Basha braktis ditëlindjen e Bylykbashit, i prezanton pronarin e lokalit si kryetar i PD në Durrës

30 Maj 2014, 18:48Politika TEMA

Ditëlindja e deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi me miqtë e tij të ngushtë, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shënuar një incident të vogël në dukje, por një alarm që po e përjetojnë të pranishmit pas ikjes së tij nga lokali.

 

Ka dashur të jetë larg kamerave në festën e ditëlindjes së tij deputeti Oerd Bylykbashi, dhe për këtë ka zgjedhur një lokal në Porto Romano!

Kështu është menduar fillimisht, ndërsa i ftuar ka qenë dhe vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen e tij.

Në fakt arsyet kanë qenë të tjera dhe duket se për herë të parë në Durrës, Basha është zënë në grackë nga kurthi që i ka ngritur bashkëpunimi i fundit i Igli Carës me Oerd Bylykbashin!

Burime për gazetën, që kanë qenë të pranishëm në këtë ditëlindje, janë shprehur se gjithçka ka nisur normalisht, por më pas një incident i vogël ka bërë që Basha të irritohet dhe të largohet nga festa duke i kujtuar të gjithëve se për çfarë ishin mbledhur.

Të ftuarit janë mbledhur në zonën e quajtur Bishti i Pallës, madje në një lokal që është ngjitur me ish- repartin ushtarak dhe që është pronë e Dritan Burgiajt, një nga emrat e njohur tashmë për kreun e PD-së në Durrës si rrjedhojë e një marrëveshje që është bere mes Igli Carës dhe Oerd Bylykbashit.

I pranishëm në këtë takim, Basha ka uruar deputetin e tij për ditëlindjen, ndërsa është befasuar kur Bylykbashi në fjalën e tij ka falenderuar, përveç të ftuarve, dhe pronarin e lokalit, i cili sipas tij është edhe kandidati kryesor për kreun e PD-së në Durrës.

Përshëndetja që ka bërë Bylykbashi ka shkaktuar befasi, ndërsa më shumë ajo ka prekur Bashën, i cili ka justifikuar menjëherë pas këtij deklarimi largimin e tij duke e motivuar me axhendën e  ngjeshur.

Por Basha nuk ka lënë pa thumbuar Bylykbashin, duke i kujtuar atij se ishin mbledhur për ditëlindje dhe jo për zgjedhje.

Edhe pse ai është larguar me një tjetër justifikim, burimet thanë për gazetën se largimi i tij ka qenë në mënyrë demonstrative pas deklaratës së bërë nga Bylykbashi, i cili ka tentuar të promovojë kreun e PD, që ka kohë që përflitet si emër, në Durrës dhe që është edhe pronari i lokalit.

“Basha është larguar në mënyrë demonstrative sapo Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Dritan Burgija është kandidati për kreun e PD-së së Durrësit dhe të gjithë kanë vënë re habinë e tij për këtë lloj prezantimi”, është shprehur një nga pjesmarrësit për gazetën, ndërsa ka shtuar se Basha nuk e ka fshehur inatin për këtë deklarim të Bylykbashit, edhe pse u mundua të bënte ironi.

Dritan Burgija është përfolur edhe para dy muajsh si kandidat për kreun e PD në Durrës, por kjo nuk vuri në lëvizje asnjë, ndërsa marrëveshja e fshehtë që ka bërë Igli Cara me Bylykbashin duket se e ka sjellë atë në vëmendje të demokratëve dhe madje  edhe vetë mediat janë vënë në vëzhgimin e emrit të tij, duke zbardhur CV e plotë për një figurë, që duket se do të pasojë Telitin dhe Carën jo vetëm në humbje, po edhe në mënyrën se si po tentohet të zgjidhet.

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha ka përgatitur edhe skemën që do të bëjë eliminimin e klaneve në votim, duke sjellë sa më shumë kandidatura me qëllim që askush të mos kalojë fazën e parë për të studiuar më pas dy emrat, nga i cili do të dalë kreu i ri i PD-së së Durrësit, që në fakt do ta marrë partinë në ditën më të vështirë që ajo ka qenë, përfshirë edhe në vitin 1997.

Burime nga PD në qendër kanë bërë me dije se Basha do të sjellë rreth pesë emra për t’i votuar 500 delegatët, dhe nisur nga fakti se si po luhet me klane, pritet që askush të mos marrë shumicën për të qenë kryetar.

Pas kësaj, mësohet që edhe Basha do të jetë më i orientuar për atë që ka ndodhur në Durrës, po edhe për procesin zgjedhor, që ka dy muaj që po zhvillohet dhe nga ku pritet të dalë lidershipi i ri lokal i kësaj partie.

/www.gazetabulevard.com/

25 komente në “Basha braktis ditëlindjen e Bylykbashit, i prezanton pronarin e lokalit si kryetar i PD në Durrës”

  1. Mira says:

    Plehrat bëjnë ditëlindjet dhe populli nuk ka bukë të hajë…., gjithësesi ditëlindja e këtij rrotës nuk krahasohet me darkën mbretërore të Ilir Metës Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë….!

    Përshëndetje hajdutëve që festojnë!

  2. baffo says:

    Filluan pisdhiqet koken do ti hani njeri tjetrit pd ka marre fund duhet te dalin demokrat te rinj qe ka sa te duash ndryshe 50 vite i keni te sigurt ne opozite me LULZIMEN kryetar

  3. Sh. says:

    Jepi Badha hiqi keto te dy se nuk blejne

  4. lili says:

    O ti haj mortja qe edhe ne krevat e mbajne mendjen tek politika – e karrikja .

  5. fshatari says:

    Pazari ka qene ky
    Pronari i lokalit ja bente ditlindjen pa kokerr leku nqs Bylybash Anadolli uronte me emer ne sy te Bashes.
    Me keto lloj muhabetesh duan te qeverisin keta horra

  6. lexuesi says:

    PO bejne te pamunduren per te vene ne krye te pd-se se Durresit nje “bir kurve” .Nuk e di, e ema e “pronarit te lokalit” a i ploteson kriteret apo jo ?!-Kete here ka te drejte Basha,keta katundaret e pd-se Durres po tregohen edhe trapa !

    1. G says:

      Jeni aq KOMUNISTE te bindur sa mjafton qe Merua te beje nje pordhe ne gazeten e tij hale dhe te gjithe ju me mendje para 50 vjetesh te beni komentet tuaja sipa idealit komunist,

  7. ert says:

    Nuk jam i asnje partie, por pershendes Bashen per koherencen.

  8. erjon says:

    Bravo,Basha!

  9. Petro says:

    Nuk mjafton largimi.Duhet reflektim i thelle.Ndryshe pergatitet nje humbje katastrof vitin tjeter.Si ka mundesi te pretendojne te udheheqin opoziten personazhe qe s kane as shkollen e mesme.Basha do te bente mire te kerkonte dokumentacionin e shkollimit te personazheve.Demokratet durrsak qe s i pyet njeri po heshtin, por rezultati i ardhshem dihet tashme.Fatkeqesi e madhe te mos kete rotacion ne Bashkine me te madhe ne vend pas Tiranes.Afer 14 vjete te lodhshem dhe skandaloz te te majteve e prape si duket do te mbeten perseri ne Bashki.

    1. shiu says:

      Po per ca te majte flet ti mer petro
      po ne shqipri nuk ekziston ky lloj nocioni nuk ka as te majt dhe as te djatht sidomos fjala e djatht me bon me qesh jena ven pa asnji lloj tradite demokratike rethohena nga delenxhi njerez
      i majt esht gjysh dako dhe ter koka pronar ndermarrjesh
      te djatht ky bylykbashi me caren cuna spiunash komunizmi
      ne jena planet tjeter qe duhet me u studiu kjo tema i majt i djatht se ktu ke ne as ka as ka as ka pas kurr te djatht vetem kater bejler feudal preistorik qe shisnin bythen per dy pare dhe per fat te keq historia po perseritet
      boll na cat trapin me terma bythe i majt i djatht ne shqipri duhen njerez qe te punojn per venin jo per xhepin
      boll me gogola se funi fare komunistat ka nji dy e kuzhin kan po kta bythqimat kan nga tet vila per kokplus kush e din sa lek neper zvicra
      po kena nga 20 vjet neper evrop dhe 10 vjet me ndermarje timen dhe mezi po blejm nji shpi kta bythqira me 1500 euro rrog kan nga dhjet shpija per ca te djathte flet ti mer zotni

  10. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Do jete shume pozitive per PD zgjedhja e zotit Burgija ne krye te PD Durres. Njeri me integritet dhe teper i afte. E njoh personalisht dhe i uroj shume suksese.

    1. Shtiza says:

      E cfare pastaj se e njihka nje komentues anonim qe mund te jete me cope-cope se keta te dy, ne mos njeri prej tyre??

    2. Nje meleon pelesher says:

      E ca pastaj se e njeh nje komentues anonim? Ti mund te jesh ai vete, cfare logjike eshte kjo? Ky eshte minimalisht i pashkolluar e mos me fol per sorrollopin e kuq…

  11. shiu says:

    Ky cuni i kurves i ka dhon per nuse gocen e halles ktij cunit te spiunit te kohes se enver hoxhes (igli cares)
    baben e ka nga mali i zi dhe thot qe lokalin e ka marr se esht pron e gjyshit
    Pa shkoll as te mesme i zellshem mas pd dhe i qelbur si person
    moma buce qe ka nji ven pune per te dhan merrte 3 milion lek ky esht TAN BURGIA
    ka cun halle edhe Gaz Oketen po si flet se la pd

    1. Shtiza says:

      Se mos tjetri (oerti) eshte me i mir… Moma buce, baba me pikpytje, gjyshi kokrra komunistit, vete si kermill skuth pa shtylle e gjith jarge…

      1. shiu says:

        Hahaha
        harrova cunin e zyshes
        po medet cunat e kurvave po na drejtojn

  12. Ziko says:

    Mire ia ka bere oerd byth..irit

  13. emi says:

    o Mero,po pse kopjon ate pacavuren Gazeten Bulevard ktu ne Durres.Une jam pjese i stafit te lokalit ne fjale.Ajo ishte nje darke e vogel ditelindje qe shkoi deri vone.Basha i papare,erdhi dhe na foli te gjitheve.Biles kur iken nga lokali ne te stafit beme foto me te.Ca ngjon ate Tur Lanajn dhe rrenat e tij.

  14. bato says:

    Ky Igli Cara, mos eshte ai qe vajti i pari ne aksidentin e Olldashit? Djale i zgjuar duket. PD eshte parti e pjerdhur qe nga dita qe ate e mori ne drejtim e pronesi komunisti enverist Sali Berisha!

  15. nuri says:

    O znj. Mira po 700 plehrat qe mblodhi Meta pak metra me larg ne Gjirin e Lalzit per ditelindjen e tij me salltanete sulltani a menduan per fukarejte qe nuk kane buke. Ik o Mira se me dukesh si ajo militantja e Beratit.

  16. MEMEDHETARI says:

    Pritet te dale lidershipi i … lokalit ?

  17. funerali says:

    mos more se po me luejne burgjiat ( dmth bullonat ) bulukbashi, burgjia, basha, caushi e bashcaushi. tukofagos ku je? na mbyten turqit.

  18. kol tivari says:

    Ky emri oerd, nga cila gjuhe vjen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje