Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi sërish dy propozime të bëra nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, për masë disiplinore ndaj gjyqtarëve.
Ministri i Drejtësisë kërkoi masë disiplinore edhe për gjyqtarët Ibrahim Hoxha dhe Valbona Duraj, por kërkesa u hodh poshtë nga KLD. Kjo kërkesë e ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me debate të ashpra.
Megjithatë, vetë KLD vendosi të marrë masën për vërejtje ndaj dy gjyqtarëve, një gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, Lindita Hoxha, dhe Kaçe Agolli, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.
Në seancën maratonë që u zhvillua ditën e djeshme me dyer të mbyllura, janë marrë edhe disa vendime të tjera. Sandër Simoni emërohet emërohet kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda. KLD emëroi kryetar të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehun dhe kryetar të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit diskutuan për projektligjin “Për sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve”, në përgjigje të kërkesës së ministrit të Drejtësisë në cilësinë e hartuesit të tij, për të marrë opinionin e këshillit për këtë çështje.
Anëtarët e KLD mbajtën përgjithësisht një qëndrim kritik ndaj ligjit si edhe ndaj procedurës së ndjekur nga ministri i Drejtësisë në hartimin e tij. Pas diskutimeve, këshilli vendosi që të gjitha mendimet e anëtarëve në lidhje me këtë projektligj, i cili prek në thelb një nga kompetencat kushtetuese të KLD-së, t’i përcillen ministrit të Drejtësisë zyrtarisht.
President i dhjerrë (në brekët e Salës), KLD e qelbur, Drejtësi e ndyrë… Deri kur do të vazhdojë kjo gjendje…???!!!
pse nuk i heqin keto kalbesira te korrupsionit njehere e pergjithmone? kalbesirat e ldk se bashku me president nisan rrahman abdin?
Ja dhe nje arsye tjeter se pse kerkohet nje reforme radikale ne sistemin e drejtesise! Keta cibane duhet te hiqen nje ore e me pare nga trupi i drobitur i ketij vendi. Jemi shume te vonuar!
Nuk behet vendi me keta hiena !
Keta ruajnennjeri tjetrin dhe asnji nuk kane per ta firmosur ,te burgosur,por te gjithe do ti shpetojne.
Duhetnnji gjykate tjeter ,e huaj,se perndryshe asgje nuk behet me keta.
Dhe pastaj themi pse nuk na japin statusin ?
DUHET shkrire KLD dhe te sjellet nga jashte gjykata (mbase suedeze, norvegjeze..), per ndryshe, kjo betoniere horrash te degjeneruar s’merr fund….
Pse fillojne me te njejtat akuza gjithmone??!! Duhet njehere te jape dorehqjen Ministri i Drejtesise nese nuk mban premtimin ose mos te beje me mbledhje te KLD pa shkarkuar parlamenti Nishan e me shoke.
Mjaft me me pallavra …BENI PUNE