“Pak para se të vritej djali, erdhi të më takonte në shtëpi. E luta që të qëndronte për darkë, por nuk pranoi. Edhe kafenë që e bëra, e la në mes. Më la me peng në zemër. Më tha që do të iki në shtëpi tek gruaja dhe djali. Ishim të gëzuar që kishte dalë nga burgu dhe po bashkohej sërish me familjen. U nis me taksi rreth orës 22:15. U nis për të mos e parë më”.
Kështu ka rrëfyer nëna e Arben Tollisë, Mihane Tollia, raporton GSH.
Ndërkohë, djali i tij është shprehur se babanë e ka shoqëruar kudo dhe i ka parë vrasësit kur ikën.
“Babai më mori në telefon dhe më tha që të dilja ta prisja se po vinte. Sa herë që vinte apo ikte nga shtëpia, më thoshte ta shoqëroja. Ai donte që unë t’i rrija gjithmonë disa metra nga pas, jo të iknim në të njëjtin hap. Dola e prita tek rruga me asfalt, ku sapo ishte ndarë nga një shoku i tij. Babi ishte tre metra para meje kur dëgjova krismat. Tek kryqëzimi i shtëpisë nuk ka ndriçim. Po unë pashë hijet e dy personave që po iknin nëpër natë. Nuk munda t’i njoh në errësirë. Ika me vrap nëpër terr. Pak çaste më pas e gjeta babin të vdekur të rënë përmbys dhe lajmërova policinë”, ka rrëfyer 25- vjeçari.
Pista kryesore për vrasjen e Arben Tollisë, i cili ishte dënuar me 12 vjet burg për përdhunim, është ajo e hakmarrjes.
Tollia kishte deklaruar në vitin 2007 se ka psaur një lidhje me gruan e një politikani.
“Erdhi tek unë pasi i shoqi e tradhtonte. Flas akoma me të në telefon, edhe nga burgu,” pati deklaruar ai.
Fenomen shume i komplikuar ! Vdekje apo denim jo aq i thjeshte !
Fakti qe ishte aq i qete dhe i sigurte kur tregonte se si dhe sa gra ka pasur dhe nga ana tjeter akuzat per perghunime personalisht me lene shume dyshime !!! Fakti qe ka pasur gra politikanesh nuk me cudit fare sepse 99.99% e politikanve ne Shqiperi jane ose malok ose katunar pra nuk e ka kalu shume kufirin e vete social ? Sidoqofte nje plehre me pak !!!
Mire ja kan bere se ashtu kishte punuar dhe ate korri qe kishte mbjelle:Me vjen shume keq per te birin se ai e kishte baba por e dinte se c bente babai , dhe nje dit te bukur i pagoi te gjitha babi jot i dashur.