Ambasadorët- Berishës: Marrsh nga ditët tona

28 Maj 2014, 15:21Politika TEMA

Që ambasadorët shqiptarë nëpër botë kanë lidhje farefisnore apo politike me ata që i kanë emëruar, kjo nuk është një gjë e re.

Këtë gjë e tregon më së miri edhe raporti i paraqitur sot nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sot kemi 182 diplomatë dhe mbi 60% e tyre janë graduar me nivele më të larta se posti që mbartin, për të vetmen arsye se janë bashkëshort, apo farefisnor të partisë që ishte para 9-të muajsh në pushtet. Sot, kemi ambasadorë dhe për këtë kam prova konkrete që lëshojnë parulla politike në dëm të imazhit të vendit dhe pro interesave partiake që mbartin, ndaj kjo duhet të përfundojë.

Në të gjithë vendet e botës sistemi i gradave është në formë piramidale, pra kush është në pozicion më të lartë ka gradë më të lartë. Në vendin tonë piramida është kthyer mbrapsht, pasi kemi dy persona që kanë të njëjtën kohë punë në shërbimin e jashtëm dhe njëri ka grada dhe bonuse, pasi është pjesë e partisë ndërsa tjetri jo dhe kjo është në shkelje të plotë më ligjin, prandaj dhe kam shfuqizuar të gjitha bonuset që do hynin në fuqi brenda janarit 2014”, ka thënë Bushati.

Por, aq të lidhur janë ata me ish-kryeministrin Berisha, aq sa në korrespodencat e tyre, sipas Bushatit, i shkruan atij: “Marrsh nga ditët tona”.

Jo vetëm aq, por ka ambasadorë që tashmë i shkruajnë kryeministrit Rama dhe i kërkojnë llogari se përse merret “me Ruçin dhe pinjollët e komunizmit”.

41 komente në “Ambasadorët- Berishës: Marrsh nga ditët tona”

  1. O Bushat cmerresh me plera po qeroi sa me pare se kane mbire si ciban ne dem te Shqiparise.

    1. eri says:

      avash avash! do largohen te tere.

    2. Tos Bllokmeni says:

      O Bushatli, jepi dajak e nisi per ne p. te sames, apo s’thone keshtu ne Shkoder?

      1. Hej mor hheeeejjjjjj says:

        Si nje Shqipetar qe jetoj qe nga 1998 jashte-teritorit tone thjesht kam ate ndjesine qe ambasada(at) jone ose ska drita,seshte aty, ose sekziston……po vetem kur…ke vdek dun pareeeeeeeee,……hhmmm duket tragji-komedi por per fat t’keq eshte e vertete….
        Po ti shashe si detmon por i nderon (reklama e keqe reklame e mire)…..

  2. ali demsi says:

    Hiqi mer Bushat se prandaj ju zgjodhem..Mos na hapni barkun me keto histori…Zhduki coji ne mal nga kane ardh

  3. Niko says:

    Ka mbjellur faren e keqe shpellari do koh zvendesimi dhe saper ambasador qe ka caktuar shpellari nuk ju plasi bytha per shqiperin por per Saline

  4. idealist says:

    Kjo Qeveri është e pafuqishme. Me “kulturë” dhe me parime “demokratike”, nuk qeveriset ky vënd…! Mblidheni mëndjen sa nuk është vonë…! Sali haleja dhe banda e tij, po u bëjnë “karshillëk” gjithë shqiptarëve dhe po përgatisin destabilizimin e vëndit…

  5. revoltimi says:

    bushat hiqini se kot sju votuam! turp tju vij po mos ti hiqnii!

  6. Agushi says:

    Ore zoti Bushati, çfarë prisni more burre? Turp qe ju i deklaroni keto fakte dhe nuk merrni masa ndaj tyre. Ne je i pazoti liroja vendin nje tjeter personi qe ka zemer dhe b… me shume. Keni akoma besimin e shqiptareve dhe jo vetem te njemilioneve por shume e me shume se edhe te djathtet kerkojne drejtesi, kerkojne reforma ne te gjitha fushat.
    Te gjithe shqiptaret kane kuptuar se Berisha dhe langojte e tij u ka zene frymen.

  7. rebeli says:

    O bushat ,ju sikur ju kemi dhene voten vetem per te konstatuar, hiqi sa me pare dhe ne motivacion shkruaja edhe kete qe po nqa tregon neve.se moret nje milion vota per aresye se e dinim se cfare nuk kishin bere. po kini kujdes se mos veproni me keq se ata. se deri tani me cpo shohim keni punesuar vetem njerez te lidhur me drejtoret qe keni emeruar, me deputetet. perse deputetet tuaj nuk u pergjigjen votuesve, a keni dijeni? po them un e ne cdo rreth e kane qelbur kane lene pa pune specialiste me pervoj e te diplomuar, me shkolle te larte ,qe spo i perfill njeri, kane futur ne pune edhe njerez me precedent penal .edhe atje ku jane zevendesuar drejtoret ,perseri ata vijojne pune pasi jane mbajtur.te larguarit nga puna ne kohen e saliut ,vijojne te jene akoma pa pune.kush do te kujdeset per ta .iku nje vit. deputetet nuk ju hapin telefonat,ndonese kane punuar per ta.

  8. lilita says:

    Te nderuar zoterinj te gazetes,ju shpreh respektet e mia qe prekni tema qe jane shume domethenese per perfaqesimin e vendit tone ne sy te te huajve.Une jetoj jashte shteti dhe puna e trupit diplomatik le ne me te shumten e rasteve per te desheruar per nga niveli shkencor e kulturor por edhe nga komunikimi.Eshte domosdoshmeri qe te behet revolucion ne kuptimin e vertete te fjales.Une jam e moshuar relativisht por e them me plot goje qe ne diplomacine tone te vihen njerez te rinj te diplomuar ne Europe apo ne Amerike.Duhet te jete brezi i ri ai qe te mare ne dore drejtimin e vendit tone.Kultura,energjia dhe rinia e tyre mposht cdo veshtiresi,hap cdo shteg,perballon cdo gjendje,vlereson cdo situate dhe vjel cdo rezultat

  9. zambi says:

    Po te deklaronit para 9 muajsh kete gje do ishte dicka shume ne rregull. Te deklarosh sot pas 9 muajsh qe 60% kane probleme me gradat ky eshte problemi juaj. Edhe sa muaj do kalojne para se t’i fshini ata te cilet i konsideroni te paafte?

  10. Shpresa says:

    Po idealist ashtu eshte duhet mbledhur mendja sa nuk eshte von. Ata po e destabilizojne vendin kjo duket qarte.

  11. Xhepi says:

    Neqoftese ne perfaqesite tona diplomatike ekzistojne punonjes qe jane ; femije , vellezer ose dhenderrure te ish fuksionareve te larte te PD dhe te ish deputeteve matrapaze e dallkauke te PD-se te hiqen ne moment. Te flaken pertoke pa frike. Kesisoj gomarlliqesh e poshteresish nuk ka bere as Mbreti Zog dhe as Enver Hoxha qe kishin pushtete te trasheguara dhe qe ishin diktatore. Mire ato qe ishin nga nje dikatator po tani pska pase shume diktatore qe te maskuar me ligje demokratike te vendosin te afermit e tyre ne poste diplomatike, ne dogana, ne tatime, ne policine e shtetit, ne gjykata e ne te gjithe poret nevralgjike te shtetit. Te hidhen poshte si te pamerituar se te tille jane dhe te kemi nje shtet kombetar dhe ligjor dhe jo farefisnor e uzurpatoresh maskarenje, genjeshtare e hajdute te felliqur. Le te bejne greva sa te duan. Qenka kollaj kjo perfitoj dicka te padrejte me vjedhje dhe shkelje te renda ligjore , pastaj ti qe me denon mua je gabim se shkel ligjet demokratike. Qeveria dhe Z.Rama te mos flejne gjume se sot duhet pune e madhe. Pse me vonese e paska pare Z.Bushati. Edhe njehere pushteti dhe shteti shqiptar eshte i gjithe shqiptareve me kushtetute. Jo Kushtetuta ndryshe e pushtetaret ndryshe. Ç’fare jane keto qe degjojme cdo dite ? Mos te kete frike Shteti, por te kaloje frika nga shkelesit e ligjeve, ta mesojne cdon te thote demokraci dhe ligj , se ndryshe nuk vemi drejt Europes ku aspirojme te gjithe shqiptaret , por vemi drejt gropes !

  12. shpetim says:

    Zoti Bushati,

    Une kam respekt per pergatitjen Tuaj profesionale, gje te cilen e kam krijuar nepermjet prononcimeve qe keni bere ne media.

    Por nuk arrij te kuptoj kete deklarim Tuajin, lidhur me parulla politike te disa ambasadoreve ne dem te imazhit te vendit.

    Me njohurite e pakta qe une kam ne fushen e diplomacise, jam ne dijeni se veprimtaria e diplomacise ne Shqiperi mbeshtetet ne Ligjin e Sherbimit Diplomatik, i cili ne parimet e tij prioritare ka angashimin e te gjithe trupes diplomatike ne mbrojtje te interesave politike,ushtarake, ekonomike,tregtare,kulturore dhe imazhit te vendit.

    Atehere si mundet te lejohet qe disa njerez, qe per fat te keq jane te emeruar ambasadore, te veprojne ne kundershtim me kete Ligj(gje per te cilen, sipas jush ekzistojne edhe prova)?

    Keta persona, cilet do qofshin, nuk mundet te qendrojne ne ate pozicion,per faktin e thjeshte se nuk kryejne detyren.

  13. illyrians says:

    …”marsh nga ditet tona”, hahahahaha, dhe me e forta eshte kur pastaj S-halè shurra dhe te gjithe lepiresit e tij, qener, hajvaner, akuzojne kundershtaret si komunista…ky eshte kulmi..

  14. kosta says:

    Hiqini mor keta te degjenerur,koke pa lare qe me paret tona bejne propagande kunder vendit.Cfare diplomat jane keta shkerdhata me kete menyre te shemtuar e super te degjeneruar po njesoj si ne kohen e kelysh Enverit qe luteshin qe ky i fundit te merte nga ditet e tyre po te njejtet i luten te njejtit,katunarit Salibancibanit qe ti dhurojne ditet e tyre te jetes.Z.Minister!Ketyre kellirave jepi nga nje kallup SAPUN RROGOZHINE dhe urgjentesisht kthim ne identitet ke 313 biruca 7 qe te praktikojne zanatin e vjeter ate te origjines qe per te zbrit nga maja e malit,fillun ti bijne sumes,e nga kjo perfituan binifite.

  15. Ambasadoret ,pa miratimin e presidentit ,nuk mund as te hiqen ,dhe as te vihen !
    Me menyra te tjera edhe mund te hiqeshin te gjithe ata fekalet maloqare ,qe na nxoren bojen me injorancen e ryre ,per 24 vjete ! Por e mira per shqiptaret duhet te ishte nji Ismail Kadare President !

    1. lili says:

      Ligji ndryshohet pra ,edhe qeveria pyet Parlamentin a sujet a jo ky ndryshim!
      Idiotite se sujet per cdo gje pelqimi i berishes nuk qendron,ku le mazhorencen nga Soverani,qe eshte populi e jo saliu e yesmen-t e tij

  16. nini says:

    Keta tipa te mbledhur jan plehrat e kohes -”marresh nga ditet tona ”me bajraktar klasik – te zhduken se nuk e kan nga aftesit por miqt e elozhet pafund .

  17. vemendje says:

    Bushat,kjo nuk tregon tjetr pos pafatesise suaj,per te mos thene qe jeni kthyer ne enuke.Fatkeqesi per kombin tone dhe ata 1 milion socialiste qe ju dhane votat.Me mire nje spiun Serb,hajdut vrases kriminel se sa dhitsa si puna juaj qe flini me drite hapur

  18. sala says:

    zBushati, prandaj populli u dha nje shumice absolute qe ti hiqni keta plehra,dhe neqoftese kane shkelur ligjin,vendin ti e di,ne burg maskarenjte,qe bejne koqen e palles me leket e popullit ne te gjithe boten.

  19. elton says:

    Bushat, qe dipllomacia jone mund te mos arrije te beje ndonje gje kjo dihet. Po te pakten coji zagaret atje nga kane ardhur.

  20. Esat Pashe Fevziu says:

    O Ditmir, akoma i keni ne sherbim keta plehra? Po ti dukesh dhe djale i mire dhe kishim respekt per ty. A e dini qe po na e peshtirosni rilindjen me kete mefshtesine tuaj? A e di qe do te fillojme te kerkojme qe te hiqesh ti si i paafte per te bere reforma?

  21. kanioni says:

    Me gjithe respektin qe kemi per ju zoti Bushati, ne fakt ke lene per te deshiruar. Jo me fjale me vepra puno. Hiqi ambasadoret e inkriminuar, hap letrat qe nga viti 1992 e ne vazhdim, rezultati: te paafte, hajdute te inkriminuar me trafiqe sidomos vizash. Dhe sot prap i ke ambasadore turp…çOI PER NDJEKJE PENALE, TRAFIQET E VIZAVE TI I KE NE SHIK DHE TREGOJUA VENDIN, JANE SUPER MILIARDERE. Mete drejte sot ata shprehen kunder teje se livadhisi me xhepat plot, bejne jo rralle here te diturin, te kualifikuarin. Pika 5 save te tyre qe mezi kane mbaruar universitetin. Kaloi ne site ti qe je me medalje dhe e sheh se çfar malli te del.

  22. E VERTETA says:

    Ndanu o pabuksa ne te PDse e PSse e beni tifozllek e shani njeri tjetrin sic po beni. Shqiperia vendi me i pasur e i bukur ne bote per cfare Zoti ka falur mbi dhe e shqiptaret jetojne si Namibia e Zairea ne lufte.
    Arsyet gjeni vete o truthare po me dhimsen kalamajt tuj pa buke qe jane te pafajshem

  23. Nertila says:

    Cfare gjuhe diplomatike e? Zhargon diplomatik, ju marrte ditet dhe vitet inshalla xhaxhi Enver i skajit verior dhe rrofte sa malet qe te shohe sesi perbuzet nga shumica e popullit.

  24. toni fr says:

    Ore po ti po heq pompiste nga puna se jane te djathte e hallexhinj e mban keta plera ambasadore pa anglisht .jep doreheqjen po se ben dot kete pune se na cate trapin

  25. shpatar says:

    Ne mbeshtetje te komentuesve .Shume e sakte.Kane 9 muaj qe konstatojne shkelje flagrante te ligjeve dhe asnje veprim konkret .Saliu e ka mare situaten ne dore .Duke e ditur qe, do te ndodhi ashtu sic beri ai me shkarkime politike, ta bente dhe Rama .Sa hoqi Rama disa nga administrata e meparshme Saliu me qorrat u hodhen ne sulm .Ja emerime partiake ne kundershtim me Kushtetuten .
    Ka 9 muaj Saliu qe dite per dite i bi fyellit ne nje brim dhe Rama vazhdon te mbaje penge mijra kuadro te specializuar qe u larguan nga Berisha ne 1993 e 2005.Mos harroni se shumica e te zbuarve nga Saliu ishin kuadro qe kishin nje karjer te shkelqyer e me tituj qe u flaken me nje epitet Salinian .Komunist!!!!.Ne 2005 nga qe epiteti kriptokomunisto-Enveriste nuk kishte me kuptim u zvendesua me :A pret dru per mu .
    Tani Salushit nuk i vjen keq per mbushsat e topit por per tymin e tyre ne fushatat elektorale .Si parti qe u mbeshtet ne filozofine Donkishoteske :Nem qe te te jap- populli ne 23 Qershor ja dogji planin A,B,C,D dhe tani nuk ka ku te kapet .Bene zhurma nga me te ndryshmet qe te ngjalli sadopak moralin e Pd.Luli nga ana tjeter i vjen nga pas si ogic pa e kuptuar se keshtu po i bene gropen vetes .Salushi luan me zaret e fundit qe ti shpetoje ndeshkimit por Lulushi ,ky djaloshi “Tulipan” ,do ta kete mbas koke nese nuk ndryshon mendjen .
    Pres qe mbas konkluzjonit per statusin Rama te veproje me kabinetin e tije qe ne keto poste te vendosen persona qe e justifikojne vendin e punes .Nuk jam qe te largohen njerez te thjeshte e te ndershem te kujdo spektri politik qofshin .Te hiqen me cermoni te gjithe :Niper ,mbesa ,i imi ,i atije ,i partise ,i votes i pashkolluari te deklaruarit si tellall e propogandiste ne administratat shteterore .Ne menyre urgjente te marre fund statusi per nenpunsin civil te cdo kategori e te vendosen kritete shkencore ne emerimet qe nga fshesaxhiu i Saliut e deri tek sekretaret qe u bejne veri pushtetarve e supershefave ne cdo qelize te shtetit.
    Merrni pak shembull nga Greqia fqinje .Brenda 3 vjetve vendosi kritere per emerimet dhe nomiklaturat e asnje sot nuk proteston .Ska si te protestoje nje me me pak nivel kur i le vendin nje qe ploteson kriteret e shkollimit e te profesjonalizmit .U zbatua teoria e zbythjes shkalle shkalle sa te gjithe shkuan atje ku e meritonin .
    He z.Rama cpret .Nuk e di se cduhesh te beshe .Per keto nuk i merret leje Opozites .Opozita po pa qe ti shkel kriteret te te beje qe ti korigjosh gabimet.Hiqeni idjotizmin partiak dhe zvendesoheni me konceptet progresiste ku mendja vlersohet me shume sesa thesi i parave te injorantve .

  26. Bentirona says:

    Ca boni keshtu mo,,,,,,,,,votoni salushin e GERDECIT dhe ju jap fjalen se nuk do te kapet me KANABIS as per nje CIGARE, e gjitha do te shkoje jashte, shqiperia nuk meriton te drogohet,thote salushi

  27. Tomorri says:

    E tmerrshme per kete komb,sa do vazhdojme keshtu???????

  28. shiaksi says:

    ca ambasodor jan keta mor ,kush e di sa nga i kan gjet,shpresojm qe se shpejti ti largojn nga ajo detyr

  29. rrnoft pd says:

    Ti akoma ke shoferat e saliut ne ambasada,ne fakt nuk jane shofere profesionist,por ish instruktora partie te PPSHse,te konvertuar ne demokrat,per faktin qe jane nga Tropoja

  30. xhevair says:

    Por ti or buf ke pasur nenete muaj kohe per ti qeruar dhe me paturpesi dhe faqe te zeze del dhe na flet qe saliun e paskemi perseri kryevezir.O pika qe nuk ju ra.Populli pret nga ju,kurse ju mbasi ngrohet bythet ne kolltuke dilni dhe na prallisni.

  31. Toskeria says:

    O Zot na ndihmo, çfare nuk na degjojne veshet. Por çfare qeverie dhe shteti duam te krijojme? Si ka mundesi qe ministri dhe Kryeministri jane te pafuqishem per te zbatuar ligjet e ketij vendi, kush e administron shtetin opozita apo maxhoranca? Si ka mundesi qe qendrojne ne detyre disa palo ambasadore? Te hiqen menjehere dhe ne rastese se propozimet e qeverise nuk miratohen nga ana e president mavrise, te emerohen te ngarkuar me pune qe jane te barasvlefshem me abasadoret, se keshtu siç po veprohet tegon se shteti nuk po vepron por po ja fute gjume dhe opozita ka te drejte qe tallet me qeverine.

  32. shqipetaret e vertete says:

    Sali fashisti dhe lulezim hajduti kane te drejte.Rama para pastrimit te bregdetit duhej te pastronte hajduterine dhe plehrat e fashizmit terrorist te grupit te sali berishes dhe lulezim bashes.Shqipetaret kane kohe qe po ja thone Edi Rames dhe te tjereve.Ne qofte se nuk degjohen shqipetaret tani neser do jete shume vone .

  33. nuri says:

    Ruci eshte unikal ne vendet ish komuniste europiane, ish ministri i brendshem i diktatures akoma eshte politikani defakto numer 1 i njeres nga dy patite me te medha te vendit, PS. Meta vertete eshte zgjedhur nga Sulo Gradeci por nuk ka CV e Rucit te kohes se diktatures.

  34. jugu says:

    NA ngordhi kali I rane thonjte po vrapon rilindja ti vere patkojte.

  35. lili says:

    Kjo qeveri cdo dite po na dudit me zbulimet e saja! Populli ju votoj pikerisht se -edhe pa pasur keto stahtistika-e kuptojne se ku e kishe katandisur shtetin berisha!Edhe sa Viêt do vazhdoni vetem evidentimet e deshtimet e berishes?nuk ju votuam per kete,se ne vete e patem ba bilancin edhe ju votuam per te vepruar!
    Ku Jane arrestimet per korruption,ku Jane largimet per népotisme,ku eshte ndryshimi ?…
    Nje Viêt pushtet nuk eshte pak per te vepruar edhe asgje? Nuk kishe as je dijeni prépara se keshtu eshte situata edhe ju desht nje Vjêt te plot per ta kuptuar?edhe ndoshta nje Vjêt tjeter per te menduar si duhet vepruar?..edhe nja d’y vjete tjera per te filluar me vepruar.??!
    Amatorizm total….

  36. Rrok says:

    z.Minister,Bushati!9 muaj pasi jusollem ne Pushtet me 1 milion vota,Ju vazhdoni vetem te “Konstatoni” ato pislleqe te cilat ne i dinim ashtu si dhe Ju,perpara se te ju jepnim votat tona.Ju “besoni”akoma se mund te na shisni “sapunin per djathe”,sic bete edhe ne Qeverine NANO!Te njejtat pislliqe beri Ilir Meta ne Qeverine e Berishes,si Minister i Jahtem.Te njejtat pislliqe beri qe ne fillim Berisha,i cili beri ambasadore te njejtet ambasadore ish komunista.Edhe Ju po vazhdoni si para ardhesit tuaj,me lokalizma,lidhje familiare,klane,miqesirae shoqerira.Ju nxituat qe ne illim te marrjes te postit te ministrit te emeronit ambasador Ilir Gjonin,ne Zvicer,figure politike dhe shteterore me njolla por dhe pjestar i klanit Kapo,ne te cilin beni pjese dhe ju,Xhelil Gjoni,i jati i Ilirit dhe sekretari Partise Punes per Tiranen,krushk i Kapove,Medi Bushati-dhenndri i Hysni Kapos dhe kusheri i juaji,Sulejman Bushati,babai juaj,ish sekretari i Partise Punes ne Kukes,etj.Ju arritet te merrni firmen e Presidentit Nishani per Ilir Gjonin duke bere kompromis me presidentin sepse e dergove propozimin se bashku me ate te nje perfaqesuesi te P.D. me mbiemer Demi.Ju jeni si ato,Berisha,Nano,Meta.,qe nuk ju shqeteson prestigji i vendit por klani juaj familiar.Mjere Shqiperia.Mjere ne qe ju dhame perseri votat njerezve si ju.M.gj.ate 4 vite kalojne shpejt.Per ju ndofta ska me interes,sepse keni vene “dicka” ne nje ane.por per vendin tone.

  37. Rrok says:

    Eshte ne pritje dhe tani po e postoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje