje ka 24 vjet qe opozita e djathte antikomuniste ka qene e paperfaqesuar ne institucionet vendimarrse te shtetit Shqiptar.
    Nuk du ate zgjatem ne histori pasi shqiptaret e dine mire se antikomunisteve neokomunistet liberal ne shtet e pushtet pergjate tere ketyre viteve demokraci alla shqiptare jo vetemnuk ju dhane pronat e grabituara por as eshtrit e te vrareve nga baballaret e tyre.
    Tani te kuptohemi qarte mbi ngarjen e kraheve politik si gjeneze pasi faktikisht shoqeria shqiptare si shoqeri conservative e primitive po themi eshte e ndikuar pozicioni politik edhe nga familja pra mendimi i lire shpesh nuk eshte individual. Pra ndarja klasore se bashku me luften e klasave te zhvilluar nga regjimi criminal komunist e ka ndare shoqerine dhe si pasoje ka bere edhe ndarjen politike te pas 90tes.
    Nese kesaj i shtojme edhe shpronsimin e dhunshem te familjeve shqiptare e denimin e tyre capital apo me vite te gjata burgu e internime duke ju mohuar edhe te drejten e edukimit ka bere qe opozita antikomuniste ne 90ten te ishte mjaft e dobet dhe e pafuqishme gje qe lehtesisht nekomunistet liberal e vazhduan sundimin.
    Nese i shtojme ketij realiteti te trishte edhe projektin komunist per te menaxhuar pushtetin edhe mbas ramjes se komunizmit criminal ne europen e lindjes atehere ndarja e kraheve politik ne realitetin shqiptar eshte pothuaj inegzistent.
    Shqiptaret trashigojne nga e kaluara demagogjine ne nje nivel shume te larte pasi klasa politike flasin per demokraci por realisht akoma nuk kane pranuar bazen e sistemit respektimin e te drejtes se pronens private e alternative e vlerave pra konkurencen ne te tera planet.
    Neokomunistet liberal kane 24 vjet qe vazhdojne rindarjen e prones se pronarve shqiptare qe e kane pas grabitur komunistet qe ne 1946 ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite dhe te drejtat themelore te njeriut gje qe ka beret e mundur venjen ne levizje te Gjykates se Strasburgut.
    Per cfare krahesh politik mundesh te flasesh sot ne Shqiperi kur dallimi actual per themelin e sistemit pronen private kur dallimi ndermjet te “djathteve” e te “majteve” qendron ne faktin se te “majtet” po e shesin pak shtrejt pronen e grabitur kurse te “djathtet” duan te jene pak me te lire.
    Bllokimi i konkurences ka sjellur bllokimin e qarkullimit te elitave politike ne fushen politike por edhe krijimin e monopoleve e korrupsionin galopant ne ekonomi duke bllokuar investimet e rritur varferine duke ndikuar ne braktisjen e vendit respektivisht shkombetarizimin e Shqiperise.
    Pra klasa politike shqiptare e ka ndalur ne mes fillimin e ndryshimeve ne 90ten duke mos i pranuar as sistemin capitalist parimet dhe vlerat e tije e as konkurencen e vlerave ideve e tregut e natyrisht as respektimin e te drejtave themelore te njeriut te sanksionuara ne kartat europiane ku Shteti Shqiptar ka nenshkruar.
    Te dali zv/ministry i drejtesise i qeverise aktuale e te thote se vendimet e Gjykates se Strasburgut mbi pronat e grabitura qytetarve shqiptare mundet ta coje ne kolaps buxhetin e shtetit shqiptar megjithse Kryeministri vazhdon te shperndaje me copa letrash te quajtura tapi pronat e shqiptareve si Enveri ne 1946. Deri ketu shkon papergjegjshmeria e kesaj klase politike dhe kembengulja e tyre per te mbajtur pushtetin e paligjshem politik e ekonomik qe e kane trashiguar nga baballaret e tyre mbas 90tes.
    Keta politikane se bashku me suiten e tyre te zagarve analiste diskutojne krahet politike qe diskutojne menyren e menaxhimit te parase publike, politikat sociale dhe ato te emigracionit dhe mashtrojne shqiptaret ne menyren me te paturpshme .
    Pra keta bandite nekomuniste qe nuk kane asgje te perbashket me vlerat dhe parimet e shoqerise perendimore bejne tifozllek propogandistik per krahet politik apo ekstremet e Europes eshte vazhdim i talljes se Enver Hoxhes se jemi fanar ndricues ne Europe apo talljen e Berishes se jemi vendi i dyte ne Europe mbas Gjermanise per zhvillim ekonomik kur varferia eshte ulur kembekryq e vendi nuk prodhon asgje.
    Ajo cfare realisht eshte e perbashket me Europen pamvarsisht nivelit te abuzimit eshte abuzimi me parane publike dhe burokracia gje qe ka ndikuar ne zgjimin e popujve te Europes e nuk ka si te ndoll ndryshe edhe ne Shqiperine e raskapitur e grabitur.
    Vazhdimi i vjedhjes se parase publike e talljes me djersen e popullit do te shkundi themelet e te korruptuarve duke afruar edhe zgjidhje politike qe do i shkoje per shtat ketij trendi. Kjo eshte per ata qe abuzojne me parane publike se per shqiptaret qe akoma mbajne mendesite dhe praktikat kriminale te regjimit criminal komunist largimi nga politika duhet te jete minimum pasi realisht meritojne shume me teper.
    Ajet Delaj
    New York

  6. Tiara are says:

    Nje korrigjim ne perkthim. Kavie ne vend te derrit te Guinese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje