Merret në ruajtje gjykatësi i “Dajtit”/ Gjyqtarët: Ndjehemi të kërcënuar dhe shantazhuar

28 Maj 2014, 15:52Politika TEMA

Gjyqtari i çështjes së Dritan Dajtit, Idriz Mulkurti, është marrë në mbrojtje nga policia.

Së bashku me të janë marrë në mbrojtje dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij.

Kjo masë vjen vetëm një ditë pas kërcënimeve dhe shantazheve të Dritan Dajtit.

Publikimi i një foto nga ana e tij, ku sipas Dajtit ndodhej kunati i vet dhe vajza e gjykatësit Mulkurti, ka sjellë edhe reagimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Në një deklaratë për media, kjo gjykata shprehet se gjyqtarët ndjehen të shantazhuar dhe të kërcënuar dhe për këtë arsye kërkojnë mbrojtjen e policisë.

“Prej kohësh gjyqtarët po i nënshtrohen kërcënimeve, presioneve dhe shantazheve të shumta nga të pandehurit, si dhe personat e afërm të tyre. Kërcënimet kanë qenë të llojeve të ndryshme, që nga kërcenimet me jetë dhe cënimi i integritetit fizik dhe moral, deri tek shantazhimi, siç është edhe rasti i fundit nëpërmjet publikimit të fotove të montuara që po i ushtrohet familjarëve të gjyqtarëve”, thotë GJKR.

Ndodhur në këto kushte, gjykata kërkon mbështetjen e Policisë së Shtetit, institucioneve të specializuara në luftën kundër krimit, të gjthë faktorëve të sistemit të drejtesisë, si dhe ndërgjegjësimin e të gjtha mediave në mbështjetje të gjyqtarëve të kësaj gjykate në dhënien e drejtësisë dhe realizimin e një gjykimi të drejtë, objektiv në përputhje me parimet kushtetuese dhe ato proçeduriale penale”, vijon njoftimi.

Në njoftim shprehet shqetësimi i Krimeve të Rënda për impaktin që krijon në opinionin publik çdo lajm mbi keqpërdorimin, shantazhimin dhe cënimin e jetës private të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre dhe në të njëjtën kohë përgenjeshtron lajmet e publikuara në disa prej mediave të shkruara në lidhje me sa më sipër.

23 komente në “Merret në ruajtje gjykatësi i “Dajtit”/ Gjyqtarët: Ndjehemi të kërcënuar dhe shantazhuar”

  1. Dilaver says:

    RILINDJE LESHI! Nje i burgosur kercenon gjyqtaret e ketij vendi dhe shteti nuk i mbron.

    Ne vend te kesaj shoku Nasip qe nderon me grusht shokun enver, SULMON CDO DITE E GJITHE DITEN gjyqtaret e ketij vendi duke u bere pale me banditet me te rrezikshem.

    RILINDJE LESHI DHE BANDITESH

    1. turi says:

      Po mire ja u ben,se jan gjykate ordinere.Se qe eshte 2 gje eshte ne keye mese.Dajti do drejtesi,le ti bejn drejtesi.Te behet drejtesi si duhet jo me manipulim provash,dhe me shkelje procedurash.Te dal dsjti dhe ata qe futen ne kurthe policat.Jo ajde se dajti e ka prere bileten dhe le ta haje dajti.Po mire se e hengri dajti po keto padrejtesira qe po u behen shqiptarve nuk kan te mbaruar.Te dale e verteta si eshte,dhe ata qe kan manipuluar te vene ne burge,se dajti ne burge eshte.TE BEHET DREJTESI KUSHDO QOFTE I PANDEHUR.

    2. kuq e zi says:

      z.dilaver
      a e dine kush jep firmen qe nje njeri te mbrohet apo jo nga kercenimet???????????
      jane gjykates si mulkurti ky po qahet se mulkurti nuk po mbron mulkurtin nqs ska gezof prej gjykatesi te beje bujk ose ndonje zanat tjeter ky palaco ka bere betim per ate post ashtu si jane betu adhe avokatet qe spranojne ta mbrojne nuk dua te jete falkone me shoke por punen dhe pergjegjsite i njeh mire pra mos te beje viktimen sepse eshte ideali i shejte i ktyre gjykatseve qe po denegjerojne dinjitetin e shtetit me ket ceshtje se kur flitet per hajdut pulash krekosen nje jave

  2. Delli USA says:

    Po Gjin Gjoni pse nuk ndihet I kercenuar,ja u thom un,sepse eshte pjestar I tyre.

  3. tani says:

    Me shume respektohet nje drejtor i rendomte i administrates publike se sa nje gjykates i krimeve te renda, gjykates qe jane lene sikur te ishin jetim nga shteti dhe nuk kane as 10% te privilegjeve qe u takon me ligj.por jane keta gjykates te shkalles se pare te krimeve te renda qe kane impaktin e pare dhe me te rrezikshem me kriminelet me te eger te shqiperise dhe atyre u duhet nje status special sa me shpejt.me kete te merret kld-ja dhe qeveria jo me gjueti shtrigash.

  4. Xha Teli says:

    Mos u trembni nga keta krimba .Gjyqtarit iu befte pena top.Por a ndjehen ata te perkrahur dhe te mbrojtur per detyren qe kryejne kur nje i prangosur pas hekurave nuk ka frike dhe kercenon kurse nje gjyqtar ne liri duhet te kete kujdes se ndjehet i kercenuar! Po tregojan mor vendin nje minte e me pare atij dhe gjithe atyre qe kurajojne ate.Tani fillon “lufta” me mafien.

    1. loshi says:

      Xha Teli mos u ngaterro kot se krimbi je ti qe fshihesh dhe je nje lepur dhe lepur do ngelesh o p rrobsh,ai gjyqtar qe ty po te vjen keq eshte per ti q motren e fis dhe mos fol k lliqe kot po shko puno e fle gjume dhe je ne rregull.

  5. vlonjati says:

    e trishtueshme, por ju gjykatesit e sollet deri ketu. Harruat se nje dite e keqja qe e ju e late te ngrinte koke, tani po ju bie edhe juve.

  6. AC/DC says:

    Ne fakt duhet te mbrohet D.Dajti nga keta te ashtquajtur gjykates.

  7. iliria shqiptare says:

    Kercenime nga bandite e kriminele marrin vetem gjykatesit e ndershem qe perpiqen qe ne kete vend te kete sadopaķ drejtesi.Ndersa nje pjese tjeter eshte partner me krimindhe bejne palle ariu.Shteti duhet tu siguroje mbrojtje dhe kushte per te punuar te pashqetesuar gjykatesve te ndershem qe kryejne punen me perkushtim.

    1. Guxim Berisha says:

      cili shtet?Ai qe eshte bashkpunetor me ta?Si i pari,po kshu i dyti dhe me rradhe,te gjithe paperjashtim bashkpunojne me krimin,te gjithe politikanet kane lidhje me killer,trafikante,dhe mafioze te rrezikshem.Shpetimi mund te vije vetem nga ZOTI dhe nga nje gjykate speciale e perbere nga 50-70 veta qe mund te qendrojne per 5-10 vite tek ne dhe te gjithe te ardhur nga shba-eu-ja,atehere mund te kemi luftim te mafias

  8. XHAXHI BEHARI ME. CIZME DHE QELLOTA says:

    TE GJITHE SHQIPETARET JANE TE PA MBROJTUR ,,,,, SHTET PA LIGJE ,,,,, NUK FUNKSIONON ASGJE ,,,,, SKA DREJTESI ,,,,,, DUHET TE MERRNI USHTRI TE RUANI GJITHE SHQIPETARET ,,,,,,,PRAP LIND PYETJA DO VENDOSET SHTET LIGJOR NE SHQIPERI NDONJEHERE APO DO ( KERKONI NDIHME NGA NATO ,,,,,) TE BJERE 3 MILION USHTARE TE RUAJNE SHQIPETARET ,,,,,SE KJO FORCE KETU ESHTE TE RUAJE KRIMINELET E PA DENUAR SALI BERISHA ME BANDEN E TIJE ,,,,,,,,

  9. vemendje says:

    Ka filluar tju dhembe prapanica juaj,pasi kur na xhvatni ne dhe buken e gojes beheni shume trima e se rruani per askend.Ptu fare e felliqur.Po shoqet dore nga vjedhjet e abuzimet nenen e baben tju bejne,jeni plehra.

  10. gjergji says:

    Duke ju përshëndetur të gjithëve, nuk besoj se në rastin Dajti e drejta është me këtë gjykatës dhe me shtetin në përgjithësi, si mbrojtës i 4 të vrarëve në këtë rast, por me z. Dajti që ka mbrojtur veten para 4 kriminelëve që shkuan ta vrasin të veshur me rroba banje dhe siç rezultoi, paskëshin qenë policë.
    Çdo njeri ka të drejtë të mbrojë jetën e vet !

  11. Gringo says:

    Po ca pika ne fasule nuk dini te hidhni o ju shplafte mortja?!!!

  12. Nico says:

    Po nje kriminel i ndyre vrau 4 police dhe komandon shtetin kjo nuk ka ndodhur as ne mongoli ai do ishte denuar me Kohe me burgim te perjetshem nje plehre

  13. Seksere? says:

    Ndoshta e bija po ben pazarin per babin e tij /lirimin e Dajtit?
    Nja 100,000 EURO dhe te heqe qafet nje njeri ?

  14. 100%shqip says:

    shum pak e kane keta gjykates legena. mos i merrni ne mbrojtje fare le te harxhojne milionat qe kane vjedhur ne vite per tu mbrojtur. po te kishin prova do e kishin denuar tashme dritan dajtin. tan dajtit ja boft zoti shnet se eshte tu tall b…. me shtetin, me policine qe dergon policet si qeni ne rrush neper aksione.

  15. Daja says:

    Mire ja u bene DRITANI ketyre KRIMINELVE gjykates Keta gjykates kane vrare me qindra me vendimet qe kan dhene dhe te gjithe e dine O Dritan terorizoj keta plehra gjykates hajdut xhepash dhe B.Q.

    1. kuq e zi says:

      daja…
      dajti si robinhud?????????
      a e dine zotri sa femi jetime ka lene dajti????????
      nqs e ke me gjykatesit ka njemije menyra me i luftu bile te ndihmoj dhe une por mos perdor formulen qe gjarpri qe nuk me kafshon mua te rroje njemije vjet sepse ai gjarper eshte ne mos ty do kafshoje dike tjeter mos valle don nje shqiperi pa shtet ku me i forti vjen e te c’nderon ne famiglie qe brohoret per kriminelin??????? ne demoralizohemi se duam nje shtet me te forte por nuk duam anarki.

  16. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Shantazh Dritan Dajti? Po perse nuk e ka varur akoma vehten ne qeli??? Cudi!

  17. Elvis900 says:

    Ai gjykates vetem gjykates nuk eshte, keta gjykates kan milona euro neper banka jasht shqipris, pse mos ti bej presion Dajti kur keta nuk e gjykojne ne menyre te drejte , pse nuk ndihen ata policat e inkriminuar ne ngjarje ku eshte Arjan Muca ?! A e dini ca roli kishin dy nga policet e vrare ne vrasjen e kosta Trbickes qe gjoja u rrezua me makine?!Ketu e kan mar vesh edhe delet qe ata shkuan ta vrisnin me 7 gusht, si ka mundesi kaq kohe i paskan te gjitha provat dhe nuk e denojne dot ?! Dmth qe cdo gje ka qen e ndertuar per qellime qe nuk kan lidhje me punen e vertet te policis dhe nga qe lakrat dolen tani kta nuk kan si ta denojne se me fakte te rrema dhe ekspertiza te ndertuara per te mbuluar cdo gje , ja pra kta jan gjykatesit hetuesit dhe prokuroret e shqipris qe duhen zhdukur te gjith ashtu sic jane

  18. idealist says:

    Drejtësia e pjerdhur që kemi, e cila ngado që ta kapësh, kutërbon erë qeni të ngordhur…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje