Arvizu takon Bashën: Nuk folëm specifikisht për protestat (VIDEO)

28 Maj 2014, 11:24Politika TEMA

Nuk folën specifikisht për protestat. Është ky komenti që Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka bërë për mediat pas takimit 30 minutësh të zhvilluar në selinëe partisë Demokratike me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Takimi mësohet se ka pasur në qendër të tij situatën politike në vend, si dhe tensionimet e shfaqura në raportet mes pozitës dhe opozitës. Burime nga PD konformojnë se kreu demokrat ka njohur diplomatin amerikan me aksionin opozitar, ndërsa ka shprehur mbështetjen pa kushte të opozitës përsa i takon procesit të integrimit.

Në fokus të bisedës gjithashtu ishin akuzat e artikuluara nga opozita në drejtim të Qeverisë, si dhe greva e urisë së të larguarve nga administrata,të cilën PD e ka mbështetur që në ditën e prë të saj, duke e cilësuar si një veprim të ndërmarrë për bukën e gojës.

Përmes një njoftimi zyrtar të Partisë Demokratike, thuhet se në takimin me Ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, Basha u shpreh se sikundër gjatë këtyre viteve në qeverisje edhe sot si opozita demokratike e vendit, Partia Demokratike do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e pakursyer ndaj partnerit strategjik të kombit tonë, SHBA, në veçanti në çështjet e rëndësishme të lidhura me sigurinë e rajonit e më gjerë.

Ambasadori Arvizu i shprehu Kryetarit Basha mirënjohjen e SHBA-së për mbështetjen që qeveria e Partisë Demokratike dhe sot opozita shqiptare i jep SHBA-së në përpjekjen për konsolidimin e sigurisë rajonale e globale.

Basha ndau me ambasadorin shqetësimin për vërshimin alarmant të trafikut të drogës në vend nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së duke theksuar se për opozitën shqiptare, është papërgjegjshmëria e kësaj mazhorance dhe e Kryeministrit Rama arsyeja për degradimin e situatës së drogës në këto nivele.

Basha i shprehu ambasadorit Arvizu shqetësimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës për agresionin e deputetëve të mazhorancës, shfaqur dy ditë më parë në parlament ndaj deputetit Strazimiri.

“Partia Demokratike nuk do të rreshtë për asnjë çast aksionin e saj kundër shndërrimit të Shqipërisë në një oaz të drogës dhe krimit por do të vijojë këtë betejë vendimtare me të gjitha mjetet ligjore e demokratike”, thuhet në njoftimin e PD-së.

7 komente në “Arvizu takon Bashën: Nuk folëm specifikisht për protestat (VIDEO)”

  1. tigri says:

    ka shkele vijen e kuqe lulashi,ahahhaa

    1. Polici says:

      Nderkombetaret i terheqin veshit Bashes.

  2. dymi says:

    Mos u lodhni kot! Se per cfare kane folur do t’a merrni vesh pas dy tre ditesh kur te filloje t’a dredhe bythen Lulushja.

  3. Naimi says:

    Pa pyete a i ktheu ai 300 te larguarit nga pune kur filloi si kryetar Bashkie pasi vedhi dhe votat ? Pyete maskarane pse leshon lote krokodili tani ? Po e shikon qe po mblidhet litari dhe do te pergjigjet para gjyqit dhe nuk ka se nga ja mban .E gjithe loja organizohet vetem nga dy persona Sali krimineli dhe Lul trapi. E shkreta PD si eshte katandisur. TURP.

  4. zoro says:

    lulja i kerkoi nje ose 2 zezaker per kenaqsit e ormoneve tran seksuale qe ka.

  5. idealist says:

    Përkundrazi, unë them prite kur të plasi ndonjë “burrë shteti” për Lulushin…, kur të “mbarojë” greva e urisë…!

  6. Drejtesia says:

    OOO Arvizu,futju me thuper bytheve…hahahhahhahhhahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje