“Çështja e toponimeve është drejt zgjidhjes. Pala shqiptare dhe ajo greke kanë rënë dakort që zgjidhja të finalizohet bazuar në konventat dhe praktikat ligjore ndërkombëtare dhe rregullat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë raportimit në Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke sqaruar negociatat e zhvilluara me palën greke, Bushati tha se kemi rënë dakord për gjuhën me të cilën do të shkruhen toponimet, duke u bazuar në rregullat që parashikon OKB-ja dhe sipas listës përgatëse që Shqipëria ka dorëzuar në Kombet e Bashkuara.
“Kemi rënë dakord me palën greke që deri më 1 janar të vitit 2015 qytetarët të lëvizin të lirë siç ndodhi për festën e Pashkëve”, tha Bushati, ndërsa garantoi anëtarët e pranishëm në Komision se të dy palët kanë vullnetin e plotë për zgjidhjen e çështjes teknike.
Gjatë seancës dëgjimore, ministri i Jashtëm sqaroi edhe çështjen e kufirit detar, ndërsa konfirmoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme. Bushati theksoi se Ministria e Jashtme ka bërë kallëzim penal dhe ka dorëzuar një dosje të plotë mbi të gjithë procedurën e negociatave të bërë nga qeveria e mëparshme dhe që u finalitua në 2009-ën
Ministri i Jashtëm ishin thirrur për raportim në Komisionin e Jashtëm nga deputetët e opozitës në lidhje me toponimet, funksionimin e diplomacies dhe marrëveshjet me Greqinë, përfshi këtu edhe atë për kufirin detar. Por ligjvënësit demokratë, me përjashtim të Aldo Bumçit, i cili edhe ky u largua nga Komisioni, nuk ishin prezent duke bojkotuar punimet e komisionit pas sherrit të ndodhur një ditë më parë mes ligjvënësit demokrat Genti Strazimiri dhe 3 deputetëve socialist.
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi akuzoi mazhorancën për dhunë fizike ndaj deputetëve të opozitës dhe më pas është larguar nga mbledhja. Por Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade theksoi se mbledhja ka një objekt tjetër dhe ftoi kolegët të diskutonin në lidhje me çështjen.
“Dhuna e djeshme s’ka lidhje me komisionin sot, ndaj PD mos të recitojë parrulla politike”, tha Dade.
Fatkeqesisht vendi nuk ka me opozite. Ka vetem nje lukuni langaraqesh te papergjegjshem prej te cileve jane te pritsheme te gjithe skandalet. Arroganca dhe rrugaceria e tyre nuk do mund ta largoje vemendjen e popullit nga krimet e pandeshkuara qe presin radhen.
Perfundimisht e hengrem prape Pataten. Politikan dhe Pseudo-Patriot te pa ndergjegjshem qe ju “hante bytha” te shkruanin Thesprotin-Cameri, ne kundershtim me ligjet Nderkombetare. Te tjera pashaporta dhe rradhe neper sportele na presin. Bravo…
Pa ndeshkuar shkaktaret e faljes se detit nga qeveritaret e kohes, kurresesi nuk duhet te kete marreveshje te re dhe pa leshime per kufirin detar ekzistus. I lumte per kete denoncim penal qe paska bere ministri Bushati.
PO KY BEN BLUSH QELBESIRA CFARE MUTIN KA QE SULMON QEVERINE TONE?
Ne kohen qe pranohet se drejtesia kotrollohet nga segmente te Berishes, cdo lloj dergimi dosjesh ne prokurori eshte nje veprim i kote, me shume per te thene “me u marr Kola ne pune” , se sa per te zgjidhur probleme.
Një ndër çështjet prioritare dhe shumë e rëndësishme që duhej zgjidhej nga Drejtësia me kërkesë të Qeveris, është çështja e faljes (shitjes) së detit Greqisë.
Sala, Luli dhe b/punëtorët e tyre duhen të dalin para drejtësisë, sepse kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.
Meqë greçia pretendon se deti është i tyre përse nuk bëhet e sinqertë të thoje se shqipëria ka paguar kot per anijet angleze per bombat e luftës se dytë botërore.
A do te kete denim per pratagonistet e shitjes se detit, apo do jene thjeshte gjepura, si deri me tani?
Kallzimi penal ne Prokurori , per procedurat e negocimeve per marrveshjen e caktimit te kufijve detar me Greqine(se bashku me dosjen perkatese), eshte nje veprim i pergjegjshem i MPJ te Shqiperise.
Une mendoj se Koloneli i nderuar ne pension, i cili ishte protagonist dhe kontribues teper pozitiv i kesaj ceshtje me rendesi te madhe Kombetare, nuk duhet lene menjeane. Te mos harrojme presionet, anatemimet e ulta qe ju bene ketij njeriu nga te gjitha drejtimet, per ta penguar ne kete pune atdhetare.
Po kryetar i prokurorise se pergjithshme eshte llalla .Deri tani duket qe nuk ka bere ndonje pune te hajrit.
Lajm I mire ky mbase prokuroria ja del mbane , te shohim monstrat e tradhetise me ne kry e idiotin me te madh qe ka nxjere ndonjehere ky vend mister neveria z , sali vicidoli Denimi ikesaj tradhetie mund ta ktheje besimin disi per drejtesi !!!!!!
Kush e ka shkelur Kushtetuten e vendit ton te shkoje ne gjyq – tradhetia denohet kudo -pazarete Berishes e te Lulit te sqarohen njehere e mire.