Policia ende nuk ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Grupi hetimor ende nuk ka saktësuar nëse 40-vjeçarja Momiza Keqi vrau vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas u vetëvra, apo nënë e bijë u ekzekutuan nga një person i tretë.
Policia e Kurbinit ka dyshime të forta se minorenia e nëna e saj mund të jenë vrarë.
Burime nga blutë pohojnë se Mimoza Keqi dhe Desara Keqi janë gjetur përballë njëra- tjetrës, që të dyja të vdekura.
Ndërsa arma e krimit, tip automatik, është gjetur mes dy trupave të pajetë, edhe pse kanë pasur një distancë nga njëra- tjetra më shumë se tre metra.
Pozicionimi i dy viktimave përballë njëra-tjetrës ka hedhur edhe hije dyshimi mbi këtë vrasje.
Ekspertët dyshojnë se 40-vjeçarja mund të jetë vrarë jo në oborrin e banesës, por diku tjetër, dhe të jetë tërhequr zvarrë dhe të jetë vënë përballë trupit të pajetë të vajzës së saj të vetme.
Do të jenë ekspertët e kriminalistikës ata që do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm ata.
Ku jo o “Mihal Grameno” qe perfiton nga nje tragjedi per te mbjelle perçarje e urrejtje midis shqiptareve?
Ke ndonje “koment” per te bere per kete lajm te ri?
Je “minoritar” apo “ortodoks” i paskrupullt qe merr qyl ndonje pension minoritari dhe i sherben politikes shoviniste greke?
Bej edhe nje here ate klithmen “auauau”, kjo klithme te pershtatet ty shume me teper se atyre te gjorave viktima qe u prheshin ne paqe atje lart ku i ka çuar i madhi Zot.
drogaxhi ke pire me shumice sot,me ngadale se te ngre tensionin.
wooooow.
@drogaxhi ka ndonje gje sipas teje te jesh ortodoks shqiptare?