Hetimi për drogën/ Felaj: Do publikojmë të dhëna që s’janë bërë publike deri më sot (VIDEO)

30 Maj 2014, 12:42Politika TEMA

Deputetja socialiste Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit Hetimor në lidhje me hetimin e akuzave për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike, bëri të ditur se në mbledhjen e së shtunës do ti jepen përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen sot.

“Do ju bëjmë publike shumë të dhëna, shumë dokumente që deri më tani nuk janë bërë publike dhe nuk është folur aspak deri më sot. Hetimi ynë është përqëndruar mbi akuzat që janë ngritur mbi përdorimin e infrastrukturës ushtarake. Të gjitha institucionet na kanë vënë në dispozicion dokumentet që kemi kërkuar dhe mbi bazën e tyre kemi konkluduar në të dhëna që do i bëjmë publike nesër”, tha Felaj në një konferencë për mediat, që duket se e kishte lajmëruar vetëm për të bërë të njohur orën e mbledhjes së fundit të Komisionit Hetimor.

Felaj nuk ka pranuar të japë përgjigje konkrete mbi gjetjet e hetimit apo nëse betonizimi i fushave të aeroporteve si në Gjadër apo Gjirokastër, ka lidhje me përdorimin apo jot ë infrastrukturës së FA në trafik.

Komisioni Hetimor u ngrit nga Kuvendi pas akuzave të opozitës, ndërsa kjo e fundit bojkotoi veprimtarinë e tij që nga mbledhja e dytë. Pas avionit të Divjakës, Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një tjetër Komisioni Hetimor, duke e cilësuar si të ezauruar veprimtarinë e atij ekzistues.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Top Story”, deklaroi se ka prova të forta, që përpara 23 qershorit është bërë trafik droge nga ajri.

Ai tha se këto informacione do publikohen nga komisioni hetimor i ngritur për këtë qëllim, që drejtohet nga deputetja Ermonela Felaj.

“Informacioni që unë kam marrë përpara se të bëhen publike konkluzionet nga komisioni hetimor, mua personalisht më ka tronditur, pasi provon edhe atë që unë vetë nuk e kam besuar, që në Shqipëri ka pasur një linjë të tillë të trafikut të drogës nga ajri,” tha Rama.

Rama tha se provat janë të pakontestueshme.

“Edhe siguria që mund të bëhej trafik droge nga ajri, i vjen Berishës nga fakti se kjo ka ndodhur gjatë qeverisjes së tij. Që të ndodhë kjo, patjetër duhet të jetë në dijeni edhe kryeministri. Që do të thotë se edhe kryeministri mesa duket paska qenë në dijeni për këtë”.

33 komente në “Hetimi për drogën/ Felaj: Do publikojmë të dhëna që s’janë bërë publike deri më sot (VIDEO)”

  1. Mira says:

    Që të nxirrni këto të dhëna u konsultuat me prokurorin e përgjthshëm ose ndonjë jurist….!? Shpresojmë që këto të dhëna të mos jenë mjetet për të bërë një sulm politik duke ANASHKALUAR ligjet e Republikës së Shqipërisë…..!

    1. rudi says:

      ska anashkalim ligjesh!qeveria sloz me bllofe! keni per te pare si do pervelohen gjeneralet e avioneve te rene!

      1. Veterrani i LUFTES! says:

        Ah morr shoke, na mbyti rrreaksioni. Kur do te vije dita jone, e kllases puntore dhe e fshatarreve pa toke? Kurr do te kthenet bolleku qe kishim ateherrna?

    2. roberto says:

      O arushi :mira”!!
      Qeveria nuk i merr leje PROKURORIT per te publikuar SKANDALET E KLIKES SE Sali Berishes!!
      Prokurori i Pergjithshem,po te jete i interesuar per punen e tij,le t’u jape UDHE 300 dosjeve KRIMINALE,qe mban ne sistaret e tij,pastaj te merret me te tjerat!!!
      Po Berisha i mori leje Prokurorit kur SHPIFI KUNDER USHTRISE???

      1. Ramy says:

        Roberto , mos eshte kjo Fela ajo sorrogata qe te polli???? se nuk ka si te jete ndryshe me keto mendime te egra

      2. Mira says:

        Roberto djali, Roberto militanti!
        Një këshillë, kur nuk je jurist qepe më mirë….!

        1. per lesh says:

          tek Plepat ne Durres ke mbaruar per Juridik ti Mira, me bursen e Saleshit?

          1. sit... back. and ....relaks says:

            tek plepat ka mbaruar juridikun, tek bunkeret afer plepave ka bere masterin

  2. Pipi says:

    Po publikojini, te shkreten, keto te dhena, qe t’i dije edhe populli. Vec, mos kujtoni se, pasketaj, do t’i mbyllet kamareja shtriganit plak. Ai po mendon per endrren e rradhes ne fantazine e semure te tij.

  3. Sh. says:

    Mbas kesaj deklarate te forte te kryeministrit,mbetet
    Qe drejtesia te veproje ne baze te fakteve qe kane mbledhur.
    Ka te ngjare qe Rama do te vazhdoje vetem me akuza e fakte ,por
    Asnje te denuar .Eshte kjo strategjia e Rilindjes ??????

    1. o felaj lereni kto pallavra se na keni lodhe me kta komisionet hetimore ,ju ngrini gjithmone komisione per te mbuluae dhe jo per te zbuluar

  4. MENTORES says:

    Eshte shume e bukur, pas disa ditesh merret vendimi nga BE per statusin dhe keta filluan me keto akuza!!!!! mendoni se ka rendesi per BE kush e ka bere trafikun? as nuk duan t’ja dine. u mjafton vetem qe eshte bere!!
    a nuk ju duket si nje marreveshje e ketyre hajvaneve per ta sabotuar statusin per here te fundit, se kuptohet qe po nuk e morem kete here….
    nuk e di, jam pa fjale!

  5. aldo says:

    Do ju bejme publike te dhena thote kjo… Po 8 vjet na cate veshet me Erjon Sarinen, Taulanten Pallen e tani akoma vazhdoni do bejme, do kshu do ashtu. Njw mut te madh do beni se ske skeni kellqe ju per kto pune. ju jeni vec per selfie e publicitet. E pe si ju tha Sala dje provojeni po te doni se un jam arkiva. Hajt mos nq cani veshet me me kwto lajme koti.

  6. Odiseu says:

    What the helll….. Dhe ju me show mediash e llafe kafenesh do merreni??!
    Populli ju dha voten qe te veproni me ligje e ndeshkoni kriminel, hajdut e mashtrues. Ju po
    i bini avazit te ciftelis kriminelit vicidolit. Pranga moj ligjvenese pranga te gljalleve fajtor presim.. Jo neser zinxhir
    statujave…. Al Kaponia i shqiperise po sfidon jo vetem nje qeveri si ju qe akoma skuptoni fuqine qe fituat vjet, por po sfidon nje komb te tere me karshillekun e tij prej krimineli e karagjozi te cmendur…

  7. . says:

    gjith populli besonte se kish trafik droge nga ajri, vetem ju paski fjetur mbi dafina, pse nuk pyesnit Ilir kaplloqen se ai e dinte mire tok me Monika kaplloqemadhen,EREN DHE BOREN ETJ…

  8. debili i Temës says:

    Që banda e Sali qenit, është e zhytur deri në fyt në ndyrësi, këtë e dimë të gjithë dhe s’ka nevojë të publikoni fakte të reja… Ajo që kemi nevojë, është që këta plehra me në krye “Babën” skizofren, t’i shikojmë prapa hekurave dhe të shpëtojmë njëherë e mirë nga kjo “mortajë”… Këtë, je i zoti ta bësh, zoti Rama…???

  9. Iremila says:

    Berisha eshte nje Hitler pas renjes se Murit.Ky person ka studjuar Hitlerin dhe vepron mot a mot si paraardhesi i tij. Si kur te bente vaki te drejtont Irani ,sot do te perballeshim me luften e 3-te boterore,nga kjo mendje e hallakatur.

  10. elinor says:

    Keto lloj denoncimesh ishin norma e dites kur keta ishin ne opozite.
    Keto lloj denoncimesh jane perseri norma e dites tani qe keta jane ne pushtet.
    Keto lloj denoncimesh do te jene perseri norma e dites kur ata te jene edhe njehere ne opozite.
    Ketu hyn ajo shprehja “karvani leh dhe qente ecin perpara”!!

  11. Idealisti says:

    Z.Felaj ! Cfare vlere ka sot ,qe t’i publikoni ? Pse nuk i publikuat dje ne opozite ? Sot keni per detyre ta luftoni,ta heqni Shqiperine nga lista e droges….etj… Apo doni te hakmerreni,nga qe na akuzuan keta,t’i akuzojme edhe ne.Nga ju presim veprime ,pune dhe vetem pune.Mos u merrni me akuza e kunderakuza. Nuk i mbyllet goja opozites keshtu,eshte e drejta e saj te flase. Ju realizoni premtimet dhe ne jemi ne rregull me ju. Vetem keshtu shkohet ne Evrope.

  12. komunisti says:

    o mi…. ra ti nuk e di ku je vete tani e jo me te dish faklte
    futi nje tralala la e je ne regoll

  13. Gezimi says:

    Emrat, sipas rregullave, botojini, pasi meritojme t’i dime se cili eshte i perfshire ne keto afera, por na beni publike dhe pasurite e tyre, si dhe maredheniet me kupolen, atehere do themi se keni nisur punen e duhur.

    1. per lesh says:

      Gezim, keta do te thone neser qe jane ngritur kaq e aq avione, por harroje qe te degjosh emra prej komisionit. Eshte pune llafesh vetem dmth edhe kete here, asgje ne traste.

  14. iliria shqiptare says:

    Meqe keni fakte te pakontestueshme beni dy gjera: 1-personat psrgjegjes ne burg, 2-t’u konfiskohet pasuria.

  15. Felaj pasi Rama yt u kap me rroten e avionit ne dore dhe me drogmene ne administrate dhe pasi prokurori i pergjithshem deklaroi se Kodheli eshte perfshire ne forcat armatosura djali i Kristaqit u ul ne kuzhinen e Netes dhe shkroi hartimin per drogen e PD.
    Kur i kishit keto fakte atehere perse nuk i publikuat ne SHKURT, MARS DHE PRILL kur opozita ju akuzonte per trafik droge? Atehere juve deklaronit se nuk ka pasur ndonjehere droge por vetem mushkonja. Mos harro te vesh ne raport qe burri yt eshte marre peng nga trafikante droge se nuk ju jepte parate e droges se shitur.

  16. Pse Lazarati “gogol” ! Droge ka te mbjellur kudo . Pse shkuat ne Progonat ? Kush qelloi me arme ?! Pse terror policor ! U degjuan krisma kudo.Deri kur keshte ?! Po ne Kavaje , kush do t’i paguaje demet ? Cfare behet keshtu moreeeeee……

  17. O Edo ke 8 muaj ne qeveri perse nuk e nxorre ne Shtator, Tetor, Nentor, Dhjetor, Janar, Shkurt, Mars, Prill kur na flisje me tersellim dhe pompozitet se nise fushaten kunder korrupsion.
    Pasi u kape me rote avioni tani shkruan letra apo hartime qe nuk kane te verteta por vetem fiction vetem per te genjyer katundaret. Po ti qenke legen burre.

  18. merobaze says:

    “Morgen, morgen
    nur nicht heute
    sagen alle faulen
    komunistischen leute”.

    A e ka degjuar zonja socialiste Felaj kete barcalete gjermane per ata qe llomotisin papushin:

    Neser, neser
    vetem jo sot
    do te mesoni
    per hatane qe
    do te tregojne
    socialistet per
    drogen dhe Saliun

    Po pse nuk i kane treguar dhe nuk i kane zbardhur socialistet e edi Rames deri tani te BEMAT me narkotike dhe droge te Sali Komunistit?

  19. Droga shqipetare ka vetem 1 emer “Edvin Kristaq Rama”.
    Rrota e avionit u kap ne kohen e Edvinit.
    Prokurori italian i antimafia ne kohen e Edvinit deklaroi se OTRANTO ESHTE AUTOSTRADA E DROGES.
    Komisioni i njeanshem i Edvinit pa pranine e opozites me nje hartim te shkruar ne kuzhinen e Netes nuk eshte i besueshem. Ate e besojne vetem Enveriste te vjeter dhe te rinj qe ju bie infarkt nga merzitja kur lideri i tyre shpirteror Edvin kapet ne gabim.

  20. Partneret nderkombetare po qeshin me hartimet e Edvinit. Dhe ata vete habiten sesa genjeshtar apo mashtrues eshte Piktori. Hartimin e atija e besojne vetem katundaret komuniste. Nderkombetaret dhe qytetaret e dine te verteten e droges se Piktorit.

  21. Lene Edo se me kete te fundit e teprove. Nuk genjehet keshtu se e kupton edhe budalli eshte mashtrim i trashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje