Strategjia zvicerane për Shqipërinë/ Rama: Reforma territoriale mundësi për transformime të mëdha

28 Maj 2014, 12:23Politika TEMA

“Strategjia e bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër, është pikë referimi si mund të bashkëpunojmë me donatorët”, u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë, ku u prezantua Strategjia Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë 2014-2017.

Rama tha se mbështetja zviceriane për Shqipërinë është rreth 22 milionë franga në vit.

“Mbështetja e Zvicrës për Shqipërinë është një shifër jashtëzakonisht kuptimplotë dhe është një shifër sfiduese për ne, për të arritur që të bashkërendojmë punën hap pas hapi dhe të maksimalizojmë efektet e vënies në përdorim të kësaj shifre”, vijoi Kreu i Qeverisë.

Rama u shpreh se katër fushat në të cilat fokusohet mbështeja zviceriane për vitin 2014-2017 decentralizimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura urbane dhe energjitike, si dhe shëndetësia,  janë faktikisht fusha të një vëmendjeje prioritare.

“Një rezultat i pritshëm, i prekshëm dhe historik për Shqipërinë është reforma territoriale-administrative që tanimë është në fazën e saj të fundit dhe që nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen zviceriane”, theksoi Kryeministri.

Përmes mbështetjes se Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunimit të Ambasadës zviceriane, Rama tha se kemi marrë reformën rrënjësore, që do të na hapi rrugën për të synuar me politika të reja, agresive një sërë transformimesh edhe në fushat e përfshira në këtë dokument bashkëpunimi. Sipas Ramës, pa këtë reformë do të ishin të pamundura reformat e tjera.

Praktikisht, theksoi Rama, ne jemi të detyruar të arrijmë rezultate konkrete, në radhë të parë për ata që na e kanë besuar fuqimisht drejtimin e vendit, zgjedhësit shqiptarë, por edhe për të merituar besimin e shprehur, përmes një rritjeje me 22 milionë franga në vit mbështjetje e Zvicrës për Shqipërinë.

“Ky dokument që nuk është një strategji e radhës, por një dokument pune për të dy palët për të çuar përpara projekte konkrete.
Donatorët duhet t’a shohin këtë dokument si pikë referimi, si mund të ndërtojmë bashkarisht një rrugë të re për prioritetet e qeverisë së Shqipërisë, për të mos krijuar me fondet situata që pastaj kërkojnë rivlerësime edhe me kosto shumë të larta”, vijoi ai.

Në këtë kuadër, Rama tha se shpesh janë ndërmarrë projekte që nuk kanë qënë të bashkërenduara, duke ndërtuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

“Pas 3 vitesh nuk do jemi bërë si Zvicra, por me siguri njerëzit do mendojnë pak më mirë për ne dhe ne do kemi më tepër besim tek vetja” , tha Kreu i Qeverisë.

19 komente në “Strategjia zvicerane për Shqipërinë/ Rama: Reforma territoriale mundësi për transformime të mëdha”

  1. BERTO says:

    PO O RAME PO:REFORMA TERITORIALE DO JU JAPI JUVE TE (PS)MUNDESI QE TE KONTROLLONI,DHE TE PASUROHUNI ME SHUME!

    1. nga larg says:

      O Berto dukesh qe je inteligjent si Sal-Haleja dhe e kap eprin per bishti ….

      1. Rezi says:

        Reforma eshte nevoje jetike dhe kete e dime te gjithe. se sdo luli e sala, sdo te thote se sduhet te behet, sepse populli votoi te kunderten

        1. Albi says:

          Them se Rama eshte korrekt ne ate qe thote, pasi kjo ska si te ndodhi ndryshe, eshte nje pune qe duhet bere se e gjithe bota funksionon ndryshe nga ne ?

          1. Gerti says:

            Vazhdoni punen e nisur pa pare se cben opozita.. kjo opozite eshte e vdekur

            1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

              agjitpropi në aksion 3

    2. adi says:

      Reforma territoriale duhet te ishte bere me kohe, po derrat qe jane mesuar me lluce perpiqen te pengojne cdo gje te mire

  2. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    zvicra ka administratën më të vogël!
    një administratë të thejshtë e funksionale!
    në çdo aspekt të jetës ka një funksionim të shkurtër dhe rezultativ!!
    këtë kopjoni!!mos u merrni me italinë e kalbur nga e cila kopjoni çdo gjë!!

    1. sui says:

      Suksese keshtu vazhdoni

    2. Daniela says:

      KESHTU VAZHDONI

      1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

        agjitpropi në aksion

  3. eduardi says:

    Me ne fund po fryn era shtet!Mjaft me ,me kryetare qe zhduken me vulen ne xhep me nga nje muaj jashte shtetit!Ndarja e re nuk te ricikloje me asnje kryetar bashkie e as komune!EDI RAMA PO BEN SHTET!

    1. sui says:

      NJe hap me prane statusit suksese

    2. wt says:

      Dhe premtimet vazhdojne te ralizoken Bravo

      1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

        agjitpropi në aksion 2

  4. albaton says:

    Mjafton që të bëhet njëherë e mirë e jo sa herë të bëhet rrokada e pushteteve

  5. Denoncim says:

    per hajer, edhe pse “medemek demokratet” po tmerrohen nga vendosja e rregullit e me siguri do organizojne ndonje proteste (ujku do mjergull jo rregull)

  6. reflektori says:

    Ed Rama,

    e ke menderosur ke lene Gjermanine ne vend te dyte dhe ke kaluar Albanistanin ne vend te trete – Derrisha ta la ne vend te dyte – prandaj jep doreheqjen se ai do te nderseje ata me emer Qeni ate te bashkise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje