“Pse nuk i ndalojmë ata që presin pyjet? Kemi frikë për jetën”

28 Maj 2014, 19:05Politika TEMA

Nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por i thuajse të gjithë Ballkanit. Bëhet fjalë për masakrën mbi pyjet.

Për këtë qëllim, Balkan Insight ka bërë një investigim, që ndalon në disa shtete, përfshi edhe Shqipërinë.

Në pjesën për vendin tonë, thuhet se të ngarkuarit për ruajtjen e pyjeve, mbyllin njërin sy ndaj prerjes ilegale të pemëve.

“Rojet e pyjeve, që flasin në kushtet e anonimitetit, thonë se janë të detyruar që të patrullojnë qindra hektarë dhe të përballen me kriminelë të dhunshëm dhe të organizuar, ndërsa me vete kanë vetëm blloqe për gjoba,” thuhet në shkrim.

“Kam fëmijë në shtëpi dhe ata duan që të kenë babanë e tyre, duan që të kenë bukë në tavolinë. Kështu që ndonjëherë e mbyllim njërin sy, jo për shkak se na paguajnë, por sepse jeta jonë është e kërcënuar,” thotë një roje.

Për shembull, vetëm për parkun e Lurës ka dy roje, që mbulojnë një hapësirë prej 10 mijë hektarë.

Zona më e dëmtuar është Liqeni i Luleve, ku janë zhdukur copa të mëdha pyjesh.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Balkan Insight tregojnë se vetëm në vitin 2011 janë prerë në mënyrë ilegale rreth 4700 hektarë pyje, një sipërfaqe sa Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.

Aq e rëndë është situata, sa ministri i Mjedisit, Lefter Koka po shqyrton mundësinë e një moratoriumi për pyjet për pesë vite.

Megjithatë, prerja e pyjeve vazhdon, shkruan BIRN.

11 komente në ““Pse nuk i ndalojmë ata që presin pyjet? Kemi frikë për jetën””

  1. tourkofagos says:

    pyjet mut………

    1. greqoprasos says:

      mut e shkuar mutit, po edhe ne Greqi mo ashtu po behen, i griu kriza, s’kane te paguajne korrentin e gazin per t’u ngrohur. E ç’jane afer kufirit i presin vete greket, i shpien ne Vidohove te sharra dhe i bejne dru e qymyr e i shesin po prape ne Greqi…

  2. shpetim says:

    Rrafshimi i pyjeve vazhdon pa u ndalur keto 24 vjet. Ja kjo eshte pasqyra me reale e rrenimit te vendit.

    Me e keqja eshte se nuk ka edhe shenja serioze se si mund te dalim nga kjo katraure.

    Strategjite e Instituconeve perkatese si Ministria Bujqesise, Ministria e Mjedisit, Drejtoria e Pyjeve, Policite perkatese deri me sot jane te deshtuara.

    Ky problem eshte krejtesisht i joni.Ja per kete pune nuk mund te kete lufte politike Pozite-Opozite.Per kete nuk duhet as ndihme nderkombetare apo e huaj.

    Pse nuk e ndreqim ? Sepse nuk duam.

    Eshte fatkeqsi kombetare.

  3. Toni says:

    Kush ti ndaloje? Ata qe po merren nga mengjes ne darke me drogen, nga ana tjeter spo lene gje pa shitur e plackitur.

  4. agimi says:

    vetm llafe kshu thane dhe per gjuetinete njenjtat llafe dhe per pyjet neve jemi nje vend ivogel dhe njiemi me njeri tjetrin prandaj duhen skuadra special me veshje te tille qe mos njihen nga banoret e zones kshu dhe gjykatesi e te tjere qe meren me mbrojtjen e pasuris kombetar sa pa u zhdukur cdo gje.

    1. erzen begaj says:

      per mendimin tim shteti duhet te beje nje moratorjum te pakten pes vjecar per ndalimin e prerjeve te pyjeve ne te kundert do te jete sh. vone per te rikuperuar kete kasapane

  5. Selim Rroshi says:

    Ee vetem show bejne jan nje tufe kalamajsh qe asnje pune sbejne as gjahun se mbyllen as prerjen e pyjeve.
    Hyn LSI aty e fut lloj lloj kalamajsh pa shkolle e kush do punoje pyjet dhe gjahu jane te lidhura se gjahu ne pyll jeton.
    Shate ata italianet qe 3 jav ne vit gjuajne e sjellin gjithato lek.
    Eshte shteti vete krimineli i pare i gjahut e i pyjeve se ka shkelur parimin themelor qe te ardhurat nga pyjet e kullotat investohen po aty qe te jene rentabel. Asnje lek ska hedhur ne 22 vjet vec ca tenderave si komunat ku behen letrat meren leket e asnje pune.

  6. 'stili> says:

    Edhe pylli kaq epat -Iku frika refugjat ,,.!!!!!

  7. itreg says:

    Te nderhy shteti ne qofte se ka.

  8. idealist says:

    Mos u përpiqni të zbutni problemin, duke na krahasuar me fqinjët… Masakra që është bërë e bëhet tek neve me pyjet (si me çdo pasuri tjetër natyrore), nuk ka të krahasuar me asnjë vënd tjetër…! Kush udhëton jashtë shtetit dhe shikon Shqipërinë pastaj, mund ta konstatojë lehtë këtë që po them. Zaten, shkatërrimin e kemi në gjak…Na e përforcoi dhe Sali shpellari, me teorinë e tij qeverisëse “të lirisë së veprimit”, me një fjalë: “Bëni ç’të doni, vidhni, vrisni, prisni, shkatërroni, vetëm mua dhe bandën time, na lini të qetë të bëjmë ç’të duam…kush nuk është “i zoti” në këtë xhungël, le të vdesë…(ligji i prehistorik i shpellave…) Bile këtë “teori”, kërkoi t’ja u mësojë dhe evropianëve (???!!!), tromara tou…skizofreni i Viçidolit…!!!

  9. katarakti says:

    Duhet te ndalohet se pari eksporti i druve dhe mobiljeve nga Shqiperia. Ata qe i presin druret nuk i kane rritur vete, por parate i fusin ne xhepin e tyre. Keshtu vazhdon te shkaterrohet Shqiperia çdo dite e me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje