Dëmi 16.9 milionë euro/ KLSH kallëzon ish- drejtorin e Autoritetit Portual Durrës

30 Maj 2014, 18:07Politika TEMA
Dëmi 16.9 milionë euro/ KLSH kallëzon ish- drejtorin e

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish- drejtorit të Autoritetit Portual në Durrës, së bashku me 4 ish- drejtorë dhe katër nëpunës të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Mësohet se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 16 milionë eurove.

Përmes një auditimi, që përfshin periudhën 2010-2013, KLSH ka gjetur se procedurat e dhënies me koncesion të portit, si dhe zbatimi i kontratave me privatët, janë kryer në shkelje të ligjit.

Si pasojë e këtyre veprimeve, thotë KLSH, në lidhjen e kontratave koncesionare nuk janë mbrojtur interesat e shtetit, përsa i përket shfrytëzimit të territorit të Autoritetit Portual nga ana e shoqërive koncesionare, si dhe përqindjes së ndarjes së të ardhurave nga tarifat operacionale portuale.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara më sipër, KLSH ka çuar për ndjekje penale ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual në Durrës, sq bashku me katër zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni, si dhe katër nëpunës të Ministrisë së Transporteve.

Po kështu, KLSH ka rekomanduar dhe 18 masa zhdëmtimi për rikuperimin e dëmit prej 16,9 milionë euro, që i është bërë shtetit shqiptar.

12 komente në “Dëmi 16.9 milionë euro/ KLSH kallëzon ish- drejtorin e Autoritetit Portual Durrës”

  1. ben says:

    Tani do dale Laura me leje te doktorrit dhe do do thote,po sulmojne demokratet.

    1. adrin says:

      Duket nga surrati surrat fshatari sherbetor i saliut, e kane bere lemsh portin e durresit. Keto duhet te arrestohen menjehere dhe tu serkuestrohen shtepite e pronat ku i kane . Kjo do te thote shtet keta duhen shkundur mire, se nuk kane lene gje pa bere tete vitet e kaluara.

  2. Toni says:

    Kujt ja keni cu dosjet, Dhalles apo presidentit? Lodheni kot, ata duan plumbin ballit te zene mend te tjeret.

    1. A'''''''' says:

      Kur nje drejtor shkakton 16 ml euro dem,sa dem kane shkaktuar te gjithe ministrat dhe drejoret e palles,me falni,te Sales desha te thosha?Mjere Shqiperia thuaj,se ketyre nuk u hyn gjemb ne kembe.Asgje s’ka per te ndodhur me kete palo drejtesi qe kemi ne.Cudia me e madhe 3 dite zgjat,dhe pastaj “Maliqi” u jep pafajsine dhe mbase ndonje shperblim per prishje terezie.Gazeta Dita e nisi mire ca kohe,duke denoncuar sistemin e kalbur dhe te korruptuar te gjykatave tona,por tani ka vetem heshtje.Ca prisni o Mero,pse nuk ia u nxirrni te palarat atyre horrave qe po marrin ne qafe kete vend?

  3. shqiptar says:

    vetem fjale fjale dhe asnje hajdut atje ku e ka vendin

  4. arjan says:

    hajde ndreu hajde, paskeni bere kerdin me para,prandaj kamandanti juaj ulerin kot se koti per te mbrojtur ju dhe banden e hajdutve,dhe natyrish veten e vet,por dita po afron edhe per te

    1. petrit says:

      mos u habitni qe keto akuza,nuk do te vertetohen kurre, deri sa te jene ne gjykata njerez te korruptuar dhe prokurore qe betohen se do punojne me perkushtim,por dosjet perfundojne ne sirtar

  5. Atila says:

    Te denoncosh te korruptuarit dhe ti cosh para drejtesise po aq te korruptuar eshte nje farse. Qeveria duhet te permbyse gjendjen ne drejtesi sa me shpejt te jete e mundur. Ndreu ishte dora e Berishes dhe i paprekshem ne Port.Gjate viteve eshte folur shume si per privatizimet korruptive te sherbimeve si edhe per tenderat astronomike per modernizimin e portit. Shpresoj qe korrupsini te luftohet dhe drejtesia te veproje realisht.

  6. Ada says:

    Po Kryetari i Bordit Dhori Kule a oo te shkoje per ndjekje penale? Apo ai ka qene aty vetem per te marre para?

  7. 21janari says:

    Eduard Ndreu nje hajdut ordiner eshte.
    Por edhe ky do t’ja dale pa lagur si shume te tjere.

  8. x8 says:

    A nuk eshte turp qe Dhori Kule qe eshte ne disa borde e rektor ne universitet ta shohim neper tribuna.Kujdes se e kemi dhe tek keshilli i mbikqyerjes te Bankes Kombetare te Shqiperise.Verifikoni se c`behet.ky nuk e pranon dhe reformen ne arsimin e larte.Kur do te mbyllet part time se do te pritet korrupsioni i ndyre sepse jane alarmuar pedagoget se do t1i priten duart qe rrembejne leke pa mbarim studenteve

  9. shefki jaupi says:

    I lexova me kujdes komentet nuk i late thashethemet dhe hamendesimet. Jeni thjesht per te ardhur keq te tere, nivel banal!

    Ju garantoj dhe po te doni jua vertetoj qe Bujar Leskaj ka derguar te pafajshemit aty. Ata qe nuk i derguan zarfin. Turp -turp per ty Leskaj, Xhorxhi dhe Jaupi!

    Jeni burracaker qe keni heq emrat e “peshkaqeneve” dhe merreni me dy vajza te reja (e di mire Leskaj).

    Jua premtoj qe do i shkoj deri ne fund ketij maskarralleku. Tek femijet e te lart permendurve do jua nxjerr aty ku do i dhembe me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje