Shoqërohen 15 persona për ekzekutimin e Arben Tollisë/ Historia e njeriut që pretendonte se kishte 380 dashnore

27 Maj 2014, 11:48Politika TEMA

Policia e Durrësit ka shoqëruar 15 persona për vrasjen e Arben Tollisë, në fshatin Xhafzotaj, mbrëmjen e të hënës.

Edhe pse ende nuk ka gjë konkrete, policia dyshon se ai është ekzekutuar për hakmarrje.

Tollia ishte dënuar në vitin 2007 me 12 vite burg për të paktën dy përdhunime.

Falë amnistisë dhe sjelljes së mirë, ai kishte pak ditë që ishte liruar dhe jetonte vetëm me të ëmën.

Policia dyshon se ai është ekzekutuar nga dy persona.

Tollia ishte një personazh i njohur për median.

Së fundmi, ai ishte përfolur se kishte përdhunuar edhe dy femra, të cilat i kishte njohur përmes rrjetit social, Facebook.

Përdhunimet thuhet se i kishte bërë gjatë kohës që kishte dalë me leje shpërblyese.

Por Tollia i ka mohuar këto zëra, ndërsa vajzat që kanë bërë padinë ndaj tij, i kanë tërhequr akuzat.

Megjithatë, Tollia nuk e fshihte faktin se kishte shkuar me shumë femra.

“Hiqesha si biznesmen. I dërgoja para një pallati në ndërtim dhe u thosha: ‘Ky është pallati që po ndërtoj’. Më besonin. U thosha që do t’u jepja apartamente. Njërën e kam zënë të dashur vetëm me një kartë telefoni. Pranonin të qëndronin me mua, sepse besonin që kam lekë. Por, më denonconin kur mësonin se nuk kisha lekë. Asnjërën prej femrave nuk kam përdhunuar. Kanë pranuar me dëshirën e tyre të qëndrojnë me mua. Kam prova për këtë. Kam foto, siç e kam dëshmuar dhe në proces, kam edhe regjistrime, ku duket qartë se çfarë ka ndodhur,” shprehej ai.

“Po ju them me siguri të plotë që kam pasur marrëdhënie me 380 femra. Ju do më pyesni si e vërtetoj një fakt të tillë? Kam foto dhe regjistrime intime me secilën prej tyre. Kam pasur marrëdhënie dhe me gruan e një deputeti, por emrin s’do ta mësoni kurrë. Kam pasur lidhje dhe me gruan e një prokurori, i cili madje më ka marrë dhe në telefon, duke më kërkuar të qëndroja larg familjes së tij. Prokuroria nuk e zbardhi kurrë këtë fakt.

Kam kontaktuar me femra të ndryshme përmes “Facebook”-ut dhe telefonit. Ka dhe femra që më kanë kontaktuar vetë dhe më kanë thënë “Ti je ai Ben Tollia?”. Kam dyshime që ndonjërën e ka futur dhe prokuroria. Unë jam burrë i divorcuar, kam të drejtë të njihem me femra. Por, që kur më futën në burg, i kam vënë një kusht vetes, që çdo femër që do rrijë me mua, do filmohet gjatë momenteve intime, për t’i prerë rrugë çdo denoncimi. Këtë fakt ua bëj të ditur, do të filmohet çdo femër”.

20 komente në “Shoqërohen 15 persona për ekzekutimin e Arben Tollisë/ Historia e njeriut që pretendonte se kishte 380 dashnore”

  1. tourkofagos mounopano says:

    pu pu pu pu, eee more kokerrjepur, me 160 evro do te beje kerdine me grate e minorikareve

    1. Adriatik says:

      Emer islamiku, background islamiku, sjellje prej islamiku dhe fund i denje per nje islamik.

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Do e ket vra ndonje deputet,ose politikan,te cilit do ja ket pallu gruan.
        keshtu e ka kjo pune, politikanet shkojn me sekretaret dhe grat i leni ne dore te hamashorve,..
        Po pse e vrane,ai vetem mire ka bo ?
        Tash kan me vra dhe Pashukun qe i sherbeu Zholefines dhe po ja punon bafçen Odetes se Jares.
        Dhe une e kom nji bandill,qi e fus nga dritarja dhe e nxjerr prej oxhakut,kur vjen Xakja prej pune.
        Perenija na rrujt,se jene tu bo gjynofe prej sevdaje.
        uff uff se jom tu plas,jom tu shperthy ma keq se gruja e Xenit ne Suedi.

      2. Altin says:

        Shpresoj te mos kete pasoja per statusin e vendit kandidat ne BE. Urime

    2. emigrante says:

      paske shkuar mire ne ate bote .keshtu qe mund ta gjesh atje sa te duash.
      E paske pas hak

  2. Bend says:

    Epo ja thoni ju….Kriminela jan ata qe e kan vrare kete??Ata jan Heronj!!

  3. Ermal says:

    EDHE LINDA RAMEN E KA PAS KY CUNIN ME KET E KA

    1. Bollanos kokekallçuku says:

      Erpordhe, shiqo Xenin e berishajvet qy i hypi kusherires se vet

  4. dafll says:

    Pa hapur dosjet e vrane Benin?

  5. Sh. says:

    Nje maskara !!!!

  6. BT says:

    Shko e shit pordhe po deshe. Mire ti behet kur nuk ka drejtesi fare dhe njerzit duhet te vete gjyqesojne.

  7. Dr. John says:

    Shoqeri hipokrite e mbushur me gra dhe burra kurva. Grate shkojne me kete dhe pastaj e denoncojne kur marrin vesh se i ka rrejt qe ska lek. Po te kishte lek ama do vriteshin me njera tjetren kush ta mbante. Kurse burrat qe mbajne kurvat ne shtepi mos behen merak se kurvat qe kane ne krah do e gjejne nje Arben Tollia tjeter. Sikur dhe gjysmen e popullsise te fusin ne burg, prap do shkojne me prokurorin dhe gjykatesin e ndershem qe denon aktet e turpshme. Po nje gje ama eshte e sigurte. Rasti i ketij tipi vetem sa ka tregu nje te vertete qe askush sdon me e pranu nga ju, qe shqiperia eshte kthyer ne nje kuplara kurvash te cdo lloj gjinie.

  8. leonardi antwerpen says:

    Vertet tragjedi
    po paska qene edhe i pashem palloshi hyhyhyhy

  9. net says:

    koke e vogel ha te madhen, hahahah . ne xhehenem inshalla!

  10. Une jam, ti je. says:

    Te na kishte thene, te pakten, cilat ishin ato gra te deputeve qe u ka hipur.

  11. arjan says:

    ketij mire ja kene bere por dhe femrat shqiptare te edukohen pak me shume e te mos shkojne pas parave se jane te vetmet femra ne europe qe lakomojne se tepermi te pasurit. edhe ne perendim ka te tilla por shum pak ne krahasim me shqiperine dhe ky palaqoja i vrare ka pasur pakez te drejte se ka gjet budallaqe me shumice si ne shqiperine ton te varfer ku me shume kemi mendjet e varfera.

  12. ***** says:

    Te ze haku I nenes, por te ze dhe haku I MILF-it.

  13. per lesh says:

    ku i ka lene ato videot qe ka bere ky? i ka gjetur njeri? apo i ka shitur pa marre miratim?

  14. aus München says:

    sa me shpejt ne protesta kunder qeverise .. PD me ne krye SB dhe LB te mbrojne popullin nga perdhunimet…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje