Edhe 4 policë të shkarkuar dhe ish- shefi i FNSH i bashkohen grevës së urisë

27 Maj 2014, 12:36Politika TEMA

Katër policë të shkarkuar nga detyra, që i përkasin organizatës së policëve të liruar në vitin 2013, i janë bashkuar grevës së urisë pranë kryeministrisë.

Një përfaqësues i tyre tha se janë larguar 670 punonjës policie, ndërsa akuzoi se po përdoren kritere krahinore për largimin e tyre.

Sipas tij, tani policia është mbushur me drejtues nga Tepelena.

Edhe ish- shefi i FNSH-së së Shkodrës, Hivzi Bushati i është bashkuar grevistëve të urisë që kërkojnë rikthimin në punë. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, zoti Bushati tha se “buka e fëmijëve” e ka detyruar të ndërmarrë vendimin për tu futur në grevë.

“Unë jam liruar me një urdhër me telefon nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pa asnjë lloj motivi. I kam thënë se nuk kam filluar punë me celular, por me vendim të ministrit. Këtu ka një zëvendësim që të largohet Hivzi Bushati dhe të vijë dikush tjetër. Është buka e fëmijëve që më detyron, jam kryefamiljar. Protestoj edhe ndaj emërimeve që janë bërë jashtë të gjitha kritereve, krejtësisht të jashtëligjshme. Respektoni ligjin”, deklaroi Bushati.

Ndërkohë, drejtuesja e kësaj greve, Nertila Qafzezi, doli në një konferencë për shtyp, për të komentuar vetëvrasjen e një personi në Lezhë.

Familjarët e tij thanë se ai ishte dëshpëruar për shkak të largimit nga puna.

Por edhe pse babai i viktimës tha se ai nuk ishte në gjendje të vështirë ekonomike, Qafzezi tha se ai i ka lënë fëmijët në mjerim.

13 komente në “Edhe 4 policë të shkarkuar dhe ish- shefi i FNSH i bashkohen grevës së urisë”

  1. mand tirona says:

    Kjo qafzezi do bohet deputete…si griggja

    1. toni says:

      keta te 4-er i shoqeronte erzen brecani..dava plerash…

  2. tan says:

    kritere krahinor,ik pytet berishen qe e filloj kete gje ne 2005 dhe ti qe je fut ne greve mendo pak per ata oficere

  3. shpellari king says:

    Po ne kohen e Saliut ,80% e kupoles drejtuese kishin si kriter emerimi prejatlrdhjen nga rrethi I kuksit dhe njohurite baze mbi çifteline……..Tani rrini pak pushim te hane dhe ata te jugut nje çapë buke…

  4. idealist says:

    Edhe nga fotografia e ndjej kutërbimin e ndyrësisë në atë çadër…!

  5. reformer says:

    Rasti i ketyre 10 “fatkeqeve” nuk paraqet asgje te vecante: PD-ja vete ka prodhuar 30 000 mije “fatkeqe” te tille ne kohen e vet. Aq shume njerez e kane provuar kete lloj “fatkesie” tek ne, sa ne Shqiperi kjo eshte sikur te ankohesh dhe te besh greve urie, me pretekstin se te ka kapur gripi.

    Nga ana tjeter eshte totalisht e pamundur qe te gjendet nje zgjidhje per kete rast, sepse sic e shpjegon edhe autori, grevat nuk do te reshtnin me (Saliu i ka gati listat per tjetren). Por eshte pikerisht kjo ajo qe ka kerkuar mendjendrituri i partise, nje rast te pamundur, per ta krijuar krizen dhe per ta cuar ate ne nivelin e konfliktit me ekstrem.

    “Nena e budallait eshte gjithmone me barre” -thone italianet.

  6. Lenci says:

    Ca te keqe ka se drejtuesit jan nga Tepelena? Vetem po balancohen drejtuesit se ishin 100% nga Tropoja dhe Kuksi.

  7. DODA says:

    HAJDE RRADHA ….TJETRIIIII PSE U VJEN KEQ KETYRE 8 VJET ISHIN TANI DO TE VIJNE TE TJERET

  8. Hm... says:

    Mos e beni stafete kete greve urie se nuk ngelet asnje grime dinjiteti. Mire se u futen se nuk duhet te futen se dje socialistet, sot keta, prape forma primitive proteste jane per me teper kur liderat diskutuojne per strategjine duke ngrene dreka e darka.

  9. FANTOM 16 says:

    Sali Berisha pati nise te na fusin konfliktet fetare e tani po don edhe ato krahinore. Mos luani me zjarm se do digjeni vet

  10. nini says:

    Vendin e kujt kan zene keta 4 policet apo ata nuk jan me familje – shkoni ore shikoni mire mos kini harruar gje se mos dilni si ajo Qafzezi -pergjegjesia juaj – apo ishit per ne burg fare ju,me dftesa fallco… tju haj mortja se aty eshte puna !…… shkoni tek privati dhe beni dy pune te mbani familjet.O puno o vdis i thon ketij sistemi jo si ai i pari te gjithe ne pune te gjithe benin sikur punonin te gjithe benin sikur paguheshin.

  11. Malsori says:

    Si sju vjen turp të beni krahasime të tilla jo Tropoja jo Tepelena,more legena komentues po të mos ishte Tepelena Greku do kishte marr gjysmen e Shqipërise dhe po mos të ishte Veriu Tropoja+Kuksi ,Mirdita,Shkodra ,Serbi do kish bërë kërdin me shfarosjen e Shqiptarve,pra more komentues injorant anadollak kujt i sherbeni me kto komente diskriminuese krahinore apo vetem Komunizmit dhe armiqve Shekullor të Shqiptarve,rrofshin burrat e Vërtet të Tepelenës dhe Tropojës,Rroft Shqipëria.

  12. iliria shqiptare says:

    Po sa qejf e kan punen e shtetit keta qe na e sollen me dhune ekonomine e tregut mor aman.Po ju rrezuat bustin e xhaxhit se ishit merzitur duke punuar ne shtet? Donit te punonit privat? C’eshte kjo pune me ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje