REPLIKAT NE KUVEND/ Rama: Mjerë PD që ka mbetur në dorën e dy sekretarëve si Kaçi e Berisha (REPLIKAT)

29 Maj 2014, 11:09Politika TEMA

Kuvendi u përfshi nga debatet dhe akuzat e ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në lidhje me sherrin e ndodhur tre ditë më parë në mjediset e Kryesisë së Kuvendit mes deputetëve Genti Strazimiri, Xhemal Qefalia, Armand Prenga dhe Gentian Bejko, trafikun e drogës dhe fotografitë e diktatorit Enver Hoxha në festimet për Kongresin e Përmetit. Deputetët e opozitës në fjalimet e tyre akuzuan Kryeministrin Edi Rama si shkaktarin e dhunës ndaj deputetit Strazimiri, për shkak se sipas tyre, ligjvënësi demokrat kishte denoncuar në Kuvend lidhjet e Kreut të Qeverisë me narko-trafikun. Në përgjigje të akuzave ka reaguar deputeti Taulant Balla, i cili i kërkoi ish-Kryeministrit Berisha të lërë të qetë Shqipërinë, duke akuzuar atë sesa herë vendi pret një vendim madhor, sikundër është statusi i vendit kandidat, Berisha tensionon situatën për të penguar statusin. Por një reagim i ashpër i ish-Kryeministrit Berisha duke akuzuar Ballën si përdhunues, detyroi Kreun e Kuvendit Ilir Meta të ndërpresë seancën deri në qetësimin e ligjvënësve.

“Me këtë gjuhë nuk mund të shkojmë shumë larg, ndaj sa të qetësoheni 5 minuta pushim”, theksoi Meta duke ndërprerë punimet e Kuvendit.

Rinisja e seancës parlamentare ka vijuar me gjuhën e akuzave dhe kundërakuzave mes palëve, ndërsa Kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët e PSüLSI që të mos i shkojnë pas budallait që hedh një gur në lumë. Sipas Ramës, sot qëllimi është statusi dhe asnjë ankesë nga ato që bën PD sot në Kuvend nuk janë pika diskutimi me partnerët ndërkombëtarë.

“Do doja ti dërgoja një lutje grupit të PS e LSI për t’ju thënë se sinqerisht unë besoj se vec sfidave të mëdha që ka vendi dhe sfidave tona që janë integrimi, si individ secili nga Ju ka një sfidë këtu më vete, por kur një budalla hedh një gur në lumë dhe asnjë i mençur si mençur nuk e nxjerr dot, budallain lereni të hedhë gurë në lumë kurse ne të cojmë para axhendën tone”, e nisi fjalën e tij Kreu i Qeverisë duke iu përgjigjur akuave të opozitës.

Në vijim Kryeministri theksoi se “në Hollandë konstatova dhe të njëjtën gjë që thashë para një jave, orientimin tim dhe ministrave që janë në kontakt me partnerë e miq ndërkombëtarë”.

“Më besoni ne jetojmë në dy botë krejt të ndryshme. Asgjë nga ato që u ulëritën këtu nuk është në pikat e diskutimit të partnerëve ndërkombëtarë. Ju garantoj se puna e parlamentit, e këtij parlamenti, puna e qeverisë, e drejtimit të vendit nën qeverisjen tonë po gëzojnë mbështetje dhe respekt të partnerëve ndërkombëtarë. Dhe është përgjegjësi që të mos figurojë asgjëkundi si pjesë e shqetësimeve që miqtë dhe partnerët kanë për shqiptarët e Shqipërinë, shqetësimet lihen të shkojmë përpara me fakte dhe sfida. KE nuk gdhihet dhe ngryset duke dëgjuar thashetheme, por duke monitoruar qeverisjen dhe duke mbledhur shifra në mënyrë të pavarur. Ashtu sikundër ngritja e Shqipërisë sot në një nivel tjetër, që kemi rikthyer gjithë vizitat e nivelit më të lartë që kishin vite që nuk bëheshin, dhe kjo nuk ka lidhje me gjë tjetër veçse me rikthimin e dinjitetit që po e kthejmë nën drejtimin e qeverisjes tone. Po bindim partnerët se, “Po’ Shqipëria mund t’ia dalë, se ‘Po’ Shqipëria mund të luftojë varfërinë, papunësinë, korrupsionin, krimin e organizuar se nuk do jetë vec një faktor paqeje dhe jo duke bërë amin, por me fakte. Shumë shpejt do shihni zhvillime, takime, do shihni cfarë sjell për rajonin dinamika jonë”, u shpreh Rama.

Referuar grevës së urisë së ish-të pëerndjekurve, Kryeministri deklaroi se do të dëmshpërblehen shumë shpejt  të gjithë ata qëende nuk e kanë marrë  këstin e tyre të parë. Sipas tij, numri i tyre arrin në 1 mijë persona. Ndërkohë, shtoi se është bërë e mundur dhënia e dëmshpërblimit për 1 mijë ish të përndjekur të tjerë. 

“Çdo i përndjekur që beson tek këta  dhe dëgjon këta, dua të them se në 4 muaj,  mori këstin që nuk e kishin marrë për 8 vite. Vetë kryetari i të përndjekurve e mori këstin e parë tani. Ata që nuk kanë marrë këstin e parë, që janë rreth 1 mijë të përndjekur, do të marrin dëmshpërblimin. Nuk e mbaj dot, pasi ju shikoja tek flisnit për Enverin, por njërin e keni mes jush. Kur flisni matuni mirë”, iu drejtua Rama opozitës. 

Në vijim ai shtoi se ministri Veliaj po dialogon për gjetjen e një zgjidhje.

“Nga aty duhet të dal përfaqësuesi i grevës së urisë, që ka zaptuar gjysmën e godinës së Institutit të të Përndjekurve Politikë dhe pastaja do të ketë negociata”, tha Rama. 

 “Mbi 36 mijë njerëz raportojnë sot kontributet e tyre të sigurimeve tek Tatimet. Përmes 6 zyrave të punësimit janë punësuar rreth 4 mijë e 100 vetë, brenda 4 muajve. E kemi rritur sot fondin për nxitjen e punësimit me 300 për qind. E dini rezultatin?! Nëse sot kemi 345 biznese që aplikojnë për të punësuar, këta kishin më shumë, të cilët morën shifrën dhe ikën. Ndërkohë, 20 vjet nuk bë reforma e pensioneve dhe sot, kemi bërë reformë pensionesh, duke shpëtuar për vitin 2015 rreth 5 mijë njerëz për shkak të skemës suaj. Në vend që të bëni për opozitën, dhe të kërkoni llogari, ju vini këtu dhe na thoni neve që kemi vëmendje dhe të dialogojmë me atë që i quani trim dhe trimëresha. Për kë e keni fjalën? Për shefin e pensioneve, i cili bëri lëmsh gjithë punën. Apo për ata që i keni futur vetë. Ne e respektojmë si grevë, më shumë s’kemi ca të bëjmë”, u shpreh Rama.

Lidhur me dhunën ndaj deputeti Genti Strazimiri, Kryeministri shprehu keqardhjen e tij, ndërsa shtoi se asnjë nga deputetët e përfshirë në konflikt nuk duhet të merrnin pjesë. Por sipas Ramës, PD duhet të jetë e fundit të flasë për dhunë pasi sipas tij i kujtohen personat që dilnin me dhëmbët në dorë.

“Në grupin tuaj, keni njërin, që e kam parë vetë me proteza në dorë, pasi i thyet dhëmbët”, iu drejtua Rama opozitës.
 
Ndërsa për fotot e Enverit, kryeministri tha se enveristi i fundit është në grupin e PD, duke ju drejtuar Sali Berishës.
 
“Dilni e thoni se është emëruar ky e ai. Dhe konkretisht janë 4 persona që u janë kërkuar largimi nga puna, dhe i fundit është personi i djeshëm. Dhe ju dilni këtu dhe mbroni gjeneralin e korruptuar si burrë trim. Burrë trim për ccfarë, ndërkohë që jeni sinqerisht për të ardhur edhe më keq se ata që nxjerrin akoma foton e Enverit, se ato janë të humbur në rrugën e tyre, ndërsa ju jeni të humnur në rrugën e një njeriu të vetme. Kur ishte në moshën e kryetarit të Kuvendit, fikte dritat e organizatës se donte të bëhej kryetar. I rrinte Vitos në prehër, Vito s’dinte kë të mbante, burrin në Paris apo Saliun në prehër. Enveristin e keni aty. Për dhunën ndihem shumë i keqardhur kur bie prehër e kësaj jete të ulët që na impononi ju dhe jam ambsolutisht edhe për atë që ka ndodhur dhe thellësisht se të gjitha ata që u përfshinë të mos ishin sot këtu. Por ama kur ju dëgjoj ju të bëni si viktima të dhunës së PS, më kujtoni kur njëri nga ju doli me dhëmbë në duar.” u shpreh Rama.

Berisha-Ramës për statusin

Ish kryeministri Sali Berisha duke iu drejtuar Kreut të Qeverisë Edi Rama i tha se askush nuk i jep statusin një personi që e ka bllokuar dy herë.

“Ju ndërprisni seancën, herë tjetër mos të ndodhë. Dua ti them Kryetarit të Partisë Socialiste se është shqiptari i fundit që flet për statusin. Ky njeri është i pa denjë për çdo funksion publik. Njeriu që organizon kurthet dhe lan duart. Statusin e ka bllokuar me një marrëveshje nga më të fëlliqurat e këtij vendi duke mos votuar tre ligjet. Mund të pyesësh për këtë marrëveshje edhe disa nga ministrat tuaj që kanë qenë të angazhuar në këtë çështje. Sa i përket Enverizmit trauma më e madhe e tij ka qenë dështimi për tu bërë dhëndër i Enverit. Rrinte me lule në dorë me shpresën se do dorëzonte lulen në destinacionin e duhur. Vdekja e Enver Hoxhës e gjeti këtë për spital. Një muzikant i madh, mik i të atit e gjeti në gjendje të mjerë, në dhomën mbushur me piktura. Përmendi dhjetorin në një kohë kur daja yt bënte thirrje për të futur tanket dhe ty të kishte çuar në Korfuz se mendohej se Spiro do fuste tanket dhe nuk duhej të lëndoheshe nga tanket e tij. Më vonë erdhe në PD, sepse sipas një pjesëtari të familjes Hoxha, të kishin zgjedhur të drejtoje PD. Por ne të futëm brrylin. Pret statusin pasi e bllokove dy herë. Kush të jep ty status, ty të shumëzojnë me zero”, tha ai. 

Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe deklaroi se duhet ti kushtohet vëmendje dhe çështjeve të ditës, pasi çdo javë përsëritet e njëjta gjë. Sipas Braçes, gjuha e urrejtjes në Kuvend nxit dhunën. Ai shtoi më tej se pas kësaj teknologjie dhe skenari qëndron ish kryeministri, Sali Berisha.

“Sot janë 20 milionë dollarë, nga ana e kompanive për të aksidentuarit. Këto mbulime ata nuk i kanë marrë. Meqë është bërë modë nuk respektohet rendi i ditës,  po them dhe unë diçka nga “çështja e ditës”, u shpreh ai.

Duke marrë shkas nga debati mbi incidentin e ndodhur në ambientet e Kuvendit dy ditë më parë mes deputetëve, Braçe solli në vëmendje një ngjarje të njëjtë, atë të 26 marsit, të vitit 1996.

“Thërritini memories suaj. Pasi data 26 maj nuk është fatlume për Shqipërinë. Unë kam hyrë në parlament në datën 26 maj të 1996. është data kur duhet të mbaheshin zgjedhjet e lira, por Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Spartak Braho u nxorëm nga zgjedhjet që në orën 09:00  jo me shkelma, por me pushkë. Berisha nuk kërkoi fare falje. Ai udhëhoqi banditizmin dhe gjeneralin e 26 dhe 28 Majit 1996, Agim Shehun e bëri drejtor tatimesh. Kjo solli jo vetëm fundin e atij regjimi, por solli fundin ekonomik, që u ngrit mbi dhunën dhe mashtrimin, dhe për të gjithë këto është përgjegjës parafolësi (Berisha). Ky parlament ka një element që unë e evidentova, siç është shpërdorimi i fjalës, dhe që është bërë modë këtu. Kjo është gjuha që sjell dhunën në këtë sallë. Ky parlament mbledh urrejtjen. Duke u marrë me gjyshin, kunatën, motrën, bëhet vetëm duke shpifur. Kryeministri iu përgjigj duke mbyllur gojën javën e kaluar, ju tha ikim në Prokurori, ai si i akuzuar dhe ju si akuzues, ju tha të ikni në Prokurori për të mbyllur njëherë e mirë këto debate”, theksoi ligjvënësi socialist.

Në vijim ai shtoi se shqiptarët nuk e duam më gjuhën e urrejtjes që nxit ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.

“E gjithë teknologjia juaj kjo është. Ju nuk mund të ngriheni në kurriz të tjetrit. Në çdo rast tjetër keni humbur. Por qytetarët nuk të duan më, nuk tu mblodhën, e urrejnë teknologjinë tënde. Jepi fund kësaj teknologjie. Ky është problemi. Kur vimë tek shpifja, do ndaloja tek çështja e Luftës Nacionalçlirimtare. Ti e ke qefin të bëhesh pro fashistëve. Ti ke studiuar në Francë, por në Francë kolaboracionistët nuk i ke as në Parlament as në Senat. Ky është problemi që ke ti. Do doja t’ju thoja se keni një problem të madh, përfshirjen në një mori vendimesh dhe aktesh, të cilat ju bëjnë fajtor para ligjeve dhe jo historisë. Po ju sjell një fakt të rëndësishëm, siç është marrëveshja e detit. Faktet të shtyjnë tek një hetim penal. Keni dorëzuar një territor të Shqipërisë, të cilat ju bëjnë fajtor. Pasi dhe atë dosje të negocimit me Italinë për kufirin e keni zhdukur. Ky është akti më i shëmtuar, që të marr tokë nga vendi dhe tja jap dikujt tjetër”, theksoi Braçe.

Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ndërsa ka marrë fjalën pas deputetit Taulnat Ball aka hedhur një lumë akuzash dhe fyerjesh ndaj tij, çka e detyroi Kryetarin e Kuvendit të jepte ndërpriste seancën në një pushim disa minutësh. Berisha akuzoi Ballën si përdhunues të një të sëmure me AIDS, ndërsa u shpreh se kjo është e faktuar me shkrim dhe regjistrim.

“Jam për ti thënë Edvin Kristaq Ramës se nxore fytyrën tënde të persekutorit. Nxorre genin e Spiro Kolekës. Nxore psikologjinë e urrejtjes që ke ndaj gjithë qenieve njerëzore. Përdore një përdhunues nga ata të aleancës së qelbësirave, i fotografuar dhe filmuar në denoncimin që i bëri një e sëmurë me AIDS të cilin kërkonte ta përdhunonte mostra që të përfaqësoi ty këtu. Tipik të Spiro Kolekës me mentalitetin tipik të të atit që firmosi varje intelektulësh edhe pas rënies së Murit të Berlinit, i zhveshur nga çdo normë morale. Duke tentuar  t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës, mendon të shuajë nga memorja e vendit paraqitjet e tij të droguara në këtë platformë. Mendon se me akte rrugaçërie banditeske do ketë mundësi të kapërcejë skandalet, në të cilat është mbërthyer. Dje u shkarkua dyshi i policisë, pas presioneve të aleatëve për lidhjet që ai kishte me të gjitha llojet e trafiqeve. Po dje u largua nga Vlora, personi që niste skafet me 4ö mijë euro.  Dje anëtari i aleancës së qelbësirave u largua nga Drejtoreshë e Arsimit se merrte 6 mijë euro për emërim. Sekretari i përgjithshëm i mafjes shqiptare është Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri dhe kryen shërbime nga më të zezat. Me se do e kalosh ti, si do i kapërcesh ti këto duke krijuar incidente të ulëta në parlament. Sot një tjetër hero i tij u arrestua se falsifikoi pasaportat, ishte heroi i grevës ku u dogjën për së gjalli njerëzit me kartelë që i futi Edi Rama në grevën e urisë”, tha Berisha.

Islami

Fyerje dhe akuza  në drejtim të Kryeministrit Edi Rama ka drejtuar edhe deputeti i PD-së Kastriot Islami. Ai e cilësoi Kryeministrin injorant dhe pervers.

“Këtij i djeg shume çfarë do them unë. Ky është kryeministri më qesharak, më mediokër, më injorant. U ka thënë holandezëve që nuk kemi prostitucion, por kemi prostituta dhe prostitutat na i merrni ju neve. I ka ofenduar në PE se u ka thënë se shumica nuk dinë dallimin midis statusit dhe anëtarësimit ndaj nuk na e jepni statusin. Vjen në Tiranë i lumturuar me budallallëqet e tij. U thotë donatorëve edhe atyre gjermanë, që donacionet e juaja janë si këpucët e luftës së dytë botërore. Ky e adhuron Enverizmin dhe është enverist i tipit të Mao Ce Dunit. Është komunist pervers. Në 91 ka pasur 10 profesorë të elauruar në Francë dhe nuk keni asnjë në PS”, tha Islami.

Replikon Rama:

Kam vetëm një pyetje për imagjinatën e të gjithëve. Sikur të ngjallej Enveri kë do njifte nga ne të tre?! Sigurisht që do njihte sekretarin e partisë dhe profesorin e vet që e bëri kryetar parlamentit. Mua Enveri nuk do më njihte.

Të dalësh e të merresh me të shkuarën është vërtet fatkeqësi e madhe. Ne kemi një sfidë në parlament e ndihem jo mirë kur bie pre e nivelit të ulët ku ju e mbani bisedën. Sfida jonë është të mos biem pre e asnjë banaliteti të kësaj natyre. Beteja jonë nuk është me këta, por me ato që kanë lënë këtë në mes të rrugës.

Sa për atë që Obama flet me John Kerry-in dhe pastaj lajmërojnë Kastriotin, qoftë edhe Josef Doll i qakan hallet me Kastriotin, kjo është si ajo kur i qaje hallet me social demokraten në Francë.

99% e parlamentarëve të vendeve anëtare nuk e dinë fare se cfarë është statusi i vendit kandidat dhe ku ndryshon nga anëtarësimi. Dhe jua kam shpjeguar pse, se statusi i vendit kandidat nuk është anëtarësimi, as hapja e negociatave por është një instrument per t’i dhënë një prespektive një vendi si yni.

Partitë ekstremiste sot kanë më shumë zë seç kishin dje. Mënyra që keni zgjedhur për të bërë opozitën është kaq e diskeretituar saqë askush nuk iu merr seriozisht.

Nëse në dhjetor vendet anëtare, kërkuan kohë duke na thënë që nuk mundemi ta japim statusin se duam kohe.

Rezultatet tuaja janë impresionuese por duhet kohë për të parë sa të qëndrueshme janë, sepse kemi parë shumë gjëra të paqëndrueshme nga Shqipëria.

Priteni progresraportin, nëse KE e konfirmon , do të thoshte dhënie automatike e statusit, iu them që nëse doni të jepni kontribut, le ta përballojmë së bashku mundësinë reale të një influence politike brenda disa prej vendeve anëtare. Mereni me mend se ku ka ardhur kjo punë, ka ngelur partia juaj në dorë të Saliut dhe Kastriotit.

Replika Berisha-Braçe-Rama

Berisha: Edhe një herë shikoni si ku ka rënë ky që është mbas meje. Shërbehet apo ka zgjedhur për avokat atë që lan duart me sarinë, por prap dy fjalë do ja them këtij unë. Zgjedhja për avokat e atyre që vila jote 57 metra gjatësi themelesh thonë se nuk ekziston, se pallati 5 katësh pa asnjë faturë bankare, ndërtimore, apo tatimore thonë se është lojë fëmijësh. Zgjedhja për avokat që së bashku me ta ndan ca akuza të tmerrshme. Zgjedhja për avokat të atyre që njëlloj si ty i tmerron dhe dhunon e vërteta është afërfundi yt. Kjo është arsyeja që sot në të katra anët e Shqipërisë jehon thirrja ik sa më parë se ndërrove krimin dhe korrupsionin në sistem. Ju ftoj të kaloni afër Kryeministrisë dhe shikoni punimet që janë bërë. Ju kujtoj dy gjëra se për prishje ndërtesash në përputhje me rregulloren gjeneral Syrja Gjoka u arrestua nga një bandë e kryesuar nga ndrikulla e kreut të meduzës për fajin e vetëm se nuk lëshoi tenderët në duar e tyre se pasi i hoqi nga mbrojtja dhe vendosi kushëririn i duhet kushëriri për të vjedhur me dy duart. Të skuqeni nga turpi. U arrestua se pastroi bazën. Qesh se ky është gazi para se të hysh drejt fundit.”.

Braçe: Dëgjo ti. E para unë nuk shava unë thash një gjë më të rëndë se sharja. Thashë që ke kryer krime dhe duhet të përgjigjesh penalisht. Po thua që qenkan prishur gardhe në bulevard. Ti ke vrarë 4 njerëz jashtë atyre gardheve.”

Berisha: Në qoftë se të vërtetat ju ofendojnë nuk është faji im, është faji i të vërtetave. Sa u përket dosjeve kur të duan. Unë jam arkiva.

Berisha-Ramës: Koha jote ka marrë fund dhe jo se unë përcaktoj fundin e kohërave të të tjerëve por se ti ke nxjerrë gënjeshtra dhe marrëzira aq shumë sa askush s’të beson. Një fjalë e urtë thotë kur një i marrë të mashtron një herë edhe ndodh, por po të mashtroi për së dyti i marrë je ti që mashtrohesh. Akti yt kurthi, yt për të krijuar situata dhe ngjarje të rënda për të mbuluar skandale është i turpshëm dhe i pa shpresë. Të gjithë vrasësit e Shqipërisë po ti mbledhës këtu, kjo opozitë të tregon bërrylin ty. Kjo opozitë qëndron e pa mposhtur se do të krejt ty me bandën që të rrethon. Taktika e tij është tu mashtrojë ju në çdo gjë , të kërcënojë opozitën. Një njeri që s’ka respekt për asnjë shqiptar. i konsideron shqiptarët si qenie për ti mashtruar në mënyrën më primitive.”  Dua tu lexoj një mesazh

Meta: Mos është nga ato mesazhe që dërgon Nardi me internet

Berisha: Çfarë i shkruan kryeministri ministrit të financave. Sipas Ministrisë së Financave taksat e reja do sillnin 20 miliardë lekë në buxhet por të dhënat e tremujorit japin sinjale kontradiktore. Disa nga taksat e rritura jo vetëm që nuk kanë sjellë efektet e pritshme por në disa raste janë përfaqësuar. Rasti më i dukshëm është akciza. Në janar akciza u rrit veçanërisht cigaret me 28% dhe pijet alkoolike 30%. Të ardhurat jo vetëm që nuk u rritën por ishin më pak se vitin e kaluar. Të njëjtën tendencë kanë edhe dy taksat e tjera. Edhe sigurimet shoqërore kanë të njëjtën sjellje. Por të ardhurat thotë raporti këtë tre mujor ishin 7, 8 milionë dollarë më pak krahasuar me një vit më parë. Ti ke urrejtje të madhe ndaj meje sepse atë që u bërë etërve tuaj ua bërë bijve që erdhën me rebelizëm komunist në 97.

Rama: Po të ishte Enveri këtu sot në këtë sallë, kë do nihte nga ne të tre? Sigurisht sekretarin e vet të partisë (Sali Berisha) dhe profesorin e vet që e bëri Kryetar Parlamenti (Kastriot Islami). Mua Enveri nuk më njihte. Mund të të qëllojë që të lindësh dhe të jesh nipi, mbesa apo vajza dhe djali i dikujt, edhe pse unë jam më shumë se krenar për tim atë dhe jam shumë i lumtur kur shoh Saliun që përkulet para Nënë Shqipëri, atje kur shkon. Ama që të jesh me mendtë e tua dhe këmbët e tua dhe të shkosh ti rrish te dera dhe mos të të hapin derën, pastaj të bësh xhiro më varkë, duke thënë se unë jap jetën për shokun Hysni e unë shoqen Vito Kapo e adhuroj dhe të vish këtu e të merresh me të shkuarën është fatkeqësi e madhe. Por e përsëris ne kemi një sfidë në këtë parlament dhe ndonjëherë fatkeqësisht bie pre e nivelit të ulët ku e mbani ju bisedën. Kështu që nuk kam asgjë tjetër për të thënë sot dhe të përsëris se sfida jonë është të mos biem pre e asnjë banaliteti të kësaj natyre, ndërkohë që beteja nuk është me këta por me gjithë ato probleme që këta na kanë lënë në mes të rrugës. Sa për tjetrën që Obama fliska me Kerry dhe pastaj lajmërokan Kastriotin dhe qoftë dhe dhe ai Jozef Dolli e kë përmendi tjetër i qakan hallet me Kastriotin kjo është me siguri e lidhur me kohën kur i qante hallet me atë gruan marksiste leniniste në Francë. Dua ti them dy fjalë gjithë demokratëve që ende mendojnë dhe besojnë tek Partia Demokratike. Dua ti them se kjo parti ka mbetur në dorë të Saliut e Kastriotit, më mirë se kaq Enveri nuk do ua kishte punuar partisë suaj”

Halimi

Deputeti i PD-së Eduard Halimi ishte i pari që çeli serinë e akuzave ndaj Kryesministrit Edi Rama në lidhje me atë që opozita e cilëson si agresion të deputetëve të mazhorancës ndaj një kolegut të tyre të opozitës me urdhër të Kreut të Qeverisë.

“Java që kaloi ishte e mbushur me ngjarje të rënda për demokracinë, duke shënuar rekorde të reja. Edi Rama urdhëroi goditjen e Sekretarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pasi ai i tha të vërtetën Ramës për lidhjen e tij me nartoktratikun. Deputeti Strazimiri e ka bërë me guxim këtë gjë, ndaj është dhunuar. Agresioni është përgjegjësi e Edi Ramës, pasi është ai që mban përgjegjësi direkte për çdo deputet, që ka sjellë me listën e shkuar me dorën e vetë. Halli i madh i tij për t’i mbyllur gojën e opozitës, e shtyhu të urdhërojë agresionin politik. Helmi i madh nuk e lë që t’a zërë gjumi”, tha Halimi.

Në vijim, Halimi theksoi se vendet fqinje janë alarmuar nga tonelatat e mëdha të drogës, të cilat kalojnë në dogana dhe kufi nga vendet tona, pasi ata mbyllin syrin apo u shkelin syrin trafikantëve.

“Kryeministri është ai që i shkel syrin tranfikantëve. Ndaj ai nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre. Përgjegjësia kryesore në pikat e kufirit është e Edi Ramës, pasi ai i ka zgjedhur ata qe kanë lidhje me nartkotratifikun. Si erdhën ata në këto poste, përveç një strategjie të studiuar? Shqiptarët e panë me sy, ditën me diell se si trafikantet transportonin drogë, me avion sportiv, të pa shqetësuar. Por nuk ju eci, pasi njërit iu prish rrota dhe ngeci në rërë”, theksoi Halimi.

Sipas tij, Rama me koshiencë të plotë e dinte që po vepronte kundër kushtetutës, kur hoqi ligjin e Nënpunësit Civil.

“Por çfarë e detyron një Kryeministër të bëjë diçka të tillë, për të mos dalë e vërteta për njerëzit që ka emëruar në porte dhe aeroporte? Edi Rama është përgjegjës për grevistët dhe 8 mijë punonjës të administrates që u hodhën në rrugë. E dinte me koshiencë të plotë se ishte një akt-antikushtetues, pasi hoqi ligjin e nëpunësit civil. Ai është përgjegjës për firmën e hedhur që ka shkaktuar për pushimin nga puna, që nga rasti i vetëvrasjes siç ishte rasti i Korçës, dhe tentativave të Lezhës. Ai është fajtori i grevës së ish të përndjekurve, pasi i premtoi shumë gjera, por ata tashmë ndihen të tradhtuar dhe kanë plotësisht të drejtë të protestojnë. Ai është përgjegjës, por nëse mendon se do ti mbyllësh gojën deputetëve të opozitës, e ke ti përgjegjësinë., nëse mendon se do kërcënosh grevistët, apo do ti preket qoftë dhe një fije floku, fajin e ke ti dhe do dënohesh.”, paralajmëroi Halimi. Sipas tij, kjo është një sjellje që po e çon në fund të ringut opozitën, dhe qytetarët një rrugë pa krye. “Po e çoni opozitën në cep të ringut, po ashtu po i çoni dhe qytetarët, në rrugë pa rrugëdalje. Por do na keni përballë, në kuvend, në sheshe dhe kudo, llogarinë bëjeni vetë.”, theksoi ligjvënësi demokrat.

Topalli

Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e konsideroi agresion ndaj deputetit Genti Strazimiri sherrin e ndodhur më 26 Maj, duke shtuar se kjo është një platformë dhune kundër opozitës. Sipas saj plani për të sulmuar deputetin Strazimiri ishte përgatitur rreth një muaj më parë.

“Për opozitën ka vetëm një rend dite implikimi në trafikun e drogës dhe ngjarja e rëndë e 26 majit. Ka filluar të zbatohet platforma e dhunës ndaj opozitës. Po të kthej kokën pas nuk gjej në 20 vite skenarë e plan banditesk si ajo e tre ditëve më parë. Kam parë deputetë të zihen në këtë sallë edhe ti bien bilbilave, të gjuhen me grushte, por ato ose ishin reagime gjaknxehta ose vendime politike, por asnjëra prej tyre nuk ishte mafioze si ngjarja e 26 majit. Është hapur një kapitull tjetër i zi, kapitulli i mbylljes së gojës në gjuhën e mafjes. Kodi i heshtjes në gjuhën e Ramës. Askush nuk duhet të flasë më kundër Edi Ramës në të kundërt do i mbyllim gojën”, tha Topalli.

Në vijim ajo shtoi se urdhëri për ti mbyllur gojën opozitës u dha në 8 prill dhe se ky ishte një sulm mafioz ndaj opozitës.

“Kështu u dha urdhëri në 8 prill. Çështja për trafikun kundër drogës duhej mbyllur dhe deputetëve që do flisnin do u pritej gjuha. Strazimiri ishte i pari. Në 26 maj plani i përgatitur një muaj më parë do zbatohej. Ishte sulm mafioz kundër opozitës. Opozita nuk duhet të fliste të pyeste apo të kërkonte llogari për trafikantët e drogës. Re të zeza stuhie janë ulur mbi kokën e shqipes vendi drejtohet nga një klikë e rrezikshme. Mafia është ulur këmbëkryq nëpër institucione. Miliarderët kanë pushtuar parlamentin. Rrugën dhe korridoret e vendit janë hapur për drogën. Në ditën e 7 ky që është mbrapa urdhëron të bëhet kallëzim penal ndaj atyre që kanë shkuar të flijohen dhe ky është akt kriminal”, theksoi Topalli.

Por për ish-kryeparlamentaren Topalli, fotoja e ish-diktatorit në Kongresin e Përmetit, është një “klikë e rrezikshme që kërcënon vendin”.

“Një kryetar Kuvendi që feston në Përmet me fotot dhe thirrjet e Enver Hoxhës tregon se një klikë e rrezikshme kërcënon vendin. Ta mësosh i pari se personi që tradhëtoi dhe vrau tra që luftuan për atdheun është vetë Enver Hoxha. Së dyti imagjino Bundestagun e Gjermanisë të hapej me foton e Hitlerin nuk do të rrinte as 24 sekonda në krye Parlamentit. Ju keni një problem, ju e mendoni veten miliarderë dhe se mendoni se do jeni kështu gjithmonë. Përtej kësaj salle ka njerëz idealistë, që nuk trenben nga dhuna, përkundrazi i jep forcë derisa ai që keni atje të ikë nga pushteti”, tha Topalli.

Replikat Topalli-Rama 

Meta: Në Përmet do shkoj cdo 24 maj se vendosi ky Kongres rreshtimin e Shqipërisë në kolaicionin e fituesve dhe vendosi çlirimin e vendit nga pushtimi. Unë nuk impresionohem as nga ekstremizmi juaj as nga ithtarët e Enver Hoxhës. Kongresi i Përmetit vendosi clirimin e Shqipërisë dhe vendosi dhe zgjedhjet e lira e të ndershme që të cilat nuk u mbajtën, por ajo është cështje është tjetër.  Por e di cili është problemi juaj?  Ju e keni problemin me Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare (LANC) që e nxorri Shqipërinë fituese, ky është problemi juaj me 5 majin me 29 nëntorin, me 24 Majin, por ne jemi krenarë për LANC, ne nuk e identifikojmë këtë luftë me Enver Hoxhën, por për ata mijëra djem e vajza që derdhën gjakun për lirinë e Shqipërisë. Nuk ta kam përmendur fjalën. Më vjen keq për ekstremizmin tënd, dhe por si dy pika uji si ata veteranë që dalin me foto të Enver Hoxhës.

Topalli: I pari që tradhtoi atë pjesë të pastër të luftës dhe vranë komandantët ishte Enver Hoxha dhe ti shkon e nderon. Imagjinoni nëse presidenti i Bundestagut do ishte me foton e Hitlerit, por 24 sekonda nuk do rrinte atje ku është dhe ti nuk duhet të ishe në atë vend.  Por ti ke një problem, se ti do ti ikësh debatit, se në 26 maj ajo që ndodhi, por ishte akt banditesk. Ju keni një problem ju mendoni dhe i referoheni vetes dhe i referoheni vetes si miliarder dhe kujtoni se do keni pushtetin tërë jetën. Se kur kam qenë në atë vend nuk jam drejtuar ashtu unë kundrejt teje. Por jashtë nga këtu ka njerëz të lirë, që e duan demokracinë dhe shohin cfarë bëni.

Meta: Është e drejta juaj të shprehni mendimin tuaj, dhe ky është dallimi për këtë legjislaturë krahasuar me legjislaturën tuaj të mëparshme.

Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi opozitën se po krijon situata të tensionuara që të prishë një moment të rëndësishëm siç është ai i marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, që pritet të jepet në fund të qershorit. Balla duke iu drejtuar ish – Kryeministrit Sali Berishës të heqë dorë nga nismat e tij dhe të lërë të qetë Shqipërinë.

“Po mundoheni t’a prishni atë moment të rëndësishëm për vendimmarrjen e vendit të statusin kandidat. Jemi të bindur që kemi bërë përpara me reformat e ndërmarra nga Qeveria, Një sinjal e kemi marrë dhe nga Holanda. Sa i takon sulmeve, modeli i sulmeve me urdhër ka marrë fund në 23 qershor. Unë jam sulmuar me urdhër të atij që keni ngjitur (Berishën). Pak muaj më parë i bëri thirrje që të mblidheni, se ju ka fyer një deputet i mazhorancës. Të paktën një gjë duhet ta dini, se konfliktet dhe urdhrat mbaruan në 23 qershor, atëherë kur shqiptarët vendosën të largojnë urdhëruesin e sulmeve të tilla. Me qe je në sallë Sali Berisha, lërë rehat këtë vend, pse i i qepur këtij vendi kaq keq? Erdhi Rambujeja, ti Sali e prishe, ke 23 vite që e prish këtë vend, si të ishe njeri që e urren më shumë këtë vend”, tha Balla.

Sa i takon çështjes së pushimeve nga puna dhe largimeve nga administrata, Balla përmendi disa nga rastet që janë bërë publike në media. Kështu, duke marrë shkas nga greva e punonjësve të larguar nga administrata, ai përmendi se pikërisht kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata ka marrë 5 masa disiplinore për tërheqje vëmendje dhe paralajmërim nga puna, në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

“Drejtori i Përgjithshëm i antikontrabandës është truproja i Jozefina Topallit, dhe dhëndër në familjen tënde. Meqë erdhëm tek emërimet dhe shkarkimet, zëdhënësja e grevës së urisë ka hyrë në grevë me urdhrin tuaj. Nga Zoti Thoma Miço më datë 16.06 2009, dhe në vitin 2013, kjo zonjë kur ju ishit në qeveri, i jepet masa disiplinore për sjellje të pahijshme. Dhe largimin ja keni bërë ju Nertila Qafzezit. Sa vërtetje duhen për të larguar një punonjëse nga administrata? Ju e dini apo jo. Dhe në vitin 2012 i është dhënë masë disiplinore. Pesë vërejtje gjatë qeverisjes suaj për zonjën Qafzezi”, tha Balla.

Në vijim ai solli në vëmendje dhe tre raste të tjera, ish punonjësish që janë pjesë e grevës së urisë, duke përmendur dhe shkaqet e largimeve të tyre nga puna. “Agron Dervishi ka qenë shef i Zyrës Ekonomike në Gjirokastër, ka vetëm një diplomë për gjimnaz, ndërkohë që vendi i punës kërkonte “Ekonomist i lartë”. Sokol Ulperaj, merrte për vete pensionet e invaliditetit të pjesshëm, ndaj dhe u largua nga detyra. Ai ka përfituar rreth 16 milionë, atëheë çfarë duhet ti thoshin ne këtij zotërie?. Leonard Strazimirit i është rrëzuar padia, sepse shkarkimi i këtij ishte i mbështetur në ligj. E kjo është mjegullnaja, ndaj Sali lërë të qetë këtë vend”, theksoi Balla.

 

10 komente në “REPLIKAT NE KUVEND/ Rama: Mjerë PD që ka mbetur në dorën e dy sekretarëve si Kaçi e Berisha (REPLIKAT)”

  1. Rryp Parlamenti says:

    “Perfaqesuesit e popullit” para seancave parlamentare rrihen me rrypa, kurse gjate tyre e kane me te lehte sulmojne e te fyejne personalisht “kundershtaret” e tyre politike, sa te diskutojne seriozisht per zgjidhjen e ceshtjeve me te rendesishme qe ka nevoje vendi.

    Lum per ata votues qe i kane zgjedhur…

  2. KEVINI says:

    Haha kush e shan ENVERIN ky fare buri KAC ISLAMIi, Nje djal me falni per krahasimin te arij e te peshtyje te jatin duke haruar qe ajo e peshtyre do te bie mbi fytyren e tij se baba nuk peshtyhet kure.Keshtu dhe KACI nje meter e nje sekond peshtyn babin e tij shpirteror shokun ENVER qe e mori nga mallakastra e eger por me bura trima e te mencur duke perjashtuar kete pjelle te ndyre fisin ISLAMI qe kan qen spiun e sherbetore besnik te ENVERIT pra haron qe ajo e peshtyre do bie mbi fytyren e tij .IK O PLEHRE E NDYRE KAC ISLAMI se je perves ti haron kohen kur ne ish studentet e tu shanim regjimin eti trimi i gjate kerceje te na kapje per fyti,Por shprehja do na mbulojn plehrat e tokes do ngrihen kembet ti bien kokes qenka aktuale per njerez si KAC ISLAMI pa vlere thjesht nje liomn i shtrydhur.

  3. arber says:

    Kur ka goje dhe ky Kaci te flase!!
    se mire Berishes ja kemi marre doren tani, ka vite qe vetem flet budalliqe e tani i erdhi goja dhe Kac Islamit te beje si oratorik

  4. D. says:

    Kur do të futet në burg ky kriminel Sali Berisha?

  5. dardani says:

    Gjithe inskenimet ne parlamet asht tuj ba e tuj nxit vetem sali brisha. Ky po intensifiko cdo dit e ma shume veprime kundra hyrjes se Shqipnise ne BE. Synimi i tij asht vetem me shme fol kundra, me saju gjana nga ma t cuditshmet vetem te uli imazhin e Shqipnise ne bote qe ne qershor mos me votue per vendin kandidat . Nuk duhet me i shkue pas ketij te cmenduni. Deputet e pd nuk duhet me u friksue prej ketij te semuri. Ne qoftse jane bashke kunder tij nuk duhet me u shqetesue. Ky godet vetem neqoftese dikush e kundershto tek . Ahere e gjen fati i sokolit. Duhet me u ngrit te gjithe pd kunder tij. Kjo do te sjelle fundin e ketij armiku te betuar te shqiptareve

  6. nje milion qelbesira says:

    OJ E MJERA SHQIPERI CE PO TE PRIN NJE MESUES I VIZATIMIT

  7. BERTO says:

    o RAME ta beri 8 me 2 KAC ISLAMI her burre!u perpelitej me vehten tende sikur te kishin 4 fazorshin ne b..th.

  8. meri says:

    Duhet qe ne si popull te vuajme se do nje sali te sillet si fashist.Ju lutemi a ka me durim njeri te duroje kete bandit,kemi 23 vjet qe e durojme e su be bur nje qe tja mbylle gojen.Kuvendi eshte te zgjidhe hallet e problemet e popullit apo te degjoje ne cdo seance fjalor rugacerie nga deputete.Keshtu e justifikoni rogen qe merni nga taksat tona;U bete te pa durushem.Zoti kryeminister qe ju te vahdoni te merni akom me shume respekt nga populli duhet te ndryshuni gjuhen e ketij kuvendi qe vetem kuvend nuk eshte.

  9. illyrians says:

    vetem shifeni cfare pislliqesh qe nxjerr S-halè haleja nga goja, “perdhunime, njerez me Side, motra e ketij, gruaja e atij”.. si nuk pushoi mnje here ky njeri se nxjerri mut nga goja, ky goje-qelbur, qe ka 23 vjet qe vjell vetem vrer.. imagjinoni nga kush jemi qeverisur kaq e kaq vite.. sa turp..!!! ne shqiptaret nuk meritojme as Europe dhe as te zhvillohemi, ne meritojme varferine, injorancen, sepse jemi ne vete, populli, qe e kemi mbajtur kete serb te ndyre ne qeveri kaq vite..!!

  10. Anonimi says:

    Rrofte PPSH qe na la pas Salen dhe Kacin te shkaterrojne diktaturen e proletarjatit dhe tani nuk u ngelet gje tjeter te shkaterrojne PD forcen me te madhe opozitare, RUHUNI NGA KOMUNISTET SE BARE HANE DHE BESNIKE I QENDROJNE PARTISE DERI NE VDEKJE ,ZGJOHU o popull qe paguani taksat , BEHU zote i vehtes dhe MOS LEJONI te flasin ne emerin tuaj dhe te femijeve te tuaj , u SHOFTE kjo fare e keqe qe per 23 vjete MBOLLEN : Varferi , Percarje ,SHerre , Fyerje , Tallje , Perbuzje , Vrasje , Grabitje ,Kriminele ,Proksinet dhe Prostituta , Droge , Korrupsjon ,Pabesi , Tradheti, Kodoshellek , Pushtellek, SHejtanellek .Shqiperi gjithe lezete ,c’bukuri mbane mbivete … ke pas kene zonje e rende burrat e dheut kane pas thane nane …kohe e re nderron zakoni … TASH HA BUKE DOBICI DHE HORRI ?!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje