“Ministria e Drejtësisë e ka për detyrë ligjore të ndërhyjë në rastet e shkeljes së ligjit në sistemin e drejtësisë, por për shkak të keqmenaxhimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sjellë ngërç në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ministri Nasip Naço gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve.
Seanca raportuese u bë me kërkesë të deputetit Armando Subashi, lidhur me zbatimin e ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.
Përpara Komisionit, ministri Naço u shpreh se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka funksionuar siç duhet, ndërsa shtoi se Ministria e Drejtësisë respekton parimin e ndarjes së pushtetit.
Gjatë raportimit të tij, Naço deklaroi se KLD nuk fut në rend dite kërkesat për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe mospërmbushja e detyrimeve të përcaktuara në ligj, dëshmon qartë se KLD nuk eshte efiçente.
“KLD shmanget nga ligji, kur bëhet fjalë për precedime disiplinore për gjyqtarët. Ka kërkesa që janë depozituar prej 700 ditësh, dhe KLD nuk i fut në rend të ditës. Janë mbi 20 kërkesa për precedime disiplinire”, vijoi Naço.
Në lidhje me vakancat në Këshillin e Lartë të Drejtësisë Naco deklaroi se “janë 8 vende vakante, pai KLD nuk i plotëson. i kemi bërë thirrje KLD t’i japë një zgjidhje të menjëhershmë kësaj situate. Gjithashtu në kundërshtim me ligjin KLD nuk zëvendëson kryetarët e gjykatave të cilëve ju ka mbaruar mandate prej kohësh”.
I pyetur nga deputeti Fino në lidhje me qëndrimin që ka mbajtur KLD ndaj nisjes së hetimeve për një anëtar të saj nga Prokuroria, ministri i Drejtësisë sqaroi se Këshilli nuk ka shfaqur asnjë qëndrim apo reagim.
“KLD është organi më i lartë për mbarëvajtjen e punës në gjyqësor dhe ne i kemi kërkuar me të marrë detyrën, që të përcaktojë qartë prioritet. Po ashtu kërkova që me datë 4 nëntor 2013 të niste punë në Gjykatën Administrative, por kjo u realizua pjesërisht. 8 vende vakante pa plotësuar. Në disa rrethe kjo gjykatë është me stafë të reduktuar”, vijoi Naço.
Lidhur po me funksionimin e punës në KLD, ministri i Drejtësisë tha se në mbledhjen e disa javëve më parë në Gjykatën e Durrësit nga 16 kandidatë, vetëm 4 kanë marrë vota të plota.
“Ngritje në detyrë në shkelje me ligjin, mungesë meritokracie absolute”, ka vijuar ai.
Po hiqini me hiqini se e kuptojme dhe ne se ca kane bere se sy e vesh kemi e kuptojm, mos e zgjasni kaq shume po hiqeni ate president sherbetor.
Ju kemi sjellur ne pushtet e ju kemi votuar per te na qeverisur e per te rilindur kete vend, po nje gje ta dine, kurr nuk mund te behet rilindja me te njejtit njerez qe e shkaterruan kete shqiperi per 8 vjet, qofshin ne nivel drejtusash po dhe ne nivel specialisti.
E do ta rregullosh ti o Naco, Naco , Naco e ndrite ti kudo ku ke qene qe nga permbarues e deri z/kryetar kuvendi e tani qe u bere minister drejtesie do te rregullosh drejtesine.
E mo si shkoi dita sot ke bere ndopak korrupsion sot ?
Ke harruar te shkruajsh ‘shop’ mbas asaj ‘future’ o tekstshtypesi!
shyqyr qe ka filluar te behet pune ashtu sic duhet …. duhet nje reforme e thelle ne drejtesi
duhen hequr nga puna te gjithe keta gjyqtare qe e marrin rrogen kot