Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. U arsimua në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).
Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqnit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957), ndërsa në periudhën 1957-1961 ka shërbyer në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë, duke qenë kështu ndër mësuesit e parë të saj; në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallekut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000) duke organizuar katër seminaret e para “Shkodra në shekuj”. Është drejtor i revistës “Kumtari” dhe i gjashtë vëllimeve “Seminari Ndërkombëtar, “Shkodra në shekuj”.
Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë.
Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës.
Prof.Mentor Quku u nda sot para dreke nga jeta,duke lane ne pikëllim familjen,bashkeshorten Ixhlali,vajzat Valbona,Orjeta dhe Evisi.
Shkodra humbet intelektualin,shoqeria dhe arsimi humbasin prof.e mirë dhe gojëmbël, ne ish-nxënesit e tij humbem mesuesin tone te nderuar e kolegun.
Prof.Mentor Quku kishte kohe qe po perballej me nje semundje te rende dhe te pasheruesheme,po shpirti dhe zemra e prof.Qukut nuk reshti se shkruari per poetin dhe studiuesin poliedrik, Ndre Mjeda.
Tashmë i ndjeri prof.Mentor Quku largohet nga kjo jete duke lene pase emerin e nderuar “Qytetar nderi”i qytetit te Shkodres,prof.nderi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.
Prof.M.Quku punoj per mbi 40 vite per te lartesuar figuren brilante, bylbylit te poezis shqiptare Dom.Ndre Mjedes.
Ajo qe prof.M.Quku na la pase do jete amaneti ma i çmuar per brezat e sotem dhe ata qe do vijne.
Shkodra i jep nesër lamtumiren me nderime Prof Mentor Quku.
Emri dhe kontributi i tij jane vlera te pashlyera ne letersine dhe historine shqiptare.
Familjes i paraqes ngushullimet e mija per bashkepunetorin tim dashamires, te rrojne e ta kujtojne!
Miqeve dhe bashkepunetoreve, ne nderim te punes se tij, ju deshiroj ta cojne me tej ndihmesen e tij per botimin e revistes “Kumtari” dhe organizimin e seminareve “Shkodra” ne shekuj” per cka shpreh bindjen se do te kene mbeshtetjen e organeve vendore dhe atyre kulturore ne qender!
Me respekt Gazmend Shpuza
Mentor Quku eshte anetar i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave , ai ishte nje pene qe do ti mungoje per nje kohe te gjate kombit tone.- Njerez me kapacitete te tilla jane te rralle, ata nderojne kombin, nderojne institucionet tona shkencore ku aderojne, nderojne miqte , shoket e natyrisht edhe familjet që ju perkasin.
Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane humbi poliedristin, historianin, penen, ambasadorin e saj Shkencor ne Shkoder, Shkodra humbi njeriun e nderuar “Qytetarin e Nderit” , humbi profesorin e nderit, ndersa familja humbi njeriun e saj te dashur Mentorin, qe ashtu siç kishte emrin edhe natyra ashtu e kishte paisur, – mentor. Qofte i prjetshem kujtimi i tij! Ne emer te Akademise Shqiptaro-Amerikane dhe ne emer te Kryetarit te saj Dr. Skender Kodra, Ph.D. me kete rast une i dergoj familjes, miqve, bashkepunetoreve dhe gjithe te dashurve te Tij, “ngushellimet me te thella’ per humbjen nga jeta te z. Mentor Quku .
“Qofte i paharruar kujtimi i tij”,
Sinqerisht , me rrespekt Bajram Doka
Ngushellime bashkeshortes,femijve e gjithe te dashurve te MENTORIT,
nga shoku i shkolles Pedagogjike,kolegu dhe miku i tij per me se 60 vjetesh.
Perzemersisht,
Muzafer Korkuti
Mé tronditi ky lajm se se kam dité qé kish qené i sémur .Vjet gjat verés e takova dhe se pérmendi se vuan nga ndonjé sémundje(kté e béjné vetém njerzit e médhenjé).Mé vjen shumé keq qé s’do jeté ndérmjet nesh edhe pse vepra e tij do té kujtohet.
Familjes i shpreh ngushllimet e mija dhe té qéndrojn té fort se emri i tij éshté i pavdekshém.
Me nderime
Arben Suma
Huy Belgjik
Ngushellime te perzemeta per profesorin e nderuar.
Me nderime
Vilson Ahmeti
Me dhembje mora lajmin për kalimin në amshim të prof. Mentor Qukut. Disa herë jam takuar me të dhe kemi pasur përvoja të bukura vëllazërie, shoqërimidhe bashkëpunimi. Studimet rreth jetës dhe figurës së Dom Ndre Mjedes ishin dhe mbesin një ndër kapitujt kryesor të jetës dhe veprimtarisë së tij hulumtuese dhe botuese. Ai, së bashku me Dom Nikë Ukgjinin, themeluan dhe botuan revistën “Mjedologjia”, 1/2014, duke ofruar informata dhe materiale të njohura dhe të panjohura mbi. Ishte njeri “bletë” i cili kishte gjurmuar dhe mbledhur shumë thesare, kujtime, ngjarje nga vetë populli, sidomos në vendet ku kishte jetuar dhe vepruar Dom Ndre Mjeda, si dhe nga arkivat e ndryshme, duke përplotësuar dhe gërshetuar bukur traditën dhe gojëdhënen popullore dhe historinë. Me vdekjen e tij kultura jonë humbi një njeri të palodhshëm, veprimtar të zellshëm, dijetar të spikatur mbi Dom Ndre Mjedën dhe më gjerë. Bashkëshortes dhe bijave, mbarë farefisit, ngushëllime vëllazërore, të përcjellura me uratë, falënderime dhe dashuri. Pushoftë në paqe! Pastë dritë dhe shpërblim prej Zotit me amshimin e lumtur!
Prishtinë, 2. 06. 2014
Don Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës
Nuk e kam njohur edhe aq shume Prof.dr.Mentor Qukun. Per here te pare u takuam ne Seminarin IV “Shkodra ne shekuj”, e pastaj edhe disa here ne konferenca shkencore, edhe pse edhe me pare kisha lexuar nga ai dhe per te, me c’rast edhe me thellova bindjen se Prof. Quku ishte nje mesimdhenes, pedagog e studiues shume i mire i fushave te ndryshme. Por mbi te gjitha me la pershtypjen e nje njeriu qe te pakte i ka shoket.
Ndarja e tij nga familja dhe bota shqiptare eshte nje humbje e madhe, por dhe mburrje qe e kishim te tille. Lvadi paste!
Me Mentorin, pastë Dritë, kam qenë mësues në Barbullush të Shkodrës në vitet 1984 – 1988 edhe me Ixhlalin, të shoqen. Mentorin nuk e gjeje një herë pa punë, por mësim, lexim e shkrim. I perkushtuar per gjithçka. Me kujtohet një rast në Barbullush kur erdhi Ministri i Kulturës, ANASTAS KONDO që na la detyrë per te berë mbrenda 15- ditëve historikun e fshatit. Se ku i gjeti materialet arkaike me vegsha, gjygyma, bishtukë ndriçimi, vegla bujqësore, orendi shtëpiake, rrogoza, etj. per ato pak ditë, ai e dinte. Kishte takuar edhe etimolog, topolog, filolog deri n’ Tiranë per të saktësuar etimologjinë e fshatit ” Barbullush” me disa variante, si Barbalissa, ( mjekra e Lezhës), Barbarossa ( mjekerkuq) Barbuni ( një lloj peshku kenetash) toponime sa u çudit edhe sekretari i ministrit qe per aq pak ditë kishte grumbulluar e sistemuar gjithë atë material deshmues në një kasolle te mbulueme me kashtë në një mjedis të oborrit.
Mentori kishte ngritur i pari Klasen Kabinet per biologjinë në rrethin e Shkodres, kishte një kopësht model biologjik, ekonomi ndihmse e shkollës qe e ujiste me ujin e pusit nepermjet nxansave te të gjithë shkolles në orët që kishin punë dore e punëpraktike.
Nuk di çka të rreshtoj punë të tjera të këtij mësuesi të devotshëm, të palodhur e të gjithëditur per shumë shkenca edhe gjuhësi, se i duheshin me pershkrue e analizue shkrimet e Dom Ndre Mjedës me të cilin kishte mbi 40- vjet që merrej.
I perjetshem qoftë kujtimi per prof. Mentorin dhe e kam per nder që punova me ‘ të per pak vite, po që më mësoi shumë.