Basha- Sohlström: Suedia të mbështesë Shqipërinë për statusin (VIDEO)

28 Maj 2014, 13:00Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet Politike në Ministrinë e Jashtme suedeze Torbjörn Sohlström, për të mbështetur Shqipërinë për statusin e vendit kandidat.

“Shqipëria i plotësoi kriteret e kërkuara nga komisioni europian, dhe ato janë certifikuar ndaj statusi i vendit kandidat është i merituar dhe nuk ka arsye të mos jepet”, theksoi Basha.

Duke u ndalur në zhvillimet në vend, ai tha se Partia Demokratike dhe opozita jo vetëm e mbështesin pa asnjë kushtëzim integrimin europian të vendit, por po i shërbejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë, duke denoncuar me fakte shkeljet e ligjit nga qeveria, përfshirjen e elementëve të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe në poste kyce të administratës cka ka sjellë rritjen e frikshme të trafikut të drogës drejt vendeve të BE-së.

Basha i shprehu zyrtarit suedez shqetësimin që ka krijuar në vend, shkarkimi masiv i nëpunësve të administratës pa motive ligjore, shkelja e përsëritur e konsensusit politik nga mazhoranca, moszbatimi i vendimit të gjykatave nga qeveria. Ai e quajti të rrezikshëm dhe të papranueshëm për demokracinë agresionin në Kuvend, të deputetëve të mazhorancës ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.

Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal në aktet e e rënda të qeverisë në kapjen e institucioneve, duke përmendur marrjen e kompetencave të Presidentit, futjen nën kontroll të ILDKP-së dhe AMA-s.

6 komente në “Basha- Sohlström: Suedia të mbështesë Shqipërinë për statusin (VIDEO)”

  1. fshatari says:

    O Basha ju duhet te shpalleni te paligjshem sepse jeni Parti hajdute,kriminele dhe antishqiptare.
    Sali Ram Berisha duhet te denohet me burg perjete ndersa ju legenat e tij me 25 vite pa te drejte ulje denimi
    Vetem keshtu mer fryme Shqipja

  2. eri says:

    ashtu e? po keto grevat e keto inskenimet mediokre qe po beni?!!! apo keto i harroni? maskara burrec!

  3. Cibuku says:

    I tille trap eshte! I paska dhene urdherin Suedise qe te mbeshtes dhenien e statusit dhe te njeten urdher po u jep langojve te vet te cadrave e te paskuintave. Mallekuar qofshi o plehra!

  4. idealist says:

    Tani ky debili idiot, Basha, shkon e i “qahet” suedezit për çështjet tona politike…??? Këtë nuk e kam kuptuar kurrë…! Vetëm ne shqiptarët u ankohemi të tjerëve për hallet tona dhe më e keqja është se presim që të tjerët të na i zgjidhin ato… Kjo është ndërgjegje e rrënjosur në Mesjetë, në sistemin feudal, për bujkërobërit-raja, që çdo gjë e mendonte, e vendoste dhe e “zgjidhte”, “pronari” i tyre feudal… A nuk presim dhe ne kështu nga “miqtë tanë” të fuqishëm, SHBA dhe Evropa…???

  5. Nordiku says:

    Shumë i drejtë komenti i Idealistit! Suedezët vetëm qeshin nën zë prej budallalleqeve të nxjerra nga goja e liderit opozitar!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje